ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 27.07.2021

Parashikime më të mira për ekonominë globale më 2022

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti parashikimin për rritjen globale ekonomike në vitin 2022, por paralajmëroi se pabarazitë midis ekonomive të mëdha dhe atyre në zhvillim, sa i përket qasjes në vaksinat kundër koronavirusit, janë duke u thelluar. “Qasja në vaksina është shfaqur si linja kryesore, përgjatë së cilës rimëkëmbja globale ndahet në dy blloqe”, tha FMN-ja në një azhurnim të Parashikimit Ekonomik Botëror, të publikuar në prill. Sipas FMN-së, dy blloqet që kanë dalë janë “ato që mund të... Читать дальше...

OBSH: Delta e rrezikshme, por vaksinat e mposhtin

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se varianti shumë infektues Delta do të bëhet lloji mbizotërues në të gjithë botën, por një studim premtues tregon se vaksina të caktuara me dy doza vazhdojnë të jenë mbrojtëse nga ky variant; infeksionet me COVID-19 kanë larguar disa sportistë nga Lojërat Olimpike. (Përgatiti: Lendi Susuri)

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi gjithashtu që biznesmeni Deimantas Bertauskas, i cili dëshmoi kundër Paleckisit, të mos ndiqet penalisht. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Paleckis dhe një numër i paspecifikuar i shtetasve të tjerë lituanezë kanë mbledhur informacione për inteligjencën ruse, në periudhën kohore midis shkurtit 2017 dhe tetorit 2018. Paleckis... Читать дальше...

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

Evropaelire.org 

Oficerët e policisë, që u janë përgjigjur trazirave në Kongresin amerikan, më 6 janar, dhanë të martën dëshmi për dhunën dhe urrejtjen që kanë përjetuar. Dëshmitë u dhanë para një komiteti të Kongresit, i cili është themeluar muajin e kaluar për hetimin e ngjarjes. Zyrtari i policisë së Kongresit, Harry Dunn, i cili është afrikano-amerikan, tha se është tallur me epitete racore nga turma. Rreshteri i policisë së Kongresit, Aquilino Gnnell, e përshkroi dhunën si “fushëbetejë mesjetare”. Më 6 janar... Читать дальше...

Në Itali, 99% e viktimave të koronavirusit s'ishin të vaksinuara

Evropaelire.org 

Gati 99% e njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali që nga shkurti i këtij viti, nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht, tha të martën Instituti Kombëtar i Shëndetit i Italisë. Sipas raportit, njerëzit e vaksinuar plotësisht që kanë vdekur, kanë qenë shumë më të vjetër se ata që kanë vdekur pa vaksinim të plotë: 88.6 vjeç kundrejt 80. Ata gjithashtu kanë pasur më shumë probleme shëndetësore përpara se të prekeshin nga koronavirusi, thuhet në raport. Javën e kaluar, Italia ka njoftuar... Читать дальше...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Në përgjithësi, shtoi ajo, 57 për qind e mbi 18-vjeçarëve në 27 vendet e BE-së janë tani plotësisht të vaksinuar. “Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e të parëve në botë. Por, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen. Sipas saj, varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, është duke u përhapur në kontinent dhe duke rritur normat e infeksionit. Читать дальше...

Kontrolli i autobusëve të dyshimtë

Evropaelire.org 

Çështja e sigurisë rrugore në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, e sidomos për automjetet e rënda mbi 3.5 tonë, ku përfshihen edhe autobusët që qarkullojnë brenda vendit, vlerëson eksperti për çështje të komunikacionit, Muhamed Krasniqi, drejtor i kolegjit Tempulli. Siguria në qarkullimin e autobusëve, sipas tij, varet nga faktorët teknikë dhe faktori njeri. Por, nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thonë se megjithatë, Kosova ka një flotë të mirë të autobusëve... Читать дальше...

Dragica Gashiq thotë se i është thyer banesa

Evropaelire.org 

Banesa e Dragica Gashiqit në Gjakovë, e cila në fillim të qershorit është bërë serbja e parë që është kthyer në këtë qytet, “është thyer dhe plaçkitur”. Kështu deklaroi vetë Gashiq për Radion Evropa e Lirë, por Policia e Kosovës tha se nuk mund ta konfirmojë lajmin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Xhurkaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë vetëm se Gashiq është kthyer në banesë të martën nga Klina, ku ka vizituar motrën e saj.   “E shoqëruar nga policia, ajo ka arritur në... Читать дальше...



