ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 05.07.2021

Shkupi shpall Malet e Sharrit park kombëtar

Evropaelire.org 

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka shpallur park kombëtar pjesën e Maleve të Sharrit që shtrihet në këtë vend. Një vendim i tillë pritet ta mbrojë habitatin e kafshëve të egra, sidomos të rrëqebullit të Ballkanit, që është në rrezik për t’u zhdukur. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Ibrahim Berisha)

Kurti: BE-ja t’i mbajë premtimet

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian, duhet të bëjë pjesën e saj duke mbajtur premtimet e dhëna, ndërkaq Kosova duhet të bëjë detyrat e saj, sa i përket përmbushjes së reformave. Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Procesit të Berlinit, ku tha se ky proces, shtatë vjet më parë u krijua në sfondin e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive në rajon dhe në kohën kur anëtarësimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor duhej i largët. Por, sipas Kurtit, as pas shtatë vjetësh, situata nuk ka ndryshuar shumë. Читать дальше...

Presidentja e KE-së kërkon përshpejtimin e procesit të zgjerimit

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën, ripërsëriti qëndrimin se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë në Bashkimi Evropian dhe ka bërë thirrje që procesi i zgjerimit të bllokut evropian të përshpejtohet. “Prioriteti ynë i parë është që të përshpejtojmë agjendën tonë të  zgjerimit në gjithë rajonin dhe t’u ndihmojmë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor për të zbatuar reformat e nevojshme për avancim në rrugëtimin evropian”, tha von der Leyen gjatë takimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor... Читать дальше...

Merkel: Është në interesin e BE-së që ta integrojë Ballkanin

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ajo i sheh të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian, për “arsye gjeostrategjike”. “Është në interesin e vetë BE-së që të avancojë përpara këtë proces”, tha Merkel për gazetarët, pas një konference virtuale me shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke lënë të kuptohet në ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por nuk përmendi me emër asnjërën prej këtyre dy shteteve. Kancelarja Merkel shtoi se bashkëpunimi rajonal... Читать дальше...

Vaksinim masiv me orar të shkurtuar

Evropaelire.org 

Derisa procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 po vazhdon, në terren po vërehen probleme. Në Komunën e Shtërpcës, zyrtarët thonë se procesi i vaksinimit nuk ka zgjuar interesim të madh të qytetarëve dhe rrjedhimisht, në qendrën për vaksinim në fshatin Drajkov, është caktuar një kohë e shkurtër, kur qytetarët që duan të vaksinohen, mund ta bëjnë këtë nga ora 09:00 deri në ora 13:00. Kjo qendër, për shkak të mungesës së mjekëve, gjatë fundjavës nuk punon fare. “Arsyeja pse e kemi këtë orar... Читать дальше...

Kina dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Evropën

Evropaelire.org 

Presidenti kinez, Xi Jinping të hënën i tha homologut të tij francez, Emmaneul Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel se shpreson që Kina dhe Evropa të zgjerojnë bashkëpunimin, që të ketë një përgjigje më të mirë ndaj sfidave globale. Në një video-konferencë të përbashkët, Xi po ashtu ka thënë se shpreson që evropianët të luajnë një rol më aktiv në çështjet ndërkombëtare, të arrijnë pavarësi strategjike dhe të ofrojnë mjedis më fer dhe transparent për kompanitë kineze, njoftoi media shtetërore. Читать дальше...

Gjermania në hall, qytetarët nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat 

Evropaelire.org 

Një numër në rritje i gjermanëve nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat kundër COVID-19, sipas terminëve të caktuar, duke nxitur thirrjet në vend për shqiptim të gjobave, teksa Gjermania po nxiton për imunizimin e popullatës, për të luftuar përhapjen e shpejtë të variantit më ngjitës, Delta. Mario Czaja, shef i Kryqit të Kuq në Berlin, ka thënë se 5 deri në 10 për qind e njerëzve nuk po i respektojnë terminët në qendrat e vaksinimit në kryeqytetin gjerman, veçanërisht për marrjen e dozave të dyta... Читать дальше...

Rënia e investimeve të huaja dëmton kompanitë vendore

Evropaelire.org 

Kompanitë vendore, që punojnë si kontraktues të kompanive të huaja që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, thonë se po e ndiejnë rënien drastike të investimeve të huaja. Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien më të madhe të investimeve të huaja krahasuar me vendet e rajonit, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim. Investimet e huaja, në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit 2020, kur u paraqit pandemia COVID-19, shënuan 14 për qind ulje të investimeve të huaja, krahasuar me vitin 2019. Читать дальше...



