ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 03.06.2021

OKB-ja shprehet optimiste se mund ta mposhtë AIDS-in deri më 2030

Evropaelire.org 

Dyzetë vjet prej raportimit të rastit të parë me virusin HIV, që shkakton sëmundjen AIDS, Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë optimiste se ky virus mund të mposhtet deri më 2030. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për AIDS-in ka thënë se të paktën 40 shtete janë në rrugë për të shënuar 90 për qind rënie të vdekjeve të lidhura me këtë sëmundje deri më 2030, duke përfshirë nëntë shtete në lindje dhe jug të Afrikës. Në raportin e fundit, programi i Kombeve të Bashkuara për HIV ka thënë se 37.6 milionë... Читать дальше...

Danimarka do të mund të krijojë qendra azili jashtë Evropës

Evropaelire.org 

Parlamenti i Danimarkës ka miratuar të enjten një ligj që i mundëson shtetit të krijojë qendra të azilit në vendet jashtë Evropës, ka raportuar agjencia e lajmeve Ritzau. Migrantët që aplikojnë për azil në Danimarkë, mund të dërgohen në vendet tjera dhe do të presin nga atje rezultatet e aplikacionit, është thënë në legjislacionin e ri. Dokumenti është miratuar nga Social-Demokratët në pushtet dhe kryeministrja Mette Frederiksen, por ai është mbështetur edhe nga një parti liberale gjatë votimit. Читать дальше...

Varianti indian i koronavirusit po dominon në Britani

Evropaelire.org 

Varianti i koronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi, tani është dominant në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë Zyra e Shëndetit Publik në Angli. Numri i rasteve të konfirmuara nga analizat laboratorike është rritur për 79 për qind javën e kaluar, duke arritur në 12,431. Shkencëtarët besojnë se ky variant, që tashmë njihet si Delta, ka tejkaluar variantin që është identifikuar fillimisht në Britani dhe tani njihet si Alfa. Ata thonë se mund të ketë rrezik të rritjes së numrit të personave... Читать дальше...

Bjellorusia do të zvogëlojë stafin e ambasadës amerikane

Evropaelire.org 

Bjellorusia ka thënë se do të zvogëlojë numrin e lejuar të diplomatëve dhe pjesës tjetër të stafit në Ambasadën amerikane në Minsk dhe do të ashpërsojë procedurat për viza për qytetarët amerikanë, si përgjigje ndaj sanksioneve amerikane të vendosura ndaj këtij shteti, për shkak të shtypjes që i bën opozitës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Anatoly Glaz e ka bërë këtë njoftim më 3 qershor, pa ofruar detaje shtesë. Glaz ka thënë se leja për Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtare, për të punuar në këtë shtet, po ashtu është anuluar. Читать дальше...

Osmani konfirmon se SHBA-ja do të ndajë vaksina për Kosovën

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë një numër të konsiderueshëm të vaksinave kundër koronavirusit për Kosovën. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani, ka thënë se ka kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 mars, që SHBA-ja të mbështesë Kosovën me vaksina. Atëbotë Kosova ka qenë vendi i vetëm në Evropë që ende nuk kishte nisur procesin e imunizimit. “Më 19 prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën... Читать дальше...

Të jetosh me pasojat e përhershme të luftës

Evropaelire.org 

Gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-99, u vranë mbi 1 mijë fëmijë. Shumë prej tyre u vranë dhe u gjymtuan edhe pas mbarimit të luftës, kryesisht nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese. Të premten, më 4 qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit.

Google largon shefin për diversitet pas postimeve anti-semitike

Evropaelire.org 

Gjiganti Google ka larguar nga puna shefin për diversitet Kamau Bobb, për shkak të një postimi më 2007, në të cilin ka thënë se hebrenjtë kanë “oreks të pangopur për luftë dhe vrasje”. Në një postim për konfliktin izraelito-palestinez, Kamau Bobb, po ashtu ka pretenduar se hebrenjtë kanë qenë të pandjeshëm ndaj vuajtjeve. Postimi më vonë është fshirë. Të enjten, një zëdhënës për Google ka thënë për BBC-në se Bobb “nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë të diversitetit”. “Ne dënojmë shkrimet... Читать дальше...

Qeveria maqedonase do të kërkojë ekstradimin e bashkëpunëtorit të Sedat Pekerit

Evropaelire.org 

Qeveria maqedonase do të kërkojë ekstradimin e Boban Tomovskit,  bashkëpunëtorit të Sedat Pekerit, i arrestuar të mërkurën në aeroportin e Stambollit. Detaje të tjera mbi lidhjet dhe qëndrimin e Pekerit në Maqedoninë e Veriut nuk jepen, ndërkohë që opozita maqedonase kërkon përgjegjësi, duke e quajtur qeverinë si hallkë të rrjetit mafioz, të mafiozit turk, Sedat Peker. Askush nuk do të mund ti ikë përgjegjësisë. Kështu Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka komentuar lajmin mbi arrestimin gjatë mërkurës në Stamboll... Читать дальше...



