ru24.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 09.05.2021

Sveçla: Siguria në komunat në veri të Kosovës nuk është në nivel të kënaqshëm

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se ngjarja e së dielës në Komunën e Zubin Potokut, është dëshmi se gjendja e sigurisë publike dhe sundimi i ligjit në komunat në veri të Kosovës, nuk janë në nivel të kënaqshëm. Gjatë së dielës, një grup i qytetarëve, nën organizimin e “Kosovo Mountain Club”, ishin nisur për ecjen në malet e Zubin Potokut, por janë detyruar që të ndryshojnë rrugë, pasi disa persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri. Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar. Читать дальше...

Maqedonia e V. deri në fund të verës synon të arrijë imunitetin kolektiv

Evropaelire.org 

Deri në fund të verës së vitit 2021, në Maqedoni të Veriut planifikohet që të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve dhe me këtë të arrihet imuniteti kolektiv, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Filipçe tha se në Maqedoni të Veriut tashmë kanë arritur rreth 300 mijë doza të vaksina kundër koronavirusit, ku pjesa më e madhe e tyre janë të kompanisë kineze, Sinopharm. Sipas Filipçes, kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë janë vaksinuar edhe me vaksinat e kompanisë AstraZeneca... Читать дальше...

Dhjetëra të lënduar nga përleshjet në Jerusalem

Evropaelire.org 

Dhjetëra palestinezë janë lënduar në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin e Izraelit. Përleshjet, që janë më të këqijat në vitet e fundit, kanë nxitur shqetësim botëror, se ato mund të përshkallëzohen edhe më tej. Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aqsa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje. Gjysmëhëna e Kuqe... Читать дальше...

Kosovë: Pesë të vdekur dhe 97 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se pesë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur. Në 24 orët e fundit, sipas këtij instituti, janë regjistruar edhe 97 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç)", thuhet në njoftim. Rastet e reja dalin pas testimit të 2,112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Читать дальше...

Krerët shtetërorë: Është koha që Evropa të hapë dyert për Kosovën

Evropaelire.org 

Krerët shtetërorë në Kosovë, në Ditën e Evropës kanë bërë thirrje që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në 27 shtetet e bllokut dhe Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova është një vend paqedashës dhe me orientim pro-evropian dhe ajo tha se po punohet drejt anëtarësimit në BE. “Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun.  Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën”, tha Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Читать дальше...

Rusia shënon Ditën e Fitores me paradë ushtarake

Evropaelire.org 

Rusia ka shfaqur fuqinë e saj ushtarake me parada të mbajtura në mbarë vendin më 9 maj, për të shënuar 76-vjetorin e fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti rus, Vladimir Putin vëzhgoi nga afër paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, ku parakaluan rreth 12 mijë trupa, afro 200 makina ushtarake, ndërkaq, avionët dhe helikopterët kryen manovra në qiellin e kryeqytetit rus. Putin e shikoi këtë paradë me veteranët e luftës. Që prej se ka ardhur në pushtet... Читать дальше...

Basholli: Kinematografia e Kosovës, në pozitë të çuditshme

Evropaelire.org 

Regjisorja nga Kosova, Blerta Basholli thotë se tri çmimet kryesore që i mori në festivalin "Sundance Film Festival" për filmin "Zgjoi", i kanë hapur shumë rrugë dhe po planifikon që të angazhohet në projekte të ndryshme. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ajo kritikon institucionet e Kosovës që gjithmonë, siç thotë ajo, e lënë kulturën në fund të listës së prioriteteve. Sipas Bashollit, kinematografia e Kosovës gjendet në një pozitë të çuditshme dhe shton se duhen investime financiare më shumë në këtë fushë. Читать дальше...

Kosova, në dozat e fundit të vaksinave kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë, deri më 9 maj, me dozat e vaksinës kompanive Pfizer dhe BioNTech janë vaksinuar 3,500 persona, ka bërë të ditur koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, Niman Bardhi. Me dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech, janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor në Kosovë.   “Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3,500. Në  dispozicion kemi edhe 1,180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, tha Bardhi gjatë një konference për media. Читать дальше...



Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës thotë se në Kizhevak të Rashkës në Serbi, po vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Në këtë lokacion gërmimet kishin rifilluar më 5 maj. “Gjatë këtyre ditëve, me qëllim të krijimit të mundësive për të vazhduar me zhvarrosjen e eshtrave, mbetjeve mortore, të viktimave të luftës, është bërë dekonservimi i terrenit për të filluar me gërmimet vlerësuese, përfshirë edhe largimin e dheut dhe gurëve të hedhur në këtë lokacion të... Читать дальше...

Gjermania dhe Franca kërkojnë nga SHBA-ja të heqë ndalesën për eksportin e vaksinave

Evropaelire.org 

Franca i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin ndalesën për eksportin e vaksinave kundër COVID-19 dhe materialeve për prodhimin e vaksinave. Kjo thirrje e Parisit është mbështetur edhe nga shtetet e tjera në Evropë. “I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund ndalesave për eksport, jo vetëm për vaksinat, por edhe për përbërit e vaksinave, të cilat ndalojnë prodhimin e tyre”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë samitit të Bashkimit Evropian që u mbajt në Porto të Portugalisë më 8 maj. Читать дальше...

Arrin në 50 numri i viktimave nga sulmi me bomba në një shkollë në Kabul

Evropaelire.org 

Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit, tha Ministria e Brendshme. Ndërkaq, nga shpërthimi janë plagosur edhe 100 persona të tjerë. Shumica e viktimave nga sulmi që ndodhi më 8 maj ishin vajzta që studionin në këtë shkollë që gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë me bombë shpërtheu në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba... Читать дальше...

Futbolli si trashëgimi e luftës

Evropaelire.org 

“Sot 22 vjet pa ty baba i dashur, jam duke u munduar që të të bëj krenar gjithmonë, ashtu siç më bëre ti mua...Unë do të kujtoj gjithmonë edhe pse nuk të njoha kurrë”. Këtë dedikim, sulmuesi kosovar Arb Manaj, e bëri më 4 prill, pas shënimit të golit për skuadrën e tij ‘Balikeserispor’ në Turqi. Data 4 prill, është dita kur babai tij, në moshën 25-vjeçare, u vra nga forcat serbe në vitin 1999. Atëkohë, Arb Manaj ishte vetëm tetëmuajsh dhe nuk ka asnjë kujtim me të atin. Por, trashëgim ka ëndrrën e tij, të cilën është duke e realizuar. Читать дальше...

Raketa kineze bie mbi Oqeanin Indian

Evropaelire.org 

Copëza të mëdha të raketës kineze kanë rënë mbi Oqeanin Indian, tha agjencia e hapësirës së Kinës më 9 maj. Lokacioni ku ranë pjesët e raketës Long March-5B  është në afërsi të Maldivevem thanë autoritetet. Raketa kineze, që ishte e pakontrolluar, u nis drejt Tokës dhe ngriti shqetësimet se copëzat e saj, në sasi prej 18 tonësh do të mund të binin mbi zona të populluara. Autoritetet e agjencisë hapësinore të Kinës thanë se mbetjet e raketës ranë në gjatësi prej 72.47 shkallësh në lindje dhe... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






Киносети отказались от пиратских фильмов после ультиматума прокатчиков в Приморье

Павлюченко: «Чемпионская гонка в РПЛ закончена»

Эксперт заявил, что странам БРИКС надо создавать общий суверенный интернет, чтобы защититься в сфере информационной безопасности

От кутюр. Алтайская неделя моды стартовала в Барнауле