ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 14.06.2021

Biden dhe Erdogan thonë se kanë pasur bisedime "produktive"

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën (14 qershor) se ka zhvilluar bisedime "pozitive dhe produktive" me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Të dy liderët u takuan në Bruksel pasi morën pjesë në një samit të NATO-s. Biden tha se pas bisedimeve me Erdoganin, ekipet e tyre do të vazhdojnë punën për të zbatuar ato për të cilat janë marrë vesh. "Unë kam besim se do të bëjmë përparim të vërtetë", tha ai. Mirëpo të dy liderët nuk dhanë hollësi se për çfarë janë marrë vesh... Читать дальше...

Britania e Madhe shtyn heqjen e plotë të kufizimeve

Evropaelire.org 

Britania e Madhe ka shtyrë heqjen përfundimtare të të gjitha kufizimeve kundër pandemisë deri më 19 korrik 2021. Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se shtyrja po ndodh për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Planet e qeverisë britanike kanë qenë që me 21 qershor të rihapet plotësisht ekonomia e vendit. Në Angli, shumica e rregullave aktuale - përfshirë kufizimet në numrin e njerëzve që mund të takohen në bare dhe restorante do të vazhdojnë të mbesin në fuqi... Читать дальше...

Mijëra hungarezë protestojnë kundër projektligjit anti-LGBT

Evropaelire.org 

Mijëra protestues u mblodhën në Budapest të Hungarisë për të kundërshtuar një projektligj që do të ndalojë diskutimet për  homoseksualitetin ose ndryshimin e gjinisë në shkolla. Protesta u mbajt para ndërtesës së parlamentit hungarez. Pjesëmarrësit mbanin flamurin me ngjyrat e ylberit që është një simbol i komunitetit LGBT ( lezbiket, homoseksualë, biseksualët dhe transgjinorët). Partia konservatore Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban  ka paraparë që projektligji të votohet më 15 qershor. Në... Читать дальше...

Heshtja para vaksinimit masiv  

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se më 15 qershor, fillon procesi i vaksinimit masiv të qytetarëve kundër sëmundjes COVID-19. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk ka dhënë informacione se a ka doza të mjaftueshme të vaksinave. Heshtja e autoriteteve para fillimisht të imunizimit në masë, po ndodh për shkak të mungesës së vaksinave, tha Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisë. “Nuk mund të them se kemi doza të mjaftueshme të vaksinave sepse 1.2 milion vaksina nuk e dimë se në çfarë faze do të vijnë. Читать дальше...

Nxënësit nuk preferojnë shkollat profesionale

Evropaelire.org 

Pavarësisht fushatave të ndryshme, që nxënësit në Maqedoninë e Veriut të drejtohen nga shkollat profesionale, pjesa më e madhe e tyre preferojnë që shkollimin e mesëm ta vazhdojnë në gjimnazet e përgjithshme, ndonëse mjekësia mbetet drejtimi i preferuar. Sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike, që ka filluar më 14 qershor, ka 30.053 vende të lira në 109 shkolla të mesme në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, për shkollat e mesme... Читать дальше...

Shkarkimi i Dakës, goditje ndaj KQZ-së, thotë opozita

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për të shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është goditje e rëndë ndaj një institucioni të pavarur dhe shkelje e Kushtetutës. Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetes, Blerta Deliu Kodra, tha se vendimi i presidentes është sulm ndaj KQZ-së dhe “kapje” e këtij institucioni, vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vjeshtë. “Veprimi i presidentes... Читать дальше...

Vaksina e Novavax mbi 90% efektive kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania Novavax njoftoi të hënën (14 qershor) se vaksina e saj kundër COVID-19 ishte më shumë se 90% efektive gjatë testimeve të fazës së tretë. Efektiviteti i saj, sipas kompanisë, është treguar ndaj një shumëllojshmërie variantesh shqetësuese të koronavirusit. Në studim morën pjesë rreth 30.000 vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Kompania tha se këto rezultate i hapin rrugë Novavax-it për të kërkuar autorizimin urgjentë të përdorimit në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë në tremujorin e tretë të vitit 2021, raporton Reuters. Читать дальше...



