ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 04.07.2021

4 korriku, festë në Bondsteel

Evropaelire.org 

Çdo 4 korrik amerikanët kudo që janë shënojnë Ditën e Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara. Kjo festë u shënua edhe në Bondsteel bazën kryesore amerikane në Kosovë. Para ushtarëve amerikanë, senatorja Joni Ernst, tha se Kosova është një mision i veçantë për ushtrinë amerikane. Disa prej ushtarëve që prisnin që së shpejti të ktheheshin në vendin e tyre, thanë se misioni në Kosovë ishte përvoja më e mirë ushtarake deri më tani.

Bujqit kërkojnë miratimin e planit për ndryshimet klimatike

Evropaelire.org 

Bujqit dhe organizatat joqeveritare, që merren me mbrojtjen e mjedisit, kanë ngritur alarmin për mungesën e Planit kombëtar për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. Ata thonë se po ashtu mungon edhe strategjia e kompensimit të dëmeve ndaj shëndetit të qytetarëve dhe sektorit bujqësisë, që shkaktohen nga ngritja ekstreme e temperaturave.   “Deri më tani kemi pësuar shumë dëme, pasi e shihni se si janë temperaturat momentale, kemi thatësira të mëdha dhe për një ditë ndodhin reshje të rrëmbyeshme me breshër. Читать дальше...

Papa Françesku do ta vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka njoftuar se planifikon ta vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë gjatë muajit shtator. Gjatë adresimit para besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa konfirmoi pjesëmarrjen e tij në një ngjarje fetare në Budapest më 12 qershor dhe tha se të njëjtën ditë do të udhëtonte për në Sllovaki. “Jam i lumtur t’iu njoftoj se nga 12 deri më 15 qershor do të shkoj në Sllovaki”, tha ai. Vatikani njoftoi se Papa Françesku do të vizitojë Bratisllavën, Presovin, Kosicen dhe Sastinën. Читать дальше...

VMRO-ja kërkon rezolutë për Bullgarinë

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase kërkon konsensus të gjerë lidhur me negociatat për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE të dielën, më 4 korrik, publikoi tekstin e rezolutës të cilën kërkon ta miratojë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të Bullgarisë. Të gjitha partitë parlamentare në Bullgari vitin e kaluar kanë miratuar një deklaratë përmes të cilës kërkojnë të mos hiqet dorë nga vijat e kuqe lidhur me identitetin... Читать дальше...

Nga një emigrant në investitor milionash  

Evropaelire.org 

Ukë Blakaj nga Komuna e Istogut ishte vetëm 19-vjeçar, kur së bashku me familjen e tij, migroi në Gjermani. Sot ai është duke investuar miliona euro në hapjen e një fabrike. Ai thotë se rruga deri te ky sukses, nuk ka qenë e lehtë. Nga viti 1996, familja e tij gjatë kishte bërë lëvizje të shpeshta Kosovë-Gjermani, derisa në vitin 2008 familja Blakaj, mori dokumentacion të rregullt në shtetin gjerman dhe u vendos aty përgjithmonë. Ukë Bejta në fillim të vitit 2010 filloi afarizmin e tij në shtetin e Gjermanisë... Читать дальше...

Kosovë: Një i vdekur dhe nëntë raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 4 korrik se një person ka vdekur dhe janë regjistruar nëntë raste me COVID-19. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.871 mostrave. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 14 persona, ndërkaq raste aktive janë 160. Në total, që prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107.797 raste me COVID-19, prej tyre 2.261 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq janë shëruar 105.376 persona. MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë vaksinuar... Читать дальше...

MSH: Vaksinat kundër COVID-19 kanë afat të mjaftueshëm për përdorim

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se të gjitha vaksinat kundër koronavirusit, që po administrohen në Kosovë, kanë afat të mjaftueshëm për përdorim. Ky reagim i MSH-së, vjen pasi deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ngriti dyshimet se vaksinat e pranuara donacion nga Norvegjia, ishin me afat të skaduar. “Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri... Читать дальше...