Në rrezik nga gurëthyesit 

Evropaelire.org 

Fatmir Bajrami nga fshati Qirez i Skenderajt, thotë se që nga viti 2017, ndihet i rrezikuar në shtëpinë e tij. Kjo pasi sipas tij minimi që një gurëthyes e ka bërë afër shtëpisë i ka shkaktuar plasaritje dhe dëmtime të rënda. Ai thotë se punimet e këtij gurëthyesi i kanë shkaktuar shqetësim të vazhdueshëm në jetën e përditshme. “Me shtëpi kam problem, më ka dëmtuar shtëpinë. Ka plasje, ka prishje, ka dëmtime. Ky ka punuar deri në 11 të natës, 12 të natës, as gjumin si gjumë nuk kemi mundur ta bëjmë. Читать дальше...

Rushiti: Dënimi i Vukotiqit, shpresë për drejtësi për të mbijetuarit e tjerë

Evropaelire.org 

Dënimi i ish-policit serb, Zoran Vukotiqit për dhunën seksuale është një rast historik për faktin që për herë të parë, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë marrë një vendim në favor të viktimës, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila e ka iniciuar rastin në Prokurorinë Speciale të Kosovës.  “Është rast historik dhe për neve ka qenë emocion i paparë, përtej grupit me të cilin punojmë”, tha Rushiti. Читать дальше...

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Kosova ka regjistruar tri raste të reja me koronavirus, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.105 mostrave. Gjatë 24 orëve paraprak, janë shëruar edhe pesë persona, ndërkaq raste aktive janë 158. Në total, Kosova ka regjistruar 107.800 raste me koronavirus; 2.261 raste të vdekjeve dhe 105.381 të shëruar. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë vaksinuar 569 persona. Që prej marsit, kur në Kosovë nisi vaksinimi kundër koronavirusit, në vend janë vaksinuar 206.443 persona... Читать дальше...

Dënimi i parë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Vukotiqit në mars të vitit 2020. Sipas një njoftimi së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Zoran Vukotiq, si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë... Читать дальше...

Policët e Serbisë trajnohen në Rusi

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, ranë dakord të hënën që të vazhdojnë trajnimin e policëve serbë në institucionet e arsimit të lartë rus. Trajnimi do të përqendrohet në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të teknologjisë së lartë, trafikut të paligjshëm të drogës, si dhe në fushën e situatave emergjente, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Më parë, Vulin ka paralajmëruar edhe... Читать дальше...

Orban futet në listën e “armiqve të lirisë së shtypit”

Evropaelire.org 

Organizata e Reporterëve pa Kufij e përfshiu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në listën e saj vjetore të “armiqve të lirisë së shtypit”. Është hera e parë që kryetari i një qeverie të Bashkimit Evropian shfaqet në këtë listë, së bashku me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad, e të tjerë. Vëzhguesi i mediave tha se Orban dhe partia e tij Fidesz “e kanë sjellë peisazhin mediatik të Hungarisë, hap pas hapi, nën kontrollin e tyre”, qëkur kanë marrë pushtetin në vitin 2010. Читать дальше...

Takimet në Bruksel, përgatitje për takimin Kurti-Vuçiq

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian konfirmoi se takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivelin e negociatorëve, do të zhvillohet të mërkurën, më 7 korrik. Para këtij takimi, delegacionet e të dyja palëve do të kenë takime të ndara me përfaqësues të Bashkimit Evropian. Delegacioni i Kosovës do të takohet me përfaqësuesit e BE-së më 6 korrik, ndërsa ai i Serbisë më 7 korrik. Më pas do të zhvillohet takimi i të dyja ekipeve, me ndërmjetësimin e BE-së. Janë këto bisedimet e para në këtë nivel... Читать дальше...

Senatorja amerikane thotë se Kosova mund të anëtarësohet në NATO

Evropaelire.org 

Senatorja amerikane, Joni Ernst që vjen nga shteti i Ajovës, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor po rrezikohet nga ndikimi rus, që sipas saj më së shumti është i shfaqur në Serbi. Duke folur për Kosovën, Ernst tha se është mbështetëse e madhe e faktit që Kosova ta ketë ushtrinë e vet, në mënyrë që të ndihmojnë në ruajtjen e paqes në botë.

Kryeministri i Luksemburgut shtrohet në spital pasi doli pozitiv me koronavirus

Evropaelire.org 

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, është shtruar në spital të dielën, disa ditë pasi është diagnostikuar me koronavirus, raportuan mediat lokale. Bettel është duke bërë teste shtesë dhe do të qëndrojë nën vëzhgim për 24 orë - si masë paraprake - njoftoi transmetuesi RTL, duke cituar Ministrinë e Shtetit të Luksemburgut. Bettel, 48 vjeç, ka njoftuar se është diagnostikuar me koronavirus më 27 qershor, pasi ka marrë pjesë në një samit të Bashkimit Evropian. Organizatorët e samitit të... Читать дальше...

