ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 05.06.2021

Në Burkina Faso vriten afër 100 civilë

Evropaelire.org 

Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qytet në veri të Burkina Faso. Ky është sulmi më i përgjakshëm, që prej se ky shtet i Afrikës Perëndimore ishte kontrolluar nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin militant, Shteti Islamik rreth pesë vjet më parë. Ngjarja ndodhi gjatë natës së 4 qershorit dhe mëngjesit të 5 qershorit në qytetin Solhan, që gjendet në afërsi të kufirit me Nigerin. Militantët po ashtu kanë djegur shtëpi, tha qeveria përmes një njoftimi për media. Presidenti i Burkina Fasos... Читать дальше...

BDI-ja e Ali Ahmetit i kthehet agjendës së gjelbërimit  

Evropaelire.org 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se “gjelbërimi do të bëhet shtylla kryesore e programit të saj partiak”. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të shtunën, tha para mediave se partia e tij, që është në pushtet në 19 vjetët e fundit, “pasi ka arritur të realizojë të drejtat kombëtare, ka anëtarësuar vendin në NATO, ka hapur shumë shkolla e universitete, tani ka vendosur që të fokusohet në agjendën e gjelbër evropiane për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”... Читать дальше...

Kalifornia përgatitet për zjarret më të egra

Evropaelire.org 

Zjarrfikësit në Kaliforni po bëhen gati për një “sezon shumë të ngarkuar zjarresh”, teksa thatësia në disa zona të shtetit perëndimor amerikan vetëm po i bën gjërat më brengosëse për zyrtarët dhe banorët. Skuadrat zjarrfikëse po presin drunj në pyje dhe po i largojnë nga atje, për të zvogëluar rrezikun e zjarreve të egra, pasi flakë të mëdha shkrumbuan zonën më 2018 dhe më 2020. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Policia e Kosovës arreston 20 persona të dyshuar për kontrabandë me emigrantë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njofton se gjatë një aksioni të zhvilluar në orët e para të 5 qershorit, ka arrestuar 20 persona, të dyshuar për veprën penale “kontrabandë me emigrantë”. Departamenti i Policisë kufitare tha se pas hetimeve disamujore, operacioni i koduar “Emigranti” u zhvillua në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në atë të Prizrenit. “Gjatë kontrollit janë arrestuar 20 të dyshuar, ku prej tyre 14 shtetas të Kosovës, ndërsa gjashtë me shtetësi nga vendet e lindjes (Iraku, Siria dhe Palestina)... Читать дальше...

Kosova regjistron 20 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të shtunën se janë regjistruar 20 raste me koronavirus. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19. Rastet e reja dalin pas testimit të 2.066 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë shëruar edhe 197 pacientë, ndërsa, numri i rasteve aktive është 1.334. Ndërkaq, që prej fundit të marsit, kur nisi fushata e imunizimit kundër koronavirusit... Читать дальше...

Kosova shpreson të përfaqësohet me 12 sportistë në Lojërat Olimpike në Tokio  

Evropaelire.org 

Kosova shpreson që të përfaqësohet nga 12 sportistë në Lojërat Olimpike Verore që zhvillohen në Tokio të Japonisë nga 23 korriku deri më 8 gusht. Pak ditë para nisjes për në Tokio, Radio Evropa e Lirë ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin. Krasniqi konfirmoi se deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e dhjetë sportistëve nga Kosova duke përfshirë pesë xhudistë, një mundës, dy notarë, një nga atletika dhe një nga sporti i shigjetarisë. Lojërat Olimpike Verore në Tokio... Читать дальше...

Ministrat e G7-ës arrijnë marrëveshje “historike” për taksën ndaj korporatave

Evropaelire.org 

Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale. Ministrat e Financave, që u takuan në Lodër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, prej një niveli minimal prej 15 për qind. Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook mund të jenë në mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë. Ky vendim mund të bëjë që qeveritë të pranojnë miliarda dollarë si taksë nga këto kompani dhe me këto të holla... Читать дальше...

