ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 11.06.2021

Adoleshentja që incizoi vrasjen e Floydit fiton Pulitzerin

Evropaelire.org 

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është shpërblyer me Çmimin Pulitzer. Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara. Frazier është cituar për “incizim të guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”... Читать дальше...

SHBA do të hetojë vendimet e Trumpit për konfiskim të komunikimeve të demokratëve

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë përpjekjet e vetë Departamentit për të konfiskuar disa komunikime të demokratëve në Kongres, gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit Donald Trump. Ky hap, i bërë i ditur më 11 qeshor nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, ka ardhur pas raportimeve se zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë kanë konfiskuar të dhëna më 2018 nga dy ligjvënës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe të një pjese të stafit dhe familjeve të tyre. Ky sigurim i të dhënave... Читать дальше...

Guvernatori i Teksasit zotohet se do ta ndërtojë murin me Meksikën

Evropaelire.org 

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, është zotuar se do të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, teksa rritet numri i migrimeve të paligjshme. Republikani Abbott ka thënë se ka ndarë 1 miliard dollarë nga fondet shtetërore për të rritur sigurinë në kufi. “Ndonëse sigurimi i kufirit është përgjegjësi e Qeverisë federale, Teksasi nuk do të rri ulur teksa kriza rritet”, ka thënë Abbott. Një nga vendimet e para të presidentit amerikan Joe Biden, sapo ka marrë detyrën, ka qenë dhënia fund e ndërtimit të murit. Читать дальше...

OKB: 33 mijë fëmijë të rajonit Tigray rrezikojnë të vdesin nga uria

Evropaelire.org 

Rreth 33,000 fëmijë tejet të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë të vdekjes, ka thënë Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF). Ky rajon është shkatërruar nga luftimet në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve, dhe prej kur kanë nisur luftimet në nëntor të vitit 2020, janë shpërnguluar 1.7 milion persona. Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara, i publikuar të enjten, ka gjetur se 353,000 persona në këtë rajon janë duke jetuar në “krizë të madhe”. Читать дальше...

Ndihma që Kosova ia kërkoi Facebook-ut  

Evropaelire.org 

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacione nga kompania Facebook për llogari të qytetarëve të Kosovës, kryesisht në kuadër të hetimeve për vepra penale. Nga janari i vitit 2013 e deri në muajin maj 2021, Kosova ka kërkuar plot 228 herë ndihmë nga Facebook-u. Njëzet kërkesa për qasje në informacione të llogarive, janë dërguar vetëm në pjesën e parë të këtij viti, kurse 48 janë dërguar më 2020. Facebook-u ka raportuar se afër 50 për qind e kërkesave janë refuzuar. Kompania shpjegon se në shumicën e rasteve... Читать дальше...

Në Moskë nuk po bie numri i të infektuarve me koronavirus

Evropaelire.org 

Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka shprehur shqetësim për shpërthim të koronavirusit, duke thënë se situata është duke u bërë më e rëndë në këtë qytet, teksa autoritetet kanë regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve prej muajit janar. “Ne kemi pritur që piku i pandemisë në pranverë do të binte në periudhën prill-maj sikurse vitin e kaluar”, ka thënë Sobyanin në një transmetim televiziv, transmeton agjencia e lajmeve AFP. “Mirëpo tani po e shohim se rënia eventuale është bartur në qershor-korrik”. Читать дальше...

Biden pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden do të mirëpresë kancelaren gjermane Angela Merkel më 15 korrik, me qëllim të “thellimit të lidhjeve bilaterale”. Zëdhënësja e Bidenit, Jen Psaki ka bërë të ditur takimin, teksa të dy liderët veçse janë takuar më 11 qershor, në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7). Pyetjet rreth bashkëpunimit transatlantik në çështjet e lidhura me Rusinë, Iranin dhe Kinën janë pjesë e agjendës së samitit në G7, përveç aspekteve tjera. Читать дальше...

Për 13 vjet, 14 shefa të Telekomit

Evropaelire.org 

Telekomi i Kosovës brenda 13 vjetësh ka ndërruar 14 kryeshefa ekzekutivë. Ndërrimi i shpeshtë i tyre thuhet se i ka pamundësuar kësaj kompanie të zhvillohet dhe të tejkalojë problemet financiare që ka tash e disa vite. Disa nga punët e këtyre udhëheqësve kanë qenë zhvillimi strategjik i kompanisë, zbatimi i planeve për përmirësimin e performancës financiare si dhe arritja e rezultatit pozitiv financiar. Gjatë kësaj javë është dorëhequr nga pozita e kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina. Читать дальше...



