ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 10.07.2021

Hiqet statuja që shkaktoi trazira të dhunshme në SHBA

Evropaelire.org 

Statuja e një gjenerali të Konfederatës Amerikane, që ishte në qendër të protestave të dhunshme në qytetin Sharllotsvill të SHBA-së, u hoq të shtunën. Statuja e gjeneralit Robert E. Lee dhe një tjetër e gjeneralit Thomas “Stonewall” Jackson do të vendosen në depo. Planet për të hequr statujën e Leesë kanë nxitur një tubim të nacionalistëve të bardhë në gusht të vitit 2017. Një protestuese kundër racizmit, Heather Heyer, është vrarë atëbotë nga një neo-nazist. Vrasësi i saj është dënuar më vonë me burgim të përjetshëm. Читать дальше...

Tetë njerëz të vrarë nga sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë

Evropaelire.org 

Së paku tetë njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thanë autoritetet. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Al-Shabab. Një zëdhënës i policisë somaleze tha se komisionari i policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh, ka qenë shënjestër e sulmit, porse ai ka shpëtuar pa u dëmtuar. “Një bombardues vetëvrasës, me eksplozivë të rëndë të kurdisur nga grupi terrorist Al-Shabab, ka shënjestruar komisionarin e policisë në Mogadishu”, tha zëdhënësi i policisë, Sadiq Adam Ali. Читать дальше...

Diaspora e gatshme t’i japë kredi Qeverisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka filluar të ofrojë bono të Thesarit për diasporën, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime që mundësojnë zhvillimin ekonomik, sidomos pas rënies ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Bonot e Thesarit janë letra me vlerë të garantuara nga shteti dhe të emetuara nga Thesari i Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe bankat komerciale partnere për lëshimin e bonove të Thesarit për diasporën. Читать дальше...

Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Evropaelire.org 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja duhet ta mbajë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Borrell iu drejtua të shtunën një forumi në Dubrovnik. “BE-ja është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe i përparimit ekonomik, si dhe i solidaritetit shoqëror në botë. Ne nuk jemi të përsosur, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me të gjithë ata që e ndajnë vizionin tonë. Kjo do të thotë të ruajmë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor... Читать дальше...

Afganistani buzë rënies

Evropaelire.org 

Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)

Schmidt: Nuk ka ndryshim të kufijve dhe shtete të reja në Ballkan

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i sapoemëruar i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe pengesat midis tyre, për të bërë përparim më serioz drejt Bashkimit Evropian. Schmidt i bëri këto komente të shtunën në një panel të Forumit të 14-të të Dubrovnikut. “Kur shikojmë Bosnje dhe Hercegovinën, shohim se problemi i brendshëm që ekziston, nuk është midis shumicës dhe pakicës, por midis tre popujve përbërës dhe të tjerëve. Читать дальше...

Bërlloku përplas Ukrainën me Hungarinë

Evropaelire.org 

Lumi Tisa, degë e madhe e Danubit, rrjedh nga Ukraina deri në Hungari – dhe sjell me vete mijëra tonë bërllok çdo vit. Hungaria e ka nxitur Ukrainën të merret me mbeturinat e veta, para se ato të bëhen çështje ndërkombëtare, por një zgjidhje e lehtë nuk duket në horizont. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të shtunën shtatë raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 1,347 mostrave, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, në 24-orëshin paraprak u shëruan 22 pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 134. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107,842. Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,444 janë shëruar. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë... Читать дальше...



Lidhjet e Serbisë dhe Bosnjës me Kinën

Evropaelire.org 

Partitë politike në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë po thellojnë bashkëpunimin me Partinë Komuniste të Kinës, në kohën kur Perëndimi është i shqetësuar me përpjekjet e Kinës për të shtrirë ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, bashkëpunimi i partisë në pushtet në Serbi është më intensiv sesa i atyre në Bosnje dhe Hercegovinë. Më 6 korrik, në takimin online të Partisë Komuniste të Kinës, me rastin e 100-vjetorit të themelimit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njëherësh lider... Читать дальше...

Përkujtime të ndara për viktimat e Srebrenicës

Evropaelire.org 

Asambleja Komunale e Srebrenicës mbajti të shtunën një sesion përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, pa praninë e këshilltarëve boshnjakë. Këshilltarët boshnjakë thanë se nuk marrin pjesë për shkak të një rezolute të miratuar së voni, për vuajtjet e serbëve në shekullin 20. Ata u bënë homazhe viktimave të Srebrenicës në qendrën përkujtimore në Potoçari. Asambleja Komunale e Srebrenicës miratoi më 2 korrik një rezolutë për vuajtjet dhe krimet kundër popullit serb të Srebrenicës, në shekullin 20. Читать дальше...

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar rrezikon bizneset  

Evropaelire.org 

Kërste Bllazheski, pronar i një hoteli në Strugë, është një nga hotelierët e shumtë që po përballen me mungesë të kuadrit të kualifikuar, të nevojshëm për veprimtarinë e tyre në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë. Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, mosinteresimi i të rinjve për arsimim në drejtimet profesionale, por edhe largimi i të tjerëve jashtë Maqedonisë së Veriut kanë bërë që shumë biznese të përballen me mungesë të punëtorëve profesionalë. Bllazheski menaxhon hotelin “Drim” në Strugë... Читать дальше...

