ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 03.08.2021

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

Evropaelire.org 

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, ka thënë se e kupton që “mund të zhduket në çdo moment”, si rezultat i rezistencës ndaj Alyaksandr Lukashenkas, mirëpo beson se lëvizja e saj kundër regjimit të tij “do të vazhdojë” edhe pa të. Tsikhanouskaya, e cila e konsideron veten fituese të zgjedhjeve të kontestueshme të gushtit të vitit të kaluar, përmes së cilave Lukashenka ka fituar një mandat të gjashtë në pushtet, i ka bërë këto komente më 3 gusht, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Londër.

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinës në ambiente të brendshme

Evropaelire.org 

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit për të fituar qasje në aktivitete të brendshme, duke u bërë qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që prezanton pasaportën e vaksinës. Kërkesa e re, e bërë publike nga kryetari Bill de Blasio më 3 gusht, do të ndikojë në qasjen e njerëzve në ambiente të brendshme të restoranteve, kafiterive, apo edhe hyrjen në palestra. “Mënyra e vetme për të fituar qasje në këto aktivitete brenda është nëse jeni të vaksinuar”, ka thënë de Blasio. Читать дальше...

Vdes një person nga zjarret në Shqipëri

Evropaelire.org 

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga organizmat ndërkombëtarë për shuarjen e zjarreve, ndërkohë që kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në disa vendbanime të rrezikuara nga zjarri në jug të Shqipërisë derisa është shënuar viktima e parë nga kjo fatkeqësi. Një 55-vjeçar nga fshati Asim Zenel i Gjirokastrës, ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime, derisa çifti po bënin përpjekje për ta shpëtuar pronën e tyre të kapluar nga flakët. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kërkoi... Читать дальше...

Cila është perspektiva e fëmijëve me inteligjencë të lartë?

Evropaelire.org 

Mbi 280 persona prej moshës 13 e deri në 23 vjeç në Kosovë janë identifikuar me inteligjencë të jashtëzakonshme, përmes një projekti të veçantë të Institutit “Atomi” në Prishtinë. Shteti i Kosovës, tash për tash, nuk ofron përkrahje për këta të rinj. Instituti ndërkombëtar për inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, “Atomi”, është e vetmja adresë në Kosovë që bën identifikimin e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe u ofron përkrahjen. Këtë punë ky Institut e ka bërë për një periudhë kohore dhjetëvjeçare. Читать дальше...

Guvernatori i Nju Jorkut "ka ngacmuar seksualisht disa gra"

Evropaelire.org 

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, duke përfshirë punëtore në zyrën e tij, është thënë në një hetim të kryer nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, transmeton BBC. Sipas hetimit, Cuomo ka shkelur ligjet shtetërore dhe ato federale. Vitin e kaluar, Cuomo është akuzuar për sjellje të keqe seksuale ndaj disa grave. Ai ka mohuar se ka prekur dikë në mënyrë jo të duhur dhe ka hedhur poshtë thirrjet e demokratëve për të dhënë dorëheqje. ... Читать дальше...

Zjarret rrezikojnë fshatrat e Suharekës

Evropaelire.org 

Disa fshatra të Suharekës janë duke u përballur me zjarret që ka përfshirë malet afër shtëpive të tyre. Më të rrezikuara janë fshatrat Bukosh, Krushicë e Vraniq. Zjarret kanë shkaktuar dëme edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Lituania miraton "përdorimin e forcës" për të mbajtur migrantët larg kufirit

Evropaelire.org 

Autoritetet në Lituani kanë thënë se rojet e tyre kufitare janë urdhëruar që të kthejnë migrantët, të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në këtë shtet, ndërkohë që vazhdon kriza në pikën kufitare me Bjellorusinë. Ministria e Brendshme në këtë vend ka thënë më 3 gusht se “përdorimi i forcës varet nga shkaqet”, mirëpo rojet janë të autorizuara nëse ka nevojë. Zyrtarë lokalë dhe ata evropianë kanë fajësuar Alyaksandr Lukashenkan për kalimet kufitare të migrantëve, kryesisht irakianë nga kufiri me Bjellorusinë. Читать дальше...

Hapet pikë e re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi 

Evropaelire.org 

Të martën, më 3 gusht, është hapur pikëkalimi i ri kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Cemi i Trieshit - Grabon. Kjo pikë kufitare do të shkurtojë rrugën nga Podgorica në komunat veriore të Plavës dhe Gucisë, nga 190 në 90 kilometra. Vendkalimi i ri është hapur nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Zdravko Krivokapiq. Kryeministri Rama ka thënë se kjo pikë rrëzon edhe një tjetër mur mes këtyre dy vendeve. "Por, nuk mjafton vetëm të ndërtojmë infrastrukturë nëse... Читать дальше...