Qiproja pëson zjarrin më të keq pyjor prej dekadash

Evropaelire.org 

Një zjarr i madh pyjor në Qipro i ka marrë jetën të paktën katër personave, ka shkatërruar shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e banorëve nga fshatrat, teksa Greqia, Izraeli dhe vende të tjera kanë dislokuar avionë zjarrfikës për t’i dalë në ndihmë ishullit mesdhetar. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Senatorja Ernst paralajmëron për rritjen e ndikimit rus në Ballkan

Evropaelire.org 

Senatorja amerikane nga shteti i Ajovës, Joni Ernst, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rrezikuar jashtëzakonisht shumë nga ndikimi dhe propaganda ruse. Duke folur për Kosovën, senatorja Ernst tha se shpreson se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që shtoi se mbështet faktin që Kosova të ketë ushtrinë e saj, ushtri kjo që mund të kontribuojë në paqe jo vetëm në rajon, por edhe në skenën ndërkombëtare. Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


Indonezia përballet me mungesa oksigjeni

Evropaelire.org 

Qeveria e Indonezisë i urdhëroi prodhuesit që t’i japin përparësi oksigjenit mjekësor, në kohën kur ky vend po përballet me rritje të numrit të rasteve me koronavirus dhe mungesa oksigjeni në disa qytete. Një spital raportoi për vdekjen e 63 pacientëve, për shkak të mungesës së oksigjenit, shkruan BBC. Indonezia është duke regjistruar më shumë se 25,000 raste të reja me koronavirus, çdo ditë. Udhëtimet në rritje dhe varianti shumë ngjitës Delta i koronavirusit e kanë përkeqësuar krizën. Indonezia... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Java e Krenarisë në Prishtinë, festimet për Vidovdan në Gazimestan, zjarri në një rafineri të naftës në Rumani. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Të gjithë ushtarët e huaj duhet të largohen në afat, thonë talibanët

Evropaelire.org 

Ushtarët e huaj, të mbetur në Afganistan pas afatit të tërheqjes së NATO-s, do të jenë në rrezik, paralajmëruan talibanët. Ka pasur raporte se 1,000 trupa kryesisht amerikane mund të mbeten në terren, pas afatit të tërheqjes më 11 shtator, për të mbrojtur misionet diplomatike dhe aeroportin ndërkombëtar të Kabulit. Misioni ushtarak 20-vjeçar i NATO-s në Afganistan ka mbaruar, por dhuna në këtë vend vazhdon të rritet, me talibanët që vendosin kontroll në gjithnjë e më shumë territore. Sipas një marrëveshjeje me grupin militant... Читать дальше...

Papa i nënshtrohet operacionit në zorrën e trashë

Evropaelire.org 

Papa Françesku i është nënshtruar një operaconi në zorrën e trashë, bëri të ditur Vatikani. Zëdhënësi Matteo Bruni tha se Papa, 84 vjeç, “i është përgjigjur mirë” trajtimit, që është bërë në një spital të Romës. Kjo është hera e parë që Papa pranohet në spital prejse është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013. Vatikani nuk dha detaje të tjera për operaconin apo për kohën sa do të qëndrojë Papa në spital. Gjatë një fjalimi të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka njoftuar... Читать дальше...

Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se koronavirusi nuk e kontrollon më jetën e amerikanëve, por shtoi se ai “nuk është mposhtur ende” dhe bëri thirrje për vaksinim. Biden i bëri komentet gjatë një fjalimi më 4 korrik, ditën kur SHBA-ja shënon përvjetorin e pavarësisë. Ai e shfrytëzoi mundësinë për t’iu bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se “kjo është gjëja më patriotike që mund të bëhet”. “Ne të gjithë e dimë se janë shfaqur variante të fuqishme [të koronavirusit]... Читать дальше...

Së paku 50 viktima nga rrëzimi i aeroplanit në Filipine

Evropaelire.org 

Pesëdhjetë njerëz humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën, pasi një aeroplan ushtarak u rrëzua në Filipine. Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë - shumica e tyre ushtarë - kur rrëshqiti nga pista, teksa po ateronte në aeroportin Jolo të provincës Sulu, të dielën. Ushtarët ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë. Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Появилась реакция WTA на победу Рыбакиной с рекордом






Самых инициативных старост деревень наградили в Чехове

Миллиардер Карл-Эриван Хауб инсценировал гибель и живет в Москве с русской возлюбленной

Гидрометцентр: облачность и 13 градусов тепла ожидают москвичей в субботу

В Подмосковье задержали закладчика, прятавшего метадон в коробках от спичек