ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 21.06.2021

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Evropaelire.org 

Në kuadër të fushatës për vaksinim falas kundër koronavirusit, India dha të hënën rekord vaksinash: 8.3 milionë. Rekordi i mëparshëm ditor u shënua më 5 prill, kur u vaksinuan 4.5 milionë njerëz. “Rekordi i sotëm me numrin e të vaksinuarve është arsye për gëzim”, tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi, përmes një postimi në Twitter. Për të përshpejtuar vaksinimin, Modi ka paralajmëruar qysh më herët se nga 21 qershori, të gjithë do të mund të vaksinohen falas. Modi po ashtu ka thënë se... Читать дальше...

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Evropaelire.org 

Prokuroria e Shtetit në Rusi e ndaloi organizatën joqeveritare të SHBA-së “Bard College”, pasi e etiketoi si “të padëshirueshme”. Zyra e Prokurorit tha të hënën se veprimtaria e OJQ-së arsimore “paraqet kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë e Federatës Ruse”. Bard nuk ka komentuar ende. Ligji për “organizatat e padëshirueshme” në Rusi është miratuar në maj të vitit 2015. Ai është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare... Читать дальше...

Raisi në favor të marrëveshjes bërthamore, por kundër takimit me Bidenin

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se i mbështet bisedimet për ringjalljen e një marrëveshjeje të vitit 2015 - e cila rregullon programin bërthamor të Republikës Islamike - por e përjashtoi mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me presidentin amerikan, Joe Biden. Në fjalimin e tij të parë prejse i ka fituar zgjedhjet javën e kaluar, Raisi tha se edhe nëse Uashingtoni i heq të gjitha sanksionet kundër Iranit, ai nuk e ka ndërmend të takohet me Bidenin. “Ne i mbështesim negociatat... Читать дальше...

Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë paraqiti të hënën planin e saj për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19. Në mesin e vendeve përfituese gjenden edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. “Derisa vazhdojmë të luftojmë pandeminë COVID-19 në shtëpi dhe të punojmë për t'i dhënë fund pandemisë në të gjithë botën, presidenti [Joe] Biden ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë arsenal i vaksinave për botën”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë. Nga 55 milionë doza, 41 milionë... Читать дальше...

Borrell: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së do ta ndihmojë dialogun

Evropaelire.org 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se, së voni, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Borrell tha se tani ekziston një bashkëpunim shumë i mirë midis Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut. “Pala amerikane nuk po përpiqet më për t’u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borrell për gazetarët në Bruksel. Читать дальше...

Ambasada britanike demanton marrëveshjen me Serbinë kundër ndikimit rus

Evropaelire.org 

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd e demantoi për Radion Evropa e Lirë një shkrim të gazetës britanike Telegraph, sipas të cilit, Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë kundër ndikimit rus. Shkrimi u demantua më herët për REL-in edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Më 18 qershor, Telegraph ka shkruar se sekretari briatnik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë për të parandaluar ndikimin e Rusisë... Читать дальше...

Qeveria e Suedisë bie me votë mosbesimi

Evropaelire.org 

Parlamenti i Suedisë rrëzoi të hënën Qeverinë e kryeministrit Stefan Lofven përmes votës së mosbesimit. Nga 349 ligjvënësit, 181 votuan në favor të mocionit, ndërsa 51 abstenuan. Është hera e parë në historinë suedeze që një kryeministër rrëzohet në një votim të tillë. Lofven, udhëheqës i Social-Demokratëve, ka një javë kohë për të dhënë dorëheqje ose për të thirrur zgjedhjet e parakohshme. Nëse vendos për zgjedhje të parakohshme, ato do të ishin të parat në Suedi që nga viti 1958. Nëse vendos të japë dorëheqje... Читать дальше...

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale 

Evropaelire.org 

Partitë politike në Kosovë do t’i matin forcat sërish në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.  Gara për kryetarë të komunave do të përballë partitë opozitare dhe Lëvizjen Vetëvendosje që është në pushtetin qendror dhe që aktualisht qeverisë edhe në Prizren dhe Mitrovicë të Jugut, pasi kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri aderoi në Vetëvendosje pasi i fitoi zgjedhjet lokale si kandidat i Aleancës Kosova e Re (AKR).  Vetëvendosje para katër vjetëve kishte fituar për herë të dytë edhe në Komunën e Prishtinës me Shpend Ahmetin... Читать дальше...



