ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 02.06.2021

Pezullohen për pak fluturimet ajrore mes Gjermanisë dhe Rusisë

Evropaelire.org 

Fluturimet në mes të Rusisë dhe Gjermanisë janë pezulluar të mërkurën, pasi Moska ka dështuar që të zgjasë në kohë lejet e fluturimit për kompaninë gjermane Lufthansa, duke nxitur kështu përgjigje të njëjtë nga Berlini. “Autoritetet ruse kanë dhënë leje për Lufthansan që të kryejnë fluturime në Rusi, në muajin qershor. Kjo nënkupton që fluturimet e Lufthansas në Moskë dhe Shën Petersburg mund të realizohen sipas planit”, ka thënë të mërkurën vonë një zëdhënëse e kompanisë më 2 qershor. Kompanitë... Читать дальше...

“Oh, nuk e dinim se je rome”

Evropaelire.org 

Sabina Berisha, 22-vjeçare nga Prizreni, thotë se nuk mund të gjejë punë, për shkak se i përket komunitetit rom. “’Oh, nuk e dinim se je rome’”,  kjo është gjëja e parë që ata më thonë sa herë që shkoj në intervista pune”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë. Berisha shton se më pas u shpjegon atyre se ajo studion anglisht dhe se është jashtëzakonisht aktive brenda komunitetit të saj. “Pastaj ata janë të shokuar se si një e re rome mund të jetë kaq aktive dhe unë ju them se edhe ne jemi pjesë e Kosovës”, shton ajo. Читать дальше...

Edhe pak orë për rivalët e Netanyahut që të zyrtarizojnë koalicionin

Evropaelire.org 

Rivalët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu janë duke tentuar që deri në mesnatë të zyrtarizojnë marrëveshjen për krijim të koalicionit, që do ta rrëzonte nga pushteti liderin e tanishëm. Politikani opozitar i qendrës Yair Lapid dhe ultranacionalisti Naftali Bennet janë pajtuar për të krijuar koalicion, mirëpo mediat lokale kanë raportuar më 2 qershor se ata janë duke punuar në disa detjae të vogla. Ata kanë thënë se në koalicion mund të përfshihen edhe parti tjera. Lapid duhet ta informojë presidentin izraelit deri në mesnatë... Читать дальше...

A po shtohen kriteret për liberalizimin e vizave?

Evropaelire.org 

Kosova po largohet edhe më shumë nga procesi i liberalizimit të vizave, pas hezitimit të disa shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës lidhur me këtë çështje, e të cilat po thirren në mungesë të luftës kundër korrupsionit në nivel të lartë, tha për Radion Evropa e Lirë, Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. “Problemi kryesor qëndron në plotësimin e kritereve, që formalisht janë plotësuar. Por, me gjasë shtetet e caktuara kanë... Читать дальше...

PDK e LDK përmendin 31 tetorin si datë potenciale për zgjedhjet lokale

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë të mërkurën - në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje - se "sa më shpejt që mbahen zgjedhjet lokale, aq më mirë është". Ai i ka bërë këto komente pas takimit konsultativ që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për zgjedhjet e reja lokale në Kosovë. Kurti ka përmendur se meqë zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur më 22 tetor të vitit 2017, atëherë muaji tetor do të jetë sërish vit i zgjedhjeve në Kosovë. Pas takimit me Kurtin... Читать дальше...

Xi Jinping dëshiron që Kina të rrisë numrin e shteteve mike

Evropaelire.org 

Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se dëshiron që shteti i tij të “zgjerojë rrethin e miqve”, duke reformuar imazhin e shtetit. Ai ka thënë para zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste se është e rëndësishme që të prezantojë një imazh “të Kinës kredibile, të dashur dhe të respektuar”, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Xinhua. Kjo deklaratë përbën ndryshim në qasjen diplomatike të Kinës, e cila sipas analistëve është bërë tejet antagoniste. Kina është përballur me kritika në fushën e të drejtave të njeriut... Читать дальше...