Qeveria serbe thotë se ka në fokus dialogun me Kosovën

Evropaelire.org 

Qeveria e Serbisë e ka në fokus dialogun me Kosovën, por kërkon zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur më parë. Kështu është thënë në një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, pas takimit të kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe Zëvendësndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer. Të dërguarit e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mirosllav Lajçak dhe Matthew Palmer, do të takohen me krerët më të lartë shtetërorë të Serbisë më 3 qershor në Beograd. Читать дальше...

Mbretëresha britanike takon presidentin Biden javën e ardhshme

Evropaelire.org 

Mbretëresha britanike Elizabeta II do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden, javën e ardhshme, ka njoftuar Pallati Buckingham. Takimi në Kështjellën Windsor më 13 qershor do të zhvillohet pas mbarimit të takimeve të Bidenit në kuadër të samitit të liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara (G7). Biden do të bëhet presidenti i 12-të amerikan që takon Mbretëreshën britanike. Elizabaeta II, 95-vjeçare është takuar me presidentin e parë në detyrë sa ka qenë princeshë më 1951... Читать дальше...

Kosova regjistron 12 raste të infektimit me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të enjten 12 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,676 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 qershor janë shëruar 182 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 1,652. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,447 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Serbia synon ligj të ri për rregullimin e kishave ortodokse në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Kulturës e Serbisë, ka pranuar ndryshimet për hartimin e Ligjit për trashëgiminë kulturore, me kërkesën e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), në mënyrë që vëmendje e veçantë t’i kushtohet mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.  Por, mbetet e paqartë se në çfarë mënyre do ta zbatojë Serbia ligjin e ri.  Se Serbia nuk ka pushtet në Kosovë, këtë e ka deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 maj të vitit 2019, gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën. Duke iu drejtuar deputetëve... Читать дальше...

BE ndihmon vendet që synojnë anëtarësimin, por ka kushte

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë arritur të enjten marrëveshje për përdorimin e mjeteve nga buxheti i BE-së për të ndihmuar vendet në procesin e zgjerimit. Bëhet fjalë për programin IPA 3 nga i cili për këto shtete në shtatë vitet e ardhshme do të jenë në dispozicion 14.2 miliardë euro. Këto mjete do të ndahen për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.   Risi në këtë marrëveshje është se përdorimi... Читать дальше...

Ministria nuk tregon kur nisin të vijnë 1.2 milion vaksinat

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nuk ka zbuluar se kur do të fillojë ardhja e vaksinave kundër koronavirusit, blerë nga Pfizeri, kompani kjo me të cilën Qeveria e Kosovës arriti marrëveshje për 1.2 milion doza të vaksinës, të cilat pritet të vijnë në Kosovë deri në fund të këtij viti. Nga Ministria e Shëndetësisë, thanë se ky proces ka hyrë në një dinamikë të re dhe se është duke u rritur intensiteti, duke theksuar se më 15 qershor pritet të fillojë zbatimi i Planit të Veprimit për vaksinimin në masë... Читать дальше...

Vrasësi i Floyd të dënohet me 30 vjet burgim, thotë prokuroria

Evropaelire.org 

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që vrasësi i George Floyd të dënohet me 30 vjet burgim. Ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen. Kohëzgjatja e dënimit pritet të shpallet me 25 qershor. Të mërkurën prokuroria tha se vrasja kishte "tronditur ndërgjegjen e kombit". Por, mbrojtja e përshkroi vrasjen si "një gabim" të bazuar në trajnimin e Derek Chauvin. Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i... Читать дальше...

BE-ja e sheh si vazhdim dhe jo si fillim të ri dialogun 

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i sheh takimet e ardhshme në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si vazhdim i dialogut, e jo si ndonjë fillim i ri i tij. Në pritje të takimit të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, diku nga mesi i muajit qershor, zyrtarët e BE-së kanë thënë se “ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe do të vazhdojë me takimin e ri, në nivelin e lartë që do të zhvilloihet së shpejti”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se i... Читать дальше...

