ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 25.06.2021

Dënohet me 22 vjet e gjashtë muaj burgim vrasësi i George Floyd

Evropaelire.org 

Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në maj të vitit të kaluar. Vendimin e shpalli një gjykatë në Minesota. Gjykatësi, Peter Cahill, tha se dënimi  pasqyron "mizorinë" e vrasjes.  "Dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më e rëndësishmja është që duhet ta njohim dhimbjen e familjes Floyd", tha ai.  Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohet me 30 vjet burgim. Para shpalljes së dënimit... Читать дальше...

Bota po dështon në furnizimin me vaksina, thotë OBSH

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se në vendet e varfra ka mungesë të madhe të vaksinave kundër koronavirusit. Ky është një dështim global, thanë zyrtarët e OBSH-së. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës, Delta. Javën e kaluar në Afrikë është regjistruar një rritje prej 40 për qind e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve krahasuar me një javë më herët. "Bota jonë po dështon. Читать дальше...

Disa të vrarë dhe të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

Evropaelire.org 

Policia gjermane ka njoftuar se nga një sulm me thikë në qytetin Vëcburg të Gjermanisë kanë mbetur të vrarë disa persona. Mediat raportuan se tre persona u vranë dhe së paku gjasht të tjerë u plagosën. Pjesëtarët e policisë e kanë plagosur sulmuesin dhe më pas e kanë arrestuar. Identiteti i sulmuesit dhe motivi i sulmit nuk u njoftuan, por policia tha se bëhet fjalë për një 24 vjeçar somalez. Policia u kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale të përmbahen nga spekulimet e motiveve të sulmit. ... Читать дальше...

BE-ja mund të mos e miratojë kurrë Sputnik V, thotë kryeministri italian

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) mbase nuk do ta miratojë kurrë përdorimin e vaksinës së Rusisë, Sputnik-V, kundër koronavirusit, tha kryeministri i Italisë, Mario Draghi. Italia është vend anëtar i BE-së. “Sputnik, ende nuk ka arritur të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe mbase nuk do të ndodhë kurrë”, tha Draghi.  Kryeministri Italian hodhi dyshime edhe për vaksinën e Kinës, Sinovac, kundër koronavirusit. "Vaksina kineze ka treguar se është e pamjaftueshme, shikoni përvojën në Kili", shtoi udhëheqësi Italian, transmeton AFP. Читать дальше...

Kosova assesi t’i bindë shtetet skeptike për heqjen e regjimit të vizave

Evropaelire.org 

Mesazhet që ka marrë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës që pati këtë javë në Francë, sipas njohësve të proceseve të integrimit evropian, duket se kanë zbehur edhe më shumë shpresat se Bashkimi Evropian mund të liberalizoj shpejt vizat për Kosovën.     Franca është një ndër shtetet më skeptike sa i takon heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.   Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri Albin Kurti tha se përfaqësuesit e këtij shteti nuk kanë... Читать дальше...

Kundërshtimi rus kërcënon ndihmat humanitare për sirianët

Evropaelire.org 

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen, tha të premten (25 qershor) se duhet të mbetet i hapur vendkalimi i vetëm kufitar që shërben për të dërguar ndihma humanitare në rajonin e Idlibit në Siri. Ky vendkalim është pika e vetme përmes së cilës mund të dërgohet ndihma për rreth tre milionë njerëz që jetojnë në rajon. Nëse Kombet e Bashkuara nuk votojnë deri më 10 korrik që ky vendkalim të mbetet i hapur atëherë ai duhet të mbyllet. Rusia po e kundërshton zgjatjen e afatit... Читать дальше...

Hiqet pagesa e sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi

Evropaelire.org 

Në Podgoricë të Malit të Zi është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për heqjen e sigurimit kufitar ndërmjet të dyja vendeve. Marrëveshja është nënshkruar nga ana e Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, me prezencën edhe të zëvëndëskryeministes së Kosovës, Emilia Rexhepi dhe zëvëndëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku tha se kjo është marrëveshje që i hap rrugë të dyja vendeve për lëvizje të lirë. Читать дальше...

Osmani: “Gjeopolitika mbetet kyçe drejt BE-së” 

Evropaelire.org 

“Gjeopolitika është element   shumë  i rëndësishëm në rrugëtimin  drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar bllokadën edhe të Shqipërisë e cila trajtohet në pako me Maqedoninë e Veriut, proces ky që u bllokua pas  vetos bullgare, për shkak të kontestit për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike.  “Bashkimi Evropian në teori, në letër, është proces meritokracie, ku secili vend ec në mënyrë individuale. Читать дальше...



Qeveria e Kosovës mbështet blerjen e dronëve amerikanë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten më 25 qershor ka shqyrtuar propozimin për blerjen e dronëve nga Shtetet e Bashkuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Propozimi është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili i tha kabinetit qeveritar se blerja e katër dronëve amerikanë bëhet për nevoja të ngritjes së kapaciteteve për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim. Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së, sipas ministrit Mehaj e ka miratuar shitjen e këtij sistemi përmes procesit... Читать дальше...

