ru24.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 13.05.2021

BE: Rusia po përpiqet të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kërkuan që blloku t’i përgjigjet më fuqishëm agresionit rus ndaj Ukrainës, duke paralajmëruar se qëllimi përfundimtar i Moskës është të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore. Paralajmërimi vjen në një raport të shkruar nga zyra diplomatike e BE-së, që u shpërnda në fillim të kësaj jave midis vendeve anëtare të BE-së dhe u rishikua nga Radio Evropa e Lirë. Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë mbështet separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Së paku 11 civilë afganë vriten në sulmet me bomba

Evropaelire.org 

Katër sulme të ndara me bomba në Afganistan vranë së paku 11 civilë dhe plagosën 13 të tjerë. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi treditor, të shpallur nga talibanët, me rastin e Festës së Bajramit. Pesë civilë, përfshirë një grua dhe fëmijë, u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në qarkun Panxhuai të provincës Kandahar, tha zëdhënësi i policisë provinciale, Jamal Naser Barekzai. Ai shtoi se dy fëmijë u vranë dhe tre të rritur u plagosën në një shpërthim tjetër të bombës... Читать дальше...

Italia emëron gruan e parë në krye të shërbimeve sekrete

Evropaelire.org 

Elisabetta Belloni është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë shërbimet sekrete të Italisë. Kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi se ish-ambasadorja Belloni është zgjedhur në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit. Departamenti mbikëqyr shërbimet e huaja dhe të brendshme të inteligjencës së vendit dhe i raporton drejtpërdrejt Qeverisë italiane. E lindur në vitin 1958, Belloni ka qenë një nga vajzat e para që i është bashkuar Institutit prestigjioz - dhe dikur ekskluzivisht... Читать дальше...

Pahor: Nuk pajtohem me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan

Evropaelire.org 

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se nuk pajtohet me idenë e ndryshimit të kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pahor i bëri komentet në Prishtinë, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. I pyetur nga gazetarët për një non-paper që ka qarkulluar më herët në media, me pretendimet se ndryshimi i kufijve mund t’i zgjidhë disa çështje të hapura në Ballkan, Pahor tha se ka mendim plotësisht të kundërt me këtë. “Me ndryshimin e kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt. Читать дальше...

Kroacia dhuron vaksina për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Qeveria e Kroacisë vendosi të enjten që të dhurojë 20,000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet do të përfitojnë nga 10,000 vaksina. Një javë më herët, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën. Nuk u bë e ditur se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Читать дальше...

Izraeli përgatitet për operacione tokësore kundër Hamasit

Evropaelire.org 

Ushtria izraelite tha se trupat e saj “janë duke u përgatitur për operacione tokësore” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Këta të fundit kanë vazhduar të hedhin raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa sulmet ajrore izraelite në enklavën palestineze kanë vazhduar të marrin jetë njerëzish. Mbi 70 palestinezë janë vrarë qysh më 10 maj, përfshirë disa fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Zyrtarët shëndetësorë në Izrael thanë se shtatë njerëz janë vrarë atje. Me gjithë shqetësimet... Читать дальше...

Një viktimë dhe 103 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Një viktimë dhe 103 raste të reja me koronavirus u raportuan të enjten në Kosovë. Viktima u regjistrua në Komunën e Prizrenit, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas tij, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,100 mostrave. Shifra prej 103 i bie që 4 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Sipas IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak edhe 248 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,754... Читать дальше...

Vuçiq: Një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”. Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë - shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë... Читать дальше...



Si erdhi deri te përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Gaza?

Evropaelire.org 

Disa javë të përleshjeve të dhunshme në Jerusalemin Lindor kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës. Në qendër të dhunës, që ka lënë të vdekur dhjetëra persona, janë tensionet në mes të izraelitëve dhe palestinezëve për Jerusalemin, në të cilin gjenden zonat e shenjta për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët. Ndërkohë që të dyja palët janë të vendosura për të vazhduar luftimet, më poshtë janë të renditur disa faktorë që kanë nxitur përshkallëzimin e situatës. Читать дальше...

Mungesa e njohjeve – Diplomacia në pauzë   

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës synon që procesin e dialogut me Serbinë, ta shfrytëzojë si mjet për të siguruar njohje nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.    Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro, janë pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.        Disa nga to kanë shprehur rezerva sa i takon njohjes, pa u arritur një marrëveshje përfundimtare në procesin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.     “Qeveria e Kosovës do të marr pjesë në dialogun me... Читать дальше...

Finalja e Ligës së Kampionëve bartet në Porto

Evropaelire.org 

Finalja e Ligës së Kampionëve në mes të ekipeve Chelsea dhe Manchester City do të mbahet më 29 maj në Portugali me 6,000 tifozë nga secili klub. Ndeshja është bartur nga Turqia në qytetin portugez Porto, për shkak të kufizimeve për koronavirus. Portugalia është në listën e gjelbër të Anglisë, andaj lojtarët dhe tifozët mund të marrin pjesë në këtë organizim, pa pasur nevojë që t’i nënshtrohen karantinës gjatë kthimit. Turqia aktualisht është në listën e kuqe. Finalja ishte planifikuar që... Читать дальше...

Pas një viti, rikthehet festimi i Bajramit

Evropaelire.org 

Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut, pas një viti ndalesë për shkak të virusit COVID-19,  kanë mundur të falin namazin e Bajramit në organizimin tradicional që ka përgatitur  Bashkësia Fetare Islame, në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup.  Me këtë rast, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka theksuar se besimtarët myslimanë ndodhen para sfidës për të dalë triumfues në betejën kundër virusit COVID-19.  Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, për Radion Evropa e Lirë, thotë se këshillat e të gjitha xhamive... Читать дальше...

