ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 12.07.2021

Britania çon përpara planin e heqjes së të gjitha masave kufizuese

Evropaelire.org 

Ministrat britanikë kanë konfirmuar se Britania e Madhe do të nisë së zbatuari fazën e fundit të heqjes së masave kufizuese kundër koronavirusit, më 19 korrik. Në këtë ditë do të hiqen pothuajse të gjitha kufizimet, përfshirë distancimin fizik. Megjithatë, kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se është jetike që procesi të realizohet me kujdes, pasi pandemia nuk ka përfunduar. Piku i valës aktuale të pandemisë nuk pritet deri në mesin e muajit gusht dhe mund të rezultojë me 1,000 deri në 2,000 të hospitalizuar brenda ditës... Читать дальше...

Guaido thotë se trupat e Venezuelës e "kërcënuan" me arrestim

Evropaelire.org 

Juan Guaido, figurë opozitare që, nga Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri tjera, konsiderohet si presidenti i duhur i Venezuelës, ka thënë më 12 korrik se është “kërcënuar” me arrestim gjatë një bastisjeje në banesën e tij. Një zëdhënës opozitar ka thënë se aleatët e ngushtë të Guaidos janë ndaluar nga forcat besnike të presidentit Nicolas Maduro. “Ngacmimet dhe kërcënimet nuk do të na ndalojnë”, ka thënë Guaido para gazetarëve, jashtë banesës së tij, në kryeqytetin Karakas. Uashingtoni ka qenë një nga kryeqytetet e huaja që... Читать дальше...

OBSH-ja del kundër dozave përforcuese derisa të imunizohen vendet e varfra

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar kundër sigurimit të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit për ata që tashmë janë vaksinuar, teksa varianti Delta “përhapet në botë” dhe vendet e varfra nuk kanë pranuar vaksina ende. Shefi i OBSH-së ka thënë më 12 korrik se disa punëtorë shëndetësorë në vijën e parë të frontit, ende janë të pavaksinuar. Thirrja e tij vjen ndërkohë që shumë qeveri po përballen me hezitim për vaksinim... Читать дальше...

EULEX i konsideron të pabazuara deklaratat e Simmons për Misionin evropian

Evropaelire.org 

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i ka konsideruar hamendësime të pamenduara dhe të pabazuara deklaratat e ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons para një komisioni parlamentar në Kosovë. Gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Simmons ka thënë të hënën, se misioni i EULEX-it nuk ishte Mision “i sundimit të ligjit, por Mision politik”. Sipas tij, ky Mision kishte për qëllim të hiqte nga skena politike... Читать дальше...

Biden u bën thirrje liderëve të Kubës "ta dëgjojnë popullin"

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Qeverisë komuniste të Kubës, të dëgjojë kërkesat e protestuesve për t’i dhënë fund “shtypjes” dhe varfërisë në këtë ishull, një ditë pasi mijëra banorë kanë dalë në protesta të rralla kundër udhëheqësisë. Protestuesit, që kanë dalë nëpër rrugët e Kubës më 11 korrik, teksa vendi përballet me krizën më të rëndë ekonomike prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe me rekord të të infektuarve me koronavirus, kanë bërtitur “liri” dhe “rënie e diktaturës”. Читать дальше...

Kosova s’mund ta gjurmojë variantin Delta

Evropaelire.org 

Kosova nuk mund të kryejë teste për të detektuar rastet eventuale me variantin Delta, pasi për këtë nuk ka reagenca, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë. Këto teste, ministria i dërgon në Berlin. Reagenca është substancë që ndikon në kryerjen e një reaksioni apo analize dhe një procedurë e tillë kërkon pajisje, ekspertizë, ambient dhe infrastrukturë të veçantë. Më 29 qershor, Kosova regjistroi dy raste me variantin Delta të koronavirusit, variant ky që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Читать дальше...

Branson iu çon porosi nga hapësira fëmijëve në Tokë

Evropaelire.org 

Miliarderi anglez, Richard Branson, është ngjitur në një lartësi prej gati 90 kilometrash mbi shkretëtirën e Nju-Meksikos, në SHBA, me një aeroplan-raketë të kompanisë së tij, Virgin Galactic. Ai është bërë i pari prej sipërmarrësve të turizmit hapësinor që ka shijuar një fluturim të suksesshëm drejt hapësirës, nga ku iu ka dërguar një porosi në Tokë "gjeneratës së re të ëndërrimtarëve". (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Kryeministri holandez kërkon falje për lehtësim të masave kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kryeministri holandez, Mark Rutte, e ka pranuar të hënën se kufizimet për koronavirus, janë lehtësuar më shpejt sesa është dashur, prandaj ka kërkuar falje. Numri i të infektuarve në Holandë është rritur në nivelet më të larta këtë vit. Të premten e javës së kaluar, Rutte ka vënë kufizime në bare, restorante dhe klube të natës, duke bërë përpjekje që të ndalë zinxhirin e infektimeve te të rinjtë, vetëm dy javë pasi shumica e masave të izolimit janë hequr në këtë shtet. “Çfarë kemi menduar se është e mundur... Читать дальше...



