ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 12.06.2021

Futbollisti Eriksen sëmuret në fushë, ndërpritet ndeshja e Danimarkë-Finlandë

Evropaelire.org 

Futbollisti Christian Eriksen është në gjendje stabile në spital, njoftoi Federata Evropiane e Futbollit (UEFA). "Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar", shkroi UEFA në Twitter.   Ndeshja e futbollit në kuadër të Kampionatit Evropian ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre pasi lojtari Christian Eriksen u sëmurë në fushë. Mesfushori i Danimarkës Eriksen u shtri në tokë ndërsa luante dhe atij menjëherë iu ofrua ndihma mjekësore për rreth 10 minuta dhe pastaj u transportua nga fusha. Читать дальше...

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e bashkëpunues i botës së lirë, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. "Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-së që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë", tha Macron. Ndërsa presidenti Biden tha se e ka thënë edhe më parë që "Amerika është kthyer". "Unë mendoj se gjërat po shkojnë mirë", tha Biden. Te dy liderët u takuan në kuadër të samitit të G7-ës (shtatë vendet më të pasura të botës)... Читать дальше...

Barka ‘fluturuese’ që mund ta shpëtojë Venecian

Evropaelire.org 

Venecia, e pëlqyer kudo në botë për kanalet, artin dhe historinë e saj arkitekturore, gjithmonë ka jetuar në një gjendje të brishtë. Barkat përbëjnë mënyrën kryesore të transportit këtu, por lëvizjet nga valët janë armik i vazhdueshëm i qytetit piktoresk, i ndërtuar mbi një lagunë baltake me ujë të kripur, në bregun verilindor të Italisë. Tani, një barkë elektrike, e dizajnuar në Suedi, e cila fluturon mbi ujë, mund të jetë zgjidhja për problemin e qytetit me erozionin. (Përgatitën: Trim Haliti dhe... Читать дальше...

Trembëdhjetë të plagosur nga të shtënat në Teksas

Evropaelire.org 

Në Austin të Teksasit në Shtetet e Bashkuara u raportua për të paktën 13 persona të plagosur pas të shtënave nga një person i cili ende është në kërkim nga policia.  Policia lokale tha se nuk është raportuar për viktima, por dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Raportet thonë se autoritetet po kërkojnë një individ të vetëm i cili hapi zjarr rreth orës 1:30 të mëngjesit në një lagje argëtimi në qendër të Austinit. "Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin", tha shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë së Austinit... Читать дальше...

A keni të drejtë të xhironi policinë?

Evropaelire.org 

Me telefonat e tyre, qytetarët shumë shpesh xhirojnë dhe fotografojnë aksionet apo shkeljet e Policisë së Kosovës. Në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se qytetarët kanë të drejtë të fotografojnë dhe xhirojnë policët, derisa nuk pengojnë punën e tyre.

IKSHPK: Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën (12 qershor) një rast të vdekjes nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 1.774 mostra dhe janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19. Nga sëmundja janë shëruar 112 pacientë ndërsa raste aktive janë 531. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë... Читать дальше...

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

Evropaelire.org 

Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se beson se këtë muaj mund të ketë arritje të marrëveshjes me Bullgarinë, që do t’i hapte rrugën nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Por njohësit e çështjeve ndërkombëtare, Muhamed Halili dhe Nikolla Dujovski, thonë se premtimet e tilla janë joreale, meqë sipas tyre zgjedhjet në Bullgari dhe mungesa e një konsensusi brenda vendit, e bëjnë të pamundur një zgjidhje mes dy vendeve. Maqedonia e Veriut vështirë se do të mund të nis në qershor bisedimet e anëtarësimit me BE-në... Читать дальше...

Biden do të mbajë konferencë i vetëm pas takimit me Putinin

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë i vetëm një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dy liderët pritet të takohen më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Tensionet mes dy vendeve kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit dhe paraqitja e Bidenit në konferencë, pa Putinin, po shihet si një tregues i këtyre raporteve. Një zyrtar i administratës amerikane, që nuk deshi të identifikohej, tha se Biden, duke u paraqitur vetëm,... Читать дальше...



Veteranët protestojnë "në mbrojtje të UÇK-së"

Evropaelire.org 

Me moton “Me ju çlirimtarë”, të shtunën, më 12 qershor, është mbajtur aktiviteti protestues përmes artit, në mbështetje të tetë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica prej të cilëve, po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ideatori i kësaj proteste, Besart Gashi, ka vendosur pano me figurat e tetë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit... Читать дальше...