Rusia me numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë

Evropaelire.org 

Rusia raportoi të shtunën për 752 viktima nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë e konfirmuar brenda një dite në këtë vend, prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, pranverën e vitit të kaluar. Autoritetet shëndetësore raportuan të shtunën edhe për 25,082 raste të reja pozitive - prej tyre 5,694 në Moskë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi arrin në mbi 5.7 milionë, ndërsa i viktimave në 142,253. Rusia është duke përjetuar një valë të rëndë të infektimeve... Читать дальше...

BE shpërndan vaksina për 70% të popullatës së rritur

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit, në mënyrë që vendet anëtare të vaksinojnë së paku 70 për qind të popullatës së rritur, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen. Ajo u bëri thirrje vendeve të BE-së që t’i intensifikojnë fushatat e vaksinimit dhe tha se rreth 500 milionë doza vaksinash do të jenë të shpërndara në të gjithë bllokun deri më 11 korrik. “Këtë fundjavë, ne do të kemi të shpërndara mjaft vaksina në vendet anëtare... Читать дальше...

Qeveria planifikon heqjen e pagesës për studime në universitete publike 

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka filluar diskutimet lidhur me mundësinë e heqjes së pagesës për studentë në universitete publike. Arsimi publik falas është njëra ndër pikat e programit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Blerja e mjeteve për përgatitjen e një punimi gjatë studimeve për edukim parafillor, studentes së Universitetit të Gjilanit, Shpresa Sabedini, i ka kushtuar gati sa pagesa për të gjithë semestrin. Ajo është njëra nga studentët e nivelit... Читать дальше...

Ukraina fajëson hakerët rusë për sulmin në ueb-faqen e Marinës

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se hakerët e Qeverisë ruse sulmuan ueb-faqen e Marinës së Ukrainës, për të përhapur dezinformata në lidhje me ushtrimet ushtarake shumëkombëshe “Sea Breeze” në Detin e Zi. Ministria tha se “e gjithë makina propagandistike e Kremlinit” është përfshirë në operacionin e piraterisë, që publikoi dokumente dhe lajme të rreme në ueb-faqen e Marinës. “Kërcënimi tani është eliminuar”, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes, duke shtuar se ka pasur tentime për sulme edhe në portalin e saj. Читать дальше...

Biden zotohet për veprime kundër sulmeve kibernetike nga Rusia

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i tha homologut rus, Vladimir Putin, se SHBA-ja “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia, tha Shtëpia e Bardhë. Biden dhe Putin biseduan të premten në telefon. Një gazetar e pyeti Bidenin pas bisedës nëse Rusia do të përballet me pasoja dhe ai tha: “Po”. “Ia kam bërë shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që kur një sulm kibernetik vjen nga toka e tij - edhe nëse nuk është i sponsorizuar nga shteti - ata duhet të veprojnë... Читать дальше...

Haiti kërkon trupa të huaja pas vrasjes së presidentit

Evropaelire.org 

Haiti kërkoi trupa të huaja për të mbrojtur infrastrukturën e vendit, pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise. Qeveria e dërgoi kërkesën te Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, por SHBA-ja tha se nuk e ka në plan të ofrojë ndihmë ushtarake “në këtë kohë”. Policia haitiane tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vrau presidentin të mërkurën. Pas një beteje me armë në kryeqytetin Port-au-Princ, 17 prej tyre u arrestuan. Tre të dyshuar u vranë nga policia dhe tetë të tjerë ende po kërkohen. Читать дальше...

UEFA ndëshkon Hungarinë për sjelljen e tifozëve

Evropaelire.org 

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, urdhëroi Hungarinë të luajë dy ndeshje të ardhshme pa spektatorë, për shkak të, siç tha, “sjelljes diskriminuese të mbështetësve të saj” gjatë kampionatit evropian, Euro 2020. Vendimi i UEFA-s pason hetimet për parulla të pretenduara homofobike dhe zhurma majmunësh, gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Hungarisë, muajin e kaluar në Budapest dhe Mynih. Hungaria luajti dy ndeshjet e para të turneut kundër Portugalisë dhe Francës në Budapest. Më 20 qershor... Читать дальше...

Bullgaria mund të shohë fundin e një epoke

Evropaelire.org 

Partia e ish-kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov, mund të dështojë të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare, për herë të parë në historinë e saj. Dy sondazhe të publikuara më 8 korrik, tregojnë se partia “Ka njerëz” - e formuar së voni nga këngëtari Slavi Trifonov, njëherësh udhëheqës i një programi të popullarizuar televiziv - mund ta tejkalojë GERB-in e Borisovit në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut. Borisov, 62 vjeç, ka dominuar politikën në Bullgari, prejse GERB i... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Касаткина вошла в десятку Чемпионской гонки WTA






Лесопарк в Мытищах благоустроят в 2025 году

Экоактивисты устроили субботник в парке Пехорка в Балашихе

СК возбудил уголовное дело по факту нападения на журналистов в Москве

Акция «Бессмертный полк в автобусах» пройдет в Подмосковье