OBSH autorizon vaksinën Sonivac të Kinës
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar një autorizim të posaçëm për përdorimin e vaksinës Sinovac të Kinës. Kjo është vaksina e dytë kundër koronavirusit e Kinës që arrin të marrë autorizimin e OBSH-së. OBSH-ja tha përmes një komunikate më 1 qershor se rreth gjysma e njerëzve që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë siguruar mbrojtje nga simptomat e COVID-19. OBSH tha se në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm disa të moshuar, kështu që nuk mund të vlerësonte se sa efektive ishte vaksina tek njerëzit mbi moshën 60 vjeç. Читать дальше...