Bullgaria do të ofrojë stimuj për qytetarët që vaksinohen kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Bullgaria po e shqyrton mundësinë që të ofrojë stimuj, për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, tha të dielën kryeministri i përkohshëm, Stefan Yanev. Bullgaria është në mesin e pak shteteve që u ofrojnë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin me cilën vaksinë duan të vaksinohen. Aktualisht, në këtë shtet, qytetarët kanë në dispozicion që të zgjedhin në mesin e katër llojeve të vaksinave kundër koronavirusit. Sipas të dhënave, deri më tani 14.5 për qind e popullsisë së rritur në Bullgari janë vaksinuar plotësisht... Читать дальше...



Bota islamike “bashkëpunon me Kinën” në shtypjen e ujgurëve

Evropaelire.org 

Në vitin 1997, Qeveria e Pakistanit ka dëbuar 14 ujgurë, të akuzuar nga Pekini për terrorizëm. Është thënë se ata kanë bërë komplot për të ndarë Ksinjiangun - provincën perëndimore të Kinës, të banuar me shumicë myslimane - nga pjesa tjetër e vendit. Me të arritur përtej kufirit me Kinën, ata janë ekzekutuar. Sipas një databaze të re, të publikuar më 24 qershor, ky rast është i pari i dokumentuar i ujgurëve të ekstraduar me kërkesë të Kinës. Në total, databaza përfshin 1.546 raste të ndalimit... Читать дальше...

Liderët në Kosovë urojnë SHBA-në për Ditën e Pavarësisë

Evropaelire.org 

Liderët politikë në Kosovë kanë uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Dita e Pavarësisë së SHBA-së kujton rolin e këtij shteti për jetësimin e synimit të Kosovës për pavarësi. “Historia ka dëshmuar se në momentet më të vështira për kombin tonë, Amerika zgjodhi të ishte mbrojtësja dhe promovuesja më e madhe e së drejtës sonë, duke u rreshtuar përkrah nesh në përpjekjet tona për liri”, tha Osmani dhe shtoi se populli i Kosovës ndihet i bekuar me miqësinë që ka me kombin amerikan. Читать дальше...

Vazhdojnë hetimet për sulmin kibernetik ndaj një kompanie amerikane

Evropaelire.org 

Kompania amerikane e teknologjisë informative, që ishte cak i një sulmi të madh kibernetik, po tenton që të ndihmojë konsumatorët e saj të rikthejnë në funksion sistemet e tyre, teksa Qeveria amerikane të hetojë shkallën e këtij sulmi. Drejtori i kompanisë Kaseya, tha për mediat amerikane se sulmi ishte një sulm i sofistikuar kibernetik dhe se ekspertët e sigurisë kibernetike besojnë se është kryer nga hakerët rusë. Grupi i hakerëve, i njohur si REvil besohet se ka sulmuar softuerin e kompanisë... Читать дальше...

Zëvendësdrejtori i ANEB-it do ta vizitojë Iranin

Evropaelire.org 

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do të udhëtojë për në Iran javën e ardhshme, njoftoi i dërguari i Iranit në Kombet e Bashkuara. “(Massimo) Aparo do ta vazhdojë Iranin javën e ardhshme. Vizita e tij është në përputhje me aktivitetet rutinë të masave mbrojtëse brenda kornizës së marrëveshjes”, tha Kazem Gharibabadi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.   “Edhe pse ne jemi në kontakt të përhershëm me agjencinë, nuk është planifikuar... Читать дальше...

Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Filipine

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit ushtarak në jug të Filipineve është rritur në 29, teksa trupa të tjerë të pajetë janë gjetur, tha ushtria. Shtatëmbëdhjetë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërkaq 50 të tjerë janë shpëtuar dhe dërguar në spital për trajtim mjekësor, tha gjeneralmajor, William Gonzales. Avioni me 92 persona në bord u rrëzua më 4 korrik, pasi doli nga pista, teksa po nisej, raportuan mediat lokale. Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Manilës... Читать дальше...

Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi 

Evropaelire.org 

Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk mund të konsiderohet i përfunduar.  Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, pas ratifikimit, të dyja shtetet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.   Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ishte kundërshtar i kësaj marrëveshjeje, ende nuk ka formuar komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit.  Vitin e kaluar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Екатерина Александрова

Александрова впервые войдет в топ-15 мирового рейтинга






Московские археологи обнаружили пять фарфоровых игрушек XVII-XIX веков

В Подмосковье госпитализировали с инсультом ведущего передачи "Такси" на ТНТ

Новые очистные сооружения построили в бывшем военном городке Ногинск-4