Kosova regjistron 10 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten 10 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,977 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 11 qershor janë shëruar 116 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 627. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,544 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Bizneset ndiejnë mungesën e remitencave

Evropaelire.org 

Bizneset në Maqedoninë e Veriut, veçmas ato të sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë, gjatë pandemisë, e kanë ndierë mungesën e parave që diaspora sillte në vend gjatë pushimeve të verës. “Mungesa e remitencave (dërgesave të diasporës) është ndierë sidomos te bizneset që merren me organizimin e ngjarjeve familjare. Mungesa e parave nga mërgimtarët ka lënë pasoja sepse te ne, shumë biznese janë të orientuara nga remitencat”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Hajrulla Asani, që drejton një kompleks në “Kodrën e Diellit” në Tetovë. Читать дальше...

Gati 30,000 raste të reja me variantin indian të koronavirusit në Britani

Evropaelire.org 

Gati 30,000 raste të reja me variantin indian të koronavirusit janë konfirmuar në Mbretëri të Bashkuar javën e kaluar, transmeton dpa. Agjencia për Shëndet Publik në Angli, ka thënë të premten se 42,323 raste me variantin Delta, që fillimisht është identifikuar në Mbretëri të Bashkuar, janë konfirmuar në këtë shtet, për dallim nga 29,982 sa kanë qenë javën e paraprake. Numri i rasteve të infektimit me këtë virus është raportuar të jetë i lartë në të gjitha rajonet e shtetit. Agjencia për Shëndet... Читать дальше...

Hungaria synon të ndalojë përmbajtjen LGBT për të miturit

Evropaelire.org 

Partia në pushtet e Hungarisë Fidesz paraqiti një legjislacion, që do të ndalonte përmbajtjen që e sheh si promovim të homoseksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë, për të miturit. Legjislacioni do të ndalonte literaturën e komunitetit LGBT për nën 18-vjeçarët, përfshirë materialin arsimor dhe reklamat që konsiderohet se promovojnë të drejtat e homoseksualëve. Partia Fidesz dhe aleatët e saj kanë shumicën në Parlament - gjë që siguron edhe kalimin e legjislacionit.  Disa grupe të të drejtave të njeriut e dënuan atë... Читать дальше...

Nis muaji i futbollit në Evropë

Evropaelire.org 

Italia do të ballafaqohet me Turqinë në Romë, të premten e 11 qershorit, teksa Euro 2020 do të nisë më në fund, me një vit vonesë, ndërsa koronavirusi po vazhdon të hedhë një hije mbi Kampionatin Evropian të futbollit. I shtyrë për 12 muaj për shkak të pandemisë, turneu – që u fitua për herë të fundit nga Portugalia – do të luhet për herë të parë nëpër shtete të ndryshme të kontinentit, teksa nikoqire të ndeshjeve do të jenë 11 qytete. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Ministrja serbe: Kosova mbetet në preambulën e Kushtetutës

Evropaelire.org 

Kosova mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, edhe pas ndryshimeve kushtetuese, tha të premten ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviq. Preambula e Kushtetutës aktuale të Serbisë - e miratuar në vitin 2006 - e përcakton Kosovën si "pjesë integrale të Serbisë". Më 7 qershor, Kuvendi i Serbisë ka miratuar propozimin e Qeverisë për ndryshimin e pjesës për drejtësinë në Kushtetutë. Serbisë i është rekomanduar harmonizimi i legjislacionit të brendshëm me atë evropian, në rrugën e saj të integrimit në BE. Читать дальше...

Opozita i kërkon Kurtit platformë për dialog

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar marrëveshjet e arritura në proceset e kaluara të dialogut me Serbinë. Kryeministri Kurti përmendi një nga një marrëveshjet që u arritën në Bruksel nga qeveritë e kaluara, duke thënë se shumica prej tyre nuk kanë gjetur zbatim dhe se kanë qenë të dëmshme për Kosovën. Përkundër insistimit të partive opozitare, Kurti nuk pranoi të fliste shumë për takimin e 15 qershorit, kur në Bruksel pritet të takohet me presidentin e Serbisë... Читать дальше...

BE-ja lehtëson kufizimet për pushimet verore

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten që të lehtësojnë kufizimet për udhëtime gjatë verës, ku do të lejohen turistët e vaksinuar plotësisht që të mos u nënshtrohen testeve për koronavirus apo karantinave në rajonin e BE-së. Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian kanë miratuar një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian, ku thuhet se njerëzit që janë të vaksinuar plotësisht, mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e BE-së, 14 ditë pasi janë imunizuar kundër sëmundjes COVID-19. Читать дальше...

Gati për pushime

Evropaelire.org 

Pas më shumë se një viti izolim dhe me rritjen e numrit të njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit, shumë vende në Evropë dhe më gjerë janë gati të mirëpresin turistët dhe vizitorët. Por, sa të sigurta do të jenë pushimet verore këtë vit?

