ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 02.08.2021

Xhudistja Gjakova: Medalja i takon tërë popullit të Kosovës

Evropaelire.org 

Kosova ka organizuar pritje shtetërore për xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat në Lojërat Olimpike Tokio 2020, fituan medalje të arta olimpike. Ekipi i xhudistëve kosovarë arriti në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” të hënën (2 gusht) në orët e mbrëmjes. Kampionet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi thanë se gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. “Ne gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e secilit dhe kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova. Читать дальше...

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 tha Ministria e Shëndetësisë të hënën (2 gusht), pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat e landeve u pajtuan se të moshuarit që janë në rrezik nga infektimi do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës. Zyrtarët e morën vendimin në bazë të informacioneve për një “rënie të shpejtë të përgjigjes imunitare ndaj sëmundjes" te disa grupe njerëzish. Читать дальше...

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

Evropaelire.org 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se situata me zjarret është më e rënda në më shumë se tre dekada. Më shumë se 3,000 hektarë pemishte janë djegur nga një zjarr që shpërtheu pranë qytetit të Patras, 200 kilometra në perëndim të Athinës, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës. Zjarret kanë përfshirë edhe rajone tjera të vendit. "Ne po përballemi me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987," tha kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, duke shtuar se autoritetet po bënin "gjithçka të mundshme" për të vënë nën kontroll situatën. Читать дальше...

Adoleshentja synon rekordin në aviacion

Evropaelire.org 

Zara Rutherford, 19-vjeçare, gjatë muajve të ardhshëm do të përpiqet që ta vendosë rekordin si gruaja më e re që ka fluturuar e vetme përreth botës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Opozita kritikon, Kurti mbron punën e Qeverisë

Evropaelire.org 

Deputetët opozitarë në Kosovë e kanë kritikuar Qeverinë për mospërmbushje të premtimeve derisa kryeministri, Albin Kurti tha se për 100 ditë nuk mund të realizohet premtimet e një mandati 4-vjeçar. Kuvendi i Kosovës po debaton për punën njëqind ditore të Qeverisë me kerkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila është në opozitë. Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë debatit, përmendi disa nga premtimet, që sipas tij, nuk janë realizuar nga qeveria. “Premtuat depolitizim të institucioneve. Читать дальше...

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

Evropaelire.org 

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se shumica e familjeve me të ardhura të ulëta në Bashkimin Evropian nuk do të mund të përballojnë shpenzimet e një pushimi veror këtë vit (2021). Organizata, e cila përfaqëson 45 milionë anëtarë në 38 vende evropiane, tha se midis 35 milionë qytetarëve të BE-së që nuk kanë para të mjaftueshme për pushim janë shumë punëtorë me paga të ulëta. Organizata ka përdorur të dhënat nga Eurostatit, agjencisë së statistikave të BE -së. “Të dhënat tregojnë se rritja... Читать дальше...

Përhapen zjarret në Kosovë

Evropaelire.org 

Në disa rajone të Kosovës, pjesët malore janë përfshirë nga zjarret, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjencave, Nehat Koqinaj. Ai tha se zjarret po nisini nga fushat dhe ato po arrijnë deri te malet. "Zjarre ka në rajonin e Prizrenit, Pejës, rajonin e Gjilanit, të Mitrovicës. Nuk e di saktë se cili rajon deri tash ka mbetur pa u prekur, veç rajonit të Prishtinës", tha Koqinajt, duke shtuar se gjendja po shkon duke u rënduar. "Temperaturat e larta janë duke i rritur dhe përshpejtuar zjarret... Читать дальше...

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

Evropaelire.org 

Një ish-roje 100-vjeçar i një kampi të përqendrimit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani në muajin tetor. Ai akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e 3.518 personave, njoftuan të hënën (2 gusht) prokurorët publikë. Zyra e prokurorit në Neurupin ngriti akuzat në muajin shkurt. Një vlerësim mjekësor që mori kjo zyrë konfirmon se burri është "i aftë për të dalë në gjyq" pavarësisht moshës së tij. Sipas prokurorëve, seancat dëgjimore do të kufizohen në dy orë e gjysmë në ditë. I dyshuari... Читать дальше...



