ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 29.04.2021

SHBA dhe NATO fillojnë tërheqjen nga Afganistani

Evropaelire.org 

Trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani, thanë Shtëpia e Bardhë dhe disa zyrtarë të aleancës më 29 prill. Sipas CNN, më pak se 100 trupa, së bashku me pajisjet ushtarake, janë zhvendosur kryesisht përmes aeroplanëve. Edhe NATO-ja ka filluar tërheqjen e misionit të saj nga Afganistani, i tha agjencisë AFP një zyrtar i NATO-s. "Ky do të jetë një proces i rregullt, i koordinuar dhe i qëllimshëm", tha ai. Anëtarët e aleancës së mbështetur nga SHBA-ja ranë dakord këtë muaj për të përfunduar misionin e tyre me 9.

Kurti: “Non-papers” mund ta kenë prejardhjen në Beograd dhe Moskë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se dokumentet “non paper” të publikuara në ditët e fundit nga mediat në Ballkan, mund ta kenë prejardhjen nga Beogradi dhe Moska. “Nuk besoj që autorët e këtyre janë kryeqytetet perëndimore, sigurisht që jo SHBA-ja dhe as ato evropiane. Besoj që kjo vjen nga Beogradi dhe verilindja. Është interes i Federatës Ruse ta përdor Ballkanin Perëndimor për të sulmuar Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Kurti në një intervistë për një grup gazetarësh të cilët po e përcjellin vizitën e tij në Bruksel. Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron 46 të vdekur nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar 46 persona të vdekur nga COVID-19 si dhe 433 të infektuar, ka bërë ditur Ministria e Shëndetësisë bazuar në testimin e 2.453 mostrave. Ndërkohë që numri i të shëruarve sipas raportit është 641 që vazhdon tani dhjetë ditë me radhë të jetë më i lartë se numri i të infektuarve. Sa i takon viktimave, 15 janë nga Shkupi të moshës mes 54 dhe 82 vjec. Nga tre viktima janë regjistruar në qytetet e Manastirit, Velesit, Kocanit dhe Shtipit, ndërsa nga dy dhe një të vdekur në 13 qytete tjera. Читать дальше...

Vaksinat e pritura nuk shihen askund, vazhdojnë vdekjet  

Evropaelire.org 

Në Kosovë ende nuk kanë arritur dozat e reja të vaksinës kundër koronavirusit, doza këto të cilat ishin paralajmëruar se do të vinin gjatë muajit prill. Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë, lidhur me vonesat për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër COVID19. Kohë më parë, në Ministrinë e Shëndetësisë janë deklaruar se UNICEF-i, iu kishte bërë të ditur se 76 mijë e 800 doza të tjera të vaksinës, mund të vijnë përmes COVAX-it, të ndara në dy kontingjente... Читать дальше...

SHBA-ja thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt nga India

Evropaelire.org 

SHBA-ja u tha qytetarëve të saj që të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga India, pasi ky vend po përballet me një valë shkatërruese të të infektuarve me koronavirus. Të enjten, India raportoi për 379.257 raste të reja të të infektuarve, numri më i lartë në botë i regjistruar ndonjëherë brenda një dite. Ambasada amerikane paralajmëroi qytetarët e saj se "qasja në të gjitha llojet e kujdesit mjekësor po kufizohet shumë". Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Indi zyrtarisht është mbi 200.000... Читать дальше...

Navalny drejton kritika të ashpra ndaj Putinit

Evropaelire.org 

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny ka bërë paraqitjen e parë para gjykatës që nga ndërprerja e grevës tre javore të urisë. Me kokë të rruar dhe fytyrë të tronditur, Nalavny akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se po bën përpjekje për të qeverisur Rusinë "përgjithmonë" dhe se kujdeset vetëm për "mbajtjen e pushtetit". Edhe pse dukej i lodhur, gjuha e tij ishte më e ashpër se kurrë më parë. Ai e përshkroi Putinit si një "mbret pa rroba i cili po plaçkiste njerëzit" dhe po u pengonte rusëve një të ardhme. Читать дальше...

Izraeli rihap zonën e peshkimit në Gazë

Evropaelire.org 

Izraeli njoftoi të enjten se ka rihapur zonën e peshkimit pranë Gazës. Mbyllja e saj u bë në fillim të kësaj jave si masë sigurie, pas sumit me raketa në drejtim të territorit izraelit. "Pas konsultimeve të sigurisë, u vendos sot të rihapet zona e peshkimit", tha përmes një deklarate, organi ushtarak izraelit që është përgjegjës për çështjet civile në territoret e okupuara palestineze (COGAT). Dhjetëra raketa u shkrepën nga Gaza drejt Izraelit në fundjavë, duke shkaktuar dëme të lehta në komunitetet afër kufirit. Читать дальше...

Kurti takohet me presidenten e Komisionit Evropian

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kurti po qëndron në vizitë dyditore në Bruksel, ku po takohet me udhëheqësit e institucioneve të BE-së.



