ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 19.07.2021

Kurti dhe Vuçiq përsëri nuk merren vesh për asgjë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur edhe një takim tjetër në Bruksel ku nuk janë marrë vesh për asgjë. Kurti ka paraqitur një deklaratë të paqes, por e njëjta është refuzuar nga Vuçiq. Presidenti serb është ankuar, për siç ka thënë, shtimin e incidenteve kundër komunitetit serb në Kosovë. (Përgatiti: Lendi Susuri)

Venecia mund t’i thotë lamtumirë UNESCO-s

Evropaelire.org 

UNESCO mund të vendosë që qytetin e Venecias ta fusë në listën e objekteve kulturore të rrezikuara. Mbetet të shihet nëse autoritetet italiane mund ta shmangin një vendim të tillë, pasi tashmë kanë ndaluar hyrjen e anijeve të mëdha në këtë qytet turistik.

Riintegrimi i të kthyerve nga luftërat e huaja eviton përsëritjen e veprës

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po punon në forcimin e kapaciteteve dhe sigurimin e ndihmave në aspektin psikologjik dhe social për riintegrimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Nga qeveria thonë se fushata përfshin të gjitha institucionet si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, përfshirë dhe komunikimin mes bashkësive fetare. “Në përputhje me Planin nacional dhe procedurat për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të luftëtarëve të... Читать дальше...

'Bota serbe' e Vulinit si kërcënim për rajonin

Evropaelire.org 

Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në lidhje me projektin e bashkimit të serbëve kudo që janë, të cilët do të ruheshin nga Ushtria serbe në vendet e rajonit, është perceptuar si ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe si paralajmërim i kthimit të politikës destruktive të Serbisë. Bosnje dhe Hercegovina i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të distancohet nga agjenda politike e Vulinit. Ndërkaq nga Kosova vijnë vlerësimet... Читать дальше...

Java përmes fotografive

Evropaelire.org 

Përgatitjet e besimtarëve myslimanë për Festën e Kurban Bajramit, temperatura të larta në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Rusi, luftime në mes të forcave afgane dhe militantëve talibanë. Këto janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që kemi lënë pas në rajonet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Rruga e integrimit për fëmijët e kthyer nga Siria

Evropaelire.org 

Katër fëmijë dhe shtatë të rritur përbëjnë grupin e fundit të shtetasve kosovarë që janë rikthyer nga zonat e konfliktit në Siri. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë 78 fëmijë të rikthyer, ndërsa edhe 39 të tjerë vazhdojnë të mbesin në zonat e konfliktit. Përderisa të rriturit e dyshuar për terrorizëm i nënshtrohen sistemit të drejtësisë, fëmijët që kthehen nga këto zona parashihen të integrohen në jetesë dhe shkollim të zakonshëm në zonat nga ata vijnë. Ministria e Punëve të Brendshme... Читать дальше...

Takimi i dytë Kurti-Vuçiq

Evropaelire.org 

Në Bruksel ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që ky takim mos të jetë si ai i qershorit pasi nuk solli asnjë rezultat. (Përgatiti: Arben Hoti)

Borrell shpreson të ketë rezultate nga takimi Kurti-Vuçiq

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ka thënë shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, para takimit të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Borrell ka thënë se takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit në qershor nuk ishte aq i frytshëm, por si shpreson se takimi i së hënës do të sjellë rezultate. (Përgatitën... Читать дальше...

Një softuer izraelit spiunimi "u përdor" për të hakuar telefona

Evropaelire.org 

Një softuer i kategorisë ushtarake, i njohur si Pegasus, dhe i licencuar nga një kompani izraelite për qeveritë që ndjekin terroristë dhe kriminelë, është përdorur për hakime të suksesshme të 37 telefonave të mençur, që kanë qenë në pronësi të gazetarëve, aktivistëve për të drejta të njeriut, drejtorëve ekzekutivë dhe dy grave të afërta me gazetarin e vrarë saudit, Jamal Khashoggi, është thënë në një hulumtim të kryer nga e përditshmja amerikane The Washington Post dhe 16 media partnere. Telefonat... Читать дальше...

Haxhillëk me kufizime edhe sivjet

Evropaelire.org 

Pelegrinët myslimanë, të vaksinuar kundër COVID-19, janë mbledhur gjatë fundjavës për haxhillëk në Arabinë Saudite, e cila ua ka ndaluar pjesëmarrjen besimtarëve nga jashtë për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë, si dhe ka kufizuar edhe hyrjen e vendësve. (Përgatiti: Trim Haliti)

Kurti: Propozimi për marrëveshje të paqes u refuzua

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por shtoi se ajo u refuzua “ende pa u lexuar”. “Për mua kjo tregon mosgatishmërinë për marrëveshje, meqenëse u refuzua pa u lexuar fare”, tha Kurti, pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të hënën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






Рестораторов в Москве попросили закрыть веранды из-за сильного ветра

В Москве мигрант пытался выкинуть в окно прятавшегося от дождя в подъезде мальчика

Расследованием убийства байкера в Москве будет заниматься центральный аппарат СК

Задержан мигрант из Азербайджана, убивший русского парня в Москве (ФОТО)