Pandemia nxori në sipërfaqe dobësitë në arsim

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, e ka vlerësuar si të suksesshëm, procesin mësimor të zhvilluar në kushte pandemie. Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut përfundon më 10 qershor. Por, që nga 13 marsi i vitit 2020, për shkak të pandemisë COVID-19, shkollat u mbyllën dhe mësimi nisi që të zhvillohej në formë online. Ministria e Arsimit ka thënë se gjatë këtij viti shkollor ka pasur probleme të vogla apo mungesë të kushteve për një numër të vogël të nxënësve.  “Përveç që mësimi është zhvilluar sipas parashikimeve tona... Читать дальше...

Nis shembja e një kishe në Republika Srpska

Evropaelire.org 

Më 5 qershor, nisi shembja e një Kishe Ortodokse që ishte ndërtuar ilegalisht në pronën e një gruaje myslimane të Bosnjës. Kisha ishte ndërtuar në fshatin Konjeviq Polje në pjesën e kontrolluar nga entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë. Në tetor të vitit 2019, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, urdhëroi shembjen e Kishës, që ishte ndërtuar ilegalisht në pronën e Fata Orloviqit. Kjo e fundit, ishte detyruar që të largohej nga shtëpia e saj gjatë luftës më 1992-1995. Më 1993 serbët kishin... Читать дальше...

Talibanët vrasin të paktën tetë policë afganë

Evropaelire.org 

Militantët talibanë kanë nisur një sulm kundër forcave të sigurisë afgane në provincën Baghlan, duke vrarë të paktën tetë persona, thanë zyrtarët e sigurisë. Dy shefa të policisë dhe gjashtë oficerë janë vrarë në sulmin në qarkun Jugla, tha një zyrtar, që foli në kushte anonimiteti. Sulmi, që nisi pak pas mesnatës vazhdoi edhe në mëngjesin e 5 qershorit, tha ky zyrtar. Rritja e dhunës dhe ngecja e bisedimeve të paqes mes talibanëve dhe qeverisë në Kabul, që mbështetet nga Perëndimi, ka rritur shqetësimet mbi të ardhmen e Afganistanit... Читать дальше...

Turqia njofton se ka zbuluar sasi të mëdha të gazit natyral në Detin e Zi

Evropaelire.org 

Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyral në jug të Detit të Zi, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Me 135 miliardë metër kubikë të zbuluar, vlera totale e gazit natyral të zbuluar në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kubikë, ndërkaq Erdogan tha se ka gjasa që në këtë rajon të zbulohet edhe më shumë gaz. “Anija jonë ka bërë një zbulim prej 135 miliardë metër kubikë të gazit natyral në pusin Amasra-1 në fushën e gazit Sakarya”, tha Erdogan gjatë një ngjarjeje në provincën Zonguldak. Читать дальше...

Në pritje të diasporës për ringjallje ekonomike

Evropaelire.org 

Besa Ismaili nga Fusha Kosova, është në pritje të stabilizimit të situatës pas pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, në mënyrë që të blejë një veturë më të re për familjen e saj. Besa, veturën thotë se do ta blejë më paratë e kursyera gjatë kohës se pandemisë. “Situata ka qenë e paqartë, ne si familje shumë pak kemi dalë për shëtitje, kemi kursyer në maksimum, pasi nuk kishim informata se çfarë mund të ndodhë. Vitin e kaluar, kam pasur plan të shkoj për vizitë te vëllai, që jeton dhe punon në Gjermani. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Прямая трансляция первого матча Елены Рыбакиной на турнире в Штутгарте






Как правильно заказывать суши: советы и лайфхаки

Американский баскетболист Найт назвал россиян прекрасными людьми

Пасхальное меню в ресторане BUONO

"Старт–1М"