ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 25.07.2021

Kurti: Ditë e rëndë për gjithë popullin tonë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci. Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë. “Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”... Читать дальше...

Plenkoviq: Qeveria dhe shërbimet tjera do të bëjnë gjithçka për t'iu ndihmuar të plagosurve

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Qeveria që drejton ai, dhe të gjitha shërbimet tjera në këtë shtet, do të bëjnë gjithçka që munden për t’iu ndihmuar të plagosurve, pas aksidentit të një autobusi me targa të Kosovës, në Sllavonski Brod të dielën në Kroaci. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë. Читать дальше...

Watkins: Përmes tërheqjes, SHBA-ja e pranoi me vonesë se nuk i arriti qëllimet në Afganistan

Evropaelire.org 

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, ka qenë pranim me vonesë i paaftësisë për të arritur qëllimet fillestare, ka thënë Andrew Watkins, analist në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Watkins ka thënë se më 2009 ka qenë e qartë se lufta nuk mund të fitohej në Afganistan, mirëpo SHBA-së i është dashur shumë kohë për të marrë vendimin për t’u tërhequr. Sipas tij, çelësi i suksesit të talibanëve, të cilët me shpejtësi po fitojnë kontrollin e territoreve në këtë vend, është dobësia dhe përçarjet mes autoriteteve afgane. Читать дальше...

Mbahen garat e kërcimit në Mostar, kosovarët nuk i sigurojnë vizat

Evropaelire.org 

Të dielën në Mostar të Bosnje-Hercegovinës, është mbajtur edicioni i 455-të i garave të kërcimit nga Ura e Vjetër. Kësaj here, pjesë e garës do të jenë 40 kërcyes nga Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia. Këtë vit ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kërcyesve nga Kosova. "Fatkeqësisht, ne i pritëm ata, por ata nuk morën viza," ka thënë Lawrence Listo, presidenti i Klubit të Zhytjes në Mostar, në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Gara e kërcimit nga ura zgjat një ditë. Читать дальше...

Aksidenti vdekjeprurës në Kroaci

Evropaelire.org 

Në orët e para të së dielës, autobusi me rreth 70 pasagjerë doli nga rruga në një autostradë në Kroaci dhe la të vdekur të paktën 10 persona, të cilët ishin duke shkuar në Kosovë.

Presidentja Osmani shpall të hënën ditë zie në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore, pas aksidentit me autobus në Kroaci, që ka lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të plagosur. Autobusi me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, rreth orës 6:00 të mëngjesit të së dielës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë. ... Читать дальше...

Kurti dhe disa ministra nisen drejt Kroacisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur të dielën drejt Kroacisë, pas aksidentit me autobus në Sllavonski Brod, që ka lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të plagosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë. “Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme... Читать дальше...

Kosova regjistron 25 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të dielën 25 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,102 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 25 korrik është shëruar një pacient nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 161. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,017 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë vdekur. Читать дальше...



Pamje nga vendi i aksidentit me autobus në Kroaci

Evropaelire.org 

Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur të dielën, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Arrestohet shoferi i autobusit që doli nga rruga në Kroaci

Evropaelire.org 

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal në Kroaci, Sllavko Pranjiq, ka thënë se është arrestuar shoferi i autobusit, që ka dalë nga rruga, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Sllavonski Brod. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 janë të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë. “Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë Pranjiq. Читать дальше...

Autoritetet afgane vendosin orë policore

Evropaelire.org 

Autoritetet afgane kanë vendosur orë policore në pjesën më të madhe të shtetit, me qëllim të ndalimit të ofensivës ushtarake të talibanëve. Vendimi ka ardhur pasi talibanët kanë pushtuar një mori distriktesh dhe zonash kyçe të shtetit, prej kur ka nisur tërheqja e forcave ndërkombëtare nga Afganistani, më 1 maj të këtij viti. Ministria e Brendshme e këtij shteti ka thënë më 24 korrik, se ka vendosur masën e orës policore në 31 nga 34 provincat  e Afganistanit “për të ndalur dhunën dhe për të... Читать дальше...

Kurti viziton të plagosurit në Kroaci, dy pacientë në kujdes intensiv

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus me targa të Kosovës, në Sllavonski Brod në Kroaci. Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë "bashkatdhetarë", të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë. Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit. Читать дальше...

Protesta në disa qytete evropiane kundër rregulloreve për COVID-19

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë nëpër rrugët e disa qyteteve evropiane më 24 korrik, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj rregullave për vaksinim kundër koronavirusit. Protestat më të mëdha janë zhvilluar në Francë, ku besohet se 160,000 persona kanë protestuar në këtë shtet, kundër një projektligji që i kërkon secilit person të ketë leje speciale për të hyrë në restorante dhe institucione tjera publike. Përmes këtij projektligji, autoritetet franceze e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e gjithë stafit shëndetësor. Читать дальше...

Belgjika përmbytet sërish nga shiu

Evropaelire.org 

Më shumë stuhi kanë goditur të shtunën Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu. Ky njoftim vjen pak ditë pasi shira të rrëmbyeshëm kanë rezultuar me viktima në këtë shtet. Provincat Namur dhe Vallun Brabant janë goditur më së keqi. Makinat janë tërhequr nga uji i madh më 24 korrik, disa prej të cilave kanë bllokuar linjat e trenit në qytetin Dinant. Agjencia e lajmeve Belga, ka raportuar se trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, prej kur kanë nisur vërshimet më herët gjatë këtij muaji. Читать дальше...

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Evropaelire.org 

Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Përveç kësaj, ai tha se nuk kishte përjetuar ndonjë simptomë tjetër si pasojë e imunizimit me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. “Ka qenë dita e parë pak plogështi, përndryshe nuk kam pasur temperaturë”, shpjegon ai. Plogështia së bashku me disa simptoma të tjera janë ndër shqetësimet kryesore dhe më të shpeshta të personave që marrin vaksinën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Читать дальше...

Xhudistja Majlinda Kelmendi ndalet në rrethin e parë të garës në Tokio

Evropaelire.org 

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, është ndaluar në rrethin e parë të garës në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo ka garuar të dielën në kategorinë deri në 52 kilogramë, kundër hungarezes Reka Pupp, e cila e ka mposhtur xhudisten kosovare. Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji. Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur Kampione Evropiane dhe Botërore. Trajneri i saj, Driton Kuka, e ka falënderuar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина назвала свое преимущество над Швентек






Случаи незаконных сбросов сточных вод в канализацию участились в Подмосковье

27 апреля Наро-Фоминский округ станет участником общеобластной акции

Стенд Новосибирской области на ВДНХ подвергся критике и занял 40-е место

ВСГ, ГМТ и платежная дисциплина. Совет директоров Газпрома рассмотрел ряд важных вопросов