ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 06.06.2021

Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime

Evropaelire.org 

Katër persona kanë vdekur dhe një është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u përfshin dy automjete civile të udhëtarëve. Personi i lënduar, sipas njoftimit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor. “Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet e policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Përmes digjitalizimit synohet të rritet efikasiteti i gjyqësorit  

Evropaelire.org 

Deri në fund të vitit 2021, Maqedonia e Veriut planifikon që t’i digjitalizojë të gjitha shërbimet e gjykatave. Kryetari i Komisionit për digjitalizimin e sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, Llazar Ninev, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se digjitalizimi i plotë i lëndëve gjyqësore, dorëzimi dhe ndërveprimi mes gjykata, do të rritë në masë të theksuar efikasitetin e gjykata për dy arsye, ku fillimisht do të shpejtohet procesi gjyqësor dhe arsyeja e dytë është se do të zvogëlohet nevoja për prani fizike në gjykata. Читать дальше...

India do të lehtësojë kufizimet pas rënies së rasteve me COVID-19

Evropaelire.org 

Të dielën, India ka raportuar 114.460 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e ulët e infektimeve ditore në dy muaj. Ndërkaq, numri i viktimave u rrit për 2.677, teksa pjesë të ndryshme të Indisë po përgatiten që të lehtësojnë masat kufizuese të lëvizjes. India, që është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara me numrin më të lartë të infektimeve, në total ka regjistruar 28.8 milionë raste me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë indiane të Shëndetësisë, numri i viktimave... Читать дальше...

Shantazhi me çnjohje para vazhdimit të dialogut

Evropaelire.org 

Nuk ka sinjale që Serbia e ka ndalur fushatën për të siguruar çnjohjet nga vendet që tashmë e kanë njohur Kosovën, thonë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë së Kosovës.  Këto deklarata të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës vijnë pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pretendon se ekzistojnë shtete, që janë të gatshme që të tërheqin njohjet e Kosovës. Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thekson se deklaratat... Читать дальше...

Kosovë: Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Të dielën, Kosova regjistroi një viktimë dhe 11 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Rastet e reja dolën pas testimit të 2.074 mostrave.  Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 146 pacientë, që çon në 104.054 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga sëmundja COVID-19. Raste aktive me koronavirus vazhdojnë të jenë 1.198. Autoritetet shëndetësore po ashtu bëjnë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit, kundër koronavirusit janë vaksinuar 1.647 persona. Читать дальше...

Lindja e fëmijëve në Afganistan është e rrezikshme

Evropaelire.org 

Gratë shtatzëna në Afganistan përballen me rreziqe të larta të komplikimeve ose vdekjes gjatë lindjes. Rreziqe ka edhe për foshnjat e tyre, për shkak të varfërisë dhe qasjes së kufizuar në kujdes shëndetësor. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)

Dhjetëra të vrarë nga përleshjet mes forcave afgane dhe talibanëve

Evropaelire.org 

Të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të talibanëve në qarkun Qaisar, në provincën Faryab, thanë zyrtarët lokalë. Militantët “po ashtu kanë marrë peng 37 pjesëtarë të forcave të sigurisë”, tha Nader Saeedi, anëtarë i këshillit provincial. Disa zyrtarë kanë thënë se numri i të vrarëve është rreth 30, duke shtuar se komandanti i policisë së qarkut është në mesin e viktimave. Militantët kanë sulmuar gjatë natës selinë kryesore të policisë në Qaisar... Читать дальше...

Zaev: BDI-ja e mbylli agjendën etnike

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të dielën ka shprehur “kënaqësinë që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbylli agjendën etnike dhe tani është përqendruar te qytetari, me agjendën e saj të gjelbër”. Të shtunën BDI-ja, parti kjo që ka trashëguar ish-Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, njoftoi se agjenda e gjelbër do të jetë shtylla kryesore e programit të saj partiak. “Mjaft më me fjalët shqiptarë, maqedonas, serbë, turq, vlleh. Ne kemi qytetarë në vend. Unë dua ta mirëpres atë sepse është një hap përpara... Читать дальше...



