ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 16.08.2021

Biden: I qëndroj vendimit për tërheqje nga Afganistani

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqje nga Afganistani duke thënë se “misioni asnjëherë nuk ka pasur për qëllim shtet-ndërtimin”. "Jam shumë i trishtuar me faktet me të cilat përballemi tani, por nuk më vjen keq për vendimin tim për t'i dhënë fund luftës në Afganistan", tha Biden në një fjalim drejtuar kombit më 16 gusht. "Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin dhe të luftojnë në një luftë që afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre", tha presidenti Biden. Читать дальше...

Afganistani nuk duhet të bëhet strehë për terroristët, thotë Macron

Evropaelire.org 

Franca do të bëjë gjithçka që është e mundur në mënyrë që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Evropa t'i përgjigjen bashkarisht situatës së re në Afganistan, tha presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai tha se militantët islamikë do të shikojnë mundësinë e përfitimit nga trazirat në Afganistan. "Afganistani nuk duhet të bëhet strehë për terroristët siç ishte dikur", tha Macron në një fjalim kombëtar të hënën më 16 gusht. Macron e quajti gjendjen në Afganistan si “një sfidë për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar... Читать дальше...

Merkel: Misioni në Afganistan nuk ishte aq i suksesshëm

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën (16 gusht) se operacioni ushtarak në Afganistan, i udhëhequr nga SHBA-ja, ka arritur më pak rezultate sesa që ishte planifikuar. “Misioni arriti të ndalojë Al-Kaidën që të mos përsërisë sulmet e saj të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, por gjithçka tjetër që ka pasuar nuk ka qenë aq e suksesshme dhe nuk është arritur në mënyrën që ne kishim planifikuar", u tha Merkel gazetarëve. "Është e tmerrshme për miliona afganë që kishin punuar për një shoqëri më të lirë dhe të cilët... Читать дальше...

Partitë shqiptare sfidojnë Listën Serbe

Evropaelire.org 

Partitë shqiptare në Mitrovicën e Veriut, kanë vendosur që të garojnë së bashku kundër Listës Serbe, që aktualisht qeverisë në këtë komunë. Skënder Sadiku do të jetë bartës i listës i partive shqiptare për Asamble komunale në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këtë komunë, thotë për Radion Evropa e Lirë se pjesë e listës do të jenë edhe komunitetet që nuk i përkasin etnisë serbe. Azemi thotë që ka më shumë se pesë... Читать дальше...

Kosova lejon vaksinimin e personave nën 18 vjeç

Evropaelire.org 

Kosova ka ndryshuar Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 duke lejuar edhe personat nën 18 vjeç të imunizohen kundër sëmundjes. Sipas vendimit të ri, u lejohet vaksinimi i personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer ndërsa për grupmoshën 12-15 vaksinimi “do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”. Sipas njoftimit, vendimi është bazuar në faktin se vaksina Pfizer-BioN/Tech është miratuar nga rregullatorët e BE-së dhe SHBA-së për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç. Deri... Читать дальше...

Shpenzimet deri në 500 milionë euro të diasporës 

Evropaelire.org 

Vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht mbi 50 për qind ka pasur rritje të shitjes kompania ‘Laberion’, e cila merret me prodhimin e lëngjeve në Kosovë, thotë pronari i kësaj kompanie, Bashkim Osmani. Kjo rritje, shton ai, ka ardhur nga numri i madh i qytetarëve nga diaspora të cilët po kalojnë pushimet në Kosovë. “Diaspora bëjnë shpenzime kur vijnë në Kosovë dhe na krijojnë mundësi të zhvillimit të dukshëm ekonomik. Nga muaji qershor punojmë me dy ndërrime, falë konsumit që rritet”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë. Читать дальше...

Ish-ushtari serb dënohet me 20 vjet për krime lufte në Bosnje

Evropaelire.org 

Nën akuzat për krime lufte një gjykatë në Bosnje dhe Hercëgovinë e ka dënuar me 20 vjet burgim, Rade Gariq, ish-pjesëtar i Ushtrisë së Republika Sërpskës. Gjykata e shpalli atë fajtor për krimet në qytetin lindor Vlasenica më 1992 dhe më 1995 në Srebrenicë. Akuza ndaj tij kishte të bënte me përfshirjen në persekutimin sistematik të civilëve boshnjakë. Në Vlasenicë, civilët boshnjakë u persekutuan "me anë të vrasjeve, burgosjes ose privimit tjetër të lirisë përmes shkeljes së rregullave themelore të ligjit ndërkombëtar... Читать дальше...

