ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 17.08.2021

Maqedonia e Veriut do të strehojë përkohësisht 450 afganë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut do të pranojë 450 afganë që janë duke ikur nga talibanët dhe do t’i strehojë ata derisa të kompletohet procesi i aplikimit për viza speciale amerikane. Këta persona janë punëtorë dhe anëtarë të familjeve të afganëve, të cilët kanë punuar në misionet humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë nga organizata për të drejta të njeriut, gazetarë, përkthyes dhe studentë, ka thënë Qeveria maqedonase përmes një deklarate më 17 gusht. Shkupi ka thënë se do të pranojë edhe afganë “të cilët... Читать дальше...

Shqipëria gati për të pritur afganët

Evropaelire.org 

Qeveria e Shqipërisë është shprehur e gatshme të presë disa qindra afganë. Një pjesë e tyre pritet të vendosen në lagjen Qyteti Studenti në Tiranë dhe një pjesë tjetër në Durrës. Përveç Shqipërisë, një pjesë e punëtorëve afganë, që kanë punuar me forcat e huaja, do të shkojnë edhe në Kosovë. Ata do të qëndrojnë në këto vende përkohësisht derisa të analizohet në tërësi dokumentacioni për shpërngulje në SHBA. Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit... Читать дальше...

Uganda do t'i pranojë afganët që po i ikin regjimit të talibanëve

Evropaelire.org 

Uganda do të pranojë 2,000 refugjatë, të cilët kanë ikur nga Afganistani, pasi talibanët kanë marrë pushtetin më 15 gusht. Marrëveshja është arritur pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, ka thënë ministrja për refugjatë, Esther Anyakun për transmetuesin britanik BBC. Grupi i parë me 500 afganë ishte planifikuar të arrinte më 17 gusht, mirëpo zyrtarët kanë thënë se janë ende duke diskutuar për hollësitë. Uganda ka histori të gjatë të mikëpritjes së refugjatëve dhe aktualisht strehon 1.3 milion të tillë. Читать дальше...

Ministri Vitia propozon masa të reja për luftim të pandemisë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë se më 18 gusht do t'i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Më 17 gusht janë regjistruar pesë viktima dhe 1,765 raste me këtë virus. Ministri Vitia ka thënë të martën se pas dërgimit të 173 mostrave pozitive jashtë Kosovës, 171 kanë dalë me variantin Delta. “Situata epidemiologjike është shumë serioze, përhapja e variantit Delta është shumë e lartë, dominuese”, ka thënë Vitia. Читать дальше...

Fushatat e zgjedhjeve - mundësi që njerëzit të përfitojnë nga dezinformatat

Evropaelire.org 

Jacob Wallis nga Instituti Australian për Politika Strategjike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka të dhëna që shtetet po shfrytëzojnë grupe me pagesë nëpër rrjetet sociale – që kryesisht përhapin dezinformata - me qëllim të shtrirjes së ndikimit. Wallis, udhëheqës i programit për operacione të informimit dhe dezinformimit në Kanberra, ka përmendur se Kosova, bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të përfshira në përhapjen e dezinformatave në zgjedhjet federale të mbajtura më 2019 në Australi. Читать дальше...

Talibanët: Të drejtat e grave do të respektohen sipas ligjit islamik

Evropaelire.org 

Talibanët kanë mbajtur të martën konferencën e parë zyrtare për media në Kabul, prej kur kanë marrë kontrollin e Afganistanit. Ata kanë thënë se dëshirojnë marrëdhënie paqësore me vendet tjera dhe se do të respektojnë të drejtat e grave sipas kornizës së ligjit islamik. “Ne nuk duam armiq të brendshëm apo të jashtëm”, ka thënë zëdhënësi kryesor i talibanëve, Zabihullah Mujahid. Ai ka thënë se gratë do të lejohen të punojnë dhe të studiojnë dhe "do të jenë shumë aktive në shoqëri, por brenda rregullave që përcakton Islami”. Читать дальше...

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut kthehen në shkolla

Evropaelire.org 

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, vitin e ri shkollor në shtator do ta nisin me prani fizike. Vendimi i Qeverisë u mor me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe rekomandim të shtabit qendror të krizës për menaxhim të pandemisë. Vendimi përjashton nxënësit me sëmundje kronike ose që kanë një anëtar të familjes me një sëmundje kronike. Mësimi online do të ndiqet nga nxënësit që do të jenë në izolim. “Nga shtatori mësimi do të nisë me prani fizike. Procesi mësimor do... Читать дальше...

Sa ka kapacitete Kosova për të pranuar refugjatë?

Evropaelire.org 

Institucionet e Kosovës janë deklaruar se janë duke bërë përgatitjet e duhura logjistike e teknike, por edhe të sigurisë dhe sociale për strehimin dhe mbrojtjen e qytetarëve nga Afganistani. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve. Deri më tani ende nuk dihet se sa do të jetë numri i afganëve që do të qëndrojnë në Kosovë, derisa... Читать дальше...