Ligji për librat digjitalë nxit bojkot të mësimit

Evropaelire.org 

Paralajmërimi i Ministrisë së Arsimit për miratimin e një ligji për librat digjitalë, ka mobilizuar prindërit në Maqedoninë e Veriut që të kundërshtojnë këtë projekt, që sipas tyre është i dëmshëm për fëmijët. Ata organizuan bojkotin e mësimit ndërsa paralajmëruan edhe protesta. Prindërit janë edhe kundër mësimit online. Nga Ministria e Arsimit, thonë se ky propozim lë në fuqi edhe librat e shtypur, ndërsa ministrja Milla Carovska, thotë se pas këtyre reagimeve qëndron opozita. Vet opozita, gjithashtu ka kritikuar reformën... Читать дальше...

Kurti thotë se dialogu fillon në qershor

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova do të marrë pjesë në procesin e dialogut me Serbinë, që u paralajmërua se do të rifillojë në muajin qershor. Kurti këto komente i bëri gjatë një konference për media së bashku me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit tha se rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Kriza si në Indi mund të ndodhë kudo, thotë OBSH

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi. Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive. Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt. "Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive... Читать дальше...

IKSHPK: 9 viktima dhe 269 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Të enjten në Kosovë janë regjistruar edhe 9 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusit i ri. Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga dy raste janë në Prizren dhe Prishtinë ndërsa nga një rast në Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Lipjan.  Në raportin për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë testuar edhe 3.262 mostra të dyshimta, nga rezultatet e të cilave kanë dalë edhe 269   persona të infektuar me koronavirus. Читать дальше...

Borrell dhe Kurti: Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, në qershor

Evropaelire.org 

Rinisja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë para fundit të qershorit, tha Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut në muajin qershor. Ai tha se dialogu nuk do të neglizhohet nga ana e Prishtinës, mirëpo siç tha ai, ky proces duhet të zhvillohet mbi bazën e parimeve. “Javën tjetër në Prishtinë ne... Читать дальше...

Bullgaria do të dëbojë një diplomat rus

Evropaelire.org 

Ministria e jashtme e Bullgarisë njoftoi të enjten se do të dëbojë një diplomat rus. Moska menjëherë u kundërpërgjigj se do të veprojë njëjtë ndaj diplomatëve të Bullgarisë. Tensionet diplomatike vijnë pasi të mërkurën prokurorët bullgarë thanë se po hetojnë përfshirjen e mundshme të gjashtë rusëve në katër shpërthime midis 2011 dhe 2020 në depot bullgare të armëve që po ruanin municione për eksport në Ukrainë dhe Gjeorgji. Bullgaria kërkoi që Rusia të bashkëpunojë në hetimet e saj. Zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm bullgar... Читать дальше...

NATO nis stërvitjet ushtarake në Shqipëri

Evropaelire.org 

NATO nisi të enjten stërvitje ushtarake në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mijëra forcave nga Shtetet e Bashkuara. Stërvitjet në këtë shkallë janë të parat në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore, tha koloneli amerikan, Joseph Scrocca. Ai tha se Shqipëria është “një aleate e vendosur e NATO-s që nga viti 2009” dhe “një partnere e vlerësuar e sigurisë - si në rajon, ashtu edhe në nivel global”. Trupat amerikane janë vendosur në Shqipëri qysh më 26 prill. Ato do të mbajnë stërvitje në gjashtë baza tokësore... Читать дальше...

Rëndësia e “non-papers” që po trazojnë Ballkanin

Evropaelire.org 

*Pikëpamjet e shprehura në koment nuk pasqyrojnë domosdo pikëpamjet e REL-it Në javët e fundit, janë publikuar dy të ashtuquajtura “non-papers” mbi çështje të ndjeshme politike, që kanë trazuar një pjesë të Ballkanit Perëndimor. Ajo që ndryshon me këto “non-papers” nga ato që zakonisht qarkullojnë nëpër korridoret e Brukselit, është se shumë pak, nëse ka, politikanë dhe diplomatë evropianë që vërtetë duket se i posedojnë këto dokumente. Kjo nënkupton: se gjërat duket se po lëvizin në këtë rajon... Читать дальше...

Moderna synon prodhimin e tri miliardë dozave vaksina më 2022

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike amerikane Moderna tha se pret të rrisë prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit deri në tri miliardë doza, në vitin 2022. Kompania tha se prodhimi do të dyfishohet në objektet e saj në Zvicër dhe Spanjë, ndërsa do të rritet për 50 për qind edhe në fabrikat në SHBA. Moderna po ashtu rriti parashikimet për furnizim këtë vit deri në një miliard doza. Njoftimi vjen pasi përhapja e varianteve të koronavirusit në vende si India, ka rritur shqetësimet për kapacitetet e botës për të kapërcyer pandeminë. Читать дальше...

Ushtria e SHBA-së kryen stërvitje në Shqipëri

Evropaelire.org 

DEFENDER-Europe është një manovër e madhe e përvitshme, e përbashkët dhe shumëkombëshe, e udhëhequr nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka për qëllim rritjen e gatishmërisë dhe të ndërveprimit mes ushtrisë amerikane, dhe atyre të vendeve të NATO-s dhe të vendeve partnere. Këtë vit, më shumë se 28 mijë forca, nga 27 vende, do të kryejnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, në shumë vende, prej Baltikut e deri te zonat e rëndësisë strategjike si Ballkani dhe Deti i Zi. Читать дальше...

