ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 28.06.2021

Etiopia shpall armëpushim në rajonin Tigray

Evropaelire.org 

Qeveria e Etiopisë ka shpallur armëpushim në rajonin Tigray – tetë muaj pasi kryeministri Abiy Ahmed, ka dërguar trupa për të rrëzuar qeverinë rajonale atje. Ky njoftim ka ardhur, pasi dëshmitarët, kanë raportuar për trupa kundër qeverisë, në rrugët e kryeqytetit të Tigrayt, Mekelle. Të gjitha palët janë akuzuar për kryerje të vrasjeve masive dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Më shumë se pesë milionë persona janë aktualisht në nevojë urgjente për ndihmë ushqimore, kanë thënë Kombet e Bashkuara... Читать дальше...

A i duhet përforcues vaksinës J&J teksa përhapet varianti Delta?

Evropaelire.org 

Ekspertët e sëmundjeve infektive, janë duke analizuar mundësinë e dozave përforcuese të vaksinave të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për amerikanët që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, e cila jepet me një dozë, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të koronavirusit. Disa prej tyre thonë se tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, pavarësisht se ende ka pak të dhëna që tregojnë nëse marrja e vaksinave nga dy prodhues të ndryshëm është gjë e sigurt dhe efektive... Читать дальше...

Kosova pranon kontigjentin e parë të vaksinave të blera kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të hënën ka arritur në këtë shtet, kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit, të prodhuara nga Pfizer/BioNTech. Ky kontingjent prej 81.900 dozash vaksine, është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në muajin maj, për më shumë se 1 milion doza. Në njoftim është thënë se me sigurimin e këtyre dozave, vaksinimi në masë do të shtrihet në disa kategori të popullatës, përveç atyre me prioritet. Читать дальше...

Në Kosovë hapet Java e Krenarisë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Java e Krenarisë, është mundësi për të vlerësuar dhe për të çmuar diversitetin në shoqëri. “Dashuria është dashuri, dhe këtë gjë nuk do të duhej ta mohonte, ta kundërshtonte, apo ta sfidonte askush. Dashuria është e pastër dhe nuk bëhet në baza selektive, prandaj si të tillë duhet ta respektojmë pa asnjë kusht”, ka thënë Osmani. Java e Krenarisë në Kosovë, ka nisur të hënën, më 28 qershor, nën organizimin e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me disa organizata të shoqërisë civile... Читать дальше...

Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 "ofron mbrojtje të mirë"

Evropaelire.org 

Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit, ofron mbrojtje të mirë kundër pandemisë, ka gjetur një studim në Mbretëri të Bashkuar. Studimi ka analizuar efikasitetin e marrjes së dy dozave të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech, dy të AstraZenecas, dhe nga një dozë të secilës dhe është kryer nga Grupi për Vaksina i Universitetit të Oksfordit, dhe një varg rrjetesh në gjithë Britaninë. Të gjitha kombinimet kanë funksionuar për sistemin imunitar. Ekspertët kanë thënë se... Читать дальше...

Riaktualizohet çështja e martesave të gjinisë së njëjtë

Evropaelire.org 

Çështja e martesave mes çifteve të gjinisë së njëjtë është në fokus të Javës së Krenarisë në Kosovë, e cila ka nisur të hënën, më 28 qershor. Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen. Rajmonda, menaxhere e projekteve në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Sociale, thotë se komuniteti LGBTI (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët), është i shqetësuar pasi që Kodi Civil i cili është duke u hartuar... Читать дальше...

Prindërit duan kthimin e fëmijëve në shkolla

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut ka hartuar në tri skenarë për vitin e ri shkollor 2021/2022, që do të aplikohen, varësisht prej gjendjes epidemiologjike në vend. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, tha të hënën se skenari më i mirë do të ishte që të gjithë nxënësit, në muajin shtator të kthehen në shkolla për ta vazhduar mësimin me prani fizike. Por, në rast të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë e koronavirusit, atëherë mësimi mund të zhvillohet me sistem të kombinuar apo që nxënësit të ndahen në grupe. Читать дальше...

AI kërkon nga Kelkos të kthejë mbrapsht paditë ndaj Loshajt dhe Gacaferit

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka bërë thirrje kompanisë Kelkos Energy, që po ndërton hidrocentrale në zona të mbrojtura në Kosovë, të kthejë mbrapsht paditë e “pabaza” kundër dy aktivistëve për ambientin. “Shpresa Loshaj dhe Adriatik Gacaferi, kanë bërë fushatë të palodhshme për të ngritur shqetësimet rreth ndikimit që kanë hidrocentralet në rajonin e mbrojtur të Deçanit", ka thënë Jelena Sesar, hulumtuese për Ballkanin Perëndimor në organizatën Amnesty International, me bazë në Londër. Читать дальше...