Rriten çmimet e konsumit në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë së fundmi është duke u vërejtur rritje e çmimeve të produkteve të konsumit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon për rritje të çmimeve për 2.4 për qind në muajin qershor, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së ishte i pandryshuar në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin maj 2021. Ngritje më e madhe në çmime... Читать дальше...

Nis vaksinimi pa termin në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Të hënën, më 12 korrik, në Maqedoninë e Veriut nisi vaksinimi i qytetarëve pa termin të caktuar paraprakisht. Vaksinimi po kryhet në mbarë vendin. Në qendrën për vaksinimin në Poliklinikën e Çairit në Shkup, Lumnije Vrenezi solli nënën e saj 76-vjeçare, që të vaksinohet. “Për ta marrë vaksinën, nënën e kam paraqitur te mjeku amë para tre muajve, por termin nuk morën. Sot (12 korrik) erdhëm pa termin dhe nëna mori vaksinën. Iu besojmë të gjitha vaksinave. Ndoshta na bie prapë koronavirusi, por me vaksinë... Читать дальше...

Gjenerali amerikan në Afganistan e dorëzon komandën

Evropaelire.org 

Gjenerali amerikan në Afganistan, Austin Miller, i ka dorëzuar komandën Gjeneralit Kenneth McKenzie, në një ceremoni zyrtare të hënën në Kabul. Ceremonia e së hënës përbën një tjetër gjest simbolik, teksa luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara po i vjen fundi. Miller ka qenë në Afganistan nga viti 2018, mirëpo në maj presidenti amerikan Joe Biden e ka angazhuar me organizim të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, deri në fund të gushtit. Prej muajit maj, pjesa më e madhe e 2,500 trupave amerikane janë larguar nga ky shtet... Читать дальше...

Kosova regjistron pesë raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën pesë raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,050 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 12 korrik janë shëruar gjashtë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 132. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,859 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Shkatërrohet grupi i krimit të organizuar që kontrabandoi qindra shqiptarë në SHBA dhe Britani

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Policisë, EUROPOL, ka njoftuar të hënën për 18 arrestime të kryera ditë më parë nga Policia Kombëtare e Spanjës, si dhe për shkatërrim të një grupi të krimit të organizuar, i cili ka qenë i përfshirë në kontrabandim me migrantë dhe mashtrim me dokumente. Pjesëtarë të këtij rrjeti është thënë të kenë ndërmjetësuar hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 personave me shtetësi të Shqipërisë, në Mbretëri të Bashkuar dhe Shtete të Bashkuara. Hetimi për këtë grup është thënë të jetë udhëhequr nga Policia Kombëtare e Spanjës... Читать дальше...

Rusia paralajmëron kundër “ndërhyrjes së jashtme” në Kubë

Evropaelire.org 

Rusia ka paralajmëruar të hënën kundër ndonjë “ndërhyrjeje të jashtme” në Kubë, pasi mijëra persona kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër Qeverisë komuniste. “Ne e konsiderojmë të papranueshme ndonjë ndërhyrje eventuale në çështjet e brendshme të shtetit sovran, apo ndonjë veprim destruktiv që do të inkurajonte destabilizimin e situatës në këtë ishull”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, përmes një deklarate, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Ajo nuk ka sqaruar kush mund të jetë duke ndikuar në Kubë... Читать дальше...

Ambasada amerikane: Autorët e dhunës seksuale në Kosovë të mbahen përgjegjës

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kërkoi angazhim nga institucionet e Kosovës për, siç tha, vendosjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë. “Është koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë autorët, pavarësisht nga prejardhja, etnia, apo lidhjet politike”, tha Ambasada amerikane në një postim në Facebook. Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq... Читать дальше...

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi helmimin masiv në Deçan

Evropaelire.org 

Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit. Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshimta të baktereve. Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator... Читать дальше...