Riaktualizohet çështja e Asociacionit

Evropaelire.org 

Në prag të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është aktualizuar tema e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, gjë për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë mendon se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë dhe se “është i domosdoshëm integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnike”. Gjatë një adresimi për media të martën... Читать дальше...

Qytetarët, skeptikë për investimet milionëshe në “Kodrën e Diellit”

Evropaelire.org 

Banorët lokalë dhe ekspertët e turizmit po kërkojnë që autoritetet të jenë transparente gjatë realizimit të investimeve në qendrën turistike “Kodra e Diellit”, teksa janë paralajmëruar investime të huaja në këtë qendër, por edhe nuk është hapur procesi i tenderimit. Këto reagime vijnë pas paralajmërimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut se në qendrën në “Kodrën e Diellit” do ta marr me koncesion për 99 vjet një investitor i huaj dhe do të investojë 100 milionë euro, përkatësisht 50 milionë investitori dhe 50 milionë do të investojë qeveria.



Porti i Bejrutit, gati një vit pas katastrofës

Evropaelire.org 

Pamjet nga dronët shfaqin portin e shkatërruar të Bejrutit, gati një vit pasi një shpërthim i madh aty i mori jetën më shumë se 200 personave, dhe la të lënduar qindra të tjerë. Pjesë të mëdha të kryeqytetit libanez po ashtu pësuan dëme serioze nga shpërthimi i 4 gushtit të 2020-ës, i shkaktuar nga një sasi e madhe e nitratit të amonit, ndërsa katastrofa vetëm sa e përkeqësoi dukshëm gjendjen e ekonomisë së vendit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Vuçiq paralajmëron se në Bruksel mund të diskutohet për Asociacionin

Evropaelire.org 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë të mërkurën se reagimi i Beogradit do të jetë "shumë i fuqishëm dhe i ashpër" sa i përket mosrespektimit të marrëveshjeve ligjore të nënshkruara në Bruksel, në lidhje me formimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe në Kosovë. "Është në rregull të jesh i butë dhe të bësh kompromis. Por kur dikush të shtyn drejt një muri, kur sheh se dikush nuk dëshiron kompromis, duhet të tregosh mprehtësi dhe forcë," ka thënë Vuçiq në një konferencë për media, pas... Читать дальше...

Në Stamboll arrestohet maqedonasi Boban Tomovski, krahu i djathtë i Sedat Pekerit

Evropaelire.org 

Në Aeroportin e Stambollit është arrestuar shtetasi maqedonas, Boban Tomovski, që konsiderohet si bashkëpunëtori i mafiozit të njohur turk, Sedat Peker, që ka trazuar Qeverinë turke, me pretendimet për përfshirjen e zyrtarëve të saj në korrupsion. Peker nuk ka ofruar dëshmi për akuzat e tij ndaj qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Mediat turke kanë raportuar se Tomovski ka jetuar si refugjat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa është ndaluar teksa po tentonte të udhëtonte në Egjipt përmes territorit të Turqisë. Читать дальше...

Kosova regjistron 18 persona të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar 18 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,325 mostrave. Përgjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 2 qershor janë shëruar 239 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 1,822. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,447 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Spanja shënon nivelin më të ulët të papunësisë nga viti 1996

Evropaelire.org 

Ministria e Punës në Spanjë ka thënë të mërkurën se shkalla e papunësisë në këtë shtet ka rënë në nivel historik, prej kur ka nisur mbledhja e të dhënave më 1996. Numri i personave të regjistruar si të papunë ka rënë për 129,378 muajin e kaluar, ndërsa në prill për 39,012. Shifra e të papunëve aktualisht arrin në 3.78 milionë. Të dhënat kanë treguar se shifra e personave të papunë ka rënë në të gjitha fushat, përfshirë industrinë e prodhimit, bujqësinë dhe ndërtimin. Edhe shifra e personave të papunë të moshës nën 25 vjeç ka rënë për 9.

