ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 29.06.2021

Gjenerali amerikan paralajmëron talibanët për ofensivën në Afganistan

Evropaelire.org 

Komandanti i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Austin Miller, nuk ka përjashtuar mundësinë e sulmeve ajrore kundër talibanëve, nëse kryengritësit e vazhdojnë fushatën e tyre për të pushtuar territorin, në shtetin e shkatërruar nga lufta. Talibanët kanë marrë kontrollin e dhjetëra distrikteve nga forcat qeveritare në javët e fundit, duke ngritur shqetësimet se Qeveria e përkrahur nga Perëndimi dhe forcat e sigurisë, mund të dëmtohen rëndë, pasi forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Valë e re infektimesh godet Afrikën e Jugut

Evropaelire.org 

Rusia raportoi numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me COVID-19 në një ditë të vetme këtë vit, në kohën kur raportohet për mungesë të vaksinave; Afrika e Jugut filloi kufizimet për 14 ditë pasi një valë e tretë e infeksioneve përfshiu vendin; Ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar Matt Hancock dha dorëheqje pasi u shfaqën incizime ku ai shihej duke puthur një ndihmëse në një kohë që ai po këshillonte britanikët që të respektonin rregullat e rrepta të distancimit fizik. (Përgatitën... Читать дальше...

Kontratat mbi vepër për mbijetesën e bizneseve të reja

Evropaelire.org 

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë që të ulet afati kohor i kontratave për marrëdhënie pune me kohëzgjatje të caktuar, pasi siç thonë, punëdhënësit i keqpërdorin këto kontrata duke i shfrytëzuar punëtorët në moshë më të re dhe pas pesë vjetësh, as sa është kohëzgjatja e tyre, ata nuk bartin asnjë pasojë ligjore nëse i largojnë punëtorët nga puna, pasi pas përfundimit të kontratës punëdhënësi nuk obligohet t’i mbajë në pune. Organizatat që në fokus kanë të drejtat e punëtorëve, thonë se punëtorët... Читать дальше...

Shërbimet e internetit nuk përfshihen në heqjen e tarifave të roaming-ut

Evropaelire.org 

Qytetarët e Kosovës gjatë qëndrimit në njërin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga 1 korriku i këtij viti, nuk do të paguajnë asnjë pagesë shtesë për thirrjet e realizuara telefonike dhe mesazhet e pranuara e të dërguara, thotë Nazim Rahimi, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Sa i përket shfrytëzimit të internetit, priten pako me çmime të volitshme. Tarifat e roaming-ut i referohen shërbimeve që qytetarët shfrytëzojnë në një shtet tjetër... Читать дальше...

Serbia demonstron forcën ushtarake dhe paralajmëron investime

Evropaelire.org 

Nga ajri dhe nga toka, nga rrafshnalta e Peshterit në jug e deri në Kragujevc në Serbinë Qendrore, me armë të rënda dhe me ushtarë, Serbia gjatë dy javëve të fundit demonstroi forcën e saj ushtarake që e ka në dispozicion. Avionët rusë MiG-29, helikopterët Airbus H-145M, tanket e tipit T-72 dhe automjeteve të blinduara BRDM-2 të marra nga Rusia, dronët luftarakë CH92-A të blera nga Kina si dhe nga pajisjet e prodhuara në Serbi, u ekspozuan për publikun.  Stërvitja taktike e përbashkët dyjavore... Читать дальше...

Kina publikon pamje nga Planeti i Kuq

Evropaelire.org 

Kina ka publikuar pamje nga sonda e saj në Mars. Roboti, i emërtuar Zhurong, është pjesë e misionit të parë kinez në Planetin e Kuq. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Pse po protestojnë palestinezët kundër Abbasit?

Evropaelire.org 

Mijëra palestinezë kanë dalë nëpër rrugë ditëve të fundit, për të protestuar kundër presidentit Mahmoud Abbas dhe Autoritetit Palestinez, forcat e sigurisë të të cilit, bashkë me mbështetësit, kanë shpërndarë dhunshëm ata. Protestat kanë shpërthyer pas vdekjes së një kritiku të mirënjohur të Autoritetit Palestinez, teksa ka qenë në mbajtje javën e kaluar, mirëpo ankesat shkojnë përtej këtij rasti. Popullariteti i Abbasit ka rënë pas anulimit të zgjedhjeve të para në 15 vjet, në muajin prill,... Читать дальше...

