ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 13.08.2021

Vdes politologu Ramush Tahiri

Evropaelire.org 

Të premten (13 gusht) ka vdekur politologu kosovar, Ramush Tahiri. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006. Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, shprehur pikëllimin nga humbja e bashkëpunëtorit të saj. "Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. Читать дальше...

Edhe Franca e bojkoton konferencën e OKB-së mbi racizmin

Evropaelire.org 

Franca njoftoi se do ta bojkotojë një konferencë mbi racizmit të organizuar nga Kombet e Bashkuara. Të njëjtin vendim, më herët, e kishin marrë edhe disa vende tjera perëndimore dhe Izraeli. Problemi qëndron në faktin se këto vende vlerësojnë se në konferencën e parë mbi racizmin të mbajtur më 2001 në Durban të Afrikës së Jugut ishin bërë deklarata antisemitike. "I shqetësuar nga historia e vërejtjeve antisemitike të bëra në konferencën e OKB-së mbi racizmin, e njohur si konferenca Durban,... Читать дальше...

Trajtimi selektiv i rasteve civile nga gjyqësori

Evropaelire.org 

Zyrtarëve publikë, në pozita me ndikim, lëndët civile iu zgjidhen në afat të arsyeshëm kohor, ndërsa ky standard nuk vlen për qytetarët e thjeshtë, të cilët presin me dekada për ta realizuar një të drejtë. Hulumtimi i emisionit 'Iustitia' dëshmon sesi drejtësia në Kosovë zbatohet në mënyrë selektive. 'Iustitia' është emision që transmetohet çdo dy javë dhe prodhohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi. Ky emision transmetohet edhe në RTV21.

NATO: Do të vëzhdojmë mbështetjen për Afganistanin

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten (13 gusht) se aleanca do të vazhdojë prezencën e saj civile diplomatike në Afganistan dhe se do të vazhdojë të mbështes trupat afgane në përballjen e tyre me ofensivën e talibanëve. “Qëllimi ynë është që sa më shumë që të mundemi të mbështesim qeverinë dhe forcat e sigurisë afgane. Parësore është siguria e personelit tonë. NATO do të mbajë praninë tonë diplomatike në Kabul dhe do të vazhdojë të përshtatet sipas nevojës", tha Stoltenberg... Читать дальше...

Reuters: SHBA-ja ka zhvilluar bisedime të fshehta me Kosovën për strehimin e afganëve

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, sesa ato që ishin bërë publike, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, kanë deklaruar katër zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters. Kosova dhe Shqipëria janë vendet me të cilat ka diskutuar administrata amerikane, sipas Reuters, nga të cilat ka kërkuar që të strehojë afganët e lidhur me SHBA-në derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane. Читать дальше...

Izraeli lehtëson disa kufizime për Gazën

Evropaelire.org 

Zyrtarët izraelitë thanë të premten (13 gusht) se pas përmirësimit të situatës së sigurisë, Izraeli do të autorizojë hyrjen e tregtarëve palestinezë dhe mallrave nga Gaza, për herë të parë pas më shumë se një viti. Organi ushtarak izraelit që është përgjegjës për çështjet civile në territoret e okupuara palestineze, COGAT, tha se "1.000 tregtarë dhe 350 sipërmarrës të Gazës do të lejohen të hyjnë në Izrael nga e diela (15 gusht)”. Autoritetet izraelite thanë gjithashtu se "do të rifillojnë edhe... Читать дальше...

Fotografi të rralla të Bekim Fehmiut në “Dokufest”

Evropaelire.org 

Bekim Fehmiu, aktori i mirënjohur kosovar që u rrit në Prizren, iu kthye këtij qyteti në një formë të veçantë në festivalin “Dokufest”. Në një ekspozitë atje, u ekspozuan 32 fotografi që nuk ishin publikuar asnjëherë më parë. Në këto fotografi, dokumentohet vizita e Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972. Bekim Fehmiu, atëbotë në moshë të re, shihet i veshur me xhaketë lëkure, këpucë e veshje shumë të ndryshme nga çfarë ishte e zakonshme në Shqipërinë e kohës së komunizmit. Këto fotografi u gjetën në Arkivin Kombëtar të Filmit në Shqipëri.

Rrëfimet e afganëve: Talibanët po rrëmbejnë vajza për martesa me detyrim

Evropaelire.org 

Militantët talibanë po rrëmbejnë vajza dhe po i detyrojnë ato të martohen me ta, sipas një gruaje afgane, e cila, për arsye sigurie, është larguar nga shtëpia e saj drejt Kabulit. Zar Begum është në mesin e mijëra personave të zhvendosur brenda vendit që po fle në një park të kryeqytetit të Afganistanit. Një tjetër e zhvendosur ka thënë se talibanët po i detyrojnë t’iu japin atyre ushqim. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)



OBSH formon grup të ri për gjetjen e origjinës së koronavirusit

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha më 13 gusht se po krijon një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri përmes së cilit synon të mbajë larg “debatet politike” për këtë çështje. Pamundësia e OBSH-së për ta thënë se ku dhe si filloi përhapja e koronavirusit ka nxitur tensione mes vendeve të saj anëtare, Kinës dhe SHBA-së. Rastet e para me koronavirusin e ri u zbuluan për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019, por ende shumë pak dihet për origjinën e këtij virusi. Читать дальше...

