ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 07.08.2021

Talibanët zgjerojnë kontrollin e territorit

Evropaelire.org 

Talibanët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të provincës Javzan, Sheberghanin, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i lartë i policisë. Luftime të ashpra janë raportuar më herët në këtë rajon mes talibanëve dhe forcave të sigurisë afgane. Forcat afgane të sigurisë në Sheberghan u tërhoqën në aeroport dhe në një zonë tjetër, tha një nga zyrtarët e policisë në kushte anonimiteti. Në anën tjetër, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC-së se forcat qeveritare... Читать дальше...

Një vend për gratë në dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë për përfshirjen e ndonjë gruaje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Vasfije Krasniqi - Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, është përmendur nga mediat dhe shoqëria civile se, duhet të jetë pjesë e ekipit për negociata me Serbinë. Ajo thuhej se është personi i duhur e cila mund të dëshmojë para palës serbe në bisedime për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Читать дальше...

Shpëtohen qindra migrantë në Mesdhe

Evropaelire.org 

Në Sicili të Italisë të shtunën (7 gusht) zbarkuan më shumë se 250 migrantë nga një anije shpëtimi e organizatave humanitare, ndërsa një anijes tjetër që mbante rreth 550 persona iu dha leja për të zbarkuar në ishullin italian. Të dyja kishin qëndruar për ditë të tëra në Mesdheun Qëndror duke kërkuar leje urgjente për të zbarkuar në një port të sigurt. Nga anijet ishte dhënë alarmi se migrantëve po u përkeqësohej shëndeti. "Ne jemi të lumtur që më në fund kemi një port të sigurt", shkroi në... Читать дальше...

S’ka vend për drejtorët e suksesshëm

Evropaelire.org 

Politizimi i institucioneve mbetet një prej shqetësimeve më serioze në Maqedoninë e Veriut, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke komentuar shkarkimet e fundit të disa drejtorëve, që përkundër rezultateve në punën e tyre, ata u pushuan nga puna me urdhër të partive politike. Drejtorja e Inspektoratit Shtetëror të Ambientit Jetësor, Ana Petrovska u shkarkua nga detyra me vendim të qeverisë, por këtë paraprakisht e kishte kërkuar partia Ripërtëritja Demokratike, që e kishte emëruar në këtë post. Читать дальше...

MSH: Një i vdekur dhe 352 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Një viktimë nga koronavirusi është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar të shtunën (7 gusht) Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Viktima është nga komuna e Prizrenit. Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 352 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 5.204 mostrave. Më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 68. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 13 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.659. Читать дальше...

Mijëra të evakuuar nga zjarret në Greqi

Evropaelire.org 

Greqia po vazhdon të përballet me zjarre në disa rajone, të cilat përveç dëmeve të shumta kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve. Gjatë natës (7 gusht) flakët përfshinë një qytet afër Athinës ndërsa në qindra njerëz u evakuuan me traget nga ishulli Evia. Autoritetet kanë thënë se situata është më e rënda në 30 vitet e fundit.

Pasojat e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna

Evropaelire.org 

Zjarret në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna kanë lënë pas pjesë të mëdha të maleve të shkatërruar tërësisht. Ditën e premte ka pasur vetëm disa vatra të vogla zjarri. Për shuarjen e zjarreve në këtë lokacion, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s të cilët kanë hedhur ujë me helikopterë, si dhe banorë lokalë. Disa foto të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas.

Masa kufizimi ndaj pandemisë në Tetovë

Evropaelire.org 

Gjendja epidemiologjike në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar gjë që ka çuar në marrjen e vendimit për masa shtrënguese nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Vetëm brenda një muaji në këtë qytet numri i të infektuarve është rritur nga gjashtë në 229 të infektuar. Në këtë qytet aktualisht ka 379 raste aktive me COVID-19, apo nëntë më shumë se Shkupi, i cili që nga paraqitja e pandemisë ka qenë qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve. Kjo ka bërë që Ministri i Shëndetësisë... Читать дальше...



SHSKUK: Mbi 80 pacientë me COVID-19 duke u trajtuar në spitale

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të shtunën (07 gusht ) se, 83 pacientë të diagnostikuar me COVID-19 po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme rajonale. "114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 83 të konfirmuar COVID-19, 75 me trajtim në oksigjeno-terapi", thuhet në njoftim. Gjatë periudhës së fundit në Kosovë janë rritur rastet e reja me koronavirusin e ri. Të premten Kosova regjistroi 271 raste të reja. Читать дальше...