Bota të bashkohet ndaj kërcënimit në Afganistan, thotë Guterres

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje botës të punojë së bashku për të "shtypur kërcënimin global terrorist në Afganistan". "Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për t'u siguruar që Afganistani të mos përdoret më kurrë si një strehë e sigurt për organizatat terroriste", tha Guterres në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për situatën në Afganistan. Guterres i kërkoi Këshillit që të përdorë “të gjitha... Читать дальше...



Realitet i ri: Afganistani në duart e talibanëve

Evropaelire.org 

Talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi. Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë teksa rimorën pushtetin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja. Në aeroportin e Kabulit kanë shpërthyer skena kaotike, teksa qindra njerëz përpiqeshin të iknin, ndërkaq në rrugët e kryeqytetit afgan ka pllakosur heshtja. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi... Читать дальше...

Serbia do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Serbia ka njoftuar se do të ofrojë një dozë përforcuese të vaksinës COVID-19 për popullsinë e saj, pasi vendi po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve. Rastet e reja janë shënuar kryesisht te personat e pavaksinuar. Serbia kishte realizuar një fushatë të shpejt vaksinimi, mirëpo intenziteti i saj ra pasi 40 për qind e popullsisë u vaksinua. "Shumica dërrmuese e pacientëve të shtruar në spital janë qytetarë të pavaksinuar", tha qeveria në një deklaratë të hënën (16 gusht). Dozat... Читать дальше...

Pa detaje rreth strehimit të afganëve

Evropaelire.org 

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke komunikuar me autoritetet e Kosovës, lidhur me mundësinë që institucionet e saj të strehojnë një numër të personave nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit në këtë vend nga talibanët. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. “Ne mund të konfirmojmë se Qeveria amerikane është në bisedime me Qeverinë e Kosovës lidhur me atë se si Kosova mund të ndihmojë partnerët amerikanë në Afganistan. Читать дальше...

Dy viktima dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Të hënën (16 gusht) në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes nga koronavirusi i ri. Viktimat janë nga Peja dhe Klina. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 740 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 5.646 mostrave. Më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 187. Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 193 raste. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 48 pacientë... Читать дальше...

Raportohet për pesë të vrarë në Aeroportin e Kabulit

Evropaelire.org 

Pesë persona janë vrarë të hënën (16 gusht) në Aeroportin e Kabulit në Afganistan kanë thënë dëshmitarët, raporton Reuters. Mijëra njerëz janë përpjekur të ikin nga Afganistani, pasi një ditë më parë talibant morën kontrollin e kryeqytetit Kabul. Një zyrtar amerikan ka thënë se trupat kishin qëlluar në ajër për të penguar njerëzit që përpiqeshin të hynin me forcë në një aeroplan ushtarak që ishte dërguar në aeroport për të tërhequr diplomatët amerikanë dhe stafin e ambasadës. Një dëshmitar... Читать дальше...

Dëshmi për vaksinim për të hyrë e dalë nga Maqedonia e Veriut

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut nga dita e hënë kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Masat ndalojnë hyrjen në objektet e gastronomisë të të gjithë personave që nuk posedojnë certifikatë për marrjen vaksinës ose vërtetim se e kanë kaluar sëmundjen COVID-19. Gjithashtu ndalohet organizimi i dasmave apo manifestimeve tjera në objektet e mbyllura, ndërsa të martën qeveria me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive... Читать дальше...

Një ushtar armen vritet në kufirin me Azerbajxhanin

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se nga një shkëmbim zjarri në kufirin me Azerbajxhanin ka mbetur i vdekur një oficer ushtarak armen. Tensionet mes dy vendeve mbesin të larta pas luftës së vitit të kaluar për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Autoritetet armene pretendojnë se ishin forcat azerbajxhanase që “provokuan” pasi provuan të bëjnë përparime në pozicionet e tyre brenda territorit armen. Ministria armene në njoftimin e saj tha gjithashtu se një ditë më parë dyshohet se njësitë... Читать дальше...

Kosovë: 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën (16 gusht ) se janë 380 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Sipas njoftimit 316 prej tyre janë konfirmuar si pozitivë në COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 278 po trajtohen me oksigjeno-terapi. Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19,... Читать дальше...

Dekada për t’i rikuperuar dëmet nga zjarret

Evropaelire.org 

Zjarret që shpërthyen në javët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shuar përpos një vatre të zjarrit që ka shpërthyer në fshatrat Rahoviq dhe Bukoviq në Komunën e Sarajit, në afërsi të Shkupit. Megjithatë, autoritetet thonë se po ndjekin nga afër situatën pasi ka rrezik që disa vatra zjarri të riaktivizohen. Drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale”, Juliana Nikollova, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas shkuarjes së zjarreve, ekipet e specializuara të kësaj ndërmarrjeje, kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve. Читать дальше...