Rimëkëmbja ekonomike vështirë të arrihet pa punësime të reja

Evropaelire.org 

Numri i të punësuarve në Maqedoninë e Veriut në çerekun e parë të këtij viti është për 18 mijë më i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të një viti më parë, përkatësisht më 2020, para fillimit të pandemisë COVID-19. Gjatë tremujorit të parë të  këtij viti, në bazë të të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, janë regjistruar 793 mijë qytetarë në marrëdhënie pune dhe 150 mijë qytetarë të cilët kërkojnë punë. Ndërkohë që autoritetet qeveritare në vazhdimësi theksojnë se viti 2021 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike... Читать дальше...

NATO përsërit mbështetjen për Afganistanin

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka biseduar në telefon me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, për t’i përsëritur mbështetjen e aleancës për vendin e tij. “Situata e sigurisë në Afganistan mbetet thellësisht sfiduese dhe kërkon zgjidhje të negociueshme”, shkroi Stoltenberg në Twitter. Militantët talibanë kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare të Afganistanit, prejse trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga ky vend, në fillim të majit. Читать дальше...

Parada e Krenarisë si sfidë për Orbanin

Evropaelire.org 

Mijëra persona morën pjesë në Paradën e Krenarisë në Budapest të shtunën, për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, për të margjinalizuar komunitetin LGBTQ, përmes miratimit të një ligji kundër këtij komuniteti. Këto përpjekje të autoriteteve hungareze janë dënuar nga Brukseli zyrtar dhe mund të ndikojnë edhe në ndihmën evropiane, pas pandemisë, shkruajnë mediat botërore. Parada e Krenarisë më e madhja në histori Të vendosur, shumëngjyrësh dhe krenarë, mijëra hungarezë marshuan në rrugët e Budapestit... Читать дальше...

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit 

Evropaelire.org 

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme me iniciativën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ditë më parë tha se së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, do të angazhohet që të sigurojë njohje të reja për Kosovën. Ben-Meir, që është profesor pranë Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut, thotë se është... Читать дальше...

Shpërthim në parkun industrial të Leverkuzenit

Evropaelire.org 

Një shpërthim i madh ka dridhur një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkuzenit, të martën, duke shkaktuar viktima. Shtëllunga tymi të zi janë parë mbi vendin e ngjarjes, teksa policia menjëherë u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 9:40, duke shkaktuar një zjarr në një depo karburantesh në “Chempark”, një park industrial për kompanitë kimike, përfshirë Bayer dhe Lanxess, ka bërë të ditur operatori Currenta. (Përgatitën: Trim... Читать дальше...

Shpërthim i madh në një park industrial në Gjermani

Evropaelire.org 

Një shpërthim i madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen, ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem” dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret. Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess. Currenta, kompania që menaxhon Chempark, ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut, ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat. Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. Në disa pamje në rrjetet... Читать дальше...

Stuhia e rërës kaplon qytetin kinez

Evropaelire.org 

Një stuhi rëre është përhapur nëpër qytetin e Dunhuangut, në provincën Gansu të Kinës. Sipas departamentit rajonal të meteorologjisë, dukshmëria është reduktuar në vetëm pesë metra. Pamjet shfaqin stuhinë, sikur një mur, duke mbuluar zona urbane dhe autostrada. Ajo besohet të ketë arritur një lartësi prej mbi njëqind metrash. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Sveçla: Udhëtarët dhe të vdekurit nga aksidenti pritet të arrijnë të martën në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus i një kompanie nga Kosova, të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00. Ministri Sveçla ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se në mbrëmje pritet që në Kosovë të kthen edhe trupat e personave që nuk arritën t'i mbijetojnë aksidentit. Ora e saktë nuk dihet ende, për shkak të autopsisë që po kryhet në shtetin e Kroacisë. Читать дальше...