Kostoja e të pasurit fëmijë në Kinë

Evropaelire.org 

Çiftet e martuara kineze tash e tutje mund të lindin deri në tre fëmijë, ka njoftuar Kina të hënën, pas ndryshimit të kufizimit të njohur, teksa të dhënat e fundit kanë treguar një rënie dramatike të lindjeve në vendin më të populluar në botë. Kostoja e rritjes së një fëmije në pjesën urbane të Kinës i ka frenuar shumë persona që duan të bëhen prindër, ndërsa shkalla e lindjes në Kinë ka rënë në vetëm 1.3 fëmijë për grua, pavarësisht se Pekini më 2016 e shfuqizoi politikën që ndalonte më shumë se një fëmijë. Читать дальше...

Qytetarët e Bosnjës mund të vaksinohen falas në Serbi

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se prej datës 3 qershor, të gjithë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës do të mund të vaksinohen falas kundër koronavirusit në territorin e Serbisë. “Ata do të mund të vaksinohen plotësisht falas dhe të marrin certifikatën, sikurse qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiq pas takimit me një delegacion të Republikës Sërpska në Beograd. Ai tha se qytetarët e Bosnjës do të mund të vaksinohen në cilindo qytet të Serbisë. Vuçiq tha se ka pritur vaksinim më të madh të qytetarëve të Serbisë... Читать дальше...

Isaac Herzog zgjidhet president i Izraelit

Evropaelire.org 

Politikani veteran, Isaac Herzog, u zgjodh të mërkurën president i Izraelit. Parlamenti prej 120 anëtarësh e zgjodhi Herzogun, 60 vjeç, në një votim anonim. Ai është ish-kryetar i Partisë Laburiste të Izraelit, ndërsa si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses. Ai do të pasojë Reuven Rivlinin, i cili do të mbarojë detyrën muajin e ardhshëm. Herzog thuhet se vjen nga një familje e shquar zioniste. Babai i tij... Читать дальше...

Daçiq: Pozicioni i Rusisë është se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë

Evropaelire.org 

Rusia mbështet fuqishëm qëndrimin se Kosova është “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një vizite zyrtare në Moskë. Në një fjalim drejtuar deputetëve të Dumës ruse, Daçiq tha se për Serbinë është e rëndësishme mbështetja e Rusisë në respektimin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, mbi praninë e forcave ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. “Sot, Rusia është mbrojtësja më e madhe dhe më me ndikim e interesit tonë suprem kombëtar, të cilin ne e mbrojmë në skenën ndërkombëtare... Читать дальше...

"Gruaja, arkitekte e shoqërisë"

Evropaelire.org 

Në Prishtinë, më 2 qershor nisi edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, i cili këtë vit ka temën: “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”. Sipas organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, ky festival ka për qëllim ngritjen e vetëdijes rreth fuqizimit, paragjykimeve, sfidave dhe stereotipave që ekzistojnë nga grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Bjellorusia ndalon shumicën e qytetarëve të udhëtojnë jashtë

Evropaelire.org 

Bjellorusia ndaloi përkohësisht shumicën e qytetarëve që të udhëtojnë jashtë vendit, duke u thirrur në shqetësimet nga pandemia e koronavirusit. Komiteti Shtetëror i Kufirit i Bjellorusisë tha se ndalimi i udhëtimit zbatohet për të gjithë banorët, përveç për nëpunësit civilë bjellorusë që shkojnë në udhëtime zyrtare, personelin e transportit shtetëror dhe banorët me qëndrim të përhershëm në vendet e tjera. Komiteti shtoi se udhëtimi ajror për qytetarët bjellorusë dhe të huajt mbetet i hapur,... Читать дальше...

Новости России
Москва

Архитектурные доминанты округов Москвы


Rriten çmimet, ulen pagat

Evropaelire.org 

Gjatë vitit 2020 në Kosovë, i cili tashmë njihet si viti i pandemisë së koronavirusit, çmimet e konsumit u rritën në vlerën prej 0.2 për qind krahasuar me vitin paraprak. Kështu thuhet në të dhënat që ofron Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ibish Asllani, shef i Divizionit të statistikave të çmimeve në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, thotë për Radion Evropa e lirë, se çmimet e konsumit në periudha të shkurta kohore gjatë vitit 2020... Читать дальше...