Stoltenberg paralajmëron talibanët të mos kthejnë Afganistanin në strehë për terroristë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar talibanët se aleanca nuk do të lejojë që Afganistani të bëhet strehë për terrorizëm, pasi militantët kanë marrë pushtetin në fundjavë. “Ata që tani marrin pushtetin, kanë përgjegjësi për të siguruar se terroristët ndërkombëtarë të mos fitojnë terren”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media në Bruksel më 17 gusht. Ai ka thënë se ndonëse NATO-ja ka tërhequr forcat nga Afganistani, aleanca do të mbetet në vëzhgim nëse... Читать дальше...

Afganët po fshihen për t’i shpëtuar ekzekutimit nga talibanët

Evropaelire.org 

Shumë afganë po fshihen, pasi luftëtarët talibanë morën kontrollin e kryeqytetit, Kabulit. Një gazetar i Radios Evropa e Lirë, identiteti i të cilit nuk mund të zbulohet për arsye sigurie, ka thënë se po raportohet se talibanët po shkojnë “shtëpi pas shtëpie” dhe po i vrasin njerëzit në rrugë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Merkel dënon Bjellorusinë për trajtimin e refugjatëve

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane Angela Merkel të martën dënoi mënyrën se si udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka trajton refugjatët, duke shtuar se Gjermania do të konsultohet me aleatët dhe partnerët evropianë për të koordinuar përgjigjen. “Presidenti Lukashenka po përdor refugjatët, për shembull nga Iraku, si një mënyrë hibride për të minuar sigurinë dhe sigurisht, ne e dënojmë këtë në termat më të fuqishëm”, tha Merkel gjatë një konference për media me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas. Читать дальше...

Evakuohen dy kosovarë nga Kabuli

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se dy shtetas të Kosovës, që gjendeshin në Kabul të Afganistanit, janë evakuuar nga atje dhe së shpejti do të arrijnë në Kosovë. “Për një kohë, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës dhe zyra ime kanë punuar që të sigurojnë evakuim të sigurt të shtetasve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi”, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter. Читать дальше...

Moskës “nuk i ngutet” që ta njohë qeverinë e talibanëve

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha të martën se Moska “nuk po ngutet” që ta njohë qeverinë e re të talibanëve në Afgaganistan dhe bëri thirrje për dialog gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike në vend. Kryediplomati rus, Lavrov tha se Rusia është “si të gjitha shtetet e tjera” dhe nuk “po na ngutet që ta njohim” qeverinë e talibanvëve. Lavrov vuri në pah edhe “sinjalet inkurajuese nga talibanët, që po deklarojnë dëshirën që të kenë një qeveri me pjesëmarrjen e forcave të tjera politike”. Читать дальше...

Kosovë: Pesë viktima dhe 1.765 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën (17 gusht) janë regjistruar edhe 5 të vdekur nga koronavirusi i ri. Sipas njoftimit, viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë.  Në laboratorët publikë dhe privatë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 1.765 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra bazohen në 9.581 mostra të testuara. Nga grupmosha 20-29 vjeç të infektuar janë 434 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 285 vetë. Читать дальше...

Evakuohen nga Afganistani pjesa më e madhe e shtetasve maqedonas

Evropaelire.org 

Shumica e 75 shtetasve të Maqedonisë së Veriut tashmë janë evakuuar me sukses nga Afganistani, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Sipas informacioneve të fundit, nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut të presin në Aeroportin e Kabulit për evakuim, me çka realizuam evakuimin e të gjithë atyre që dje ishin në aeroportin e Kabulit. Mirëpo në bazën e NATO-s në Kabul, e cila është afër aeroportit të Kabulit, janë edhe 14 qytetarë tanë. Njëmbëdhjetë prej tyre së shpejti do të... Читать дальше...

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht) zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. "Ne do të punojmë shumë në javët e ardhshme për të nxjerrë sa më shumë prej tyre jashtë vendit", tha ai. Në një intervistë për CNN, ai tha se Shtetet e Bashkuara nga Kabuli mund të evakujnë midis 5.000 dhe 9.000 njerëz në ditë. Tre baza ushtarake amerikane janë të përgatitura për të pranuar deri në 22.000 aleatë afganë në javët e ardhshme, shtoi ai. Читать дальше...

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

Evropaelire.org 

Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës së presidentit amerikan, Joe Biden. Kritikat kanë të bëjnë kryesisht për lejimin e rrëzimit të qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht në Kabul. Zhvillimet në Kabul kanë bërë që të shtrohen pyetje se çfarë qeverie do ta pasojë largimin e presidentit, Ashraf Ghani nga vendi më 15 gusht. Por, vëmendja po përqëndrohet gjithashtu se çfarë do të thotë... Читать дальше...

