ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 06.08.2021

Zjarret shkrumbojnë një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna

Evropaelire.org 

Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur nga zjarret që kanë kapluar shumë pjesë të Kosovës në javët e fundit. Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte. Si pasojë e zjarrit, një person nga Komuna e Malishevës tashmë ka vdekur. Policia tashmë ka arrestuar disa persona për zjarrvënie të qëllimshme. Për shuarjen e zjarreve, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s si dhe banorë lokalë. Читать дальше...

G7: Dëshmitë thonë se Irani qëndron prapa sulmit ndaj cisternës së naftës

Evropaelire.org 

Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara (G7) më 6 gusht dënoi sulmin ndaj një cisterne të naftës, që ndodhi javën e kaluar, duke thënë se të gjitha dëshmitë thonë se Irani qëndron pas incidentit. Më 29 korrik, në sulmin ndaj cisternës së naftës Mercer Street u vranë një britanik dhe një rumun. “Ne dënojmë sulmin e paligjshëm të kryer ndaj kësaj anijeje tregtare”, thanë përmes një deklarate të përbashkët ministrat e Jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Читать дальше...

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dekretuar 17 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Bazuar në dispozitat ligjore, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. Meqë fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjatë asaj periudhe, kuvendi nuk do të ketë seanca plenare dhe komisionesh. Në këtë mënyrë, partitë politike dhe kandidatët lejohen të angazhohen plotësisht për fushatën zgjedhore, dhe në të njëjtën kohë, të shmangin mundësia e kalimit të fushatës në sallën e parlamentit”... Читать дальше...

Vazhdon lufta me zjarret në Maqedoni të Veriut

Evropaelire.org 

Dhjetëra vatra zjarri ende mbeten aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kanë bërë të ditur se mbeten të fokusuar në shuarjen e zjarreve në juglindje të vendit, përkatësisht në rajonin e Pehçevës dhe atë të Dellçevës, ku gjendja me shpërthimin e zjarreve mbetet më kritike, pasi flakët e zjarrit për shkak të erës, u afrohen më shumë fshatrave në këto rajone. Autoritetet qeveritare kanë bërë të ditur se gjatë të premtes, janë vendosur nën kontroll të plotë që të gjitha 22 zjarret... Читать дальше...

Malisheva me shumë vaksina e pak të vaksinuar

Evropaelire.org 

Komuna e Malishevës sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është në mesin e komunave që ka ngecur në procesin e vaksinimit kundër COVID-19. Nga rreth 55 mijë banorë rezidentë të kësaj komune, vetëm 8 mijë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

EMA: Ende herët për të vendosur rreth dozës së tretë të vaksinës

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Ky njoftim nga rregullatori evropian i barnave vjen në kohën kur shtete të Bashkimit Evropian kanë thënë se nga muaji shtator do të nisin dhënien e dozës së tretë për pjesën e ndjeshme të popullatës. Pavarësisht se EMA ka thënë se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të vazhdojnë me... Читать дальше...

Mbi 230 filma në festivalin DokuFest

Evropaelire.org 

Në Prizren nga data 6 deri më 14 gusht, do të mbahet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest. Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformë online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas organizatorëve, këtë herë festivali do të jetë pjesërisht online dhe i hapur për publikun në kinema. Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për filmat konkurrues do të ndahen tetë çmime, por do të ketë edhe një çmim nga publiku. Читать дальше...

Paralajmërohen masa të reja kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Në javën e ardhshme në Kosovë pritet të hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, kanë paralajmëruar nga sektori i gastronomisë, ku pritet të përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit për të marrë pjesë në disa aktivitete. Nga Shoqata e Gastronomëve dhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit thanë se pas takimeve me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, përveç qytetarëve edhe stafit të sektorit të gastronomisë, do t’u kërkohet që të dëshmojnë se janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. “Çdo... Читать дальше...



Talibanët bëjnë përparim drejt një qyteti të madh afgan

Evropaelire.org 

Një burim në provincën afgane Zaranj thotë se militantët talibanë janë duke hyrë në qytet, teksa guvernatori dhe zyrtarët e tjerë të kësaj province janë larguar, duke i lënë hapur rrugën grupit militant që të marrë nën kontroll qytetin e parë të madh, që prej se nisi ofensivën katër muaj më parë. Një zyrtar i administratës provinciale në një provincë fqinje tha më 6 gusht se kryeqyteti i provincës Nimroz më masë të madhe tani është nën kontrollin e talibanëve, edhe pse policia lokale dhe zyrtarët... Читать дальше...

