ru24.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 04.05.2021

Varhelyi në Shkup: Bisedimet me BE-në, pas marrëveshjes me Bullgarinë

Evropaelire.org 

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. I pyetur lidhur me gjasat që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në qershor, Varhelyi ka thënë se kjo kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit. "Është një pyetje e vështirë. Ne ende duhet të punojmë shumë, ne nuk jemi atje ku duhet të jemi tani. Të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord. Читать дальше...

Në Kosovë mbërrijnë 4,680 vaksina Pfizer/BioNTech

Evropaelire.org 

Në Kosovë arritën të martën 4,680 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha përmes një postimi në Facebook se këto doza do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, për arsye shëndetësore. Vaksinimi do të rifillojë të mërkurën... Читать дальше...

Opozita në Indi kërkon izolim kombëtar

Evropaelire.org 

Partia kryesore opozitare në Indi bëri thirrje për izolim kombëtar, pasi ky vend kaloi të martën shifrën prej 20 milionë të të infektuarve me koronavirus. Zëdhënësi i Partisë Kongresi Kombëtar tha se “shërbimet shëndetësore kanë kolapsuar” dhe se izolimi është i nevojshëm “për të këputur zinxhirin”. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është duke i rezistuar izolimit, për shkak të ndikimit ekonomik. Rastet “po ngadalësohen”, tha qeveria, por numri i testimeve ka rënë gjithashtu, çfarë do të... Читать дальше...

Një diplomate zvicerane në Iran pëson aksident fatal

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se një punonjëse në ambasadën e saj në Iran ka vdekur në një aksident. Sipas agjencive iraniane të lajmeve, ajo ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe, pranë Teheranit. Ministria e Jashtme zvicerane tha se ajo dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, janë të tronditur nga vdekja tragjike dhe se i shprehin ngushëllimet më të thella familjes. Cassis tha se autoritetet zvicerane janë në kontakt me familjen e gruas. Ministria nuk e identifikoi viktimën dhe nuk dha detaje mbi aksidentin. Читать дальше...

Gjermania lehtëson masat për të vaksinuarit

Evropaelire.org 

Njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes COVID-19 në Gjermani, nuk do të duhet të respektojnë më orën policore apo kufizimet e kontakteve. Kabineti gjerman u dakordua për këtë projektligj të martën, ndërsa ai duhet të miratohet edhe nga Parlamenti. Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se pret që ligji të hyjë në fuqi nga kjo javë. Ai do të vlente edhe për njerëzit që janë shëruar nga COVID-19. Duhet të ketë një “arsye të mirë” për çdo kufizim në jetën publike, tha Lambrecht. Читать дальше...

Shkalla e papunësisë, sipas dëshirës

Evropaelire.org 

Në Kosovë, muajve të fundit po mungojnë të dhëna zyrtare për shkallën e papunësisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), si autoriteti shtetëror, që merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare. Këto statistika sigurojnë që Kosova t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare në prodhimin dhe publikimin e statistikave zyrtare. Katër herë brenda vitit, ASK-ja publikon rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, kurse tani, teksa është muaji i pestë i vitit 2021, ky institucion... Читать дальше...

Ushtarët britanikë testojnë kostumin fluturues

Evropaelire.org 

Kompania që prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries ka filluar të testojë produktin e saj së bashku me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar, për të parë se si ky produkt mund të ndihmojë në operacionet detare. Kompania tha se ekipi i saj kaloi tre ditë me 42 ushtarë të Marinës Mbretërore në brigjet jugore të vendit. Një video e lëshuar nga kjo kompani, tregon se si ushtarët britanikë lëviznin nga një anije në tjetrën përmes kostumeve fluturuese.

Mali i Zi merr dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech

Evropaelire.org 

Në Mal të Zi arriti të martën kontingjenti i parë prej 2,340 vaksinave Pfizer/BioNTech kundër sëmundjes COVID-19. Deri në fund të gushtit, në këtë vend do të arrijnë gjithsej 42,000 vaksina të tilla. “Pas vaksinës ruse Sputnik V, kinezes Sinofarm dhe britanikes AstraZeneca, ky është lloji i katërt i vaksinës kundër COVID-19, që u vihet në dispozicion qytetarëve tanë”, tha Qeveria e Malit të Zi përmes një postimi në Twitter. Kontingjenti i vaksinave Pfizer/BioNTech u financua nga Komisioni Evropian... Читать дальше...



