ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 23.07.2021

Dua Lipa viziton Tiranën

Evropaelire.org 

Ylli botëror i pop muzikës, me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka qëndruar në Shqipëri të enjten dhe të premten. Ajo u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Edi Rama e ka quajtur këngëtaren një “vajzë të edukuar dhe modeste”, pas takimit që ata patën. “Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj”... Читать дальше...

Shembet ura në Siberi duke bllokuar hekurudhën më të gjatë në botë

Evropaelire.org 

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok. Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin. Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë... Читать дальше...

Anija me migrantë fundoset afër ishullit grek

Evropaelire.org 

Një operacion i kërkim-shpëtimit ka vazhduar të premten afër ishullit të Kretës në Greqi për disa persona që llogariten të zhdukur pasi anija që po barte migrantë u fundos. Roja e bregut në Greqi tha se 37 persona janë nxjerrë nga deti ose nga anija në fundosje të enjten vonë. Ndërkaq, sipas të mbijetuarve, kanë qenë rreth 45 persona në anije. Kombësitë e pasagjerëve, pikënisja e anijes dhe destinaconi nuk janë të ditura në këtë moment. Tri anije greke u përfshinë në kërkim-shpëtim të premten, sipas rojes së bregut. Читать дальше...

BE-ja përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë 

Evropaelire.org 

Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet. BE-ja po ashtu ka kërkuar që liderët politikë të përmbahen nga retorika nxitëse. “Kemi marrë në dijeni miratimin e Ligjit kundër mohimit të gjenocidit. Ky është një vendim nga ana e përfaqësuesit të lartë (Valentin) Inzko. Duam të jemi të qartë: revizionizmi dhe mohimi i gjenocidit janë kundër vlerave fondamentale evropiane”... Читать дальше...

Zyrtarëve të korruptuar nuk u konfiskohet pasuria

Evropaelire.org 

Vetëm 1 për qind e ish-zyrtarëve, afaristëve të lidhur me pushtetin, e personalitete tjera, përveç dënimit me burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra tjera penale, janë dënuar edhe me konfiskim të pasurisë, që e kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme. Shuma e parave të konfiskuara do të duhej të vendosej në një numërator në qendër të Shkupit, për të njoftuar qytetarët se sa para konfiskohen nga zyrtarët e korruptuar, por edhe personalitete tjera të përfshirë në veprimtari të paligjshme, por kjo nuk ka ndodhur. Читать дальше...

Bjellorusia mbyll 15 organizata joqeveritare

Evropaelire.org 

Autoritetet e Bjellorusisë të premten kanë njoftuar se kanë mbyllur 15 organizata joqeveritare, si pjesë e një goditjeje të gjerë në aktivistët e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura. Grupet që janë urdhëruar të mbyllen përfshijnë qendrën për të drejtat e njeriut “Human Constanta”, organizatën bamirëse “Names”, grupin kundër AIDS “BelSetka” si dhe një organizatë që i ka ndihmuar personave me aftësi të kufizuara. Mbyllja e këtyre grupeve vjen një ditë pasi presidenti autoritativ Aleksandër Lukashenko... Читать дальше...

Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?

Evropaelire.org 

Përpunimi i të dhënave përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në sektorin publik, privat dhe atë të marketingut ose dërgimi i mesazheve promovuese në numrat e telefonit të qytetarëve, janë ankesat më të shpeshta të qytetarëve kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e dhënave të tyre personale. Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) që është përgjegjëse, veç tjerash, për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, gjatë vitit 2020 ka pranuar 60 ankesa, kurse gjatë këtij viti (2021) 18... Читать дальше...

Agjencia Evropiane e Barnave rekomandon vaksinën Moderna për fëmijë

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar aprovimin e vaksinës kundër COVID-19 të llojit Moderna për të vaksinuar fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Deri më tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinim të fëmijëve në Amerikën Veriore dhe në Evropë. Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) momentalisht është duke shqyrtuar nëse do të zgjerojë përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët nën moshën 18 vjeçare. Derisa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica... Читать дальше...