Heshtje për kthimin e kosovarëve nga Siria  

Evropaelire.org 

Rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut. Sipas të dhënave të fundit të Policisë së Kosovës, më së shumti atje ka fëmijë. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Policia e Kosovës tha se sipas të dhënave të fundit që posedojnë, në zonën e konfliktit edhe më tej vazhdojnë të jenë gjithsej 96 kosovarë, prej të cilëve 43 burra, nëntë gra dhe 44 fëmijë, (përfshirë këtu edhe 32 fëmijë të lindur në zonën e konfliktit nga së paku njëri prind kosovar). Ndërkaq... Читать дальше...

Serbët shënojnë Vidovdanin

Evropaelire.org 

Në Gazimestan, që gjendet rreth 15 kilometra larg Prishtinës, më 28 qershor, rreth 1,000 serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të tjera të rajonit, u mblodhën për të shënuar Vidovdanin.   Shënimi i Vidovdanit filloi në mëngjes me një liturgji në Manastirin e Graçanicës, të cilin e udhëhoqi patriarku serb, Porfirije. Pas kësaj, u mbajt edhe një shërbim përkujtimor në Gazimestan, për të kujtuar viktimat e betejës në Kosovë.   Kjo është hera e parë që patriarku Porfirije udhëhoqi shërbimin përkujtimor në Gazimestan... Читать дальше...

Serbët në Kosovë shënojnë Vidovdanin

Evropaelire.org 

Në Gazimestan, serbët nga Kosova dhe rajoni shënuan Vidovdanin, duke përkujtuar betejën e Kosovës, të vitit 1389, mes serbëve dhe ushtrisë turke. Të pranishmit kënduan këngë patriotike dhe morën pjesë në një liturgji në Manastirin e Graçanicës dhe në një shërbesë të mbajtur në Gazimestan. Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka arrestuar një person në Gazimestan, por nuk ka dhënë detaje.

Kurti e Çanak diskutojnë për të pagjeturit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, janë pajtuar të hënën se Serbia duhet t'i hapë arkivat, si dhe të japë më shumë informacione për varrezat masive, që dyshohet se janë në këtë shtet. Sipas një komunikate për media nga kryeministria, Kurti është cituar të ketë thënë se Kosova ka 1632 persona të pagjetur, dhe se Qeveria e Kosovës është duke punuar për t’i gjetur trupat e tyre, pavarësisht etnisë. Çanak, ka pikëpamje ndryshe lidhur me Kosovën... Читать дальше...

Kosova regjistron katër raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën katër raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,386 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 28 qershor janë shëruar pesë pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 170. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,743 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Gërvalla: Kosova është partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova është partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit. Ajo i ka bërë këto komente në takimin e Koalicionit Global kundër grupit militant Shteti Islamik (IS), që po zhvillohet të hënën në Romë. Pjesë e takimit është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken. Në një komunikatë për media të lëshuar nga MPJD, ministrja Gërvalla është cituar të ketë thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm... Читать дальше...

Italia pret turistët e huaj, pa maska

Evropaelire.org 

Italianët kanë dalë të hënën nëpër rrugë, pa maska, teksa e gjithë Italia është kategorizuar si vend me rrezik të ulët për koronavirus. Sipas një dekreti, që ka nisur së zbatuari të hënën, Ministria e Shëndetësisë, ka klasifikuar 20 rajonet e Italisë si “të bardha”. Ky vendim nënkupton që maskat në fytyrë nuk janë më të detyrueshme në ambiente të jashtme – një lajm i mirëpritur për shtetin që pritet të përballet me valë të të nxehtit deri më 40 gradë Celsius këtë javë. “Është një lloj lehtësimi... Читать дальше...

Java përmes fotove

Evropaelire.org 

Në Maqedoni të Veriut dhe në vende të tjera të botës u festua solstici i verës, në qendrat tregtare në Kazakistani vijon vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Blinken: Të riatdhesohen dhe ndiqen penalisht militantët e IS-it

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ndalimi i rreth 10,000 luftëtarëve të Shtetit Islamik (IS) në kampet në Siri, ka çuar në një “situatë të paqëndrueshme”. Luftëtarët e grupit ekstremist janë internuar në kampe që udhëheqin forcat kurde, me mbështetjen e SHBA-së, qëkur Shteti Islamik është shpallur i mposhtur, në vitin 2017. Duke folur në një takim në Romë për luftën kundër Shtetit Islamik, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje vendeve që t’i riatdhesojnë... Читать дальше...

Nis testimi i vaksinës AstraZeneca kundër variantit Beta

Evropaelire.org 

Kompania anglo-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit filluan testimin e një vaksine të modifikuar të koronavirusit, të krijuar për të vepruar kundër variantit Beta. Ky variant është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, por më pas është përhapur në disa vende të botës. Mbi 2,000 vullnetarë u rekrutuan në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Afrikë të Jugut dhe Poloni për testimin e vaksinës së modifikuar. Profesori Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit... Читать дальше...