Në Maqedoninë e V. nis imunizimi me 200 mijë vaksinat nga Kina

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut të martën ka nisur vaksinimi masiv i popullatës me rreth 200 mijë vaksinat e kompanisë kineze, Sinopharm, si dhe me rreth 5 mijë të tjera të kompanive Pfizer/BioNTech, që pritet të arrijnë po të martën, si pjesë e një donacioni që Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vaksinimi po zhvillohet në gjashtë qytete, të cilat mbulojnë gjithë territorin e vendit, ndërsa përfshin personat që janë paraqitur në aplikacionin për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë.... Читать дальше...

Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga një viktimë u regjistrua në Drenas, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë. Rastet pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 1,312 mostrave. Shifra prej 75 do të thotë se 5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Sipas IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak 546 pacientë u shëruan nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 105,711... Читать дальше...

Banksy i Uzbekistanit

Evropaelire.org 

Kur grafitet filluan të shfaqeshin në Tashkent rreth një vit më parë, në mediat sociale ato u thanë se janë krijuar nga Banksy i Uzbekistanit. Artisti, që qëndron prapa këtyre veprave, ka dhënë një intervistë ekskluzive për shërbimin uzbek të Radios Evropa e Lirë. Ai, në këtë intervistë ka thënë se nuk kurrë nuk kishte dëgjuar për artistin anglez, Banksy, me të cilin po krahasohet. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)

Puna nga shtëpia mund të vazhdojë edhe pas pandemisë

Evropaelire.org 

Shtatëmbëdhjetë punëtorë të kompanisë softuerike “Tenton” në Prishtinë, pa ndonjë problem punuan nga shtëpia, në kohën kur në Kosovë u aplikuan masat e izolimit, thotë për Radion Evropa e Lirë, Alban Sahiti nga kjo kompani. Sahiti thotë se e kanë menduar që këtë formë të punës ta praktikojnë edhe pas pandemisë, pasi siç thotë ai, është lehtësuese “kur një punëtor thotë se nuk mund të vijë në zyre, por mund të punojë nga shtëpia”. Se punëtorët mund të mos kthehen fare në zyre edhe pas pandemisë dhe ta vazhdojnë puën nga shtëpia... Читать дальше...

EMA nis rishikimin e vaksinës kineze kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë kineze Sinovac. Të dhënat është thënë se do të analizohen me procedurë të përshpejtuar. Ekspertët e kësaj agjencie kanë arsyetuar vendimin për rishikim të këtij lloji, me rezultatet preliminare nga studimet klinike dhe ato laboratorike. Ata kanë thënë se është e qartë se vaksina stimulon prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit dhe mund të jetë efektive si masë mbrojtëse kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Basha i quan zgjedhjet “masakër elektorale”

Evropaelire.org 

Kryetari i partisë opozitare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha kontestoi të martën rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke e quajtur "masakër elektorale" procesin zgjedhor që i dha Partisë Socialiste mandatin e tretë qeverisës në Shqipëri. Lulzim Basha e bëri këtë deklaratë një javë pas zgjedhjeve, prej të cilave partia e tij ka shënuar rritje, duke marrë 59 vende në kuvendin e ri, krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. “25 prilli është një masakër elektorale, viktima e së cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë... Читать дальше...

Kosova pritet të pranojë mbi 4 mijë doza të Pfizerit  

Evropaelire.org 

Kosova pritet të pranojë të martën 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë për media të Ministrisë së Shëndetësisë.   “Kjo është pjesë nga kontigjenca prej 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të ndihmës në vaksinim kundër COVID-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.   Në prill, Bashkimi Evropian njoftoi se do të shpërndajë 651,000 doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Читать дальше...

Të paktën 14 persona vdesin nga vërshimet në perëndim të Afganistanit

Evropaelire.org 

Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën Herat të Afganistanit, ka raportuar Qeveria rajonale më 4 maj. Zëdhënësi i kësaj qeverie Jailani Farhad, ka thënë se vërshimet kanë prekur distriktin Adraskan në orët e vona të 3 majit, dhe se katër fëmijë kanë qenë në mesin e viktimave. Sipas tij, dy trupa nuk janë identifikuar ende. Zyrtarët lokalë kanë thënë se edhe distriket Obe dhe Karokh të Heratit janë përballur me vërshime, por ende nuk është raportuar për dëme. ... Читать дальше...

