ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 07.07.2021

Qëllimi i SHBA-së është një Mal i Zi pa ndikime të huaja, thotë Palmer

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin Malin e Zi si një vend stabil, në rrugën e integrimit evropian dhe të mbrojtur nga ndërhyrjet e huaja, ka thënë zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, pas takimit me presidentin malazias, Millo Gjukanoviq të mërkurën (7 korrik) në Podgoricë.  Sipas një njoftimi që është bërë nga presidenca e Malit të Zi, Palmer ka thënë gjithashtu se është në interesin e SHBA-së që së bashku me Bashkimit Evropian të kontribuojnë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Читать дальше...

Trump padit tri kompani të mediave sociale

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump,  ka njoftuar për një padi ndaj kompanive të teknologjisë Facebook, Google dhe Twitter, duke pretenduar se ai është viktimë e censurës. Padia përfshin edhe shefat e këtyre kompanive. Në janar të 2021, Trump u pezullua nga ana e këtyre kompanive pas shqetësimeve se, deklaratat e tij kishin ndikuar që një turmë e mbështetësve të tij, të sulmonin ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit kanë qenë duke certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Читать дальше...

Asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga BE-ja, por përveç diskutimeve për dallimet që kanë palët, asnjë vendim nuk është arritur. Në përfundim të bisedimeve, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të kaluara në kuadër të dialogut. Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet... Читать дальше...

Zvarritet miratimi i ligjit për ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës

Evropaelire.org 

Qeset e plastikës, që mbeten mjeti kryesor për mbajtjen e produkteve ushqimore, e që më pas hidhen në natyrë, ka bërë që organizatat joqeveritare, që kanë në fokus mbrojtjen e mjedisit, të kërkojnë që të hiqen nga përdorimi. Por, Ligji për menaxhim të paketimit dhe mbetjet e paketimeve, në bazë të të cilit parashihet zgjidhje për reduktimin në tërësi të qeseve të plastikës, tash e disa muaj ka ngecur në procedurë parlamentare. Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini... Читать дальше...

Lista Serbe: Rezoluta për Srebrenicën, sulm ndaj popullit serb

Evropaelire.org 

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, tha se deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës e kanë lëshuar sallën gjatë votimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, pasi kanë kundërshtuar që t’iu japin “legjitimitet qëllimeve të institucioneve të Kosovës për t’ia ngjitur popullit serb etiketën e gjenocidit” Sipas kësaj partie "rezoluta e propozuar nga deputetët boshnjakë dhe e mbështetur nga të gjithë deputetët shqiptarë, njëanshëm dhe pa asnjë bazë sulmon popullin serb, shtetin... Читать дальше...

Kosova dënon gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka dënuar gjenocidin që ndodhi 26 vjet më parë në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Në muajin korrik të vitit 1995, njësitë e Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, të udhëhequra nga gjenerali serb, Ratko Mlladiq kryen një nga masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore duke vrarë mbi 8 mijë djem e burra myslimanë boshnjakë.

Një viktimë dhe nëntë raste të reja me COVID-19, njofton IKSHPK

Evropaelire.org 

Të mërkurën në Kosovë është regjistruar edhe një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Viktima është nga komuna e Gjakovës. Njoftimi është bërë nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), sipas të cilit, në 24-orëshin paraprak, janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në 1.575 mostra të testuara. Sipas IKSHPK-së, të shëruar nga sëmundja u shënuan edhe 8 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 152. Prej 13 marsit 2020... Читать дальше...

Prokuroria serbe thotë se po mbledhë prova të reja për rastin e vëllezërve Bytyqi

Evropaelire.org 

Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi tha se është duke mbledhur prova të reja me qëllim që të “përcaktohet identiteti” i autorëve të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999. Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001. Читать дальше...



Trajnime shtesë për pranim në universitete ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Ermona Leskovci kishte përfunduar provimin shtetëror të maturës dy vjet më parë me një kalueshmëri mbi 70 për qind. Por, njohuritë që ajo mori në arsimin parauniversitar në Kosovë nuk do t’i mjaftonin të merrte bursë në universitet jashtë vendit, nëse nuk do të ndiqte trajnime në lëmi të caktuara. Leskovci, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndoqi kurse fillimisht të gjuhës angleze, matematikës dhe trajnime të shumta, për të fituar një bursë në Fakultetin e Jorkut në Greqi. “Një... Читать дальше...