Kosova regjistron 19 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 2 mijë e 267 mostra të testuara. Asnjë vdekje nga COVID-19 nuk u regjistrua të premten. Në 24-orëshin paraprak u shëruan shtatë pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 126. Deri më tani në Kosovë, në total janë regjistruar 107,973 raste pozitive. Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,582 janë shëruar. Aktualisht, në zhvillim e sipër është fushata e vaksinimit masiv, që do... Читать дальше...

Rritet në 47 numri i të vdekurve si pasojë e vërshimeve në Indi

Evropaelire.org 

Rrëshqitjet e dheut si pasojë e shirave të fuqishëm kanë mbytur të paktën 47 persona në Indinë perëndimore, thanë zyrtarët të premten. Më shumë se 1 mijë persona që kishin mbetur të bllokuar nga vërshimet janë shpëtuar. Viktimat e rrëshqitjeve të dheut ishin nga tre lokacione në distriktin e Raigadit në shtetin perëndimor Maharashtra. Shumica e atyre që janë shpëtuar, ishin bllokuar mbi çati ose edhe mbi autobusë nëpër autostrada. Zyrtari i qeverisë, Safar Pathak, shtoi se përveç 47 të vdekurve... Читать дальше...

Mali i Zi ashpërson masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Në Mal të Zi, nisur nga sot deri më 2 gusht, do të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend. Vendimi u mor pas, siç u tha, rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Me të ndalohen edhe ahengjet dhe festivalet e muzikës, si dhe çdo tubim masiv në ambiente të mbyllura. Nga 2 gushti, qëndrimi në ambiente të brendshme të hotelierisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ për koronavirusin (PCR)... Читать дальше...

Dodik: Republika Sërpska duhet të iniciojë shpërbërjen

Evropaelire.org 

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, tha të premten se përfaqësuesi special i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, nuk ka të drejtë të imponojë ndonjë ligj për ndalimin e mohimit të gjenocidit. Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit - që i japin të drejtë të çojë përpara vendime - vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës. “Republika Sërpska e hedh poshtë këtë vendim. Читать дальше...

Ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës. Kompetencat e Bonit i japin atij të drejtë për të shtyrë përpara vendime, për të cilat, akterët e tjerë politikë nuk shfaqin vullnet për një gjë të tillë. Ky vendim parashikon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që... Читать дальше...

Kabuli mohon se talibanët kontrollojnë 90% të kufijve

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit hodhi poshtë pretendimet e talibanëve se ata kontrollojnë 90 për qind të kufijve të këtij vendi. Sipas zëdhënësit të Ministrisë, Fawad Aman, kjo është “gënjeshtër absolute” dhe “propagandë e pabazë”. Talibanët kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare, prejse forcat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani në fillim të majit. Në javët e fundit, ata kanë marrë pjesë të mëdha të Afganistanit nën kontrollin e tyre, përfshirë disa pika kyçe kufitare. Читать дальше...

Kina fillon pastrimin pas vërshimeve

Evropaelire.org 

Së paku 33 persona kanë vdekur dhe tetë mbesin të humbur në Kinën qendrore pas vërshimeve shkatërruese. Qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, derisa në shumë lokacione ka filluar pastrimi i mbeturinave që sollën rrebeshet e shiut. (Përgatiti: Arben Hoti)

Mirëbesimi i palëkundur midis Ankarasë dhe Beogradit

Evropaelire.org 

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen e njohjeve”, ka deklaruar, më 22 korrik, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiqi në këtë mënyrë i është përgjigjur paralajmërimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se do të punojë për njohjet e reja të Kosovës. “E respektoj mjaft presidentin turk Erdogan dhe dëshirojmë marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne e kemi vendin dhe... Читать дальше...