Civilët afganë rrokin armët pas ofensivës së talibanëve

Evropaelire.org 

Militantët talibanë kanë marrë në kontroll disa distrikte në Afganistan, teksa luftimet janë intensifikuar në javët e fundit. Civilët në disa pjesë të vendit kanë nisur të mobilizohen në grupe të armatosura, duke u zotuar për luftë përkrah ushtrisë, për t’ua pamundësuar talibanëve zgjerimin në territore të tjera. Konflikti i përshkallëzuar po ndodh teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për tërheqjen e forcave të tyre të fundit luftarake nga Afganistani këtë vit. (Përgatitën: Trim Haliti... Читать дальше...

Liderët e BE-së, Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku

Evropaelire.org 

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ose ta dalë nga blloku. Parlamenti hungarez e ka miratuar një ligj i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë. Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. Читать дальше...

Gresa Caka – Nimani pranon detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Evropaelire.org 

Gresa Caka – Nimani, është kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ajo të premten (25 qershor) mori detyrën nga kryetarja e deritashme, Arta Rama – Hajrizi. Sipas një njoftimi të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Caka-Nimani në ceremoninë e pranimit të detyrës, nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese. “Dhe rolit të saj përcaktues në ruajtjen e rendit e kushtetues dhe vlerave kushtetuese, balancimin dhe ndarjen e pushteteve, avancimin e sundimit të ligjit e rendit demokratik... Читать дальше...

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë tha të premten (25 qershor) se janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronavirus dhe shifra bazohet në 1.224 mostra të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 166. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292. Читать дальше...

Beteja juridike mes kishës e universitetit për tokën në kampus

Evropaelire.org 

Kanë mbetur edhe dy muaj deri kur Gjykata Themelore e Prishtinës, pritet të shqyrtojë çështjen se kush e ka të drejtën e shfrytëzimit të tokës mbi 4 hektarëshe, në kampusin e Universitetit të Prishtinës (UP), ku gjendet edhe një kishë ortodokse. Për këtë tokë do të përballen në gjykatë UP-ja dhe Kisha Ortodokse Serbe. E rrethuar nga disa fakultete dhe pjesë të kampusit universitar, qëndron ndërtesa e papërfunduar e kishës ortodokse e quajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar. Heshtja dhe zbrazëtia që e zotëron këtë strukturë... Читать дальше...

Blinken: Vazhdon tërheqja nga Afganistani, pavarësisht dhunës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten (25 qershor) se për SHBA-në, status quo-ja nuk ishte një opsion për Afganistanin. Ai tha se Uashingtoni vazhdon me planet për tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në shtator, pavarësisht rritjes së dhunës. “Ne po shohim se në disa pjesë të caktuara të vendit, sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë kanë shënuar rritje krahasuar me një vit më parë”, tha Blinken gjatë udhëtimit të tij për në Paris të Francës. Ai tha se SHBA-ja duhet... Читать дальше...

Tornadoja bën kërdinë në Çeki

Evropaelire.org 

Rrugët e fshatrave në jug të Republikës Çeke janë mbushur me rrënoja të ndërtesave të dëmtuara, pasi një tornado e rrallë goditi zonën në natën e së enjtes (24 qershor), duke i marrë jetën disa personave, e duke lënë të lënduar dhjetëra të tjerë. Stuhitë e fuqishme kanë shkulur kulmet e shtëpive dhe ndërtesave të tjera, kanë thyer dritaret, kanë përmbysur automjetet dhe kanë shpërndarë rrënojat nëpër rrugë e fusha. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Rusia regjistron rekord të viktimave nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar rekord të viktimave nga koronavirusi të enjten: 601. Në të njëjtën ditë u regjistruan edhe 20,393 raste të reja pozitive - 7,916 prej tyre vetëm në Moskë. Shifra në kryeqytetin rus është më e larta brenda një dite qysh në fund të janarit. Zyrtarisht, Rusia i ka të konfirmuara tani mbi 5.4 milionë raste me koronavirus dhe 132,064 viktima. Situatën e komplikon më shumë edhe hezitimi i qytetarëve rusë për t’u vaksinuar. Kryetari Moskës, Sergei Sobyanin... Читать дальше...

Izraeli rikthen maskat në ambiente të mbyllura

Evropaelire.org 

Izraeli riktheu kërkesën për të veshur maska në ambiente të mbyllura, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Shqetësimet u rritën pasi autoritetet shëndetësore regjistruan më shumë se 100 raste të reja ditore në disa ditë të njëpasnjëshme. Shumica e tyre lidhen me variantin Delta dhe thuhet se janë importuar nga jashtë. Izraeli është një nga vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të pandemisë. Ai ka zbatuar programin më të shpejtë të vaksinimit, duke imunizuar pjesërisht... Читать дальше...

