ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 26.07.2021

Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

Evropaelire.org 

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se gjysma e shtatorit është afati i fundit për të gjithë punëtorët që të vaksinohen kundër koronavirusit, ose në kundërtën do të duhet të bëjnë teste çdo javë, për të parë nëse janë negativ në të. Vendimi i tij pritet të rrisë presionin për vaksinim te më shumë se 300,000 punëtorë të Nju Jorkut, përfshirë mësues dhe zyrtarë policorë. Në këtë periudhë po ashtu nis mësimi nëpër shkolla. “Kjo ka të bëjë me rimëkëmbje. Ka të bëjë me atë... Читать дальше...

Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak të mohimit të gjenocidit

Evropaelire.org 

Përfaqësues të partive politike nga Republika Sërpska, kanë marrë vendim që, nga dita e hënë, 26 korrik, nuk do të marrin pjesë në punime dhe vendimmarrje të institucioneve shtetërore të Bosnje-Hercegovinës, apo në Parlamentin e këtij shteti, Këshillin ministror dhe kryesinë e Bosnje-Hercegovinës. Këtë vendim e kanë marrë liderët e partive nga  Republika Sërpska gjatë një takimi në Banja Llukë, pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko, me të cilin është ndryshuar Kodi Penal i këtij shteti... Читать дальше...

OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi, pas presidenti i këtij vendi, Kaid Saied, ka rrëzuar Qeverinë dhe ka ngrirë Parlamentin, me ndihmën e ushtrisë. Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të “ përmbahen nga dhuna, dhe të sigurojnë se situata është e qetë”. “Të gjitha mospajtimet duhet të zgjidhen përmes dialogut”, ka thënë Haq. Ai ka mohuar nëse Kombet e Bashkuara e... Читать дальше...

Vetëm 30 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

Evropaelire.org 

Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë, është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19. Sipas ministrisë, deri më tash, nga rreth 23 mijë mësimdhënës në gjithë Kosovën, deri në fund të javës së kaluar janë vaksinuar rreth 7 mijë prej tyre. Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Arbërie Nagavci, tha për Radio Evropa e Lirë, se mësimdhënësit në Kosovë duhet të vaksinohen dhe të jenë shembull edhe për të tjerët. Читать дальше...

Dy gra zyrtarizojnë martesën në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Dy gra kanë zyrtarizuar, edhe para ligjit, bashkimin e tyre në Mal të Zi, duke shënuar herën e parë që ndodh një gjë e tillë në historinë e këtij shteti. Gratë, që kanë dashur të mbesin anonime, janë martuar në qytetin e Budvës më 25 korrik, sipas mediave lokale. Një zyrtare e Budvës, Milijana Vukotiq Jellushiq, ka thënë se të dyja gratë janë nga Ballkani, mirëpo punojnë dhe jetojnë jashtë këtij territori. Çështjet e preferencave seksuale dhe identitetit gjinor, vazhdojnë të jenë problematike në Mal të Zi dhe rajon... Читать дальше...

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje  

Evropaelire.org 

Për aksidentin që la dhjetë persona të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në Kroaci, u arrestua shoferi i kompanisë kosovare ‘Deva Tours’, i cili tha para policisë kroate, se për një moment e kishte zënë gjumi. Kishte më pak se një orë që kur ai kishte marrë timonin, për të zëvendësuar kolegun e tij, tashmë të ndjerë, Naser Sylmetaj. Ishte ora 06:00, kur autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, që ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë, doli nga rruga në Sllovenski Brod të Kroacisë. Sipas ekspertit të komunikacionit... Читать дальше...

Protestuesit bërtasin "Vdekje diktatorit" në Teheran

Evropaelire.org 

Protestat në Iran, kundër mungesës së ujit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike, janë duke u përhapur nëpër rrugët e Teheranit, derisa protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur “Vdekje diktatorit”. Shërbimi iranian i Radios Evropa e Lirë, ka cituar video dhe tekste të publikuara nëpër rrjetet sociale, që tregojnë se marshet janë mbajtur në Teheran, në mëngjesin e 26 korrikut. Zëvendës-Guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goodarzi, ka konfirmuar protestën e së hënës. Ai ka thënë se arsyeja e protestës është “mungesa e energjisë elektrike”. Читать дальше...

Kosova rrëmben dy medalje të arta në Tokio

Evropaelire.org 

Kosova ka arritur t’i marrë dy medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Kjo është hera e dytë që vendi merr pjesë në Lojëra Verore Olimpike. Në Rio në vitin 2016, Majlinda Kelmendi kishte marrë medaljen e parë të artë. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Ibrahim Berisha)



Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci. Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit. Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit. Читать дальше...