Muri i Berlinit: Çfarë ka mbetur prej tij, 60 vjet më vonë

Evropaelire.org 

Një vështrim nga rrënojat e Murit të Berlinit, 60 vjet pas fillimit të ndërtimit të tij. Barriera ndërmjet sektorit lindor dhe atij perëndimor të qytetit gjerman filloi të ngrihej më 1961. Më 13 gusht të atij viti, trupat e Gjermanisë Lindore u pozicionuan te Porta e Brandenburgut, dhe filluan izolimin nga pjesa e Berlinit që kontrollohej nga perëndimorët. Muri, i cili shtrihej përgjatë 155 kilometrave rreth Berlinit Perëndimor, nënkuptonte vdekje pothuajse të sigurt për ata që dëshironin ta kalonin për të ikur nga Lindja. Читать дальше...

Dyshime nëse masat e reja mund t'i ulin rastet me COVID-19 

Evropaelire.org 

Më 19 korrik të këtij viti, në Kosovë u regjistruan vetëm tre raste të reja me COVID-19. Por pas kësaj dite, numri filloi të rritet për të arritur në plot 1,128 raste të reja brenda 24 orëve më datë 13 gusht. Të premten janë regjistruar edhe tri viktima. Si kundërpërgjigje e rritjes enorme të rasteve, Ministria e Shëndetësi, të enjten më 12 gusht, vendosi disa masa të reja në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Me masat e reja, nga data 20 gusht deri më 10 shtator, kërkohet dëshmi për vaksinim kundër COVID-19... Читать дальше...

Shkrumb e hi: Bota po digjet

Evropaelire.org 

Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)

BE-ja shton kontrollin kufitar shkaku i situatës në Afganistan

Evropaelire.org 

Agjencia për kufijt e Bashkimit Evropian (Frontex) është duke testuar pajisje të reja teknologjike të cilat do të mundësojnë mbikqyrjen më të mirë të kufijve dhe zbulimin e anijeve të migrantëve. Ekzistojnë shqetësime për një fluks të ri të migrantëve nga Afganistani, pasi në këtë vend po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave qeveritare dhe talibanëve, të cilët po synojnë marrjen nën kontroll të territorit afgan. Një sistem i pajisur me kamera po testohet në aeroportin "Alexandroupolis" pranë... Читать дальше...

Imazhi i rinisë së Bekim Fehmiut i kthehet Prizrenit

Evropaelire.org 

Publiku i festivalit "Dokufest" në Prizren pati mundësinë të shohë disa fotografi të papara më parë të aktorit Bekim Fehmiu, që u nxorën nga arkivi në Shqipëri. Nga Shqipëria u sollën edhe pamje të rralla të kohës së komunizmit.

Tri viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Të premten (13 gusht) në Kosovë janë regjistruar edhe tri viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në Gjilan janë shënuar dy viktima ndërsa një në Gjakovë.               Nga 7.424 mostra të testuara gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 1.128 persona. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar. Читать дальше...

Dy dekada nga Marrëveshja e Ohrit 

Evropaelire.org 

“Marrëveshja e Ohrit mbetet alternativa më e mirë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka theskuar kështu me rastin e 20 vjetorit të këtij Dokumenti Kornizë, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.  “Një argument i fortë në mbështetje të kësaj teze, është se edhe atëherë po dhe sot, edhe kritikët më të ashpër, nuk janë në gjendje të ofrojnë një alternativë tjetër të zbatueshme”, ka theksuar presideniti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001... Читать дальше...

Merkel shkon në Moskë në kohën e raporteve të tensionuara

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do ta vizitojë Rusinë më 20 gusht për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Njoftimi u bë nga ana e qeverive ruse dhe gjermane. Vizita e fundit e Merkelit në Moskë ishte në janar të vitit 2020, por ajo pastaj disa herë ka zhvilluar bisedime telefonike me presidentin Putin. “Në takim do të diskutohet për bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe. Ata do të marrin në konsideratë një numër çështjesh ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit. Читать дальше...

Fqinjëve të Afganistanit u bëhet thirrje t'i mbajnë kufijtë e hapur

Evropaelire.org 

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) u ka bërë thirrje vendeve fqinje të Afganistanit që të mbajnë kufijtë e hapur, teksa talibanët vazhdojnë të zgjerojnë ofensivën nëpër shtet. “Jemi në prag të katastrofës humanitare”, ka thënë zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo nga Gjeneva. Mijëra burra, gra dhë fëmijë është raportuar se janë duke ikur pas avancimit të talibanëve. “Pamundësia për të kërkuar siguri mund të rrezikojë një numër të madh të jetëve. UNHCR është e gatshme që t’iu... Читать дальше...