Ministri britanik: Varianti indian i COVID-19, 40 për qind më i transmetueshëm

Evropaelire.org 

Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht u identifikua në Britani, tha të dielën ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar. Por, ministri Matt Hancock tha se njerëzit që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit. “Kjo shifër, prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që kam marrë”, tha ai për Sky News. Читать дальше...

Humolli: Nëse nuk respektohen masat mund të ketë rritje të rasteve  

Evropaelire.org 

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se situata aktuale me pandeminë në Kosovë është e njëjtë edhe me shtetet e rajonit dhe më gjerë. Ajo thotë se tani është një fazë e qetësisë, që është e favorshme dhe shpresëdhënëse. Megjithatë, Humolli thotë se ekziston rreziku i rritjes së rasteve, nëse nuk respektohen masat.  Radio Evropa e Lirë: Zonja Humolli, në Kosovë ditëve të fundit është... Читать дальше...

Iraku rrëzon dy dronë mbi bazën ku janë të vendosura trupat e SHBA-së

Evropaelire.org 

Ushtria e Irakut tha se ka rrëzuar dy dronë, të cilët po fluturonin mbi një bazë ajrore, ku janë të vendosura forcat amerikane. Ky rast ndodhi vetëm një muaj, pasi e njëjta bazë ishte cak i një sulmi nga një dron. Sistemi i mbrojtjes së ushtrisë amerikane, C-RAM u aktivizua dhe qëlloi dronët, që po fluturonin më 6 qershor, mbi bazën Ain al-Assad rreth orës 12:30 sipas kohës lokale, tha ushtria irakiane. Më 8 maj, ndodhi një sulm me dron mbi këtë bazë ajrore, që gjendet në provincën Anbar. Por, nga ky sulm nuk kishte të plagosur. Читать дальше...

Para takimit me Putinin, Biden zotohet për forcimin e raporteve me vendet demokratike

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk ka asnjë dyshim për vendosmërinë e SHBA-së për të mbrojtur vlerat demokratike, kur ai të mbajë samit javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin. Para samitit të 16 qershorit, Biden ka shkruar një opinion, ku ka theksuar se takimi me Putinin do të mbahet disa ditë pas diskutimeve me partnerët dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara “të cilët e shohin botën në të njëjtën mënyrë siç e sheh SHBA-ja”. Në këtë opinion, që u publikua në Washington Post... Читать дальше...

Presidenti i PE-së mbështet anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në BE

Evropaelire.org 

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duke thënë se zgjerimi i bllokut do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin. “Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha edhe për rajonin dhe Evropën, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në kontinent”, ka tënë Sassoli, raportoi gazeta gjermane, Funke Mediengruppe. Por, sa shpejt mund të ndodhë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE... Читать дальше...

Bllokada ndaj Sali Berishës, paralajmërim për të përfshirët në korrupsion 

Evropaelire.org 

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, tash e sa vjet është pjesë e listës së personave që u ndalohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara. Lladrovci ka thënë se kjo gjë nuk e ka penalizuar gjatë punës dhe karrierës së tij, mirëpo ka shtuar se nuk ndihet mirë pse është në atë listë. “Vendimi i administratës amerikane, personalisht nuk më ka penalizuar aspak, sepse unë kam raporte jashtëzakonisht të mira me Shtetet e Bashkuara. Natyrisht që nuk ndihem mirë që të jem në atë listë”, ka thënë Lladrovci për Radion Evropa e Lirë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Бадоса из-за травмы снялась с матча против Соболенко и заплакала у сетки






Большой успех оперы-олонхо «Ньургун Боотур» в Казахстане

Единственная в России клоунесса рассказала о тайных обществах и запретах в цирке

Московские парки возобновили работу 20 апреля

В ФМБА назвали регионы России с наибольшим количеством почётных доноров