Arabia S. lejon Haxhin për 60 mijë banorë të vaksinuar

Evropaelire.org 

Arabia Saudite tha se do të lejojë 60.000 banorë të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit që të kryejne ritualin e Haxhit këtë vit. Besimtarët e huaj nuk do të lejohet të marrin pjesë në Haxh. Njoftimi u bë nga ministria Saudite e Haxhit dhe Umrese e cila thotë se ceremonitë do të jenë të hapura "për shtetasit dhe banorët e mbretërisë, me një numër të kufizuar në 60.000 pelegrinë". Njoftimi thotë se pelegrinët e moshës 18 deri 65 vjeç "që dëshirojnë të kryejnë Haxhin nuk duhet të kenë sëmundje kronike dhe të jenë të vaksinuar". Читать дальше...

Protesta artistike, mbështetje për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Evropaelire.org 

Me moton “Me ju çlirimtarë”, të shtunën, më 12 qershor, është mbajtur aktiviteti protestues përmes artit, në mbështetje të tetë ish-pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Perëndimi me plan rival ndaj Kinës

Evropaelire.org 

Në përpjekje për t’iu kundërvënë Kinës, grupi i shtatë vendeve më të pasura, i njohur si G7 ka rënë dakord për një plan të investimeve në infrastrukturë në vendet në zhvillim.  Zyrtarët amerikanë thonë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me përballjen me Kinën, por me paraqitjen e një alternative pozitive për botën. Samiti i G7-ës po mbahet në Britani të Madhe dhe do të zgjasë deri të dielën, më 13 qershor.  Ai mbledh së bashku udhëheqësit e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë. Читать дальше...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien e zyrtarëve rusë. Ligji parasheh ndëshkime për ata që zbulojnë të dhënat personale të zyrtarëve të sigurisë ose të afërmve të tyre. Dënimet që parashihen në bazë të ligjit janë: burgim, arrest shtëpiak, punë të detyruar dhe gjoba deri në 18 muaj pagë. Ligji mund të dekurajojë lëvizjet e tilla si ajo e aktivistit dhe kritikut të Kremlinit... Читать дальше...

Kosova shënon 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s

Evropaelire.org 

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe në Prishtinë te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ndërhyrja e NATO-s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 12 qershor, 1999, pasoi fushatën e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që zgjati 78 ditë. Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-... Читать дальше...

Policët e Kosovës së shpejti me kamera trupore

Evropaelire.org 

Nëse e shihni një polic të Kosovës në rrugë duke ushtruar dhunë ndaj ndonjë qytetari, lirisht nxirreni telefonin tuaj dhe filloni të xhironi. Xhirimi apo fotografimi i rasteve të tilla, mund të jetë përcaktues për të treguar nëse polici ka vepruar në mënyrë të ligjshme. Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës, thotë se parimisht qytetarët kanë të drejtë të xhirojnë punën e policëve, përderisa nuk e pengojnë punën e tyre. Beka thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk kanë të drejtë... Читать дальше...

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Evropaelire.org 

Disa mijëra kanadezë marshuan në qytetin e Londrës, në Ontario të Kanadasë, për të nderuar katër anëtarë të një familjeje myslimane të cilët humbën jetën pas një sulmi ndaj tyre. Më 6 qershor drejtuesi i një kamioni, u përplas me pesë këmbësorë, duke vrarë katër prej tyre.  Marshimi ndërfetar filloi në vendin ku pesë anëtarë të familjes Afzaal u goditën nga një kamion i drejtuar nga një i dyshuar 20-vjeçar, për të cilin policia tha se e kreu sulmin si "një akt i planifikuar, të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja". Читать дальше...

DokuFest-i e mund pandeminë

Evropaelire.org 

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, rikthehet me prezencë fizike, por nuk do të mungojë edhe në platformën online, thotë për Radion Evropa e Lirë, Alba Çakalli, producente e këtij festivali.   DokuFest është festivali më i madh në Kosovë dhe këtë vit shënon edicionin e 20 jubilar. Festivali do të mbahet nga data 6 deri më 14 gusht në Prizren.  Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformën online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Теннисист Медведев вышел в полуфинал турнира в Майами, обыграв Харри






Желудков поделился прогнозом на матч «Крылья Советов» - «Зенит»

Монтаж площадки для панихиды начался у «Крокус Сити Холла»

В Самарской области будут судить наркобанду из 14 человек

Жительница Нижнего Новгорода убила мужа и попыталась воскресить его святой водой