FMN bën thirrje që të ndihmohen vendet e varfra

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të pasura që të ndihmojnë ato të varfra për t’i rezistuar dëmit ekonomik që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, paralajmëroi të mërkurën (7 korrik) për një thellim të hendekut mes vendeve të pasura dhe të varfra në botë. Ajo i bëri thirrje G20-ës (grupit të vendeve më të pasura të botës) që të ndërmarrin masa urgjente për të mos lejuar që vendet në zhvillim të mbesin prapa në qasjen në vaksina kundër COVID-19 dhe në rimëkëmbjen ekonomike. Читать дальше...

Ngrihet aktakuzë kundër ish-ministres Dhurata Hoxha

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave me inicialet Dh.H., F.M., D.Sh., K.C., N.O, për veprën penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për ish-ministren e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, dhe katër të pandehur të tjerë: Fitim Mustafa, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani. Hoxha, e cila vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë ministre në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Читать дальше...

Vritet presidenti i Haitit

Evropaelire.org 

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në shtëpinë e tij, bëri të ditur kryeministri i përkohshëm i këtij vendi. Claude Joseph tha se rezidenca e presidentit në Port-au-Princ u sulmua nga persona të paidentifikuar. Zonja e Parë raportohet të jetë plagosur në sulm. Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit”. Moise, 53 vjeç, ka qenë në pushtet qysh në shkurt të vitit 2017, kur paraardhësi i tij, Michel Martelly, ka dhënë dorëheqje. ... Читать дальше...

Kurtit i kërkohet ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që deputetët të miratojnë një rezolutë, e cila do ta ndihmonte qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti që ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur më 4 shtator. Kështu deklaroi para deputetëve, ish-kryeministri, njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti gjatë debatit parlamentar të thirrur për Marrëveshjen e Uashingtonit. “Këtë marrëveshje duhet parë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Marrëveshjet e tilla siç na tregon historia... Читать дальше...

Hyn në fuqi ligji “anti-LGBT” në Hungari, BE e kritikon

Evropaelire.org 

Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homoseksualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të miturit, hyri në fuqi sot. Parlamenti i Hungarisë e miratoi këtë masë muajin e kaluar. Kritikët e shohin atë si sulm mbi të drejtat e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT). Sipas tyre, ligji i stigmatizon pakicat seksuale. “Ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten ‘zona të lira nga LGBTIQ’. Evropa... Читать дальше...

Vuçiq: Rezoluta e Kosovës për Srebrenicën - e pritshme

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi. Kuvendi i Kosovës e miartoi të mërkurën rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995. Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor. Читать дальше...

Gjykata Supreme në Shkup shqyrton ankesën për rastin e Kumanovës

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut nisi të mërkurën seancën publike lidhur me ankesën e palës mbrojtëse ndaj gjykimit të 33 personave për rastin e Kumanovës. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes forcave maqedonase të sigurimit dhe një grupi që prezantohej si ish-Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Gjatë luftimeve që zgjatën dy ditë, ishin vrarë tetë pjesëtarë të policisë dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, që ishte pozicionuar në Lagjen e Trimave në këtë qytet... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Rezoluta u iniciua nga koalicioni boshnjak ne Kuvendin e Kosovës, Vakat. Deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën para kësaj pike të seancës. Në bazë të rezolutës, dënohet ashpër gjenocidi i shtetit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës... Читать дальше...

Clark: Kosova ka bërë përparim mbresëlënës drejt demokracisë

Evropaelire.org 

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, tha se Kosova ka bërë  “përparim mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë”.  Clark po qëndron të mërkurën në Prishtinë, ku u prit me ceremoni shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës. Ai ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999, me qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë.  “Jam i nderuar të jem këtu, jam i lumtur të rikthehem në Kosovë, kjo është... Читать дальше...