NATO mbetet e përkushtuar për praninë e saj në Kosovë

Evropaelire.org 

Ka përfunduar në Bruksel samiti i vendeve anëtare të NATO-s, i pari me prezencë fizike që nga viti 2018 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Udhëheqësit e 30 vendeve anëtare kanë adresuar çështjet të sigurisë globale dhe rreziqeve me të cilat ballafaqohen vendet anëtare përfshirë ato nga Kina, Rusia dhe Irani. Në deklaratën përfundimtare të përbashkët, krerët e NATO-s kanë adresuar edhe praninë në Kosovë dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. NATO-ja ka përsëritur edhe në samitin e sotëm (14 qershor)... Читать дальше...

NATO i bën thirrje Kinës dhe Rusisë të respektojnë ligjin ndërkombëtar

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s të hënën (14 qershor) kanë rënë dakord të rrisin mbrojtjen e tyre të përbashkët "kundër të gjitha kërcënimeve, nga të gjitha drejtimet". Kështu thuhet në deklaratën pas samitit të NATO-s të mbajtur në Bruksel me prezencën edhe të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Ne deklaratë thuhet se NATO-ja do të angazhohet për t’iu përshtatur çështjeve të sigurisë që burojnë nga ndryshimet klimatike. Në lidhje me raportet me Rusinë, udhëheqësit e NATO-s... Читать дальше...

Shoqëria civile kundërshton shkarkimin e Valdete Dakës

Evropaelire.org 

Disa organizata joqeveritare në Kosovë e kanë kundërshtuar vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për të shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. “Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet në reagimin e organizatave Demokracia në Zhvillim, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, ai për Studime Politike, Lëvizja Fol, Organizata Nëna Tereze... Читать дальше...

Kreshnik Radoniqi, kryetar i ri i KQZ-së

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e ka emëruar gjyqtarin Kreshnik Radoniqi si kryetar të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “Emërimi i gjyqtarit Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në vendimin e presidentes. Kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi... Читать дальше...

Pas shkarkimit të Dakës, emërohet kryetari i ri i KQZ-së

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. “Kryetarja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve te parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së. Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike, kështu duke pamundësuar balancën e nevojshme në këtë organ. Në fakt, në disa raste, sjelljet e kryesueses janë të njëjta me... Читать дальше...

Haki Rugova dënohet me një vit burgim për konflikt interesi

Evropaelire.org 

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, është dënuar me një vit burgim efektiv, raportojnë mediat në Kosovë. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 26 mars të vitit 2018 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Rugova akuzohej për konflikt interesi pasi duke vepruar si kryetar i komunës ka nënshkruar një kontratë me një firmë të cilën e drejtonte vëllau i tij, Gani Rugova, raporton Betimi në Drejtësi. “Në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes të Komunës së Istogut... Читать дальше...

Fundi i pandemisë mund të sjellë fluks të emigrimit 

Evropaelire.org 

Remzi Beqiri është duke pritur fundin e pandemisë apo edhe mundësinë e liberalizimit të vizave, që të largohet nga Kosova. Si arsye ai përmed kushtet ekonomike.  “Rasti i parë që më vjen, do të shkoj”, thotë Remziu. Remziu punon në një kompani private në Kosovë dha paga mujore e tij është rreth 400 euro. Këto të ardhura, thotë se janë të pamjaftueshme për familjen e tij gjashtëanëtarëshe. Në këtë familje punon vetëm Remziu. Vendin ku ai synon të emigrojë është Gjermania. Ai thotë se kishte punuar një herë në shtetin e Gjermanisë... Читать дальше...

Biden siguron aleatët e NATO-s për "mbrojtjen reciproke"

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se NATO-ja është "shumë e rëndësishme" për interesat amerikane. Sipas tij klauzola e NATO-s për mbrojtje reciproke është "një detyrim i shenjtë". Biden i bëri komentet pasi mbërriti në Bruksel për një samit me udhëheqësit e NATO-s. Presidenti amerikan tha se ai dëshiron që Evropa ta kuptojë se SHBA-ja qëndron pranë saj. Pjesëmarrja e presidentit Biden në samitin e NATO-s është pjesë e një turneu evropian që ka për qëllim përmirësimin e raporteve transatlantike... Читать дальше...

IKSHPK: Pesë raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të hënën (14 qershor) se janë regjistruar edhe pesë raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra bazohet në 1.977 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 94 pacientë ndërsa raste aktive janë 345. Deri të hënën, sipas IKSHPK-së, janë dhënë 99.394 doza të vaksinës kundër koronavirusit... Читать дальше...