Gjelbërim për zhbërjen e xhunglave të betonta

Evropaelire.org 

Qoftë në kulmin e një ndërtese në Nju-Jork, apo në shkretëtirë në Riad, kopshtaria urbane është në rritje, si reagim ndaj ndryshimeve klimatike. Shumë qytete në botë po zbatojnë iniciativa për ta kthyer natyrën mes xhunglës së betontë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Kosova regjistron një viktimë dhe 110 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 110 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,667 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Podujeva. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 gusht janë shëruar dy pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 689. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,623 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Shteti lë pa para OJQ-të që ndihmojnë viktimat e dhunimit gjatë luftës

Evropaelire.org 

Telashe me transport e orë të gjata pa shërbim të ushqimit janë disa prej sfidave që të mbijetuarit e dhunës seksuale hasin në rajonin e Drenasit, gjatë procesit të aplikimit për statusin e personave në këtë kategori. Ka disa muaj që organizatat joqeveritare në shërbim të këtyre të mbijetuarve, nuk kanë marrë fonde nga Qeveria e Kosovës, duke bërë kështu që të kufizohen shërbimet që mund të ofrojnë. Qendra për Promovimin e të drejtave të Grave në Drenas është njëra ndër katër organizatat joqeveritare... Читать дальше...

Vuhani do të testojë gjithë popullsinë për koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet në qytetin kinez, Vuhan, do të testojnë gjithë popullsinë pas një numri rastesh pozitive në koronavirus. Vuhani ka regjistruar shtatë raste lokale të infektimit, njëherësh të parat prej më shumë se një viti. Qyteti me 11 milionë banorë ka qenë në qendër të vëmendjes, pas identifikimit të rasteve të para me koronavirusin e ri më 2019. Aktualisht Kina po përballet me shpërthimet më të mëdha me këtë virus, meqë autoritetet kanë raportuar për 300 raste në 10 ditë. Rreth 15 provinca... Читать дальше...

NATO-ja dënon sulmin ndaj cisternës izraelite

Evropaelire.org 

Aleanca e NATO-s dënoi të martën (3 gusht) sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit. NATO-ja i bëri thirrje Iranit të respektojë rregullat ndërkombëtare të transportit. Edhe Bashkimi Evropian dënoi sulmin duke e quajtur si "të papranueshëm". Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli thonë se Irani e kreu sulmin ndaj cisternës MV Mercer Street, duke vrarë një roje britanike të sigurisë dhe një anëtar të ekuipazhit me përkatësi rumune. Читать дальше...

Në Maqedoninë e V. lokalizohet pjesa më e madhe e zjarreve

Evropaelire.org 

“Mbi 50 hektarë hapësira të përfshira nga zjarri gjatë ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut tashmë janë vënë nën kontroll”, thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti. Ai shton se për momentin këto vatra zjarri në pjesë të ndryshme të vendit, ndonëse janë aktive, nuk paraqesin rrezik për qytetarët. “Diku rreth 50 hektarë hapësira janë kapluar nga zjarri dhe po përpiqemi që këto shifra të mos rriten gjatë orëve në vijim”, thotë Maksuti. Maksuti... Читать дальше...

Vuçiq padit vetveten

Evropaelire.org 

Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vullin. Partia Përparimtare Serbe udhëhiqët nga presidenti, Aleksandar Vuçiq. Ai më herët kishte paralajmëruar se do të paraqesë një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se ka bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar. Vuçeviq, kolegu i partisë së Vuçiqit, tha se kallëzimi... Читать дальше...

Katër vatra të zjarrit janë aktive në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë ende janë aktive katër vatra të zjarrit nga 50 sa kanë qenë në fund të javës së kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë, Nehat Koqinaj zëdhënës në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. “Vatrat e zjarrit janë në rajonin e Suharekës, të Prizrenit, në Parkun Nacional 'Bjeshkët e Nemuna' dhe në Janjevë, Komuna e Lipjanit”, tha ai. Komuna e Suharekës, që tri ditë është duke u ballafaquar me shpërthime të zjarreve në disa fshatra. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, tha për Radion Evropa... Читать дальше...

BE-ja dhe SHBA-ja kritikojnë përpjekjen për kthimin e atletes në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër përpjekjet për të detyruar atleten, Krystsina Tsimanouskaya, që nga pjesëmarrja në Olimpiadën e Tokios të kthehet në Bjellorusi. BE-ja dhe SHBA-ja e kanë parë këtë veprim si një shembull tjetër të shtypjes që po bën regjimi i Alyaksandr Lukashenkas. Më 2 gusht, Tsimanouskaya u strehua në Ambasadën e Polonisë në Tokio pasi refuzoi kërkesën e trajnerëve të saj për t’u kthyer në Minsk. Tsimanouskaya ka shprehur frikën se mund të përballet... Читать дальше...