Presidenca sllovene e BE-së nën hijen e akuzave për sundim të ligjit

Evropaelire.org 

Më 1 korrik, Sllovenia do të marrë në udhëheqje për gjashtë muaj presidencën e Bashkimit Evropian, nën hijen e shqetësimeve lidhur me lirinë e mediave dhe sundimit të ligjit gjatë qeverisjes së kryeministrit konservator, Janez Jansha. Kjo është hera e dytë që ky vend do të udhëheqë me presidencën e bllokut 27 anëtarësh gjatë qeverisjes së Janshës.  Më 2008 Sllovenia, një vend i ish-Jugosllavisë, festoi dhe e vlerësoi si moment historik udhëheqjen e BE-së, por hera e dytë, mbase do të jetë më e vështirë. Читать дальше...



Mali i Zi kontakton autoritetet e Kosovës për të arrestuarin në Gazimestan

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka thënë se Ambasada në Kosovë ka kontaktuar me autoritetet dhe ka ndërmarrë veprime në drejtim të mbrojtjes së qytetarit malazias, i arrestuar më 28 qershor në Gazimestan. Në Gazimestan, që gjendet rreth 15 kilometra larg Prishtinës rreth 1,000 serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të tjera të rajonit, u mblodhën për të shënuar Vidovdanin. Më herët, Policia e Kosovës njoftoi se gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, një person, shtetas i Malit të Zi... Читать дальше...

Ushtria afgane rimerr kontrollin në dy rajone

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka njoftuar se pas disa ditësh të luftimeve, forcat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin e dy rajoneve në provincën veriore Faryab nga militantët talibanë.  Në javët e fundit, talibanët kanë marrë kontrollin e dhjetëra rajoneve nga forcat qeveritare. Kjo ka ngritur shqetësime se qeveria e mbështetur nga Perëndimi në Kabul dhe forcat afgane të sigurisë do të humbin fuqinë, pasi forcat ndërkombëtare të drejtuara nga SHBA-ja të përfundojnë tërheqjen e trupave të tyre deri më 11 shtator... Читать дальше...

Putin nënshkruan ligjin që penalizon pjesëmarrjen në OJQ-të e huaja

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar në ligj, përmes së cilit penalizohet pjesëmarrja në aktivitetet e organizatave joqeveritare të huaja, të cilat Rusia i shpall të "të padëshirueshme". Nënshkrimi ndodhi më 28 qershor, pesë ditë pas miratimit nga ana e dhomës së lartë të parlamentit rus. Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi masën më 16 qershor. Ligji parashikon dënime deri në gjashtë vjet burgim për qytetarët të cilët shpallen fajtorë për organizimin e aktiviteteve të organizatave ndërkombëtare... Читать дальше...

Biden siguron Izraelin se Irani nuk do të ketë armë bërthamore

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi Izraelin se Irani nuk do të arrijë kurrë të  posedojë armë bërthamore. Biden bisedoi më 28 qershor më presidentin izraelit në largim, Reuven Rivlin, në Shtëpinë e Bardhë. “Ajo që mund të ju them juve është që nën vëmendjen time Irani asnjëherë nuk do të arrijë të ketë armë bërthamore”, tha Biden. Presidenti Rivlin do të lërë postin pas shtatë vjetësh në detyrë. Takimi në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua pasi Naftali Bennett në fillim të këtij muaji u bë kryeministri i ri i Izraelit... Читать дальше...

Gashiq e padëshiruar në Gjakovë, qeveria hesht 

Evropaelire.org 

Kthimi i Dragica Gashiqit, me përkatësi serbe, për të jetuar në Gjakovë ka nxitur reagime brenda kësaj komune, por një protestë para banesës së saj nga ana e familjarëve të personave të pagjetur, e paralajmëruar për të hënën, është anuluar. Dragica Gashiq thotë se po përballet me sulmet nga ana e bashkëqytetarëve, por ajo ka vendosur të jetojë në Gjakovë. Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, thekson se nuk do të lejojnë serbët të kthehen në Gjakovë. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Сложнее некуда! Прямая трансляция и превью матча Рыбакиной против непобежденной чемпионки






Увеличить будущую пенсию россияне могут несколькими способами

Хакасский спортсмен завоевал серебро первенства России по муайтай

Более 250 человек участвовали в акции «Библионочь» в Химках

В аэропорту Кишинева задерживают участников съезда оппозиции в Москве