BE pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën një seri sanksionesh të reja kundër Bjellorusisë. Lista përfshin 78 njerëz dhe tetë subjekte. Në mesin e tyre janë familjarë të udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ligjvënës, prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të tjerë, që thuhet se janë “përgjegjës për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, për minim serioz të sundimit të ligjit, si dhe për shtypje të shoqërisë civile dhe të opozitës demokratike”. Djali i Lukashenkës, Dzmitry... Читать дальше...

Boshnjakja fiton "Nobelin e gjelbër"

Evropaelire.org 

Aktivistja mjedisore Maida Bilal, e cila ka kaluar mbi 500 ditë në mbrojtje të një vendi ku është planifikuar të ndërtohet një hidrocentral në Lumin e Krushçicës, në Bosnje dhe Hercegovinë, është shpallur fituesja evropiane e Çmimit Goldman për Mjedisin për vitin 2021. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Japonia i lejon tifozët në Olimpiadë

Evropaelire.org 

Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen në lokacionet ku do të mbahen Lojërat Olimpike në Tokio, me gjithë paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore për rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Spektatorët nga jashtë tashmë janë ndaluar, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke mos kaluar 50% të kapacitetit të një vendi. Tifozët nuk do të lejohen të bërtasin ose të flasin me zë të lartë dhe do të duhet të veshin maska gjatë gjithë kohës që ndjekin një aktivitet sportiv. Читать дальше...

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy rastet rezultuan pas testimit të 1,328 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 14 pacientë. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 162. Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,655 raste pozitive. Prej tyre, 2,252 pacientë kanë vdekur dhe 105,241 janë shëruar. Читать дальше...

Zyrtarja e OKB-së kërkon ta vizitojë këtë vit Ksinjiangun

Evropaelire.org 

Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, ka shprehur shpresën se do t’i mundësohet të vizitojë rajonin e Ksinjiangut në Kinë, gjatë këtij viti. Ajo tha se shpreson që vizita e mundshme t'i ofrojë asaj qasje për të parë gjendjen pas "raporteve të vazhdueshme të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut". Bachelet i bëri komentet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë më 21 qershor. Ka kohë që Kina po përballet me kritika... Читать дальше...

SHSKUK: 63 pacientë me COVID-19, tre në gjendje të rëndë

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën (21 qershor) se aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 51 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, kurse 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën (20 qershor) se një person ka vdekur dhe janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus. Sipas raportit ditor të MSH-së, rastet... Читать дальше...

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nxit pakënaqësi në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Paralajmërimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët ankohen për përkeqësimin e gjendjes ekonomike nga rritja e çmimeve të produkteve elementare ushqimore. Ata druajnë se rritja e çmimit të energjisë, por edhe e karburanteve do të rëndojnë edhe më shumë mbi standardin e tyre jetësor. “Çmimi është shumë i lartë. Kur t’i krahasosh me rrogat që marrim këtu, çmimi është katastrofal, jo i lartë, por shumë i lartë.... Читать дальше...

Gjermania arreston një shtetas rus për spiunazh

Evropaelire.org 

Autoritetet e Gjermanisë njoftuan se kanë arrestuar një shtetas rus nën akuzat se ka dërguar informacione të ndjeshme nga një universitet gjerman në Moskë. I dyshuari u identifikua vetëm si Ilnur N. dhe sipas njoftimit ai këtë veprim e ka bërë në këmbim të një pagese. Zyra e Prokurorit Publik Federal përmes një deklarate më 21 qershor tha se "i dyshuari kishte punuar për një shërbim sekret rus që nga fillimi i tetorit 2020”. Më 18 qershor forcat e sigurisë e arrestuan dhe e dërguan në paraburgim . Читать дальше...

