ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 27.06.2021

Von der Leyen për dialogun: Thelbësore që palët të takohen sa më shpejt

Evropaelire.org 

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se mirëpret zotimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian në Bruksel. Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës, ka thënë të dielën se Kurti ka pranuar një letër nga shefja e bllokut evropian, në të cilën ajo e ka konsideruar thelbësore mbajtjen e takimit të ardhshëm për dialogun sa më shpejt që është e mundur. Raundi i fundit i dialogut është mbajtur më 15 qershor të këtij viti. Читать дальше...

Alpinisti që pastron malet

Evropaelire.org 

Jimmy Vial endet nëpër Pirineje, dhe has në mbetjet e një avioni të rrëzuar mbi 20 vjet më parë. I pajisur me një sharrë, ai është i vendosur ta pastrojë malin nga mbeturinat, në kuadër të një iniciative mjedisore që ka marrë hov më të madh gjatë pandemisë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Auditori shpërfaq shkeljet në institucione në vitin pandemik

Evropaelire.org 

Keqklasifikimet e buxhetit dhe shkeljet e rregullave të prokurimit publik, janë vetëm disa nga problemet që Zyra Kombëtare e Auditimit, i ka hasur nëpër institucione të Kosovës gjatë vitit 2020. Auditori i Përgjithshëm, ka nisur publikimin e raporteve të veçanta për institucione për vitin 2020. Raportet e publikuara, përfshijnë disa komuna të Kosovës, ministri dhe agjenci të pavarura shtetërore. Pandemia e koronavirusit, që nisi të përhapet në Kosovë në mars të vitit 2020, sipas disa përfaqësuesve të institucioneve... Читать дальше...

Dokumente të klasifikuara të Qeverisë britanike gjenden në një stacion autobusi

Evropaelire.org 

Dokumente të klasifikuara për mbrojtje, me hollësi rreth anijes ushtarake britanike HMS Defender, janë gjetur në një stacion autobusi në Britani të Madhe, ka raportuar BBC më 27 qershor. Qeveria britanike ka thënë se javën e kaluar është raportuar për një punëtor të shqetësuar për humbje të dokumenteve, dhe hetimet kanë nisur. Një qytetar, që ka dëshiruar të mbetet anonim, ka kontaktuar BBC-në, pasi ka gjetur 50 faqe të informacionit të klasifikuar, afër një stacioni të autobusëve në Kent më 22 qershor. Читать дальше...

Në Maqedoninë e V. arrijnë 500 mijë vaksina kineze

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të dielën ka pranuar 500 mijë doza të vaksinave nga prodhuesi kinez Sinovac. Kjo është dërgesa më e madhe e vaksinave në këtë vend, që nga fillimi i fushatës së imunizimit të popullatës. Vaksinat do të shpërndahen në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut. Deri të shtunën në këtë vend janë dhënë mbi 510 mijë vaksina ndërsa rreth 214 mijë persona kanë marrë dy dozat e nevojshme. Në pritje për t’u vaksinuar janë mbi 462 mijë qytetarë, që janë paraqitur në sistemin elektronik kombëtar të imunizimit. Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe 14 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të dielën 14 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,984 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga Suhareka. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 27 qershor janë shëruar 12 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 171. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,739 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Kurti prezanton katër qëndrime për marrëveshjen finale me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar të dielën, ato që i ka konsideruar, katër qëndrimet e tij për ecjen përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka bërë këto deklarata në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti ka thënë se për palën kosovare, kërkesa për marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obliguese, është ajo “që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën", duke shtuar se dialogu mes dy vendeve nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Читать дальше...

Kosova në kërkim të pronave

Evropaelire.org 

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila ka në autoritet privatizimin dhe shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, as për 18 vjet që nga fillimi i punës së saj, nuk ka arritur ta rregullojë çështjen e aseteve të ndërmarrjeve që gjenden jashtë Kosovës. AKP-ja ka në evidencë 163 prona shoqërore, që ju përkasin ndërmarrjeve shoqërore të ndryshme nëpër shtete të dala nga ish-Jugosllavia. Prej 163 pronave shoqërore, shumica janë lokale dhe zyre. Në bazë të ligjit, këto prona duhet të administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Читать дальше...