Shefi i Mossadit lë të kuptohet se Izraeli qëndron prapa sulmeve në Iran

Evropaelire.org 

Shefi në largim i shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossad, ka lënë të kuptohet për përfshirjen e mundshme të Izraelit në sulmet e fundit në ndërtesat bërthamore të Iranit dhe ndaj një shkencëtari iranian edhe pse nuk e tha decidivisht se Izraeli mbante përgjegjësi për këto veprime. Deklarata e Yossi Cohen për televizionin izraelit Channel 12, përfshihet një deklaratë që sugjeronte se edhe shkencëtarët e tjerë iranianë që punojnë në aktivitetet bërthamore të Iranit mund të jenë cak i atentateve. Читать дальше...

Shqiptarët duan Kushtetutë të qytetarëve, jo të “popullit serb”

Evropaelire.org 

Pas thirrjes së zyrtarëve të Serbisë që përfaqësuesit e shqiptarëve të marrin pjesë në ndryshimin e Kushtetutës - pjesës për drejtësinë - shefi i grupit parlamentar SDA Sanxhak - Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se ai do të merrte pjesë në propozimet për të ndryshuar këtë pjesë të aktit më të lartë juridik, porse nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme. “Nëse procedura e ndryshimit të Kushtetutës tashmë ka filluar, do të ishte më mirë të ndryshohej e gjithë Kushtetuta... Читать дальше...

Новости России
Москва

Предложения АИРР поддержала комиссия Госсовета


Ushtrimet rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike, tregon studimi

Evropaelire.org 

Ushtrimet e rregullta dhe të mundimshme rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike te njerëzit që janë gjenetikisht të cenueshëm. Shkencëtarët në Universitetin Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar thonë se askush nuk duhet t’i ndalojë ushtrimet si rezultat i studimit të tyre, por shfaqin shpresën se këto gjetje mund të çojnë në mënyra të ekzaminimit të njerëzve, që mund të jenë në rrezik më të lartë. Sipas studimit, rreth një në 300 njerëz në përgjithësi zhvillon sëmundje të neuroneve motorike. Читать дальше...

Në Mbretërinë e Bashkuar nis samiti G7

Evropaelire.org 

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i grupit të vendeve më të industrializuara, i njohur si G7. Samiti është i pari që mbahet ballë për ballë prejse ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, pranverën e vitit të kaluar. Është paralajmëruar se liderët e grupit do të zotohen për shpërndarjen e një miliard vaksinave kundër koronavirusit. Përveç pandemisë, në agjendë do të jenë edhe ndryshimet klimatike dhe tregtia. Samiti do të zgjasë deri të dielën, më 13 qershor. Ai mbledh së bashku udhëheqësit e SHBA-së... Читать дальше...

Së paku 23 të vdekur në një aksident rrugor në Pakistan

Evropaelire.org 

Së paku 23 vetë humbën jetën kur një autobus që transportonte disa pelegrinë u përmbys në një autostradë në provincën Baluçistan të Pakistanit. Një zyrtar i policisë lokale në qarkun Khuzdar tha se ekipet e shpëtimit i kanë dërguar rreth 30 të plagosur në një spital pranë. Sipas mediave lokale, disa prej tyre janë në gjendje kritike. Autoritetet thanë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit nga shpejtësia. Autobusi po kthehej në qytetin Dadu të provincës Sind, pas vizitës në një tempull të shenjtë. Читать дальше...

AI: Kina po kryen krime kundër njerëzimit në Ksinjiang

Evropaelire.org 

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se Kina është duke kryer “krime kundër njerëzimit” në Ksinjinag - rajonin ku jetojnë ujgurët dhe pakicat tjera myslimane. Në raportin e ri të publikuar, Amnesty kërkoi hetime nga Kombet e Bashkuara. Grupi tha se ujgurët, kazakët dhe myslimanët tjerë në Kinë janë subjekt i arrestimeve masive, mbikëqyrjes dhe torturës. “Kjo duhet të tronditë ndërgjegjen e njerëzimit, pasi një numër masiv i njerëzve i është nënshtruar shpëlarjes së trurit... Читать дальше...

Çfarë ndryshimi mund të sjellin 500 milionë doza?

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, në kohën kur vendet e varfra po luftojnë për imunizimin e qytetarëve të tyre. Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e vendeve më të industrializuara, G7, tha se ky është donacioni “më i madh i vaksinave”, i bërë nga një vend i vetëm. “Derisa ekonomia amerikane po rimëkëmbet, është në interesin tonë që edhe ekonomia globale të fillojë rimëkëmbjen. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Кудерметова и Хао-Чин вышли в финал турнира WTA в Штутгарте в парном разряде






Ляэнеметс: «Пока не будут найдены новые решения, Пюхтицкий монастырь будет продолжать свою обычную деятельность»

Сёмин: ЦСКА понёс ощутимые потери перед матчем со «Спартаком»

Инспектор – друг человека? Какими были гаишники в СССР (воспоминания очевидца)

Томский бизнес-омбудсмен: Центр медиации поможет решать деловые споры