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Të premten, Kosova regjistroi 271 raste të reja me koronavirus, që paraqet rritje të rasteve, krahasuar me një ditë më herët kur u regjistruan 195 raste të reja. Rastet e reja dolën pas testimit të 4.666 mostrave. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 15 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq, raste aktive janë 1.321. Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 73 raste. Ndërkaq nga 0 deri në 9 vjeç janë infektuar 8 persona, ndërkaq... Читать дальше...

Turqia hyn në ditën e dhjetë të betejës me zjarret

Evropaelire.org 

Zjarret pyjore janë afruar pranë një termocentrali në jugperëndim të Turqisë të premten, thanë zyrtarët lokalë. Ky njoftim vjen një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll zjarret pranë një termocentrali tjetër, teksa beteja e autoriteteve turke me zjarret ka hyrë në ditën e dhjetë. Dhjetëra-mijëra hektarë pyje janë shkatërruar në provincat në Mesdhe dhe Egje dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se këto janë zjarret më të tmerrshme që Turqia ka përjetuar ndonjëherë. Tetë... Читать дальше...

Fundi i një epoke: Messi ndahet nga FC Barcelona

Evropaelire.org 

Klubi i futbollit Barcelona ka njoftuar të enjten se do të ndajë udhët me superyllin dhe fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë, Lionel Messi, pas 21 vjetësh. Klubi nga Katalonja ka pohuar se rregullat financiare të ligës spanjolle ia kanë pamundësuar ta mbajë sulmuesin legjendar në radhët e veta. Ku do të shkojë dhjetëshi tani? (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Apple do të kërkojë nëpër iPhone imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve

Evropaelire.org 

Kompania amerikane, Apple, ka bërë të ditura detajet e një sistemi për të gjetur material të abuzimit seksual të fëmijëve në pajisjet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara. Para se një fotografi të ruhet në galeri të telefonit, teknologjia do të kërkojë nëse ka material të abuzimit. Apple ka thënë se nëse identifikohet diçka e tillë, atëherë përdoruesi i telefonit do të raportohet te ndonjë zyrtar për zbatim të ligjit. Megjithatë, ekzistojnë shqetësime për privatësi dhe nëse kjo teknologji... Читать дальше...

Kusari-Lila: Dështimi i rezolutës nuk është mosvlerësim i rolit të SHBA-së

Evropaelire.org 

Mosvotimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit nuk duhet të shihet si mosvlerësim i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë për Radion Evropa e Lirë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila thotë se është absurde që Lidhja Demokratike e Kosovës, të kërkojë nga qeveria aktuale të zbatojë këtë marrëveshje, pasi në të përfshihet edhe ‘mini-Shengeni’, nismë të cilën, ditë më parë, e kundërshtoi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Читать дальше...

Ministria e Arsimit sërish bën thirrje për vaksinim të mësimdhënësve

Evropaelire.org 

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të nisë me prezencë fizike të nxënësve nëpër shkolla, sipas planeve të Ministrisë së Arsimit. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Arbërie Nagavci, ka thënë të premten se studimet kanë treguar se mësimi online dhe ai i kombinuar nuk kanë treguar rezultatet e duhura. “Jemi duke i marrë të gjitha masat që viti i ri shkollor të nisë me prezencë fizike në shkolla”, ka thënë ajo në një konferencë për media. Sipas Nagavcit deri më... Читать дальше...

Kuvendi nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Për rezolutën e propozuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës votuan 24 deputetë, ndërkaq 57 abstenuan. Ishin deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ata që abstenuan për miratimin e kësaj rezolute, ndërkaq në sallë ishin 83 deputetë. Rezoluta ftonte Qeverinë e Kosovës të zbatonte këtë marrëveshje... Читать дальше...