Mbi 20 milionë persona të infektuar me koronavirus në Indi

Evropaelire.org 

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Indi ka kaluar shifrën 20 milionë, pavarësisht pse qeveria në këtë shtet ka thënë se shkalla e infektimit është duke u ulur. India ka thënë se numri i infektimeve ka rënë vazhdimisht nga 30 prilli, ndonëse së fundmi janë regjistruar më shumë se 400,000 të infektuar në ditë. Të martën ky shtet ka raportuar për 355,832 raste të reja. Ekspertët kanë thënë se numri i vdekjeve dhe i të infektuarve nuk është duke u numëruar si duhet. Në kryeqytetin Delhi... Читать дальше...

Më pak se 100 persona të sëmurë rëndë me koronavirus në Izrael

Evropaelire.org 

Numri i pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus ka rënë nën 100 në Izrael, për herë të parë në rreth 10 muaj. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, të publikuara të hënën vonë, kanë treguar se 97 persona konsiderohen seriozisht të sëmurë dhe 63 janë në ventilatorë. Herën e fundit kur kanë qenë më pak se 100 persona të sëmurë seriozisht me koronavirus në këtë shtet, ka qenë 7 korriku i vitit të kaluar. Numri më i madh, ndërkaq, është regjistruar më 17 janar, duke arritur në 1,192. Izraeli... Читать дальше...

Biden rrit kuotën e pranimit të refugjatëve në SHBA

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden ka rritur zyrtarisht kuotën e pranimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62.500 për këtë vit, duke cituar “një situatë të paparashikuar dhe urgjente të refugjatëve në botë”. Ky vendim ka ardhur disa javë pasi Biden është përballur me kritika për vonim të vendimit për të zëvendësuar kuotën tejet të vogël të pranimit të refugjatëve, të prezantuar nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump. Përmes një deklarate, Biden ka thënë se veprimet e tij “zhdukin shifrën historikisht të ulët prej 15.000 refugjatësh... Читать дальше...

Të paktën 23 persona vdesin në një aksident metroje në Meksiko Siti

Evropaelire.org 

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Meksiko Siti, si pasojë e shembjes së një linje të metrosë, derisa treni po kalonte aty, kanë thënë autoritetet meksikane më 4 maj. Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara në mediat lokale, kanë shfaqur trenin duke rënë nga një lartësi prej pesë metrash. “Fatkeqësisht ka fëmijë në mesin e të vdekurve”, ka thënë kryetarja e Meksiko Sitit Claudia Sheinbaum para gazetarëve, duke thënë se 70 persona janë të plagosur. Ky incident ka ndodhur në linjën 12 të metrosë... Читать дальше...

Samiti i G7-ës do të fokusohet në kërcënimet në rritje

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të ekonomive udhëheqëse në botë, do të diskutojnë të martën në Londër ballë për ballë, pas më shumë se dy vjetëve. Takimi i ministrave në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara - G7 – pritet të ketë në qendër të diskutimeve mënyra të reja sesi ky grup mund të mbrojë rregullat ndërkombëtare nga kërcënimet e jashtme. Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab do të udhëheqë diskutimet për krizën në Mianmar, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Ai ka thënë... Читать дальше...

Pse të dhënat për pandeminë në Indi mund të mos jenë të sakta?

Evropaelire.org 

Edhe pas më shumë se një viti të përballjes së botës me pandeminë e koronavirusit, intensiteti dhe shkalla e krizës aktuale në Indi është bërë më e dallueshme. Pacientët atje nuk kanë qasje në oksigjen, spitalet janë të mbingarkuara derisa nëpër rrjetet sociale shihen radhë të gjata të njerëzve për të dërguar viktimat nëpër krematoriume. Teksa numri ditor i të infektuarve rritet përtej shifrave që kanë raportuar vendet tjera deri më tani, ekspertët thonë se shifrat zyrtare të të diagnostikuarve me COVID-19... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Российская теннисистка Калинская покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






И на Бали растут томаты

Аренда стационарных бетононасосов и гидравлических стрел в Москве

Жителей Дубны пригласили на занятия по оказанию первой помощи

Закупки Газпрома. 28 марта 2024 г. Капитальный ремонт и др. услуги