Zjarret kaplojnë Shqipërinë, Karaburuni në rrezik

Evropaelire.org 

Zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta përgjatë gjithë territorit të Shqipërisë janë vënë nën kontroll të hënën pasi autoritetet kanë ndërhyrë për shuarjen e tyre, por gjendja vazhdon të jetë shqetësuese në disa pjesë të vendit, përfshirë përreth bazës ushtarake në Karaburun. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se shuarja e zjarreve ishte e suksesshme dhe se shumica e vatrave janë stabilizuar, por paralajmëroi që përkundër përpjekjeve të deritashme të 200 forcave të armatosura të zbarkuara për ta sanuar gjendjen... Читать дальше...

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

Evropaelire.org 

Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020 më shumë se 60 milionë raste të të infektuarve janë regjistruar në Evropë. Shifra përbën rreth 30 për qind të të gjitha rasteve të regjistruara në botë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të hënën (2 gusht). Zyra rajonale evropiane e OBSH-së bëri thirrje për më shumë angazhim në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, duke theksuar pabarazinë e gjerë në furnizimin me vaksina midis disa vendeve. Megjithatë, normat e vaksinimit në Evropë janë ndër më të lartat në botë. Читать дальше...

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha të hënën (2 gusht) se nga testimi i 2.288 mostrave janë regjistruar 48 raste të infektimit me koronavirus. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar pesë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 582. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,513 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Katër vjet nga marrëveshja që armiqësoi fqinjët

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë kaluar në heshtje 4-vjetorin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017, nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov. Me këtë marrëveshje dy vendet synonin t’i jepnin fund mosmarrëveshjeve që ekzistojnë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas, kulturën dhe historinë e ndërsjellë. Dy kryeministrat, marrëveshjen e kishin quajtur historike për shkak se linte pas të kaluarën me qëllim... Читать дальше...

Ghani fajëson Uashingtonin për pasigurinë në Afganistan

Evropaelire.org 

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se vendimi "i papritur" i Uashingtonit për tërheqjen e trupave nga vendi i tij, është arsyeja e situatës së pasigurisë. Trupat qeveritare afgane po luftojnë kundër talibanëve në Lashkar Kah, kryeqytetin e provincës jugore Helmand. Talibanët filluan një ofensivë të koordinuar, vetëm disa orë pasi qeveria njoftoi vendosjen e qindra forcave në rajon. Militantët talibanë kanë vazhduar sulmet edhe në të paktën dy rajone tjera. Për situatën aktuale... Читать дальше...

Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga zjarret e egra në Turqi ka arritur në tetë, gjatë fundjavës, ndërsa në zonat e prekura po vazhdon evakuimi i mijëra personave, përfshirë turistë të frikësuar nëpër hotele. Plot 105 zjarre janë regjistruar në 35 vendbanime në Turqi, që nga e mërkura, teksa flakët e shtatë prej zjarreve po vazhdojnë – shumica jo shumë larg vendpushimeve në qytetet jugore të Antalias dhe Marmarisit. (Përgatiti: Trim Haliti)

Gjykata që mund të sjellë më shumë probleme

Evropaelire.org 

Në formën si është prezantuar në projektligj, Gjykata Komerciale sipas shoqërisë civile, do të shkaktonte më shumë probleme sesa zgjidhje për lëndët komerciale në vend. Në bazë të këtij projektligji, që është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 22 qershor, të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet biznesore, në të ardhmen do të jenë kompetencë e Gjykatës Komerciale. Por, Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), tha për... Читать дальше...

BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lënë të vdekur tetë persona dhe kanë rritur presionin ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Zjarret pyjore janë duke u zgjeruar në rajonet turistike të Turqisë, përkatësisht në brigjet e Mesdheut dhe Egjeut, duke shtyrë edhe evakuimin e turistëve nga hotelet. Mirëpo kjo situatë ka ekspozuar edhe Erdoganin – që përballet me zgjedhje brenda dy vjetëve ... Читать дальше...