Olimpiada përjashton dy trajnerë bjellorusë rreth rastit të atletes Tsimanouskaya

Evropaelire.org 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u ka anuluar akreditimin dy trajnerëve bjellorusë, pas dyshimeve se ata kanë tentuar të kthejnë me forcë në shtëpi atleten Krystsina Tsimanouskaya nga Lojërat Olimpike, që po mbahen në Tokio. Ky Komitet ka marrë këtë vendim më 6 gusht “në interes të mirëqenies së atletëve të Bjellorusisë të cilët janë ende në Tokio”, është thënë në deklaratën e këtij Komiteti në Twitter. Dy trajnerëve, të identifikuar si Artur Shumak dhe Yury Maisevich, u është kërkuar të largohen... Читать дальше...

Italia e bën të detyrueshme pasaportën shëndetësore për mësuesit

Evropaelire.org 

Qeveria italiane ka njoftuar se mësuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të hyjnë në klasë. Ndërkohë, Pasaporta e Gjelbër e vaksinimit është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane. Kjo Pasaportë, qoftë digjitale, apo e printuar, tregon nëse një person ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ka test negativ në koronavirus apo është shëruar së fundmi nga infektimi. Me qëllim të rritjes së shkallës së vaksinimit, për të luftuar variantin Delta të koronavirusit... Читать дальше...

Bidenit i kërkohet të mbyllë burgun ushtarak të Guantanamos

Evropaelire.org 

Dhjetëra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, i kanë kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden që ta mbyllë menjëherë burgun ushtarak të Guantanamos në Kubë. Disa javë para shënimit të 20-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, që kanë ndikuar në hapjen e burgut, 75 ligjvënës amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit, duke thënë se burgu vazhdon të jetë njollë për imazhin e SHBA-së, dhe i cili dëmton përpjekjet për të rritur zërin për të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit. “Ne kërkojmë nga... Читать дальше...

KS i OKB-së diskuton për situatën në Afganistan

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të diskutojë të premten për situatën e sigurisë në Afganistan, teksa talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin që kontrollojnë dhe të luftojnë kundër forcave qeveritare. Ky takim zhvillohet me kërkesë të Qeverisë afgane, Norvegjisë dhe Estonisë, dhe kjo do të jetë hera e parë që ky Këshill do të diskutojë për këtë temë nga muaji qershor. Shkalla e luftimeve në Afganistan është rritur dukshëm nga muaji maj, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të saj kanë nisur të tërheqin forcat e tyre... Читать дальше...

Hiroshima shënon përvjetorin e 76-të të sulmit me bombë atomike

Evropaelire.org 

Qyteti japonez, Hiroshima, ka shënuar të premten 76-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë. Kryetari i këtij qyteti, Kazumi Matusi, u ka bërë thirrje liderëve globalë që të eliminojnë armët bërthamore. “Armët bërthamore, të zhvilluara për të fituar luftërat, janë kërcënim për asgjësim të plotë, të cilit mund t’i japim fund nëse punojmë bashkë”, ka thënë Matsui. Rreth 140,000 persona janë vrarë kur Shtetet e Bashkuara kanë hedhur një bombë të vetme atomike në Hiroshima, në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit, më 1945. Читать дальше...

Biden synon që gjysma e veturave të reja në SHBA të jenë elektrike deri më 2030

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh se gjysma e veturave të reja të shitura në SHBA, të jenë elektrike deri më 2030. Biden ka bërë të ditur këtë vendim më 5 gusht nga Shtëpia e Bardhë, bashkë me shefat ekzekutivë të prodhuesve të mëdhenj të makinave në SHBA. Si prodhuesit amerikanë, ashtu edhe ata të huaj, kanë thënë se përmbushja e këtij synimi, që nuk është i detyrueshën, kërkon ndarjen e fondeve qeveritare në vlerë të miliarda dollarëve. Sipas tyre... Читать дальше...

Maska e distancë edhe për fëmijët

Evropaelire.org 

Gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë. Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi. Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Rufadije Maqastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë, tha për Radion Evropa e Lirë, së fëmija i pranuar në klinikë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

«Бомж» Дарья передает всем привет»: Касаткина ответила на слова Винер






Путин: «Нападение России на НАТО это полный бред»

Хазин: Путин разорвал договор с могущественной группировкой внутри России

Минздрав Подмосковья: в обновленном списке пострадавших при теракте 124 фамилии

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: «Доставка почтой обеспечитдоступность  медпрепаратов в отдаленных поселениях»