Rregullatori rus planifikon më shumë padi kundër REL-it

Evropaelire.org 

Roskomnadzor, rregullatori i medias në Rusi e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (REL) se po planifikon të hartojë një seri tjetër prej 130 protokollesh kundër saj me pretendimin se ka bërë shkelje të ligjit për "agjent të huaj", në bazë të së cilit kërkohet etiketimi i përmbajtjes. Vlera e këtyre protokolleve për shkelje të ligjit arrin në rreth 980,000 dollarë. Akuzat do të përpilohen dhe shpallen midis 15 qershorit dhe 6 korrikut dhe do t’i dërgohen për vendim gjykatës. Deri më tani REL-i... Читать дальше...

Alarm nga fundosja e anijes me kimikale

Evropaelire.org 

Një anije e djegur transportuese afër brigjeve të Sri Lankës po fundoset, teksa brenda rezervuarëve të saj ende ndodhen qindra tonë naftë, sipas marinës. Anija “MV X-Press Pearl” po bartte qindra tonë kimikale dhe plastikë, kur një shpërthim u raportua në bordin e saj. Hetimet tashmë kanë nisur, teksa autoritetet dyshojnë se ekuipazhi i anijes ishte në dijeni për një rrjedhje të acidit nitrik, para se të shpërthente zjarri. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

FBI akuzon hakerët e lidhur me Rusinë për sulmin kibernetik

Evropaelire.org 

Një grup kriminal i hakerëve rusë qëndron prapa sulmit kibernetik që ka shënjestruar kompaninë më të madhe në botë për përpunimin e mishit JBS, tha Byroja Federale e Hetimeve (FBI). FBI tha se është duke u angazhuar që ta sjellë para drejtësisë grupin e hakerëve REVil. REVil që njihet gjithashtu edhe si Sodinokibi është një nga grupet më kriminale dhe fitimprurëse kibernetike në botë. Rrjetet kompjuterike të kompanisë JBS u pirateruan, duke bërë që disa operacione në Australi, Kanada dhe SHBA të mbyllen përkohësisht. Читать дальше...

Bisedimet me Iranin kanë hyrë në fazë të ndjeshme, thonë diplomatët

Evropaelire.org 

Bisedimet me Iranin për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 po hyjnë në një fazë të ndjeshme, thanë diplomatët evropianë, pas një raundi bisedimesh që u mbajt në Vjenë. “Përpara kemi vendimet e vështira, pasi kemi bërë një lloj përparimi për një marrëveshje të ardhshme”, tha grupi i diplomatëve nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. “Koha për një vendim po afron”, thanë ata. Në bisedimet Vjenës në mënyrë indirekte po marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara pasi një delegacion amerikan... Читать дальше...

SHBA-ja do të ndajë 80 milionë doza të vaksinës për vendet tjera

Evropaelire.org 

Shumë shpejt presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të shpallë detaje të një plani për dërgesën e 80 milionë dozave të vaksinës në vendet tjera, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.   Duke folur nga Ambasada Amerikane në San Jose të Kosta Rikës, Blinken tha se plani do të jetë në bashkërendim me programin COVAX- një projekt global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. "Ne do të angazhohemi shumë për rritjen e kapacitetit prodhues në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën", tha ai. Читать дальше...

Opozita në Izrael pajtohet për formimin e qeverisë së unitetit

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Izrael kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Yair Lapid, udhëheqësi i partisë së qendrës, Yesh Atid, njoftoi se ka arritur të formojë koalicionin qeverisës me tetë parti tjera. Formimi i qeverisë së re në këtë përbërje i jep fund udhëheqjes 12 vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Rreth 30 minuta para se të kalojë afati në mesnatë Yair Lapid, e njoftoi presidentin Reuven Rivlin, se ka arritur të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re. Sipas... Читать дальше...

A po i vjen fundi dashurisë mes Evropës Lindore dhe Kinës?

Evropaelire.org 

Nga një marrëdhënie e ngrirë për investime me Bashkimin Evropian e deri te tërheqja e Lituanisë nga formati i Kinës për përfshirje në Evropën Qendrore dhe Lindore, Pekini e ka gjetur veten në situatë jo të mirë në javët e fundit. Marrëveshja ambicioze e Kinës për tregti dhe investime në Bashkimin Evropian është në teren të rrëshqitshëm dhe situata nuk pritet të ndryshojë shpejt. Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë më 20 maj, që ndalon zbatimin e marrëveshjes derisa Kina të heqë sanksionet... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Виктория Азаренко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Майами






В Москве начали работать камеры для фиксации нарушений при езде на самокатах

Ростовские шахбоксеры отличились на первенстве страны в Санкт-Петербурге

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о создании лиги фондов для продвижения исследований в области науки  

Больница в Домодедове заключила соглашение о сотрудничестве с медицинским университетом в Саратове