Plan i ri i zhvendosjes së afganëve që punuan në projekte amerikane

Evropaelire.org 

Administrata amerikane pritet të bëjë publik një program të ri për të zhvendosur disa afganë si refugjatë në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të administratës dhe dy burime tjera që kanë njohuri me këtë çështje. Sipas tyre, Departamenti amerikan i Shtetit, do të bëjë publik më 2 gusht, krijimin e programit të refugjatëve që janë në grupin e dytë me prioritet. Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk është përgjigjur në kërkesën për koment, ka thënë Reuters. Читать дальше...

Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria që ai udhëheq, nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbinë. Gjatë seancës plenare të së hënës, Kurti deklaroi se për reciprocitetin ka biseduar edhe gjatë takimeve që ka pasur në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Në këto 100 ditët e para (të qeverisjes) ne kemi pasur drejtor të ri të Doganave dhe duhet të përgatitemi sepse nuk mund të dështojmë sërish. Ju e dini, në Kurti 1... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani ka qenë mbrapa sulmit ndaj një cisterne të naftës, që ka lënë të vdekur dy persona. Këto dy vende po ashtu janë zotuar për t’u përgigjur ndaj sulmit, që e kanë konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar. Cistera Mercer Street, e cila menaxhohet nga një kompani izraelite, është sulmuar në ujërat e Omanit më 29 korrik. Një shtetas britanik dhe një rumun, janë vrarë në sulm. Deklaratat e Mbretësisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë ardhur pasi kryeministri izraelit... Читать дальше...

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

Evropaelire.org 

Atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, e cila ka refuzuar të niset me aeroplan drejt Bjellorusisë, pasi siç ka thënë ajo, është nisur me forcë nga ekipi i saj në aeroport, tani është e sigurt në Tokio, ka thënë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më 2 gusht. Mbështetësit e saj kanë thënë se ajo synon të sigurojë azil jashtë shtetit. Në orët e hershme të 2 gushtit, Tsimanouskaya, 24-vjeçare, ka qenë ende në Aeroportin Haneda të Tokios, ku ka kërkuar mbrojtje nga policia japoneze në ditën paraprake. Читать дальше...

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

Evropaelire.org 

Më shumë se 700 persona janë shpëtuar teksa kanë tentuar të kalojnë Mesdheun me anije gjatë fundjavës, ka njoftuar grupi për ndihmë, SOS Mediterranee. Grupi për ndihma ka thënë më 1 gusht se shumica e personave janë shpëtuar në brigjet e Libisë dhe Maltës. SOS Mediterranee ka thënë se anija ka kryer gjashtë operacione në ujërat ndërkombëtarë prej 31 korrikut. Migrantët vazhdimisht nisen me anije nga Libia dhe Tunizia për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian përmes qendrës së Mesdheut. Читать дальше...

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

Evropaelire.org 

Pavarësisht ndalesës për mbajtje të disa protestave, mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave për luftim të koronavirusit, përmes së cilave Qeveria gjermane synon të luftojë variantet e reja të këtij virusi. Policia ka thënë më 1 gusht se disa protestues kanë “sulmuar” zyrtarët policorë dhe kanë penguar trafikun në kryeqytetin gjerman. Një zëdhënës i Policisë ka vlerësuar se rreth 5,000 protestues kanë qenë pjesë e organizimit, ndërsa 600 janë ndaluar. Protestat... Читать дальше...

Delta nuk kursen as të vaksinuarit

Evropaelire.org 

Shumë shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën, po raportojnë për raste të infektimeve me koronavirus te personat që janë vaksinuar kundër tij. Infektimet e të vaksinuarve, kryesisht po i atribuohen variantit Delta të koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi. Në Kosovë, deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se dhjetë persona të vaksinuar plotësisht janë infektuar me koronavirus, por kanë shtuar se gjendja shëndetësore e tyre është stabile. The New England Journal of Medicine më 28 korrik ka publikuar një studim... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Кудерметова и Хао-Чин вышли в финал турнира WTA в Штутгарте в парном разряде






Эксперт Гончар рассказала о последствиях продления безвизового режима в Таиланде

Гимнастки из Лобни выиграли золото на турнире «Алые паруса»

Прокуратура выясняет источник появления масляных пятен в Москве-реке

Жители Мытищ поучаствуют в областной акции «Доброе дело. Весна»