ru24.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 24.05.2021

Përpjekja vullnetare për një ambient më të pastër

Evropaelire.org 

Shumë zona turistike në Kosovë kanë një nivel të lartë të ndotjes, që shkaktohet nga mbeturinat që lënë pas vetes vizitorët. Por, së fundmi një grup joformal i njohur si ‘Vullnetarët për Atdhe të Pastër’ është duke organizuar aksione të pastrimit në Kosovë dhe Shqipëri. Rreth 350 vullnetarë pastruan Grykën e Rugovës të dielën, më 23 maj, me shpresën se do të ndikojnë në ndërgjegjësim.

Përmes rritjes së tatimit për të pasurit deri te rimëkëmbja ekonomike

Evropaelire.org 

Akademia e Shkencave të Maqedonisë së Veriut thotë se përmes rritjes së tatimeve, do të mund të krijohej mundësia për rimëkëmbje ekonomike, pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se është momenti më i mirë që të pasurit të paguajnë tatim më të lartë, pasi sipas tij, pandemia ka mundësuar që të pasurit të pasurohen edhe më shumë. “Unë personalisht mendoj se tatimi progresiv në shtetin tonë do të duhej të aplikohej. Читать дальше...

Të moshuarit, në hall me platformën për vaksinim

Evropaelire.org 

Behram Vitia 65 vjeç, me padurim pret që ta marrë vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, por për të problem po paraqet regjistrimi në ueb-faqen eKosova, në të cilën qytetarët duhet të paraqesin të dhënat e tyre personale për vaksinim. Ai tregon se ende nuk e ka përfunduar këtë proces, pasi nuk di ta përdorë teknologjinë. Dhe nëse nuk i ndihmon ndonjë anëtar i familjes apo nuk gjenden alternative tjera për sigurimin e terminit, ai shprehet se do të mbesë pa u vaksinuar. “Unë nuk shkoj ta marr vaksinën... Читать дальше...

Çka është gjenocidi?

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës planifikon ta padisë Serbinë për gjenocid. Kjo fjalë u përdor për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, për të përshkruar mizoritë naziste ndaj hebrenjve.

Pasagjerët në avionin e devijuar nga Bjellorusia tregojnë se çfarë ndodhi

Evropaelire.org 

Pasagjerët që ishin nisur drejt Lituanisë me një avion të kompanisë Ryanair, ku ndodhej një aktivist i kërkuar opozitar bjellorus, tregojnë se çfarë ndodhi gjatë fluturimit, pasi ai u detyrua nga Bjellorusia të zbriste në Minsk. Fluturimi FR4978 u devijua të dielën e 23 majit nga rruga e tij prej Athinës drejt Vilniusit, gjoja për arsye sigurie. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Perëndimi akuzon Bjellorusinë për rrëmbim të aeroplanit

Evropaelire.org 

Liderët e Bashkimit Evropian, të cilët pritet të mbajnë një samit më 24 maj, kanë paralajmëruar për hapa ndëshkues kundër Bjellorusisë, për shkak të devijimit të detyruar dhe uljes së një avioni të kompanisë Ryanair në Minsk, në të cilin gjendej një gazetar i shquar opozitar. Autoritetet bjelloruse kanë aktivizuar një aeroplan ushtarak për të përcjellë aeroplanin civil, i cili ka qenë në rrugë në Vilnius nga Athina më 23 maj, për atë që në fund doli të ketë qenë alarm i rremë për bombë. Kur aeroplani është ulur... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Protestë e nxënësve në Prishtinë kundër ngacmimeve seksuale, qytetarët në Ukrainë kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë për shkak të numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Gara për prodhimin e pilulës për trajtimin e COVID-19

Evropaelire.org 

Në fillim të vitit 2020, teksa një koronavirus i ri vdekjeprurës nisi të përhapej në mbarë botën, kompania farmaceutike Pfizer Inc, themeloi një ekip me shkencëtarë dhe kimistë elitë, për të identifikuar mënyra se si të trajtohej sëmundja COVID-19. Gjiganti farmaceutik nga Shtetet e Bashkuara, që nisi të eksplorojë zhvillimin e një vaksine, gjithashtu dëshironte që të prodhonte një pilulë, e cila do të ndalonte që infeksioni të përhapej, njësojë sikurse përdoret ilaçi Tamiflu për të luftuar gripin e zakonshëm. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина назвала свое преимущество над Швентек






МИД Венгрии назвал бесполезным 14-й пакет санкций ЕС против России

Собянин: «Московская техническая школа» запустила новое направление обучения

"Ъ" цена машино-места в элитных новостройках Москвы выросла до 20 млн рублей

Новый сезон проекта «Уличный артист» стартует в столице