Avokati: Shoferi nuk më tha se e kishte zënë gjumi

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, tha udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti do të kthen të martën në Kosovë me transport të linjës ajrore. Arritja e tyre në Kosovës, sipas Sveçlës, pritet pas orës 22:00. Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës të së martës, pritet që në Kosovë të arrijnë trupat e viktimave. Por, ai shtoi se nuk dihet ora e saktë se kur trupat do të arrijnë, për shkak të autopsisë që po kryejnë autoritetet kroate. Viktimat do të kthehen përmes transportit rrugor, shtoi Sveçla.

Tridhjetë ditë paraburgim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Evropaelire.org 

Shoferit të autobusit nga Kosova, që është aksidentuar të dielën në Sllavonski Brod të Kroacisë, i është shqiptuar masa prej 30 ditësh paraburgim. Gjykatësi i rastit, Mille Solldo, ka deklaruar për media se paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut që i dyshuari mund të arratiset. Ai ka shtuar se Kroacia ka marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën në çështjet penale, ndonëse e njëjta nuk parasheh edhe ekstradimin e shtetasve kosovar, andaj edhe është caktuar masa e paraburgimit. “Procedurat do të zhvillohen në Kroaci. Читать дальше...

Aksidenti me autobus: 26 persona lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë trajtimin

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën për lirimin nga spitali të 26 personave të plagosur në aksidentin me autobus të një kompanie nga Kosova, të dielën në Sllavonski Brod të Kroacisë. Mehaj ka hënë se 15 persona janë duke u trajtuar ende, ndërkaq njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur. Mehaj ka thënë se të liruarve nga spitali dhe pjesës tjetër të udhëtarëve... Читать дальше...

SHBA-ja përfundon misionin luftarak në Irak këtë vit

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara do të përfundojnë misionin e tyre luftarak në Irak, në fund të këtij viti, mirëpo do të vazhdojnë të trajnojnë dhe këshillojnë ushtrinë irakiane. Ky njoftim ka ardhur pasi Biden ka biseduar me kryeministrin irakian, Mustafa al-Kadhimi në Shtëpi të Bardhë. Aktualisht janë rreth 2,500 trupa amerikane në Irak, të cilat iu ndihmojnë forcave lokale që të përballen me atë që ka mbetur nga grupi militant, Shteti Islamik (IS). Читать дальше...

SHBA paralajmëron kundër udhëtimit në disa shtete

Evropaelire.org 

Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, dhe Departamenti amerikan i Shtetit, kanë lëshuar paralajmërime kundër udhëtimit në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në këto vende. Ky njoftim vjen teksa Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve është bërë agjencia e parë e madhe federale në SHBA, që u ka kërkuar punëtorëve të saj shëndetësorë të marrin vaksinat kundër koronavirusit, teksa varianti ngjitës Delta... Читать дальше...

Rikthehet komunikimi mes dy Koreve

Evropaelire.org 

Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë bërë të ditur se kanë rikthyer komunikimet kufitare, të cilat ishin bllokuar për më shumë se një vit. Të dyja palët janë pajtuar edhe për përmirësim të marrëdhënieve. Njoftimi i përbashkët ka qenë zhvillimi i parë pozitiv, prej një serie të samiteve të dështuara në mes të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikoren, Kim Jong Un. Media shtetërore verikoreane, KCNA, ka thënë se të gjitha kanalet e brendshme koreane, do të rikthehen më 27 korrik... Читать дальше...

Valë e re pandemie, katastrofa natyrore, sulme kibernetike…

Evropaelire.org 

Valë e re e pandemisë së koronavirusit. Katastrofa natyrore në Kinë dhe Gjermani. Sulme kibernetike, që shënjestrojnë pikat kyçe të Afrikës Jugore. Këto zhvillime kanë shtyrë zinxhirin global të furnizimit drejt shkatërrimit, duke kërcënuar bartjen e materialeve bazë dhe disa produkte të konsumatorëve, kanë thënë disa kompani, ekonomi dhe specialistë të transportit. Varianti Delta i koronavirusit ka dëmtuar rëndë disa pjesë të Azisë dhe ka nxitur shumë kombe që të kufizojnë qasjen për marinarët... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне






Совет старост появится в Солнечногорске

На заводе «Москвич» опровергли сообщение о банкротстве

Участники мотобратства готовы оказать помощь в поисках убийцы москвича

Акция «Бессмертный полк в автобусах» пройдет в Подмосковье