Vaksinimi i fëmijëve dhe mësimdhënësve - kusht për kthim në shkolla

Evropaelire.org 

Këshilli i Prindërve në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që të marrë vendim për vaksinimin e fëmijëve adoleshentë, për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla nga shtatori. Një kërkesë e tillë, ka ardhur pasi ditëve të fundit, në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus, sidomos tek fëmijët. Autoritet shëndetësore të  premten kanë regjistruar 1,128 raste të infektimit, pas testimit të 7,424 personave. Nga kjo shifër 149 janë persona të moshës nga 10 deri 19 vjeç. Ndërsa, në tre ditët e fundit... Читать дальше...

Новости России
Москва

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию


Kur Muri filloi të ngrihej: Berlin, 1961

Evropaelire.org 

Gjermania po shënon përvjetorin e 60-të të fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili ndau shtetin në dy sisteme rivale politike, dhe u bë simbol i Luftës së Ftohtë, duke qëndruar 28 vjet. Njëqind e 40 persona u vranë nga rojat kufitare të Gjermanisë Lindore, teksa përpiqeshin të iknin në Perëndim nga regjimi komunist. Ndërtimi i Murit filloi më 13 gusht të vitit 1961, kur ushtarët e Gjermanisë Lindore nisën vendosjen e telave me gjemba dhe të shtyllave të betonta për atë që autoritetet... Читать дальше...

Kina refuzon nevojën për kërkime shtesë rreth origjinës së koronavirusit

Evropaelire.org 

Kina ka refuzuar të premten thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rinisje të hetimeve rreth origjinës së koronavirusit, duke thënë se mbështet përpjekjet “shkencore” në vend të atyre “politike” për të kuptuar si është përhapur virusi. Presioni është duke u rritur sërish ndaj Pekinit, për të hetuar virusin që ka lënë të vdekur më shumë se katër milionë persona dhe ka paralizuar ekonomitë në gjithë botën, prej kur është identifikuar në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019. Në... Читать дальше...

SHBA miraton dozë shtesë të vaksinës për personat me imunitet të dobët

Evropaelire.org 

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit për personat me sistem të dobët imunitar, duke besuar se kjo dozë i mbron ata më mirë. Ky njoftim i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe më 12 gusht, për vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna, vlen për miliona amerikanë që janë më të ndjeshëm për shkak të transplantit të organeve, kancereve të ndryshme dhe problemeve tjera shëndetësore. Disa shtete tjera, përfshirë Francën dhe Izraelin, kanë bërë rekomandime të ngjashme për popujt e tyre. Читать дальше...

Turqia raporton për 27 persona të vdekur nga vërshimet

Evropaelire.org 

Të paktën 27 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar vërshime në disa qyteza në rajonin e Detit të Zi në Turqi, ka thënë agjencia për emergjenca të premten. Kjo është katastrofa e dytë natyrore me të cilën po përballet Turqia këtë muaj. Vërshimet kanë shkaktuar kaos në provincat veriore, teksa autoritetet kanë qenë duke vënë nën kontroll zjarrret pyjore në brigjet jugore. Agjencia për emergjenca ka thënë se 25 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën... Читать дальше...

SHBA "mbetet e përkushtuar" për Afganistanin pavarësisht zvogëlimit të stafit diplomatik

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i kanë thënë presidentit afgan, Ashraf Ghani se Shtetet e Bashkuara “mbeten të përkushtuara për sigurinë dhe stabilitetin e Afganistanit, teksa ky shtet përballet me dhunë të talibanëve”, dhe pavarësisht vendimit të 12 gushtit për të zvogëluar kapacitetet në ambasadën në Kabul. Dy Sekretarët e kanë siguruar Ghanin përmes telefonit, pas njoftimit për largim të disa civilëve nga ambasada. “Sekretarët... Читать дальше...

Gjashtë persona vdesin nga të shtënat në Angli

Evropaelire.org 

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në Plymouth, në jugperëndim të Anglisë më 12 gusht, ka thënë policia, duke shtuar se i dyshuari i armatosur është në mesin e të vdekurve. Dy gra, tre burra, duke përfshirë  sulmuesin kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ka thënë policia. Një tjetër grua ka vdekur pak pasi ka arritur në spital. “Të gjithë besohet se kanë vdekur nga plagët e plumbave”, ka thënë policia. Incidenti nuk është lidhur me terorrizëm, dhe zona e sulmit është rrethuar nga policia për hetim... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»






В ростовском зоопарке объяснили, почему белый медведь Айон плохо выглядит

В Твери перекроют парковку на нескольких улицах

Актриса Ника Вигель: Мы снимались со слоном, который играл в фильме Федерико Феллини

В Минспорте заявили, что олимпийцев не заставят подписывать предательские бумаги