Shqipëria furnizon Perëndimin me bimë mjekësore

Evropaelire.org 

Aromat dhe ngjyrat e sherbelës, trumzës, livandës dhe kokoçelit janë përhapur nëpër livadhet e Shqipërisë, prej së cilës, që kur shpërtheu pandemia, shtetet perëndimore po kërkojnë gjithnjë e më shumë bimë mjekësore. ​(Përgatiti: Trim Haliti)

Новости России
Москва

Благотворительный фонд «Свет в руках» проведет Всероссийскую акцию «Росток памяти»


Blinken takon virtualisht disa myslimanë ujgurë

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua virtualisht me shtatë myslimanë ujgurë, përfshirë disa që ishin ndaluar në kampet e internimit në Kinë, për të dëgjuar përvojat e tyre. Departamenti i Shtetit tha se Blinken dëshironte të dëgjonte drejtpërdrejt nga ish-të ndaluarit, të afërmit e tyre dhe avokatët e ujgurëve. Kina është nën presion ndërkombëtar për ndalimin e më shumë se 1 milion ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në kampe internimi në rajonin veriperëndimor të Ksinjiangut. Читать дальше...

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel

Evropaelire.org 

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimi zhvillohet në nivel të negociatorëve, por, siç është shprehur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, “asgjë në dialog nuk është teknike dhe gjithçka është thellësisht politike”. Para takimit të përbashkët, dy delegacionet janë takuar ndaras me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Të martën, delegacioni i Kosovës... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Rusia do të diskutojnë për sigurinë kibernetike

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë do të presin javën e ardhshme homologët e tyre rusë, për të diskutuar çështje të sigurisë kibernetike. Presidenti Joe Biden do të mbledhë sot zyrtarë të sigurisë për të diskutuar po këtë temë, njoftoi sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë. Kryesit e sulmit, që dyshohet se janë rusë, janë duke kërkuar 70 milionë... Читать дальше...

Rusia me rekord të ri të viktimave nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Viktimat nga koronavirusi në Rusi shënuan rekord të ri ditor. Autoritetet njoftuan për 737 të vdekur në 24-orëshin paraprak dhe për 23,378 raste të reja pozitive. Infeksionet e konfirmuara ditore në Rusi janë rritur për më shumë se dyfish gjatë muajit të kaluar: nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 23,000 këtë javë. Si shkaktar i gjendjes shihet varianti Delta i koronavirusit. Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëhershme. Читать дальше...

Nju Jorku e shpall dhunën me armë emergjencë shëndetësore

Evropaelire.org 

Nju Jorku u bë shteti i parë amerikan që shpalli gjendje të emergjencës për të adresuar dhunën në rritje me armë. Mbi 50 të shtëna me armë kanë ndodhur fundjavën e kaluar në shtetin e Nju Jorkut, tha guvernatori Andrew Cuomo, teksa nënshkroi urdhrin ekzekutiv për gjendje emergjente. Urdhri e përshkruan dhunën me armë si “krizë të shëndetit publik”. Direktiva do të kanalizojë 138.7 milionë dollarë në programet e ndërhyrjes dhe parandalimit të dhunës me armë. Mediat amerikane kanë raportuar se gjatë fundjavës së kaluar... Читать дальше...

Plagoset rëndë një gazetar i krimit në Holandë

Evropaelire.org 

Një gazetar i shquar i krimit në Holandë u plagos rëndë, pasi u qëllua në një rrugë në Amsterdam, të martën mbrëma. Policia tha se Peter R de Vries u dërgua në spital në gjendje serioze. Transmetuesi kombëtar NOS tha se ai u sulmua disa minuta pasi u shfaq në një emision televiziv. NOS citoi dëshmitarët të kenë thënë se de Vries u qëllua në kokë. Në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar hulumtues. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Рыбакина, наряду со Свёнтек, имеет 70% побед на WTA-1000 против соперниц из топ-10






Нелли Закирова, вдова музыканта Георгия Гараняна: «Он разок-другой дунул в саксофон и моментально понял, что это — его инструмент»

Михаил Исаев выехал на место подтопления в Марксе

Новый игрок на рынке премиального жилья. Девелопер рассказал, как застройщику заявить о себе в условиях высокой конкуренции

В России и Белоруссии прекратили розыск треш-стримера Mellstroy