Luftimet në Afganistan rrisin frikën për sigurinë globale

Evropaelire.org 

Nëse talibanët fitojnë luftën e tyre kundër forcave qeveritare, atëherë kjo do të ketë pasoja “shkatërruese” për sigurinë globale, ka thënë një gjeneral afgan, raporton BBC. Gjenerali, Sami Sadat, i cili po udhëheq betejën kundër talibanëve në provincën jugore të Helmandit, tha se është i sigurt se militantët nuk do të marrin nën kontroll kryeqytetin e kësaj province, ku po zhvillohen luftime të ashpra. Talibanët kanë pushtuar disa qarqe në qendër të Lashkar Gah. Ai i tha BBC-së se megjithatë... Читать дальше...

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

Evropaelire.org 

Në Pançevë afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd, deri në fillim të tetorit do të jetë gati një provë e operimit të Termocentralit TE-TO. Ky projekt në Serbi i ka bërë bashkë Kinën dhe Rusinë. Investitori rus Gazprom, ka angazhuar Grupin Kinez Shanghai Electric për këtë projekt infrastrukturor në Serbi. TE-TO do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje nga gazi natyror. Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me këto dy vende, Serbia po ballafaqohet me kritika të vendeve perëndimore. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian... Читать дальше...

Новости России
Москва

Столица двинулась на «Восток»: чем занимаются путешественники на трассе М-12


Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin bjellorus

Evropaelire.org 

Policia ukrainase tha më 3 gusht se kanë filluar hetimet për vrasje të dyshuar pasi e gjetën të vdekur aktivistin bjellorus, Vital Shyshou. "Qytetari bjellorus Vital Shyshou, i zhdukur dje në Kiev, u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij", thuhej në deklaratën e policisë. Policia tha se do të hetonte të gjitha mundësitë, përfshirë edhe dyshimet për vrasje të maskuar si një vetëvrasje. Aktivisti më parë ishte raportuar si i zhdukur, pasi kishte dalur për vrapim dhe nuk ishte kthyer më. Читать дальше...

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

Evropaelire.org 

Gjatë vizitës së tij në Sllovaki, muajin e ardhshëm, Papa Françesku planifikon të takojë komunitetin rom. Takimi pritet të ndodhë në qytetin e Kosices, tha kryepeshkopi, Bernard Bober, përmes një deklarate. Zyrtarja qeveritare sllovake, që është përgjegjëse për çështjet e romëve, Andrea Buckova, tha se diskriminimi ndaj romëve po vazhdon në Sllovaki dhe se stereotipet dhe paragjykimet ndaj këtij komuniteti po rriten. Ajo tha se është e nevojshme t'iu kujtojmë brezave të rinj se racizmi dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në shoqëri... Читать дальше...

Iranit do t'i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti zotimin e tij për një "përgjigje kolektive" ndaj Iranit, pasi ky vend u fajësua për një sulm ndaj një cisterne nafte në brigjet e Omanit. Cistera Mercer Street, e cila menaxhohet nga një kompani izraelite, është sulmuar në ujërat e Omanit më 29 korrik. Një roje britanike e sigurisë dhe një anëtar i ekuipazhit rumun u vranë gjatë sulmit. "Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë dhe në koordinim, me Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin, Rumaninë dhe vende të tjera. Читать дальше...

Të artat e Kosovës kthehen në atdhe

Evropaelire.org 

Në Kosovë është kthyer ekipi i xhudos pas pjesëmarrjes në lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Dy xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë fituar medalje të arta në këto lojëra, ku Kosova ka marr pjesë për herë të dytë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Kthehet ekipi i xhudos në Kosovë me dy medalje të arta

Evropaelire.org 

Kosova ka organizuar pritje shtetërore për xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat në Lojërat Olimpike Tokio 2020, fituan medalje të arta olimpike. Ceremonia kryesore e pritjes së ekipit të xhudistëve u mbajt në sheshin "Nëna Tereze" në Prishtinë ku ishin mbledhur qytetarë të shumtë.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина приблизилась к первой ракетке мира






Посольство Греции: рассмотрение документов по шенгенской визе составляет 15 дней

Суд приостановил на 90 суток работу клиники, где работал хирург Хайдаров

СОТРУДНИКИ СПЕЦПОДРАЗДЕЛЕНИЯ РОСГВАРДИИ ПРИСТУПИЛИ К ПАТРУЛИРОВАНИЮ МОСКВЫ-РЕКИ

Сотрудники Росгвардии в Московской области обнаружили оставленного без присмотра грудного ребенка