Blloqet nga Serbia “shkatërrojnë” kompanitë në Kosovë

Evropaelire.org 

Heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës për blloqet e argjilës për ndërtim, të prodhuar në Serbi, do të ndikojë në zvogëlimin e sasisë së prodhimit të këtij produkti nga kompanitë vendore, thonë pronarë të disa kompanive prodhuese të materialeve ndërtimore. Sipas tyre, me shfuqizimin e kësaj mase, blloqet me origjinë nga Serbia do hyjnë më lirë në tregun e Kosovës, për rreth 10 për qind të çmimit. Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar një vendim të vitit 2016, për masat mbrojtëse antidamping prej 0.02 centë... Читать дальше...

Turqia dhe Greqia vazhdojnë përballjen me zjarret

Evropaelire.org 

Greqia dhe Turqia po vazhdojnë të përballen me zjarre në disa rajone, të cilat përveç dëmeve të shumta kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve. Gjatë natës (7 gusht) flakët përfshinë një qytet afër Athinës ndërsa në qindra njerëz u evakuuan me traget nga ishulli Evia. Zjarri në malin Parnitha në periferi të Athinës ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve që nga dita e enjte. Ekipet e urgjencës po përballen me erërat dhe temperaturat e larta ndërsa luftojnë për të frenuar përhapjen e zjarreve. Читать дальше...

SHBA-ja përsërit mbështetjen për një Bjellorusi më demokratike

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen për një “Bjellorusi më demokratike”. Ambasadorja amerikane në Bjellorusi, Julie Fisher, tha se zhvillimet në këtë vend pas zgjedhjeve të kundërshtuara presidenciale, krijuan një “ngjarje shumë të rëndësishme në Bjellorusi”, pasi u formua një lëvizje demokratike popullore. Kjo lëvizje, sipas saj, u nxit nga dëshira e bjellorusëve “që të dëgjohet zëri i tyre në përcaktimin e të ardhmes”. Në një intervistë ekskluzive për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë të publikuar më 7 gusht... Читать дальше...

Gjashtë të plagosur nga aksidenti ende në trajtim mjekësor në Kroaci

Evropaelire.org 

Gjashtë qytetarë të Kosovës të cilët u plagosën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci ende janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sllovanski Brodit. Njoftimi është bërë nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate. “Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët”, thuhet në njoftim. Më 25 korrik në afërsi të qytetit... Читать дальше...

Izraeli sulmon dy objektiva të Hamasit

Evropaelire.org 

Aeroplanët ushtarakë të Izraelit sulmuan dy objektiva në Rripin e Gazës më 7 gusht si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave me flakë nga ana e militantëve, një ditë më parë. Ushtria izraelite tha se sulmet kanë bllokuar një "kompleks ushtarak të Hamasit" dhe një vend për lëshimin e balonave. Më 6 gusht, një zonë bujqësore në Izrael, pranë Rripit të Gazës, u përfshi nga zjarri pasi militantët lëshuan balona me flakë. Nuk është raportuar për viktima. Lëshimet e balonave ndodhën pasi ushtria... Читать дальше...

Britanikëve u bëhet thirrje të largohen nga Afganistani

Evropaelire.org 

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Britania e Madhe u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjeherë nga Afganistani. "Këshillojmë të gjithë shtetasit britanikë në Afganistan të largohen tani", shkroi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe. Thirrja e autoriteteve britanike vjen në kohën kur talibanët po vazhdojnë ofensivën e tyre në Afganistan duke shënuar përparim në marrjen e kontrollit në disa rajone. Së fundi militantët vendosën kontrollin në kryeqytetin krahinor... Читать дальше...

Përpjekje për t'i rregulluar kriptovalutat

Evropaelire.org 

Keqpërdorimi i energjisë elektrike për shumë vjet në veri të Kosovës për prodhimin e kriptovalutave, apo valutave digjitale, ka bërë që shteti i Kosovës të mendojë nxjerrjen e një ligji për këtë çështje.  Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri dhe Tregti, ka filluar procedurat për Projektligjin për kriptovaluta.  Në katër komunat me shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicën Veriore, që nga paslufta nuk paguhet energjia elektrike nga banorët që jetojnë atje.   Kjo ka bërë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Екатерина Александрова

Россиянка Александрова обыграла первую ракетку мира Свентек






ВТБ: сибиряки предпочитают регулярные тренировки и летние походы

Мурашко: трое пострадавших в «Крокусе» в крайне тяжелом состоянии

Выставка сказочной мозаики открылась в Псковском музее 

Водителям Подмосковья рассказали, когда менять резину на летнюю