ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 17.07.2021

Greqia ashpërson masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus, Greqia ka vendosur masa më të ashpra në një prej ishujve më të vizituar nga turistët gjatë sezonit të verës. Autoritetet të shtunën kanë vendosur që të ndalojnë muzikën në bare dhe restorante dhe të vendosin orë policore gjatë natës në ishullin Mikonos. Ky ishull njihet si ishull i ndjeve për super të pasurit dhe vizitohet nga më shumë se një milion persona çdo verë. Ministria e Mbrojtjes Civile tha se ora policore do të jetë nga ora 01:00 deri në 06:00... Читать дальше...

Delegacionet e afganëve dhe talibanëve takohen në Doha

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Qeverisë afgane dhe militantët talibanë më 17 korrik kanë mbajtur bisedime në Doha të Katarit. Delegacioni i Qeverisë afgane u udhëhoq nga Abdullah Abdullah, kryesues i Këshillit të Lartë për Pajtim Kombëtar. Ndërkaq, ekipi i talibanëve u kryesua nga lideri taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar. “Bisedimet nisën sot ndërmjet Republikës Islamike të Afganistanit dhe delegacionit të lartë afgan”, tha zëdhënësi i Abdullahut, Fraidoon Khwazoon. “Pas ceremonisë hapëse, shtatë anëtarët e delegacionit nisën diskutimet”, shtoi ai. Читать дальше...

Kosova regjistron dy raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Të shtunën, Kosova regjistroi dy raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet shëndetësore. Numri i rasteve të reja, del pas testimit të 1.944 mostrave. Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë shëruar tre pacientë. Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 17 korrik, Kosova ka regjistruar 107.894 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.264 persona kanë vdekur dhe 105.531 janë shëruar. Aktualisht në Kosovë raste aktive janë 98. Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orë janë administruar 12.430 doza të vaksinës. Në total... Читать дальше...

Pandemia e lë pa turistë Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po regjistron vitin më të vështirë turistik për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ohri dhe Struga, dy qytetet e njohura për pushime verore, që shtrihen përgjatë Liqenit të Ohrit, ndodhen para kolapsit pasi objektet e hotelerisë dhe sektori i gastronomisë mbijetojnë nga turizmi. Deri nga mesi i muajit korrik ato nuk kanë mbushur as 10 për qind të kapaciteteve, shifër kjo që nuk mbahet mend të jetë shënuar ndonjëherë në këto dy qytete të njohura turistike. Në vitin 2019 vetëm... Читать дальше...

Bashar al-Assad nis mandatin e katërt si president i Sirisë

Evropaelire.org 

Lideri i kahmotshëm i Sirisë, Bashar al-Assad është betuar si president për të nisur mandatin e katërt shtatë vjeçar në Siri. Kjo vjen pas zgjedhjeve të muajit maj që nga opozita u cilësuan si të manipuluara. Assadi më 17 korrik u bëri thirrje sirianëve të kthehen në atdheun e tyre dhe i falenderoi personat që votuan për të. “Ju vërtetuat me vetëdijen tuaj dhe lidhjen atdhetare që njerëzit nuk bëjnë kompromis me vendosmërinë e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre, pa marrë parasysh truqet e kolonialistëve”, tha ai. Читать дальше...

Arrestohet përgjegjësi për kamerat e sigurisë te burimi i ujit në Deçan

Evropaelire.org 

Një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit është arrestuar dje pasi që u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë. Arrestimi vie pasi mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik. Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere. Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, për Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar arrestimin e këtij zyrtari. Читать дальше...

Zharku: Ky është viti më i mirë i kinematografisë kosovare

Evropaelire.org 

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova është duke shpërthyer me suksese filmike në rrafshin ndërkombëtar. Ai thotë se sukseset e fundit janë arritur falë punës serioze që kanë bërë të gjithë faktorët relevantë. Zharku, ndër të arriturat më të mëdha të kinematografisë së Kosovës, e konsideron suksesin e filmit "Zgjoi", që siç thotë ai, bëri histori në "Sundance Film Festival"   Radio Evropa e Lirë: Zoti Zharku, për të dhjetin vit me radhë... Читать дальше...

Tsikhanouskaya do të zhvillojë takime të nivelit të lartë gjatë vizitës në SHBA

Evropaelire.org 

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya do të takohet me politikanë amerikanë gjatë udhëtimit të Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme. Ky udhëtim i liderët bjelloruse ka për qëllim gjetjen e mënyrave për ta zgjidhur krizën në Bjellorusi. Zyra e Tsikhanouskayas tha se ajo do të qëndrojë në Uashington, Nju Jork dhe Kaliforni. Itinerari i udhëtimit ende nuk është finalizuar, por zyra e saj për media tha se Tsikhanouskaya pritet të udhëtojë drejt SHBA-së më 18 korrik, ku do të takohet me politikanë... Читать дальше...

SHBA: Rritje e rasteve me COVID-19 në mesin e të pavaksinuarve

Evropaelire.org 

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara tha se shpërthimi i COVID-19 në SHBA po shndërrohet në “pandeminë e të pavaksinuarve”. Dr. Rochelle Walensky i bëri këto komente gjatë informimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa disa shtete amerikane kanë rekomanduar qytetarët që të vendosin maskat sërish, për shkak të shqetësimeve për rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.   Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA gjatë javës së kaluar është rritur për 70 për qind... Читать дальше...

Mbi 130 të vdekur nga përmbytjet në Gjermani

Evropaelire.org 

Nga përmbytjet në Gjermani numri i të vdekurve ka arritur në 133, ndërkaq numri i viktimave nga përmbytjet në gjithë Evropën Perëndimore arriti në 150. Gjermania dhe Belgjika janë shtetet më të goditura evropiane nga përmbytjet, ku në Belgjikë janë raportuar të paktën 20 të vdekur. Shirat e rrëmbyeshëm që përmbytën mbi 20 qytete dhe komunitete në Gjermani dhe Belgjikë kanë shkatërruar rrugë dhe qasja në internet dhe shërbimet telefonike është ndërprerë po ashtu, duke e bërë edhe më të vështirë që të vlerësohet numri i të zhdukurve. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной






Посольство РФ разочаровано просьбой ФРГ не участвовать в памятных церемониях

Татьяна Сумцова рассказала об ошибке, которую многие допускают при чистке зубов

Свердловские подростки приняли участие в уникальном медиапроекте: «Пронзительные воспоминания детей»

В Смоленской области обнаружили 700 килограммов морских деликатесов в фуре с мебелью