Temperatura në Kanada thyen rekorde

Evropaelire.org 

Kanadaja regjistroi temperaturën më të lartë në historinë e saj, duke thyer një rekord 84 vjet të vjetër. Termometri shënoi të dielën 46.6 gradë Celsius në qytezën Liton të provincës Kolumbia Britanike. Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në dy qytete: Jellou Gras dhe Midejll, në korrik të vitit 1937. Atëbotë, temperatura kishte arritur në 45 gradë Celsius. Me temperatura të larta po përballen edhe pjesë të SHBA-së, sidomos Uashingtoni dhe Oregoni. Shërbimi Kombëtar i Motit atje tha se... Читать дальше...

Новости России
Москва

Like FM – федеральный партнер релиза «Идеальная зависимость»


Mundësi e dytë për gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të IS-it

Evropaelire.org 

Me rastin e takimit të Koalicionit global për luftën kundër Shtetit Islamik, që mbahet më 28 qershor në Romë, ne ju sjellim një dokumentar nga Kazakistanit për të kthyerit nga Siria dhe Iraku. Në vitin 2019 Kazakistani riatdhesoi 595 qytetarë nga Siria dhe Iraku. Operacioni u emërua “Zhusan” (Pelin). Disa prej grave të riatdhesuara rrëfejnë për tmerret që kanë përjetuar derisa kanë qëndruar në Siri dhe rehabilitimin pas kthimit në vendin e tyre. Teologët flasin për procesin e konvertimit të këtyre personave në islamin tradicional. Читать дальше...

Si funksionon vaksina e re Novavax?

Evropaelire.org 

Provat klinike në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë sugjerojnë se një vaksinë e re kundër koronavirusit, e bërë nga kompania bioteknologjike amerikane, Novavax, është mbi 90 për qind efektive kundër varianteve Alfa dhe Beta, të identifikuara për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut. Varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, nuk ka qenë në qarkullim në kohën e provave. (Përgatitën: Valona Tela, Ibrahim Berisha)

Konsullatat amerikane në Rusi do t’i pezullojnë shërbimet

Evropaelire.org 

Konsullatat amerikane në Rusi do t’i pezullojnë operacionet e tyre nga 1 gushti, për shkak të mungesës së stafit. Deri këtu ka ardhur pasi Rusia ka kufizuar numrin e shtetasve të saj, që lejohen të punojnë në zyrat e misionit diplomatik. Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, tha se konsullatat nuk do të jenë në gjendje t’i përpunojnë aplikimet për viza, për shkak të shkurtimeve të stafit, dhe shtoi se një gjë e tillë do t’i prekë qytetarët dhe bizneset, si në Rusi, ashtu edhe në SHBA. Në muajin prill... Читать дальше...

Kufizime të reja në Azi-Paqësor për shkak të variantit Delta

Evropaelire.org 

Vendet në Azi-Paqësor po i zgjerojnë ose po rivendosin kufizime, pasi varianti Delta i koronavirusit është duke shkaktuar valë të reja infeksionesh. Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më infektues se virusi origjinal. Miliona banorë në Sidnej - qytetin më të madh të Australisë - u futën nga sot në izolim dyjavor. Urdhri për të qëndruar në shtëpi do të jetë në fuqi deri më 9 korrik. Në Malajzi, autoritetet zgjatën për kohë të pacaktuar izolimin, i cili është në fuqi tash e një muaj. Читать дальше...

Kryeministri i Luksemburgut diagnostikohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, doli pozitiv me koronavirus, njoftoi zyra e tij. Deklarata vjen pasi Bettel, javën e kaluar, mori pjesë në një samit të Bashkimit Evropian, së bashku me udhëheqës të tjerë të bllokut. Në deklaratë, megjithatë, thuhet se asnjëri nga 26 udhëheqësit e tjerë të BE-së, nuk konsiderohet rast kontakti. Bettel, 48 vjeç, raportohet se ka simptoma të lehta, përfshirë ethe dhe dhimbje koke. Ai planifikon të qëndrojë në shtëpi për dhjetë ditë dhe të vazhdojë punën. Читать дальше...

SHBA kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri

Evropaelire.org 

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri. Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak. Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak. Sipas deklaratës, disa milici të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata'ib Hezballah dhe Kata'ib Sayyid al-Shuhada... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Рублёв проиграл Накашиме и вылетел с турнира ATP в Барселоне






Московские парки возобновили работу 20 апреля

Как я был в Стамбуле первый раз

Россияне на МКС подготовили скафандры для выхода в открытый космос

Бойцовский турнир в Москве завершился массовой дракой