Katër palestinezë të vrarë në përleshje me izraelitët

Evropaelire.org 

Katër palestinezë janë vrarë si pasojë e përleshjeve gjatë bastisjeve izraelite për të arrestuar një të dyshuar në Bregun Perëndimor, kanë thënë burimet lokale. Policia izraelite ka thënë se forcat janë përleshur pas hyrjes në kampin e refugjatëve Jenin, për të arrestuar të dyshuarin nga grupi islamist, Hamas. Agjencia e lajmeve palestineze, Wafa, ka thënë se katër burra palestinezë janë vrarë dhe i pesti është i plagosur seriozisht. Policia kufitare izraelite ka thënë se zyrtarë nga një njësi... Читать дальше...

Shqipëria tregon gatishmëri për strehim të qindra afganëve

Evropaelire.org 

Shqipëria është shprehur e gatshme të strehojë qindra qytetarë afganë, të cilët po largohen nga Afganistani, duke u bërë pjesë e listës së dhjetëra shteteve që janë zotuar të pranojnë afganët që kërkojnë të arratisen nga vendi pas krizës së krijuar. Ministrja e Punëve të Jashtme në Shqipëro Olta Xhaçka, përmes një postimi në Twitter bëri me dije se Shqipëria është e gatshme të strehojë qindra afganë dhe të sigurojë mirëqenien e tyre. “Shqipëria është gati të presë qindra afganë jetët e të cilëve... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


MPJD: Jemi në kontakt me tre kosovarë për t’i evakuuar nga Afganistani

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se është në kontakt me tre shtetas të Kosovës, me qëllim që t’i evakuojë nga Afganistani. Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, MPJD tha se është duke punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë që të evakuojë të gjithë shtetasit e Kosovës nga Afganistani. “Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së. Читать дальше...

Ministri Osmani: Po përgatitemi për pranimin e afganëve  

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po bashkëpunon me autoritetet amerikane dhe ato të Aleancës Veri-atlantike (NATO) për të strehuar civilët afganë, që kanë bashkëpunuar me entitetet e huaja. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet po bëjnë përgatitje për strehimin e afganëve, “Qeveria në komunikim me partnerët amerikanë dhe të NATO-s ka ofruar të strehojë civilë afganë të cilët ikin nga zhvillimet atje dhe po bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pranimin e tyre”, tha Osmani. Читать дальше...

Afganë të dëshpëruar synojnë ikjen nga Kabuli

Evropaelire.org 

Dhjetëra qeveri janë duke u bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në Afganistan “që të respektojnë dhe ndërmjetësojnë” largimin e shtetasve të huaj dhe afganëve që duan të largohen nga shteti. Disa vende kanë nisur të evakuojnë shtetasit e tyre, duke zvogëluar prezencën në Afganistan, dhe në disa raste edhe duke mbyllur ambasadat. Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Skena kaotike nga aeroporti teksa afganët përpiqen të ikin

Evropaelire.org 

Disa persona janë mbytur në aeroportin e Kabulit, teksa qindra njerëz janë munduar të futen me forcë në aeroplanë për të ikur nga kryeqyteti afgan, kanë treguar dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Reuters. Një dëshmitar ka thënë se ka parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet. Një tjetër dëshmitar ka thënë se nuk është e qartë nëse viktimat janë mbytur nga të shtënat me armë apo nga rrëmujat. Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e menaxhojnë aeroportin, më parë kanë shtënë në ajër për të shpërndarë turmat... Читать дальше...

SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë rreth strehimit të afganëve

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Shqipërisë që të strehojnë përkohësisht afganët, që bashkëpunuan me forcat amerikane, teksa talibanët kanë marrë nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Kosova i është bashkuar thirrjeve për largimin e sigurt të njerëzve nga Afganistani. “Populli afgan meriton që të jetojë i sigurt dhe me dinjitet. Ne në komunitetin  ndërkombëtar jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë ata”,... Читать дальше...

Ekonomia e Japonisë u rrit përtej parashikimeve para Olimpiadës

Evropaelire.org 

Japonia është tërhequr më shpejt sesa është parashikuar nga rënia ekonomike, e nxitur nga pandemia e koronavirusit, në prag të Lojërave Olimpike të Tokios. Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia e tretë më e madhe në botë është rritur dy herë më shumë sesa është parashikuar në periudhën prill-qershor. Mirëpo analistët kanë paralajmëruar se rritja do të jetë modeste këtë çerek, pasi gjendja e jashtëzakonshme është rikthyer për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë, të dhënat e reja... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Битые корты: Медведев и Александрова вышли в четвертьфинал Miami Open






Курс рубля на Московской бирже снизился к доллару, но вырос к евро

Синоптик рассказал о погоде в выходные в Москве

Мой авторский музыкальный канал - «5 ПЕСЕН НА БИС»

Аэропорт Якутск с 31 марта перейдет на весенне-летнее расписание