ru24.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 23.05.2021

BE-ja i kërkon shpjegim Bjellorusisë për ndalimin e gazetarit bjellorus  

Evropaelire.org 

Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga Bjellorusia në lidhje me devijimin e një fluturimi të Ryanair me destinacion në Lituani, por i cili ndaloi në Minsk, ku autoritetet ndaluan një nga pasagjerët, aktivistin e opozitës dhe gazetarin, Raman Pratasevich. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se aeroplani ateroi "me forcë" dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e quajti ngjarjen një "akt të dënueshëm të terrorizmit shtetëror". ... Читать дальше...

Në kërkim të punëtorëve

Evropaelire.org 

Në kohën kur në Kosovë afërsisht një e treta e popullsisë që është e aftë për punë, por nuk ka një vend pune, shumë kompani ankohen se nuk po mund të gjejnë punëtorë. Problemi më i madh mbetet gjetja e punëtorëve sezonalë, sidomos në agrikulturë, si dhe gjetja e punëtorëve të kualifikuar për kryerjen e punëve më specifike. Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovës është rreth 25 për qind. Një biznes që përballet me vështirësi në gjetjen e punëtorëve pa ndonjë kualifikim arsimor, është edhe... Читать дальше...

Ura që bashkon binjakët e ndarë nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Të ndarë nga COVID-19, binjakët 73-vjeçarë suedezë, Ola dhe Pontus Berglund, takohen çdo të shtunë, në një urë që lidh Norvegjinë dhe Suedinë, secili në anën e tij të kufirit. Për shkak të masave aktuale kundër pandemisë, ata s’mund ta vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpi, apo ta kalojnë vijën e hollë kufitare ndërmjet tyre. Por, tek ura, vëllezërit marrin karrige kampistësh, termose dhe sandviçë, dhe kënaqen së bëri muhabet. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Fushatat mediale të qeverisë, rrezik për ndikim në media

Evropaelire.org 

Fushatat që planifikon të nisë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për ndërgjegjësimin e popullatës për vaksinim kundër sëmundjes COVID-19, kanë ngritur dyshimet e shoqatës së gazetarëve, nëse me këtë fushatë do të ndikohet në pavarësinë e mediave. Nga kjo shoqatë, thonë se qeveria po vepron kundër zotimit të saj për heqjen e reklamave. Por, Xhelal Neziri nga Qendra për Gazetari Hulumtuese, thotë se nuk ka asgjë të keqe nga fushatat e tilla, nëse ato janë transparente. Ai thotë e fushata të tilla po bëhen në gjithë botën... Читать дальше...

Dokumentimi i rezistencës paqësore

Evropaelire.org 

Përmes fotografive dhe dokumenteve të ndryshme, është prezantuar periudha e rezistencës paqësore në Kosovë e deri te shtetndërtimi.  Ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999", e autorit Shkumbin Brestovci, po qëndron e hapur në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Në ndërtesën e këtij muzeu, që më herët ishte shtëpi e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, janë paraqitur fotografi të ndryshme, që përshkruajnë ngjarjet që ndodhën në Kosovë nga viti 1989 deri më 1999. Читать дальше...

Hungaria - “portë hyrëse” e Kinës në Evropë

Evropaelire.org 

Një projekt kundërthënës për një universitet kinez ka rikthyer shqetësimet për rritjen e ndikimit të Pekinit në Hungari dhe ka risjellë në qendër të vëmendjes lidhjet e ngushta të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, me Kinën. Muajin e kaluar, Hungaria ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me Universitetin Fudan, për hapjen e një kampusi në Budapest, më 2024. Marrëveshja do ta sjellë universitetin e parë kinez në Bashkimin Evropian, e për të cilin Qeveria hungareze thotë se do t’i rrisë standardet e arsimit në Hungari. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Кто отец Дианы Джокович?






Ювелир Бакатов оценил обручальное кольцо Баскова в стоимость однушки в Москве

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о создании зон свободной торговли между странами ЕЭС

По вине иногороднего водителя в Ульяновской области пострадал человек

Работу Николаева оценили и спустили его вниз на пять позиций в рейтинге губернаторов