ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 28.04.2021

Mbi 50 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë

Evropaelire.org 

Më shumë se 50 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri në Evropë, që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, raporton agjencia AFP. Shifra bazohet nga të dhënat e 52 vendeve dhe territoreve që shtrihen deri në Azerbajxhan dhe Rusi. Vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 1.382.000 raste të reja. Kjo shifër tregon për një mesatare prej 197.400 rastesh në ditë. Shumë vende evropiane kanë raportuar për një numër më të ulët të rasteve ditore me koronavirus në dy javët e fundit. Читать дальше...

SHBA-ja porosit Turqinë dhe vendet tjera të mos blejnë armatim rus

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Turqinë dhe të gjithë aleatët e SHBA-së që të përmbahen nga blerja e armatimit rus, pasi në të kundërtën mund të përballen me më shumë sanksione amerikane. Tensionet mes SHBA-së dhe Turqisë janë përshkallëzuar për një sërë çështjesh, duke nisur nga blerja e sistemeve të mbrojtjes raketore ruse nga ana e Ankarasë, pastaj të drejtat e njeriut dhe njohjen e gjenocidit armen nga ana e presidentit amerikan, Joe Biden. Vitin e kaluar, Uashingtoni... Читать дальше...

Moska dhe Pekini po dezinformojnë për vaksinat, thotë BE-ja

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian thotë se Pekini dhe Moska kanë shtuar fushatat e “dezinformimit të sponsorizuar nga shteti" me qëllim të denigrimit të vaksinave kundër COVID-19 të zhvilluara nga vendet perëndimore. Përmes këtyre fushatave, këto dy vende, kanë për qëllim edhe promovimin e vaksinave të tyre, thotë BE-ja. E ashtuquajtura "diplomaci e vaksinave” synon të dëmtojë besimin në vaksinat e bëra nga perëndimi, në institucionet e BE-së dhe strategjitë e vaksinimit perëndimor/evropian", thuhet në një raport të Shërbimit të Jashtëm të BE-së. Читать дальше...

Vdes astronauti që mori pjesë në misionin e Apollo 11

Evropaelire.org 

Astronauti amerikan, Michael Collins - një nga tre anëtarët e ekuipazhit të misionit të parë me njerëz në Hënë, Apollo 11 më 1969 - ka vdekur në moshën 90 vjeç, tha familja e tij. Ai vdiq të mërkurën pas një beteje me sëmundjen e kancerit. “Ditët e fundit të jetës së tij ai i kaloi në paqe, me familjen e tij", u tha në njoftim. Collins kishte qëndruar në modulin komandues të Apollo 11 në orbitën hënore ndërsa kolegët e tij, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ecnin në Hënë. Ai shpesh është përshkruar... Читать дальше...

Më pak ankesa tek Avokati i Popullit

Evropaelire.org 

Kufizimi i lëvizjes si dhe frika nga sëmundja COVID-19, ka bërë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të deponojnë përgjysmë më pak ankesa pranë Avokatit të Popullit më 2020. Sipas të dhënave, më 2020, tek Avokati i Popullit janë dorëzuar 2.932 ankesa, shifër më e vogël krahasuar me vitin 2019, ku pranë këtij institucioni, ishin dërguar 4.705 ankesa. “Gjatë vitit të kaluar është konstatuar një rënie drastike e parashtresave drejtuar këtij institucioni. Madje, do të thosha se është përgjysmuar (numri... Читать дальше...

Kosova, më pak demokratike

Evropaelire.org 

Demokracia në Kosovë, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, vazhdon të jetë në një shkallë jo të duhur, me gjithë përpjekjet dhe vullnetin që ajo të zhvillohet sa më shumë. Kosumi thotë se ajo që më së shumti është duke vështirësuar zhvillimin e demokracisë, është papërgjegjësia. "Institucionet e Kosovës, gati se janë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha strukturat nuk janë llogaridhënëse sa duhet. Mungon sistemi i kontrollit dhe kjo mund të jetë për shumë arsye. Kosova si shtet ka problem me njohjet... Читать дальше...

SHBA-ja bën thirrje për respektim të rezultatit zgjedhor në Shqipëri

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara thonë se respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime në Shqipëri, forcon demokracinë e saj. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter se Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin e Shqipërisë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se do të punojnë në partneritet të ngushtë me kryeministrin, Edi Rama. Përmes kësaj deklarate, SHBA-ja gjithashtu përgëzon opozitën për fushatën e saj të fuqishme. Edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri... Читать дальше...