Katër tragjeditë nga aksidentet me autobusë

Evropaelire.org 

Që nga mbarimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, Kosova ka parë disa aksidente të tmerrshme që kanë qenë të përfshirë autobusët e udhëtarëve. Në dy dekadat e fundit, është rritur transporti rrugor me autobusë nga Kosova për në shtetet tjera, por janë rritur edhe aksidentet. Më poshtë ua rikujtojmë katër tragjeditë më të mëdha nga aksidentet më autobusë në 20-vjetëshin e fundit. 2002- Dhjetë të vdekur në kufirin Kosovë-Mal i Zi Dhjetë persona vdiqën, përfshirë edhe dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë... Читать дальше...

Zjarret shkretojnë Kaliforninë

Evropaelire.org 

Pyje të djegura, vetura të shkrumbuara dhe rrënoja të shumta janë pasojat e zjarrit “Dixie” në Kaliforni. Flakët, mbi 20 për qind e të cilave janë shuar gjatë fundjavës, i kanë bërë hi mbi 73 mijë hektarë në qarqet Pllumas dhe Bjut, në shtetin perëndimor amerikan, dhe kanë djegur krejtësisht dhjetëra shtëpi dhe prona, gjatë përhapjes së tyre nëpër rajon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Shoferi i autobusit të Kosovës mbrohet në heshtje, nesër pritet vendimi për burgim

Evropaelire.org 

Drejtuesi i autobusit të Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, është marrë në pyetje të hënën, në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, në qarkun në Sllavonski Brod. Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq. “Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi... Читать дальше...

Kosova regjistron 14 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën 14 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 2,406 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 26 korrik janë shëruar gjashtë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 169. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,031 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Organizatorët e dhunës në kuvend dënohen me 25 vjet burgim

Evropaelire.org 

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 25 vjet burg organizatorët e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më 27 prill të vitit 2017. Ish-kryetarin e kuvendit, Trajko Veljanovski gjykata e dënoi me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski u dënuan me nga gjashtë vjet e tre muaj burg, ndërsa me gjashtë vjet burg u dënua ish-drejtori policisë sekrete, Vlladimir Atanasovski. Për ish-kryeministrin, që gjendet në arrati, Nikolla Gruevski dhe zyrtarin policor... Читать дальше...

Në Francë, 40 milionë njerëz të vaksinuar

Evropaelire.org 

Numri i njerëzve në Francë që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ka kaluar 40 milionë, tha të hënën presidenti i këtij vendi, Emmanuel Macron. Pasi katër milionë njerëz e kanë marrë vaksinën gjatë dy javëve të fundit, rreth 60 për qind e popullsisë tani është e vaksinuar pjesërisht ose plotësisht, shkroi Macron në Twitter. “Të gjithë së bashku do ta mundim virusin. Do të vazhdojmë më tej”, tha ai. Komentet vijnë disa orë pasi Parlamenti i Francës miratoi legjislacionin... Читать дальше...

Kombinimi AstraZeneca - Pfizer rrit nivelin e antitrupave, thotë studimi

Evropaelire.org 

Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca, pastaj me Pfizer/BioNTech, rrit nivelin e antitrupave neutralizues për gjashtë herë, krahasuar me dy doza të AstraZeneca-s, tregon një studim i Koresë së Jugut. Studimi përfshiu 499 punonjës mjekësorë: 100 prej tyre morën doza të përziera, 200 morën dy doza Pfizer/BioNTech dhe pjesa tjetër morën dy doza AstraZeneca. Të gjitha vaksinimet rezultuan me antitrupa neutralizues, që e ndalojnë virusin nga hyrja në qeliza dhe nga shumimi i tij. Читать дальше...

Mbi 150 njerëz pozitivë me koronavirus në Lojërat Olimpike

Evropaelire.org 

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio thanë se 153 njerëz të akredituar për Olimpiadën, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus qysh në fillim të muajit - 16 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit. Totali përfshin 19 atletë. Disa prej tyre janë banorë të Fshatit Olimpik, ku 16 njerëz kanë dalë pozitivë. Ata janë larguar nga apartamentet dhe janë vendosur në hotele karantinë. E shtyrë për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, Olimpiada ka nisur më 23 korrik. Qyteti nikoqir, Tokio... Читать дальше...