Digjen edhe dy kisha në komunitetet indigjene në Kanada

Evropaelire.org 

Dy kisha tjera katolike janë djegur në komunitetet indigjene në perëndim të Kanadasë, ditën e shtunë. Zjarret në dy kisha kanë nisur me dallim rreth një orë në provincën kanadeze British Columbia. Zyrtarët kanë thënë se të dyja ndërtesat janë shkatërruar plotësisht dhe se janë duke i konsideruar zjarret “të dyshimta”. Të hënën e javës së kaluar, dy kisha tjera katolike në këtë provincë janë shkatërruar nga zjarret, teksa Kanadaja ka shënuar Ditën Kombëtare të Popullit Indigjen. “Hetimet për... Читать дальше...

Dy muaj pritje për pasaportë

Evropaelire.org 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët aplikojnë për marrjen e dokumenteve për udhëtim, duhet të presin për termin rreth dy muaj, pasi terminët për nxjerrjen e pasaportave, janë të zënë deri në fund të muajit gusht, pas çka duhet të presin edhe 10 ditë pune deri në përgatitjen e të njëjtave. Caktimi i terminit është bërë shumë i vështirë, pasi me orë pritet që zyrtarët të lajmërohen nga qendra pranuese e thirrjeve, në dikasterin e Punëve të Brendshme . “Ju lutem prisni, të gjithë operatorët janë të zënë”... Читать дальше...

Irani: Pamjet e qendrave bërthamore, nuk do t'i dorëzohen Agjencisë për Energji Atomike

Evropaelire.org 

Kryetari i Parlamentit të Iranit Mohammad Baqer Qalibaf, ka thënë se Teherani nuk do t’i dorëzojë kurrë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, fotografi të disa qendrave bërthamore iraniane, pasi marrëveshja mes palëve ka skaduar. “Marrëveshja ka skaduar... çfarëdo informacioni nuk do t’i dorëzohet kurrë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, si dhe të dhënat dhe fotografitë do të mbesin në pronësi të Iranit”, është cituar të ketë thënë Mohammad Baqer Qalibaf të dielën, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. Читать дальше...

Dorëhiqet Sekretari britanik, pas shkeljes së rregullave për COVID-19

Evropaelire.org 

Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit britanik për Shëndetësi, pas shkeljes së rregullave të distancimit fizik, duke puthur një kolege. Në një letër dërguar kryeministrit britanik Boris Johnson, ai ka thënë se Qeveria “ua ka borxh njerëzve, që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi, që të jetë e sinqertë kur nuk kemi qenë me ta”. Kryeministri Johnson ka thënë se i vjen keq për pranim të dorëheqjes. Ish-kancelari Sajid Javid, ka thënë se është “i nderuar” që është zgjedhur për zëvendësim të Hancock. Читать дальше...

Gjendet trupi i pestë i pajetë nën rrënojat e ndërtesës në Florida

Evropaelire.org 

Autoritetet amerikane, kanë raportuar se ka arritur në pesë, numri i viktimave, pas rrëzimit të një ndërtese banimi në Florida. Kryetarja e qarkut Majami- Dade, Daniella Levine Cava, ka thënë se numri i personave të pagjetur ka rënë në 156, pas gjetjes së tre trupave tjerë. “Prioritet yni mbetet kërkimi, shpëtimi dhe ruajtja e secilës jetë”, u ka thënë ajo gazetarëve. Një pjesë e ndërtesës është shembur në mëngjesin e hershëm të së enjtes, teksa shumica e banorëve kanë qenë në gjumë. Shkaku i rrëzimit ende mbetet i paqartë. Читать дальше...

Rruga e një refugjateje: Edhe sot ndiej trishtim kur nisem në udhëtim

Evropaelire.org 

Dragana Jariq ka qenë nëntëvjeçare në vitin 1995, kur filloi operacioni “Stuhia” i ushtrisë dhe policisë kroate. Ajo ishte pjesë e refugjatëve që shkuan nga Kroacia në Serbi. Ky është rrëfimi i saj. (Përgatitën: Kestrin Kumnova & Ibrahim Berisha)


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов победил Черундоло и пробился в 1/8 финала турнира ATP в Майами






Госдеп: США тревожат усиливающиеся военно-промышленные связи между Китаем и Россией

Пощады не будет, не ждите: за инструменты и садовую технику на даче начнут штрафовать с 1 апреля

Тема дня: Поступления ненефтегазовых доходов в консолидированный бюджет выросли в 2023 году на 16%

В Калмыкию прибудет туристический поезд "Цветущая степь"