ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 21.07.2021

Variantet e reja të virusit rrezikojnë fitoren kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pandemia është "larg përfundimit"; Anglia feston një "Ditë të Lirisë" pasi u larguan shumica e kufizimeve; Pelegrinët myslimanë fillojnë haxhin në Arabinë Saudite me kufizime të rrepta në vend. (Përgatiti: Lendi Susuri)

Të rinjtë kosovarë të interesuar për vaksinim

Evropaelire.org 

Ka disa ditë që Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se mund të vaksinohen edhe qytetarët mbi moshën 18-vjeçare, të cilët mund të zgjedhin llojin e vaksinës. Interesimi i të rinjve për t’u vaksinuar, në Qendrën e Vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, është i madh.

Maqedonia e V. rrit pensionet deri në 3 euro

Evropaelire.org 

Vendimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për rritjen e pensioneve për 1.2 për qind ka nxitur reagime të shumë në opinion, kryesisht në mesin e pensionistëve, të cilët vendimin e quajnë “tallje” me dinjitetin e tyre, në kohë kur siç thonë po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve elementare ushqimore, që mezi arrijnë t’i sigurojnë me pensionet që marrin. Sipas vendimit, pensionet me muajit korrik do të jenë më të larta nga 90 (1.50 euro) deri 188 (3 euro) denarë apo mesatarisht nga 120 denarë (2.00 euro). Bastri Selmani... Читать дальше...

Në betejë për monumentet e shkatërruara

Evropaelire.org 

Më 2 maj të vitit 1999, derisa në Kosovë po vazhdonte fushata e sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe, forcat serbe ia kishin mësyrë xhamisë së vjetër rreth 200 vjet, e cila gjendej në afërsi të urës mbi lumin Ibër, që lidhë anën veriore dhe jugore të qytetit të Mitrovicës. Nga vendasit ajo quhej Xhamia e Ibrit. Forcat serbe e dogjën këtë xhami deri në themel. Lokacioni i saktë i xhamisë ishte në bregun e lumit Ibër, në anën veriore të qytetit të Mitrovicës, e cila tashmë është e banuar me shumicë serbe. Читать дальше...

Bezos viziton hapësirën

Evropaelire.org 

Jeff Bezos ka realizuar misionin e tij revolucionar hapësinor. Miliarderi, themelues i Amazon-it, dhe tre bashkudhëtarë të tij, zbritën në shkretëtirën e Teksasit, pas një fluturimi prej 11 minutash nën orbitën e Tokës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Kush dhe çfarë humb nga dështimi i dialogut Kosovë-Serbi?  

Evropaelire.org 

Para nisjes së takimit midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 19 korrik në Bruksel, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se kohëzgjatja e këtij takimi do të varet nga atmosfera që do të mbizotërojë gjatë bisedimeve. Atmosfera që e përcolli takimin u bë e ditur gjatë deklarimeve të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Ishte e qartë se takimi i dytë brenda një muaji, dështoi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë akuzuar njëri-tjetrin... Читать дальше...

Zjarre të paprecedente shkrumbojnë Siberinë

Evropaelire.org 

Disa qytete ruse janë kapluar nga tymi i madh, teksa zjarret e egra po përhapen nëpër Siberi. Temperaturat e larta jonormale dhe shpërfillja e rregullave të sigurisë nga zjarri po fajësohen për flakët e vrullshme në pyjet e pafund të rajonit. Republika e Sakës, në verilindje të Siberisë, e njohur ndryshe si Jakutia, është goditur më së keqi. Qyteti i Jakutskut dhe 50 vendbanime të tjera në Siberi janë mbuluar nga një mjegull e trashë prej flakëve. (Përgatiti: Trim Haliti)

Pas Evropës vërshohet edhe Kina

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kinë raportuar për 12 persona të vdekur dhe mbi 100,000 të evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e vërshimeve. Dhjetëra qytete në provincën Henan, duke përfshirë kryeqytetin e kësaj province, Zhengzhou, janë prekur nga vërshimet. Pamjet që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit të mbuluar në ujë deri në kraharor. Rreth 700 pasagjerë në Zhengzhou besohet se janë bllokuar në tren për 40 orë.

Njëzetepesë persona të vdekur nga vërshimet në Kinë

Evropaelire.org 

Vërshimet masive në qendër të Kinës kanë shkaktuar nivele rekorde të shiut, duke lënë 25 persona të vdekur dhe mbi 100,000 të evakuuar nga shtëpitë e tyre. Dhjetëra qytete në provincën Henan, duke përfshirë kryeqytetin e kësaj province, Zhengzhou, janë prekur nga vërshimet. Pamjet që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit të mbuluar në ujë deri në krahëror. Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë të mërkurën se “parandalimi i vërshimeve ka qenë gjë shumë e vështirë” dhe “fazë kritike”. Читать дальше...

Si mund të bëheni turist në hapësirë?

Evropaelire.org 

Pëlqyesit e adrenalinës shumë shpejt do të mund të përballen me emocione të forta, teksa turizmi hapësinor nis të jetësohet. Gjithçka ju duhet është durim. Dhe shumë para. Kush është duke ofruar fluturime hapësinore? Dy kompani janë duke ofruar fluturime nga disa minuta në hapësirë, Blue Origin e miliarderit Jeff Bezos dhe Virgin Galactic, e themeluar nga Richard Branson. Raketa e kompanisë Blue Origin niset vertikalisht, kapsula bie kur arrihet lartësia e duhur dhe më pas ekipi ulet në Tokë me tri parashuta. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Россиянка Хромачёва вышла в финал турнира WTA в Руане в парном разряде






Называл себя"вором в законе". Каким бизнесом из 90-х жили эти азербайджанцы

Большой успех оперы-олонхо «Ньургун Боотур» в Казахстане

Как я был в Стамбуле первый раз

Туризм не вечно маялся // Спрос на праздничные поездки по стране вернулся к росту