BE-ja dënon Rusinë për shtypjen ndaj mediave dhe OJQ-ve

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të ndalë “shtypjen e vazhdueshme” mbi mediat e pavarura, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, ndërkaq, shtypja që po ndodh para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen më vonë gjatë këtij viti, sipas bllokut evropian, është “veçanërisht shqetësuese”. Në një deklaratë për media, zëdhënësja e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell përmendi vendimet e fundit të autoriteteve ruse për të futur disa gazetarë dhe organizata joqeveritare për ndihmë juridike në listën e “agjentëve të huaj”... Читать дальше...

Të paktën 18 të vdekur nga shirat në Indi

Evropaelire.org 

Të paktën 18 persona kanë vdekur në shtetin indian Maharashtra, pas shirave të furishëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, thanë autoritetet. Lumenjtë në Maharashtra arritën kapacitetin dhe autoritetet hapën digat për të liruar ujin pasi në shumë pjesë të perëndimit të vendit kishte reshje të mëdha të shiut në 24 orët e fundit. Të paktën katër persona vdiqën pas shembjes së një ndërtese në Mumbai, ndërkaq 14 të tjerë vdiqën nga rrëshqitjet e dheut në Maharashtra, thanë zyrtarët qeveritarë. Читать дальше...

Italia kërkon certifikatën e vaksinimit për një sërë aktivitetesh

Evropaelire.org 

Italia, nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh. Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport. Rastet me koronavirus janë sërish në rritje në Itali. Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar... Читать дальше...

Dy doza Pfizer ose AstraZeneca, efektive kundër Deltës

Evropaelire.org 

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa, tregon një studim i ri. Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për... Читать дальше...

Më shumë afganë që kanë punuar për SHBA-në, pritet të zhvendosen

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi për t’iu mundësuar mijëra afganëve që kanë punuar me amerikanët gjatë luftës në Afganistan, të marrin viza speciale për të imigruar në Shtetet e Bashkuara. Ligji do të mundësojë 8,000 viza speciale për përkthyesit dhe të tjerët që kanë ndihmuar SHBA-në dhe janë në rrezik të hakmarrjes nga talibanët, tani që forcat ndërkombëtare janë duke u tërhequr nga Afganistani. Dhoma e kaloi masën e re me 407 vota për dhe 16 kundër. Masa tani është në Senat. Читать дальше...

CIA heton Sindromën e Havanës

Evropaelire.org 

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se ka rritur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e një gjendjeje misterioze shëndetësore, që prek diplomatët amerikanë. Sëmundja shkakton larmi simptomash, përfshirë: marramendje, të përziera, migrenë dhe humbje të kujtesës. Sëmundja është quajtur Sindroma e Havanës, sepse është shfaqur për herë të parë në Ambasadën amerikane në Havanë, në vitin 2016, duke prekur dhjetëra diplomatë. Në vitet më pas, dhjetëra raste të reja janë raportuar në objektet diplomatike të SHBA-së në Kinë... Читать дальше...

Një Olimpiadë si asnjë tjetër

Evropaelire.org 

Lojërat e shtyra Olimpike nisin sot në Tokio me një ceremoni të vogël të hapjes, pasi qyteti vazhdon të luftojë me rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Ceremonia do të nisë në orën 20:00 sipas kohës lokale dhe nuk pritet të jetë madhështore si në të kaluarën, marrë parasysh gjendjen e pandemisë, e cila ka vrarë mbi katër milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka prekur mbi 192 milionë. Organizatorët nuk kanë publikuar detaje në lidhje me shfaqjen, por kanë thënë se rregullat e rrepta të... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Россиянин Сафиуллин потерял четыре места в рейтинге ATP






Будьте на его стороне: что делать, если ребенок не умеет проигрывать и закатывает истерики

Мат Камеко обсудили на мандатной комиссии

У арестованного экс-замминистра обороны Иванова назначена встреча с психологом

Россияне начали раскупать круизы по рекам России: озвучены новые цены и маршруты