Gjermania shënon rënie të rasteve me koronavirus

Evropaelire.org 

Mesatarja shtatëditore e rasteve me koronavirus në Gjermani ra të enjten në 155 për 100,000 banorë - çfarë është niveli më i ulët në dy javë. Hera e fundit kur kjo mesatare ka qenë nën 160, përkatësisht 153, ka qenë më 14 prill. Gjermania është duke luftuar për të frenuar valën e tretë të koronavirusit. Disa pjesë të këtij vendi janë futur nën izolim më të rreptë nga fundjava e kaluar. Kjo, pasi kancelarja Angela Merkel ka hartuar një legjislacion që i jep Qeverisë federale më shumë kompetenca... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Oksigjeni mjekësor: Pse ka mungesë dhe si bëhet?

Evropaelire.org 

Vështirësia në frymëmarrje është një nga simptomat më të rënda të sëmundjes COVID-19. Po të shikojmë fotografitë nga spitalet në Indi dhe anembanë botës, ku shihen njerëz që presin në radhë të gjata për të siguruar bombola të oksigjenit, atëherë kuptohet se furnizimet me oksigjen mjekësor nuk janë aspak të lehta kudo në botë. Pamjet nga India ku shfaqet mungesa e oksigjenit mjekësor janë më të fundit, por më herët skena të ngjashme janë parë edhe në Brazil, Republikën Demokratike të Kongos, Peru dhe Venezuelë, raporton AFP. Читать дальше...

Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bëjë rajonin më të sigurt

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten po vazhdon takimet në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Kurti tha se në këtë takim theksoi rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë si dhe shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancës do ta bënte rajonin dhe Evropën "më të sigurt". “NATO është aleanca më e mirë e sigurisë që bota ka parë. Në takim me sekretarin Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqen dhe për të ofruar siguri... Читать дальше...

Kina lanson modulin kryesor të stacionit të saj hapësinor

Evropaelire.org 

Kina lansoi të enjten modulin kryesor të stacionit të saj të hapësirës, raportoi media shtetërore. Moduli pa pilot, Tianhe, i cili përmban pajisje dhe hapësirë për jetesë për tre astronautë, u nis me një raketë transportuese nga qendra hapësinore Uençang, në ishullin Hainan. Pekini planifikon të bëjë edhe 11 nisje të tjera me module, përpara se të përfundojë stacionin hapësinor Tiangong, vitin e ardhshëm. Stacioni do të ketë një jetëgjatësi prej së paku 10 vjetësh. I vetmi stacion hapësinor... Читать дальше...

Biden: Me Rusinë bashkëpunojmë për interesa të përbashkët

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë “kur është në interesin tonë të përbashkët”, por edhe t’i përgjigjen asaj kur është e nevojshme, tha presidenti amerikan, Joe Biden. Biden i bëri komentet në një fjalim përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se ia ka bërë të qartë presidentit rus, Vladimir Putin, se veprimet e Kremlinit, të tilla si ndërhyrja në zgjedhje dhe sulmet kibernetike, do të kenë pasoja. Prejse ka marrë detyrën në janar, Biden ka vendosur një varg sanksionesh kundër Rusisë... Читать дальше...

India vazhdon me shifra rekorde të të prekurve nga koronavirusi

Evropaelire.org 

India raportoi të enjten shifra rekorde të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Autoritetet thanë se kanë regjistruar 379,257 raste të reja në 24 orë dhe 3,645 viktima. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar tashmë 18.3 milionë, ndërsa i viktimave është 204,832. India është duke kaluar valën më të rëndë të pandemisë, e cila ka shpërthyer pranverën e vitit të kaluar. Spitalet e saj janë të mbingarkuara, ndërsa raportohet për mungesa medikamentesh, përfshirë oksigjenin. Читать дальше...

Biden shpalos plane masive për të ardhmen e Amerikës

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paraqiti propozime gjithëpërfshirëse për punë, arsim dhe kujdes social, teksa mbajti fjalimin e parë të madh përpara Kongresit amerikan. Biden foli në prag të 100-ditëshit në detyrë dhe shfaqi shpresën se ekonomia amerikane, e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, do të ringjallet. Ai u ndal tek administrimi i vaksinave kundër koronavirusit në SHBA, duke e përshkruar atë si “një nga arritjet më të mëdha logjistike në historinë e SHBA-së”. Biden... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Российская теннисистка Калинская покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






Больше, чем игры: выручку от 22-го тура РПЛ направят семьям пострадавших в «Крокусе»

Он обещал — вернулся: сможет ли Минаков перебить Томпсона

Перенос дат II этапа культурного проекта «Классика: история и современность» в Дмитрове

Благоустройство пешеходного моста на станции Расторгуево в Видном завершат в 3 квартале 2024 года