Kubanët çohen si rrallëherë kundër pushtetit komunist

Evropaelire.org 

Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)

Dy të dënuar në Jordani për komplot për puç

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Jordani shpalli një ish-shef të gjykatës mbretërore dhe një të afërm të mbretit Abdullah fajtorë për kryengritje dhe rebelim kundër monarkisë. Bassem Awadallah dhe Sharif Hassan bin Zaid, të cilët i mohuan akuzat, u dënuan me nga 15 vjet burgim. Ata u arrestuan në prill, kur ish-princi i kurorës i Jordanisë, Hamzah, u vendos në arrest shtëpiak, nën dyshimet se ka bërë komplot për të destabilizuar vendin. Princi Hamzah, i cili është gjysmëvëllai i mbretit Abdullah , nuk u përball me ndonjë akuzë. Читать дальше...

OBSH: Turmat pa maska në Euro 2020 kanë qenë shkatërruese

Evropaelire.org 

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020. Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën mbrëma në një stadium të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve gjetkë. OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove... Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


EULEX hedh poshtë pretendimet e Simmons për largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike

Evropaelire.org 

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i ka konsideruar hamendësime të pamenduara dhe të pabazuara deklaratat e ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons para një komisioni parlamentar në Kosovë. Gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Simmons ka thënë të hënën, se misioni i EULEX-it nuk ishte Mision “i sundimit të ligjit, por Mision politik”. Sipas tij, ky Mision kishte për qëllim të hiqte nga skena politike... Читать дальше...

Konfirmohen dënimet e përjetshme për 10 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane

Evropaelire.org 

Gjykata e Apelit në Egjipt mbështeti dënimet e përjetshme për dhjetë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane. Në mesin e të dënuarve është edhe udhëzuesi suprem i lëvizjes, Mohammad Badie. Dënimet e përjetshme - 25 vjet burg në Egjipt - u shqiptuan fillimisht në vitin 2019. Dhjetë burrat u dënuan për dhunë gjatë revolucionit të vitit 2011, që çoi në përmbysjen e diktatorit Hosni Mubarak. Gjykata gjithashtu shfajësoi tetë liderë të rangut të mesëm të organizatës islamike. Ata ishin dënuar më parë me 15 vjet burg. Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Përgatitjet për festën e Kurban Bajramit në Pakistan, Festivali Folklorik Botëror në Rusi, përmbytjet në Soçi... Këto janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që kemi lënë pas në rajonet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Rrufeja vret 11 njerëz që po fotografoheshin në Indi

Evropaelire.org 

Rrufeja vrau së paku 11 njerëz dhe plagosi disa të tjerë në qytetin Jaipur në veri të Indisë, thanë autoritetet. Viktimat po fotografoheshin në shi, në majë të një kulle vrojtimi, e cila është atraksion i njohur turistik. Njëzeteshtatë njerëz ishin në kullën Amer Fort kur ndodhi incidenti. Një zyrtar i lartë i policisë u tha mediave se shumica e viktimave janë të rinj. Të dielën, në shtetin Rajasthan të Indisë, ku ndodhet edhe Jaipuri, u rgjistruan edhe nëntë viktima të tjera nga rrufetë. Читать дальше...

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit

Evropaelire.org 

Policia në Haiti tha se ka arrestuar një mjek, që beson se është “i dyshuari kryesor” në organizimin e vrasjes së presidentit haitian, Jovenel Moise. Policia tha se Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, shtetas i Haitit, ka shkuar atje me avion privat në fillim të qershorit, për “motive politike”. Shefi i policisë, Leon Charles, tha se plani fillestar ka qenë të arrestohet presidenti, por “misioni pastaj ka ndryshuar”. Charles nuk dha më shumë hollësi. Presidenti Moise, 53 vjeç, është vrarë në rezidencën e tij më 7 korrik. Читать дальше...

Garë e ngushtë midis dy partive rivale në Bullgari

Evropaelire.org 

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari tregojnë një garë të ngushtë midis koalicionit GERB, të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, dhe partisë së quajtur “Ka një popull të tillë”. Me mbi 95 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e së dielës, grupi GERB ka 23.91 për qind të tyre. Partia “Ka një popull të tillë”, me në krye prezantuesin televiziv, Slavi Trifonov, ka 23.66 për qind. Shumë agjenci të sondazheve parashikojnë se partia “Ka një popull të tillë” mund të dalë ende në epërsi ndaj GERB-it. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Лучшая теннисистка мира сделала заявление перед матчем с Еленой Рыбакиной






Церемония вручения паспортов школьникам прошла в Лобне

Детский сад № 46 в поселке Глебовский отремонтируют к июлю

Пристегнитесь: ремень спасает жизнь

Родители учеников проверили еду в школьных столовых в Истре