Daniel: Raportet Kosovë-Izrael mund të drejtohen nga zhvillimi dhe ekonomia

Evropaelire.org 

Kosova ofron mundësi të shumta për kompanitë izraelite dhe mbase ekonomia dhe zhvillimi do të jenë kahja e raporteve mes Izraelit dhe Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Remi Daniel, ekspert në Institutin e Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Izrael. Sipas tij, vendimi për hapjen e Ambasadës në Jerusalem, është një mundësi për Kosovën që të tregojë se mund të ketë një politikë të jashtme të pavarur dhe që nuk është e varur nga Turqia ose nga Bashkimi Evropian. Në këtë intervistë... Читать дальше...

Tesla nuk do të pranojë më Bitcoin

Evropaelire.org 

Kompania amerikane Tesla ka njoftuar se nuk do të pranojë më kryerje të pagesave me kriptovalutën Bitcoin, duke e arsyetuar këtë vendim me çështje të ambientit. Tesla është e shqetësuar për rritje të përdorimit të lëndëve djegëse për transaksione me Bitcoin, sidomos të thëngjillit, ka thënë shefi i kësaj kompanie Elon Musk. Çmimi i kriptovalutës Bitcoin ka rënë menjëherë për mijëra dollarë, pas njoftimit të kompanisë. Më saktësisht vlera e Bitcoinit ka rënë në 48,000 dollarë – më shumë se 15 për qind më e ulët sesa një ditë më parë. Читать дальше...

SHBA: Kina, Rusia dhe Irani, ndër shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Kinën për kryerje të “gjenocidit” kundër myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve tjera fetare në raportin e tij vjetor, në të cilin Irani dhe Rusia janë renditur të mesin e shkelësve më të mëdhënj të lirive fetare në botë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Bliken ka shfrytëzuar raportin vjetor të DASH-it për lirinë fetare në botë, për të përmendur ata që konsiderohen shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare. “Liria fetare nuk mund të realizohet plotësisht... Читать дальше...

Rinis punën gazsjellësi më i madh amerikan

Evropaelire.org 

Gazsjellësi më i madh amerikan ka rinisur punën gjashtë ditë pas një sulmi kibernetik që ka ndalur punën e tij dhe ka rritur shqetësimet për furnizime të naftës në gjithë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Kompania Colonial Pipeline ka thënë më 12 maj se rinisja e punës nënkupton se do të duhen disa ditë që gjithçka t’i kthehet normales. Kjo kompani ka njoftuar më 8 maj se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, çka ka rezultuar me ndalje të operacioneve. Ky njëherësh është konsideruar... Читать дальше...

Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 mund të shkaktojë efekte të lehta anësore

Evropaelire.org 

Të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer, është thënë në një studim të kryer nga Grupi për Vaksina në Universitetin e Oksfordit. Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar. Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra. “Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që kemi qenë duke pritur”, ka thënë profesori Matthew Snape nga Grupi për Vaksina. Читать дальше...

Fitër Bajrami falet duke respektuar masat kundër COVID-19 

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë të besimit Islam në Kosovë, në mëngjesin e së enjtes ua kanë mësyrë xhamive në mbarë vendin për të falur namazin e Fitër Bajramit, festë kjo të cilin e shënojnë myslimanët në mbarë botën, pas përfundimit të Muajit të Ramazanit. Ceremonia qendrore e faljes së namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe është drejtuar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Ai ka thënë se festa e Fitër Bajramit e përcjellë Muajin e Ramazanit, i cili është muaj i kultivimit... Читать дальше...

Biden mbështet Izraelin, Netanyahu zotohet se do ta luftojë Hamasin

Evropaelire.org 

Hamasi ka nisur qindra raketa në Tel Aviv dhe pjesë të tjera të Izraelit më 13 maj, derisa Izraeli është zotuar se do të nisë sulme ajrore drejt Gazas, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ulje të tensioneve. Presidenti amerikan Joe Biden ka përkrahur Izraelin, në thirrjen e parë telefonike me kryeministrin e këtij shteti Benjamin Netanyahu prej kur ka shpërthyer konflikti, duke dënuar sulmet me raketa dhe duke deklaruar “mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten”... Читать дальше...

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Evropaelire.org 

Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë falur të enjten Fitër Bajramin në xhami, ndonëse duke respektuar distancën fizike, si masë për luftim të koronavirusit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë thirrje nga Xhamia e Madhe në Prishtinë, për kujdes gjatë vizitave për këtë festë, duke thënë se pandemia nuk ka kaluar ende. Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët e devotshëm agjërojnë.

Një vaksinë e re gjermane mund të ndryshojë lojën

Evropaelire.org 

Një kompani e vogël farmaceutike gjermane ka zhvilluar një prototip të ri të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, e cila funksionon në të njëjtën mënyrë si vaksinat shumë efektive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, porse mund të ruhet në temperatura normale të frigoriferit. CureVac pritet t’i publikojë së shpejti të dhënat e testimit të fazës së tretë. (Përgatitën: Valona Tela, Ibrahim Berisha)


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






Парад Победы пройдёт по плану

Праздник труда Московской области отметили в Воскресенске

В Подмосковье стартовал Всероссийский форум по судебной экспертизе

Станислав Каторов: незаконные земляные работы в Видном прекращены, благоустройство – за счет собственника