BE paralajmëron për "periudhë të vështirë" në raportet me Rusinë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të mërkurën se BE-ja duhet të përgatitet për përkeqësim të marrëdhënieve me Rusinë. Tensionet mes bllokut evropian dhe Moskës janë në rritje për shkak të situatës në Ukrainë, burgosjes dhe shëndetit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny po edhe disa skandaleve të spiunimit. "Edhe njëher, marrëdhëniet tona me Rusinë janë në një pikë të ulët”, tha Borrell. "Le të jetë e qartë se ne nuk duam të ushqejmë një dinamikë të përshkallëzimit. Читать дальше...



Vuçiq: As mos ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se autoritetet në Prishtinë as nuk duhet të ëndërrojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai iu përgjigj kështu pretendimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se prapa gjitha “non papers” të kohëve të fundit qëndron Serbia. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se të gjitha dhe idetë e paraqitura në to, janë destabilizuese për rajonin. "Më lejoni t'ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë... Читать дальше...

Kurti: Nuk marr pjesë në takimin e 11 majit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 28 prill, deklaroi nga Brukseli se nuk do të marrë pjesë në një takim të thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit kishte thënë se e ka caktuar 11 majin, si datë kur Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillonin takimin e parë, në kuadër të dialogut të Brukselit.

IKSHPK: 5 viktima dhe 327 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën janë regjistruar edhe 5 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktimat janë nga: Kamenica, Malisheva, Mitrovica, Prishtina dhe Vushtrria. Në bazë të raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe 327 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, nga 3.104 testime të bëra. Pra, 10 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv në COVID-19. Të shëruar nga sëmundja konsiderohen edhe 508 pacientë... Читать дальше...

Në burgjet afgane, qindra pjesëtarë të IS-it

Evropaelire.org 

Kreu i Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë në Afganistan, Ahmad Zia Saraj, tha se 408 pjesëtarë të grupit ekstremist militant, Shteti Islamik (IS) janë aktualisht në burgjet afgane. Ai tha se po bisedohet me 14 vende, prej nga vijnë këta persona, për të gjetur një zgjidhje, por nuk dha më shumë detaje. Zyrtari afgan i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar që të mos e lerë Afganistanin vetëm në luftën kundër terrorizmit. Saraj bëri të ditur se shumica e këtyre militantëve - 299 prej 408 - janë nga Pakistani. Читать дальше...

Spanja shpreson të hapet për turistët nga muaji qershor

Evropaelire.org 

Spanja ka thënë se shpreson të hapet për udhëtarët e huaj nga muaji qershor, ndërkohë që autoritetet e Bashkimit Evropian punojnë në planet për pasaportat digjitale për koronavirus. Ministri spanjoll për Turizëm Fernando Valdés ka thënë se testi fillestar do të nisë në muajin maj, në mënyrë që Spanja të jetë e gatshme të pranojë pushuesit muajin e ardhshëm. Pasaportën digjitale të BE-së, mund ta marrë secili banor i bllokut evropian që është vaksinuar kundër koronavirusit, ka test negativ apo është shëruar së fundmi nga COVID-19... Читать дальше...

Vihet në pikëpyetje vazhdimi i dialogut

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi të mërkurën, më 28 prill, se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar për 11 maj nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Më herët, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës deklaruan se ende nuk kanë marrë një ftesë dhe as njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian për një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë... Читать дальше...

Rusia dëbon shtatë diplomatë evropianë

Evropaelire.org 

Rusia ka bërë të ditura planet për dëbim të shtatë diplomatëve nga Sllovakia dhe tri vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas supozimeve të Republikës Çeke se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municioni më 2014. Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate më 28 prill se ambasadorët e katër kombeve evropiane janë informuar se tre zyrtarë të ambasadës sllovake në Moskë, dy zyrtarë të ambasadës së Lituanisë, dhe nga... Читать дальше...

India regjistron mbi 200,000 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet indiane kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 3,293 viktima me koronavirus, duke e çuar në mbi 200,000 totalin e viktimave në këtë shtet, prej shpërthimit të pandemisë. Spitalet në Indi janë duke vazhduar që të përballen me mungesa të oksigjenit dhe pajisjeve tjera mjekësore. Vala e dytë e pandemisë në Indi ka rezultuar me të paktën 300,000 persona të infektuar në ditë, gjithë javën e kaluar. Vetëm një ditë më parë, autoritetet indiane kanë regjistruar 360,960 persona të infektuar... Читать дальше...

Kurti nis vizitën në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 28 prill nisi vizitën dyditore në Bruksel. Ai fillimisht u takua me homologun belg, Alexander De Croo. Kurti do të zhvillojë takime me zyrtarët e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.