Fundoset anija më e madhe e marinës së Iranit

Evropaelire.org 

Anija më e madhe e marinës iraniane u fundos në Gjirin e Omanit, pasi fillimisht u përfshi nga flakët, në rrethana ende të panjohura. Marina tha se 20 marinarë nga një ekuipazh prej 400 vetësh, kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, përpara se të shpëtoheshin të gjithë. Zjarri shpërtheu në dhomën e motorit, tha marina, por nuk dha më shumë detaje. “Zjarrfikësit luftuan 20 orë për të shuar zjarrin”, thuhet në deklaratë. Sipas mediave iraniane, zjarri nisi rreth dy orë pas mesnatës së shkuar. ... Читать дальше...

Bislimi: Problem për liberalizimin e vizave nuk janë shtetet mosnjohëse

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se problem për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën nuk janë pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, por disa shtete që e kanë njohur Kosovën e që, sipas tij, nuk janë të kënaqura me luftën që ka bërë Kosova kundër krimit dhe korrupsionit.  “Problem pak më të madh duket se ka Ministria e Punëve të Brendshme e Francës dhe ministri i Punëve të Brendshme [i Kosovës], Xhelal Sveçla, i ka nisur kontaktet me MPB-në në... Читать дальше...

Së paku 10 civilë vriten në dy sulme në Afganistan

Evropaelire.org 

Së paku dhjetë civilë u vranë në dy shpërthime në pjesën perëndimore të Kabulit, thanë zyrtarët afganë të sigurisë. Katërmbëdhjetë të tjerë u plagosën në disa shpërthime të tjera, që goditën dy minibusë, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Ferdows Faramarz. Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup. Por, edhe talibanët, edhe militantët e grupit Shteti Islamik janë aktivë në Afganistan. Në fillim të muajit maj, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë. Читать дальше...

Pasojat për vëllezërit Kariq nga sanksionet kundër Lukashenkas

Evropaelire.org 

Një kompleks banimi dhe i zyrave komerciale po ndërtohet në vendin ku më parë ka qenë një aeroport në Minsk të Bjellorusisë. Projekti në vlerë 3.5 miliardë dollarë vlerësohet se do të ndryshojë pamjen e kryeqytetit bjellorus. Dhjetëra ndërtesa shumëkatëshe, apartamente dhe vila me 30.000 njësi banimi janë pjesë e projektit që njihet si Minsk World. Kompania Dana Holding, e cila merret me zbatimin e këtij projekti, e përshkruan atë si një "qytet brenda një qyteti". Kompania e vlerëson si një nga... Читать дальше...

Thirrje që vendet e pasura të sigurojnë qasje të barabartë në vaksina

Evropaelire.org 

Krerët e katër institucioneve kryesore ndërkombëtare u bënë thirrje udhëheqësve botërorë që të investojnë miliarda dollarë, për të siguruar edhe qasjen e vendeve në zhvillim në vaksinat kundër koronavirusit. Në një opinion të publikuar në gazetën Washington Post, udhëheqësit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatës Botërore të Tregtisë thanë se qasja jo e barabartë midis vendeve të pasura dhe vendeve në zhvillim, mund të çojë në shfaqjen e më shumë varianteve të koronavirusit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Теннисист Медведев вышел в полуфинал турнира в Майами, обыграв Харри






Ключевые задачи: Ефим Басин об ипотеке, импортозамещении и престиже профессии

Участник клуба «Активное долголетие» из Рошаля сдал нормы ГТО по стрельбе

Кинолога из Новосибирска обвинили в мошенничестве после теракта в "Крокус Сити Холле"

Юные хоккеисты из Балашихи посетили мастер-класс профессиональных спортсменов клуба «Витязь»