Kanadaja: Irani, përgjegjës për rrëzimin e avionit ukrainas

Evropaelire.org 

Një raport i Qeverisë së Kanadasë për rrëzimin e një avioni të Ukrainës nuk gjeti prova se incidenti ishte “i paramenduar”, por konstatoi se Irani ishte “plotësisht përgjegjës”. Fluturimi PS752 është goditur nga dy raketa, pasi është nisur nga Teherani, më 8 janar të vitit 2020. Të 176 personat në bordin e avionit kanë vdekur. Irani - i cili është akuzuar për pengimin e hetimeve të pavarura - ka thënë se e ka ngatërruar avionin me një raketë amerikane. Mbi 130 persona që ishin në avion, kishin lidhje me Kanadanë. Читать дальше...

Новости России
Москва

Опубликован план мира, способный улучшить отношения между Россией, Нато, Украиной


Delta mund të shtypet, por si?

Evropaelire.org 

Vaksinat dhe variantet e koronavirusit janë në garë drejt finishit. Këputja e zinxhirit të shpërthimeve është sfiduese, por jo e pamundur, thonë ekspertët.

Pasojat e tornados së rrallë në Çeki

Evropaelire.org 

Një tornado e rrallë dhe stuhi të fuqishme kanë goditur kufirin jugor të Republikës Çeke, të enjten, duke shkatërruar pjesë të disa qytezave, dhe duke i marrë jetën të paktën disa personave, teksa dhjetëra të tjerë janë lënduar. Tornadoja, e raportuar në qytezat përreth Hodoninit, përgjatë kufirit me Sllovakinë dhe Austrinë, dhe 270 kilometra në juglindje të Pragës, kryeqytetit të vendit, mund të ketë arritur shpejtësi prej mbi 332 kilometrash në orë, ka thënë një meteorolog çek. Kjo do ta bënte... Читать дальше...

SHBA i dhuron Afganistanit tre milionë vaksina

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i dhurojë Afganistanit tre milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se dozat do të dërgohen javën e ardhshme, së bashku me oksigjen dhe furnizime të tjera. Njoftimi u bë pak kohë përpara se presidenti amerikan, Joe Biden, të presë sot në Uashington udhëheqësit e Afganistanit, me të cilët pritet të diskutojë për tërheqjen e trupave të huaja nga ky vend. Tre milionë dozat janë pjesë e një kontingjenti prej 55 milionë sosh... Читать дальше...

Pratasevich dhe partnerja e tij zhvendosen në arrest shtëpiak

Evropaelire.org 

Prindërit e gazetarit të burgosur bjellorus, Raman Pratasevich, dhe partneres së tij, Sofia Sapega, konfirmuan se të dy ata janë transferuar në arrest shtëpiak. Dzmitry Pratasevich i tha BBC-së se nuk e di se përse autoritetet e bënë këtë veprim. “Avokati nuk thotë asgjë, autoritetet nuk thonë asgjë”, tha babai i gazetarit. Njerku i Sapegas gjithashtu konfirmoi se ajo është zhvendosur në arrest shtëpiak dhe se jeton vetëm në një apartament të vogël në Minsk. Më 23 maj, autoritetet bjelloruse... Читать дальше...

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga shembja e ndërtesës në Florida

Evropaelire.org 

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe të banimit, në Florida të SHBA-së. Incidenti ndodhi të enjten në qytetin Sërfsajd, pranë Majamit. Autoritetet thanë se një person është gjetur i vdekur dhe së paku 99 figurojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit, duke përdorur mjete të rënda, nxorën së paku 35 njerëz nga rrënojat. Ende nuk dihet se sa njerëz kanë qenë në ndërtesë në kohën e incidentit. Disa migrantë nga Amerika Latine u raportuan të zhdukur nga konsullatat e tyre. Читать дальше...

Së paku katër viktima nga tornadoja në Republikën Çeke

Evropaelire.org 

Së paku katër njerëz humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën si pasojë e tornados që goditi të enjten pjesën juglindore të Republikës Çeke. Lajmin e konfirmoi për televizionin publik çek zëdhënësja e shërbimeve të shpëtimit në rajonin e Moravisë Jugore, Micahela Botova. Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina. “Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Озвучены шансы Елены Рыбакиной на победу над лучшей теннисисткой мира






В ФМБА назвали регионы России с наибольшим количеством почётных доноров

Суд арестовал еще троих предполагаемых участников банды из Белгородской области

«Не вздумайте брать»: Роскачество предупреждает всех, кто закупается в «Пятерочке», «Магните», «Ашане»

Источник «360»: 1 человек погиб в перевернувшемся мотоцикле в Южном Бутово