Presidentja i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ-së, Valdete Daka  

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, që të ofrojë dorëheqje nga pozita e saj dhe në këmbim do t'i ofrojë asaj mirënjohje publike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një burim i afërt me çështjen. Por, sipas këtij burimi, Daka e ka refuzuar dorëheqjen. “Presidentja Osmani, në këmbim të dorëheqjes, kryetares së KQZ-së, Daka, i ofroi mirënjohje publikisht për punën e saj. Kryetarja e KQZ-së e refuzoi duke i thënë se e ka... Читать дальше...

Edhe Kosova do të përfshihet në deklaratën e samitit të NATO-s

Evropaelire.org 

Në deklaratën e përbashkët e cila do të miratohet sot (14 qershor) në samitin e NATO-s në Bruksel do të përmendet edhe Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në draftin e kësaj deklarate, i cili ka rreth 50 faqe, do të flitet kryesisht për sfidat e NATO-s në përballje me kërcënimet e reja, reformën e Aleancës, por edhe për angazhimet e saj jashtë territorit të vendeve të NATO-s. Në tekstin e përgatitur për miratim nga ana e shefave të shteteve të Aleancës pritet të mbështetet dialogu mes Kosovës... Читать дальше...

Новости России
Москва

Собянин назначил нового главу Стройкомплекса Москвы


Pushteti dhe opozita përplasen për rimëkëmbjen ekonomike

Evropaelire.org 

Pozita dhe opozita në Kosovë janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të hënën (14 qershor) në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, tha se rimëkëmbje të ekonomisë pa përfundim të pandemisë, nuk mund të ketë. Këto deklarata ministri Murati i bëri gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, ku u debatuar lidhur me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë së COVID-19.   Për shkak të fillimit të procesit të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19... Читать дальше...

Qyteza kroate shet shtëpi për 13 centë

Evropaelire.org 

Një qytezë në Kroaci po ofron shtëpi për 1 kunë (0.13 euro), me disa kushte, pasi ka përjetuar një rënie të theksuar të popullsisë së saj gjatë shekullit të fundit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Kush është Naftali Bennett, lideri i ri i Izraelit?

Evropaelire.org 

Naftali Bennett, i cili është betuar të dielën si kryeministër i ri i Izraelit, mishëron shumë prej kundërthënieve që definojnë kombin 73 vjet të vjetër. Ai është hebre fetar, që ka bërë milionat në sektorin kryesisht laik të teknologjisë, kampion i zgjerimit të vendbanimeve izraelite, por që jeton në një lagje në Tel Aviv dhe ish-aleat i Benjamin Netanyahut, që ka bashkëpunuar me partitë e qendrës dhe ato të krahut të majtë për t’i dhënë fund udhëheqësisë 12-vjeçare të këtij të fundit, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press. Читать дальше...

Stoltenberg: NATO duhet të përballet me rritjen e Kinës

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i përgjigjen rritjes së ndikimit të Kinës. Në Bruksel, mbahet sot një samit i aleancës ushtarake, në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Udhëheqësit e NATO-s pritet të lëshojnë një deklaratë, në të cilën Kina do të etiketohet si rrezik për sigurinë. “Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s, përpara samitit. Читать дальше...

Kina dënon deklaratën e grupit G7

Evropaelire.org 

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje bruto” në punët e brendshme të Kinës. G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe Hong Kong. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur fjalën gjenocid për të përshkruar trajtimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Ksinjiang. G7 duhet të bëjë më shumë për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të mos krijojë artificialisht konfrontime dhe fërkime... Читать дальше...

Java përmes fotografive

Evropaelire.org 

Një grua pret vendimin për udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, Rusia përballet me një valë të re të infektimeve me koronavirus dhe në Pakistan vazhdon fushata e vaksinimit kundër polios. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о смене гражданства: «Я никому ничего не доказываю. В меня поверил Казахстан, чему я очень рада»






В России назвали проект Маска по освоению Марса фантастикой

Пикник «Афиши» вернется летом 2024 года: фестиваль впервые пройдет в Петербурге

Студенты колледжа «Подмосковье» победили в конкурсе кулинарного мастерства

Пять семейных команд представляют Адыгею на Всероссийском конкурсе