Ambasadorja Kim: Ende nuk e dimë se sa afganë do të strehohen në Shqipëri

Evropaelire.org 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim tha se ende nuk e dinë numrin e saktë të afganëve që do të strehohen në Shqipëri ose kur do të arrijnë ata. “Nuk kemi numër të saktë. Po ndryshon shumë shpejt (situata). Ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe ideja është që më pas të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, ku do të vendosen përfundimisht”, tha të martën ambasadorja Yuri Kim, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka. Читать дальше...

UNICEF: Disa talibanë e mbështesin edukimin e grave

Evropaelire.org 

Agjencia për të drejtat e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, thotë se në disa pjesë të Afganistanit përfaqësuesit e talibanëve kanë shprehur mbështetje për edukimin e vajzave dhe grave. Kjo organizatë është duke ofruar ndihmë në shumicën e pjesëve të Afganistanit dhe shpreson shumë për bashkëpunim me përfaqësuesit e talibanëve, tha Mustapha Ben Messaoud, shefi i operacioneve në terren të UNICEF në Afganistan. Ai deklaratat i bëri gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të martën më 17 gusht. Читать дальше...

Новости России
Москва

Питерским генералам сидеть в столице // Экс-начальника ГУ МВД по Санкт-Петербургу и его подчиненных хотят судить за взятки в Москве


Greqia e shqetësuar nga ndonjë dyndje migrantësh afganë

Evropaelire.org 

Greqia nuk dëshiron të bëhet portë hyrëse për në Bashkimin Evropian e afganëve të cilët ikin nga situata e përshkallëzuar në atdheun e tyre, tha të martën ministri i Migracionit Notis Mitarachi. Ai bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët të Bashkimit Evropian (BE) ndaj krizës. Në vitin 2015 gati një milion njerëz që ikën nga konflikti në Siri, Irak dhe Afganistan zbarkuan në ishujt e Greqisë dhe vendet tjera anëtare të BE-së.   Prandaj, ky vend tani është i shqetësuar se një skenar i tillë mund të përsëritet. Читать дальше...

SHBA-ja thotë se Kosova tregoi lidership me vendimin për afganët

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë falenderuar Kosovën për gatishmërinë që të ofrojë strehë për afganët që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane gjatë misionit gati 20 vjeçar në Afganistan. “Falënderimet e mia më të thella në emër të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj që t'iu ofroni strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova tregon lidership në nivel global”, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Читать дальше...

Si u përhapën dezinformata nga Kosova për zgjedhjet australiane?

Evropaelire.org 

Jacob Wallis nga Instituti Australian për Politika Strategjike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka të dhëna që shtetet po shfrytëzojnë grupe me pagesë nëpër rrjetet sociale – që kryesisht përhapin dezinformata - me qëllim të shtrirjes së ndikimit. Wallis, udhëheqës i programit për operacione të informimit dhe dezinformimit në Kanberra, ka përmendur se Kosova, bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të përfshira në përhapjen e dezinformatave në zgjedhjet federale të mbajtura më 2019 në Australi. Читать дальше...

Fytyrat e talibanëve

Evropaelire.org 

Talibanët kanë marrë kontrollin e pothuajse mbarë Afganistanit për pak më shumë se një javë. Kryengritësit nuk kanë hasur në rezistencë teksa kanë hyrë në Kabul. Ata kanë thënë se synojnë të formojnë një qeveri të re. (Përgatiti: Trim Haliti)

Turqia po bisedon me të gjitha palët në Afganistan

Evropaelire.org 

Turqia tha se i mirëpret "mesazhet pozitive" nga luftëtarët talibanë pas marrjes së kontrollit të Afganistanit. "Ne mirëpresim mesazhet pozitive nga talibanët për të huajt, misionet diplomatike dhe popullsinë e tyre. Shpresoj se do të shohim të njëjtën qasje në veprimet e tyre", tha ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Ai tha se Turqia është në bisedime me të gjitha palët në Afganistan, përfshirë talibanët dhe se do të vazhdojë konsultat me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë mbi sigurinë... Читать дальше...

Situatë më e qetë në Afganistan

Evropaelire.org 

Të martën, më 17 gusht, vazhduan  fluturimet ushtarake nga Aeroporti “Hamid Karzai” në Kabul të Afganistanit përmes së cilave po evakuohen diplomatët dhe civilët. Pista e aeroportit të Kabulit është liruar nga njerëzit, të cilët një ditë më parë u tubuan në përpjekje për të ikur nga vendi, i cili është marrë nën kontrollin e talibanëve. Numri i civilëve në aeroport është ulur, tha një zyrtar perëndimor i sigurisë për Reuters. Një ditë më parë trupat amerikane u detyruan të qëllojnë për të shpërndarë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде






Шри-Ланка подала заявку на вступление в БРИКС

В подмосковном музее «Новый Иерусалим» открылась выставка советского модернизма

Жителей Дубны 27 апреля приглашают поучаствовать во Всероссийском субботнике

Экс-зампред правительства Забайкалья Кошелев предупреждал руководство Службы заказчика о взятках