Në pritje të identifikimit të dy viktimave nga aksidenti në Kroaci

Evropaelire.org 

Identiteti i tetë viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci tashmë është konfirmuar kurse për dy të tjerë po vazhdon procesi i identifikimit, sipas policisë në Kroaci. Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod. Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. Pasagjerët me prejardhje nga Kosova që u lënduan në aksidentin me autobus në Kroaci janë në gjendje stabile. Читать дальше...

Serbia “njeh” pasaportën e Kosovës në aeroporte

Evropaelire.org 

Pasaporta e Serbisë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas, përveçse në aeroporte, nuk është e vlefshme si dokument udhëtimi, sepse këto dy vende nuk e njohin njëra-tjetrën. Zyrtarë të lartë të Kosovës thonë se njohja e ndërsjellë me Serbinë do të arrihet përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve. Por, Serbia, e cila gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, beson se nuk ka nevojë për njohje nga Kosova, pasi Kosova, sipas saj, është pjesë e territorit të Serbisë. Kur... Читать дальше...

Новости России
Москва

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию


Izraeli synon t’i zvogëlojë 85% të emetimeve të karbonit

Evropaelire.org 

Izraeli, deri në mes të shekullit, do t’i zvogëlojë emetimet e karbonit për 85% nga nivelet e vitit 2015, tha Qeveria e tij. Kryeministri Naftali Bennett tha se vendimi do ta ndihmojë vendin që gradualisht të zhvendoset në një ekonomi me nivele të ulëta të karbonit. Synimet përfshijnë zvogëlimin e shumicës dërrmuese të emetimeve nga transporti, sektori i energjisë elektrike dhe mbetjet komunale. Bota tashmë është ngrohur për rreth 1.2 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat pritet të vazhdojnë të rriten... Читать дальше...

Kosova ul flamujt për të nderuar viktimat në Kroaci

Evropaelire.org 

Kosova ka ulur flamujt në gjysmështizë dhe ka shpallur ditë zie për viktimat nga aksidenti me autobus në Kroaci. Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi 40 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Nora Gjakova fiton medaljen e artë  

Evropaelire.org 

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi në finale, në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti francezen, Sarah-Léonie Cysique. Kjo është medalje e dytë e artë që Kosova ka fituar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë. Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka thënë se me fitoren e Gjakovës, Kosova ka vazhduar trendin e mirë të fitores së medaljeve të arta në këtë sport në Lojërat Olimpike. Читать дальше...

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Evropaelire.org 

Dy qytetarë me prejardhje nga Kosova, që u lënduan të dielën në aksidentin rrugor në Kroaci, ndodhen në trajtim intensiv, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje stabile, bëri të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Dhjetë vetë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur autobusi që udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, doli nga rruga në Sllovanski Brod. Të lënduarit u dërguan për trajtim në spitalin e këtij qyteti dhe në Zagreb. Ministrja Gërvalla tha se në organizim... Читать дальше...

Presidenti shkarkon kryeministrin e Tunizisë pas protestave

Evropaelire.org 

Presidenti i Tunizisë shkarkoi kryeministrin dhe pezulloi Parlamentin, pas shpërthimit të protestave të dhunshme në të gjithë vendin. Mijëra protestues, të zemëruar me, siç thonë, keqmenaxhimin e koronavirusit nga ana e Qeverisë, dolën në rrugë të dielën dhe u përleshën me policinë. Presidenti Kais Saied tha se do t’i marrë përgjegjësitë me ndihmën e një kryeministri të ri, me qëllim “shpëtimin” e Tunizisë. Ai tha se veprimet e tij janë të ligjshme me Kushtetutën e vendit. “I kemi marrë këto... Читать дальше...

Franca miraton ligj që nxit vaksinimin

Evropaelire.org 

Parlamenti i Francës miratoi legjislacionin që i bën vaksinat kundër koronavirusit të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe e zgjeron listën e vendeve që kërkojnë të ashtuquajturën leje shëndetësore. Ndryshimi vjen pas protestave në Francë kundër rregullave. Por, presidenti i këtij vendi, Emmanuel Macron, thotë se synon ta bëjë vaksinimin armë kryesore kundër koronavirusit, ndërsa, sipas Qeverisë së tij, ndryshimet janë të nevojshme për t’i mbrojtur njerëzit e cenueshëm, si dhe për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Теннисистка Александрова оказалась сильнее полячки Швентек на турнире WTA в США






Мастера педагогического искусства

В Фонде Муслима Магомаева попросили не беспокоить 80-летнюю вдову артиста

Итоги семинара-экскурсии «Проектируем кухню»

Школьников из Лобни посвятили в кадеты на торжественной церемонии в Москве