Ambasada amerikane: Kosovës i duhet vetting sistematik

Evropaelire.org 

Publiku në Kosovë dëshiron që ta shohë jetësimin e procesit të vetting-ut në drejtësi, thotë këshilltarja e përhershme ligjore në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Lana Morton-Owens. Në një intervistë për emisionin për sundim të ligjit ‘Iustitia’, që është bashkëprodhim i Radios Evropa e Lirë dhe Betimit për Drejtësi, Morton-Owens thotë se si procesi i vetting-ut, po ashtu edhe nisma për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duhet të hartohen me kujdes. Sa i përket vetting-ut... Читать дальше...

Netflix shton Kosovën në listën e shteteve

Evropaelire.org 

Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383. Kështu ka thënë Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook, i cili dy muaj më parë pati nisur një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani. Ai ka thënë se pas 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka dëgjuar kërkesën e atyre që kanë nënshkruar peticionin. “Presim të pasojë e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka thënë Hoti. Ai pati treguar për rubrikën Hashtag të Radios Evropa e Lirë se pse ka marrë këtë iniativë. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Ligjvënësit e BE-së i hapin rrugë ratifikimit të marrëveshjes me Britaninë, pas Brexitit

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian ka votuar me shumicë votash në të mirë të marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian, pas Brexitit. Ky hap ka hequr të gjitha pengesat drejt ratifikimit të kësaj marrëveshjeje. Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë përkrahur marrëveshjen për tregti dhe bashkëpunim me 660 vota për, pesë kundër dhe 32 abstenime, ka njoftuar të premten parlamenti. Votimi ka ndodhur të martën, mirëpo kufizimet e vëna me qëllim të luftimit të pandemisë, kanë ndikuar që rezultatet të mos dihen menjëherë. Читать дальше...

Holanda i jep fund izolimit katërmujor

Evropaelire.org 

Pas katër muajve të izolimit të ashpër, Holanda ka bërë një hap të madh drejt kthimit në normalitet, meqë shumica e kufizimeve për luftim të pandemisë, do të hiqen ditën e mërkurë. Qytetarët do të mund të lëvizin natën nëpër rrugë, pasi ora policore e zbatuar nga muaji janar, do të hiqet plotësisht. Dyqanet dhe restorantet do të rihapen sërish, me disa kushte të caktuara. Njerëzit në Holandë tani do të mund të pranojnë dy vizitorë nëpër shtëpitë e tyre, për dallim nga një sa është lejuar deri më tani. Читать дальше...

Kompania simotër e Google raporton fitime rekorde

Evropaelire.org 

Alphabet, kompania simotër e gjigantit Google ka raportuar për rritje të fitimeve në çerekun e parë të vitit, duke thënë se njerëzit kanë qëndruar më shumë në shtëpi si pasojë e pandemisë dhe kanë shfrytëzuar më shumë shërbime të saj. Fitimet e kësaj kompanie janë rritur për 162 për qind, apo për 17.9 miliardë dollarë. Ky lajm vjen në kohën kur ky gjigant teknologjik përballet me mbikëqyrje të shtuar për shkak të fuqisë që ka dhe situatës kur pandemia ka shtyrë njerëzit të përdorin internetin më shumë se kurrë. Читать дальше...

Princi i kurorës: A. Saudite dëshiron lidhje të mira dhe speciale me Iranin

Evropaelire.org 

Princi i kurorës në Arabinë Saudite Muhammed bin Salman, ka pasur qasje më të butë ndaj Iranit, në një transmetim televiziv më 27 prill, në të cilin po ashtu ka thënë se Arabia Saudite dhe administrata e presidentit amerikan Joe Biden, pajtohen në shumicën e çështjeve që përbëjnë shqetësim të përbashkët. “Irani është shtet fqinj dhe gjithë çfarë duam ne është lidhje e mirë dhe speciale me Iranin”, ka thënë princi saudit i kurorës. “Ne nuk duam që situata e Iranit të jetë e vështirë. Në të kundërtën... Читать дальше...

FH: Kosova shënon kthim mbrapa në demokratizim

Evropaelire.org 

Për herë të parë pas pesë vjetëve, Kosova ka shënuar kthim mbrapa në raportin e organizatës ndërkombëtare Freedom House, për demokratizimin e vendeve. Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta me të lartin, Kosova i ka 3.14 pikë, në krahasim me 3.18 sa ka pasur vitin e kaluar. Sa u përket vendeve të rajonit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, kanë shënuar rënie po ashtu, derisa Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina kanë shënuar përparim. Читать дальше...

Kurti nis takimet në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të mërkurën nis takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi. Ky i fundit ka arritur në Bruksel të martën dhe po atë ditë ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Российская теннисистка Калинская покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о введении инвестстандарта в новых регионах России

БАМ подорожал на триллион: Москва услышала Кожемяко

Работники салона связи оформляли кредиты на россиян и перепродавали их товары

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о росте инвестиционной активности в Новосибирской области