SHBA-ja teston luftanijet me megashpërthime

Evropaelire.org 

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur një varg provash fortësie për aeroplanmbajtëset e saj më të reja dhe më të avancuara, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme, për të përcaktuar nëse anijet janë të gatshme për luftë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Zgjedhjet presidenciale në Iran, protestat e komunitetit LGBT në Hungari dhe Kampionati i Evropian i Futbollit “Euro 2020”. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Izraeli lejon disa eksporte nga Gaza

Evropaelire.org 

Izraeli ka filluar të lejojë eksportin e kufizuar tregtar nga Rripi i Gazës. Vendimi, të cilin autoritetet izraelite e quajtën  të “kushtëzuar” pason armëpushimin e arritur mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit pas një lufte 11 ditore të zhvilluar në muajin maj. Zyrtarët e kufirit të Gazës thanë se lehtësimi i kufizimeve izraelite do të zgjasë dy deri në tre ditë dhe do të zbatohet për mallrat bujqësore dhe disa tekstile. Izraeli kontrollon në mënyrë të ashpër vendkalimet e Gazës, me mbështetjen nga Egjipti fqinj. Читать дальше...

Новости России
Москва

Like FM – федеральный партнер релиза «Идеальная зависимость»


Borrell informon ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur të hënën (21 qershor) takimin e tyre në Luksemburg gjatë së cilit do të trajtojnë një sërë temash, që nga situata në Bjellorusi dhe deri te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim pritet që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i BE-së, Josep Borrell të njoftoj ministrat e 27 vendeve anëtare edhe me detajet e takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq që u zhvillua javën e kaluar në Bruksel. Читать дальше...

Laurel Hubbard, transgjinori i parë që merr pjesë në Lojërat Olimpike

Evropaelire.org 

Laurel Hubbard, do të jetë atletja e parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike. Zelanda e Re e zgjodhi atë të garojë në ekipin e grave në kategorinë e peshëngritëseve në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Garat do të zhvillohen nga data 23 qershor deri më 8 korrik. Hubbard, 43 vjeç, konkurroi në garat për burra para se të transferohej më 2013. Në vitin 2015 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndryshoi udhëzimet e tij, dhe në bazë të tyre asaj i mundësohet të garojë si një atlet transgjinor. Читать дальше...

Kryeministri armen fiton zgjedhjet

Evropaelire.org 

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Armenisë. Rezultatet paraprake e nxorën fituese partinë e tij, por koalicioni kryesor i opozitës hodhi poshtë rezultatin me pretendimet se kishte mashtrime në zgjedhje. Bazuar në rezultatin paraprak të zgjedhjeve që u mbajtën më 20 qershor, partia e Pashinianit “Kontrata Qytetare” fitoi 53.9 për qind të votave, ndërsa Aleanca e Armenisë e ish-presidentit, Robert Kocharian, mori 21 përqind.... Читать дальше...

Mbyllet uzina bërthamore e Iranit për shkak të "defektit teknik"

Evropaelire.org 

Agjencia bërthamore e Iranit tha se për shkak të një “defekti teknik” impianti bërthamor i vendit është mbyllur përkohësisht. "Uzina u hoq nga rrjeti elektrik pas një defekti teknik”, tha Organizata e Energjisë Atomike e Iranit në faqen e saj të internetit. Sipas kësaj agjencie, kjo uzinë për prodhimin e rrymës që ndodhet në qytetin jugor Bushehr do të rilidhet me rrjetin e energjisë elektrike “brenda disa ditëve të ardhshme". Një zyrtar nga kompania shtetërore e energjisë elektrike, Gholamali Rakhshanimehr... Читать дальше...

Lideri i ri iranian në veten e parë

Evropaelire.org 

Kleriku i linjës së ashpër, Ebrahim Raisi është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, që u mbajtën më 18 qershor. Procesi zgjedhor u dëmtua nga diskualifikimet nga gara të kandidatëve të moderuar, gjë që i hapi rrugën Raisit drejt presidencës. Shqetësimet janë rritur, pasi ngritja e Raisit në pushtet mund të sjellë më shumë kufizime shoqërore dhe politike për iranianët, të cilët veçse përballen me kufizime në jetën e tyre, përshirë edhe qasjen e kufizuar në internet dhe censurë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной






Психолог Сухова перечислила фразы, которые выдают «больные» отношения

Врач МОНИКИ развеяла основные мифы о донорстве крови

Подключение водонагревателя в Москве

В Чебоксарах продавали фальшивое масло: ни вкуса, и запаха