ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 29.08.2021

Grupi i parë i afganëve arrin në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë, më 29 gusht, arritën 111 afganë, të cilët ikën nga talibanët. Ata arritën në Aeroportin “Adem Jashari” me një avion të ushtrisë amerikane. Grupi i dytë i afganëve, sipas autoriteteve në Prishtinë, do të arrijë më 30 gusht. Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë rreth 2.000 afganë.

Në Kosovë arrin grupi i parë i afganëve

Evropaelire.org 

Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 111 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane, i cili ateroi në Kosovë pak pas orës 20:00. Autoritetet kosovare po ashtu njoftuan se gjatë të hënës pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve. Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron 27 viktima dhe 647 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar edhe 27 viktima me COVID-19 duke e çuar në 5.869 numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Shtatë viktima u regjistruan në Tetovë, gjashtë në Gostivar, pesë në Shkup, nga dy në Strugë, Dibër dhe Sveti Nikollë ndërsa nga një në Kumanovë, Strumicë dhe Veles. Sipas raportit të Institutit të Shëndet Publik, në tri javët e fundit kanë vdekur 276 persona si pasojë e koronavirusit, prej të cilëve 246 ishin të pavaksinuar dhe 30 pacientë ishin të vaksinuar ose 10 për qind e viktimave. Читать дальше...

Kurti: Do të ketë zbatim të pakompromis të masave

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është brengosëse shkalla e ulët e respektimit të masave kundër koronavirusit, andaj ai tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur të dielën më 29 gusht, kanë vendosur që të rrisin kapacitetet mbikëqyrëse, me qëllim që të respektohen masat.  Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mbajt në ditën kur Kosova shënoi rekord të rasteve të vdekjeve, përkatësisht në vend u shënuan 36 të vdekur. Kurti tha se pesë nga viktimat kishin të paktën një dozë të vaksinës. Читать дальше...

Muzikantët afganë nën frikë dhe pasiguri

Evropaelire.org 

Muzikanti i ri Ahmad Khan e ka përjetuar si fundin e botës ditën kur talibanët pushtuan kryeqytetin afgan, Kabul. Marrja nën kontroll e kryeqytetit afgan pasoi një fushatë të shpejtë dhe të ashpër të vënies nën kontroll të të gjithë vendit derisa qeveria pro-perëndimore afgane po dorëzohej pa ndonjë kundërshtim të fuqishëm. Për arsye sigurie, ky muzikant e përdorë pseudonimin Khan. Ai ka siguruar të ardhurat e tij përmes instrumentit “rubab” që është i ngjashëm me kitarën. Ai ishte i kënaqur... Читать дальше...

Kosova u bashkohet shteteve që po kërkojnë evakuim të sigurt nga Afganistani  

Evropaelire.org 

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistani. Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë të përbashkët ku bëjnë pjesë disa shtete, përshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku thuhet se talibanët kanë dhënë garanci se të gjithë ata që duan të largohen nga vendi, do të mund ta bëjnë këtë gjë lirshëm. Читать дальше...

MSH: Mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar

Evropaelire.org 

Shumica e viktimave që u shënuan të dielën në Kosovë kanë qenë të pavaksinuar kundër koronavirusit, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Minsitria e Shëndetësisë. Të dielën, më 29 gusht, Kosova regjistroi 36 viktima, që është numri më i lartë i viktimave të regjistruara brenda një dite, që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020. Nga kjo ministri thanë se disa nga viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. “Mbi 90 për qind të viktimave të regjistruara, fatkeqësisht kanë qenë të pavaksinuar”... Читать дальше...

Dhuna dhe martesat me detyrim i shtyjnë gratë afgane të ikin

Evropaelire.org 

Freshta Hosseini, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete garuese, është sulmuar dhe është kërcënuar nga militantët talibanë. Sawsan Azizi, juriste e diplomuar rishtas, pohon se do të ishte detyruar të martohej kundër vullnetit të saj, nëse do të kishte qëndruar në Afganistan. Që të dyja gratë kanë gjetur siguri në Taxhikistanin fqinj, por shqetësohen për të ardhmen e atdheut të tyre dhe të grave që jetojnë atje. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)



Shpërthim në afërsi të aeroportit të Kabulit

Evropaelire.org 

Në Kabul ka ndodhur një shpërthim në afërsi të aeroportit, pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan për sulm të mundshëm terrorist. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë shpërthim, por një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha për BBC se një raketë ka goditur një shtëpi.  Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të tymit të zi duke dalë nga një ndërtesë. Aty shihen njerëzit duke u munduar që të shuajnë zjarret.  Ende nuk ka raportime për viktima, por sipas pamjeve të publikuara në mediat sociale... Читать дальше...

Kosova regjistron 36 viktima nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020. Sipas MSH-së, 19 viktima ishin të gjinisë femërore, ndërkaq 17 të gjinisë mashkullore. Viktimat ishin shtatë nga Komuna e Gjakovës, katër nga Prizreni, nga tri viktima u regjistruan në Gjilan dhe Klinë, nga dy viktima në Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Vushtrri, ndërkaq nga një viktimë janë regjistruar në Viti, Semetisht, Fushë Kosovë... Читать дальше...

Për çka raportuam javën që shkoi?

Evropaelire.org 

Rritja e rasteve të reja javëve të fundit bëri që spitalet të mbushen plot e Qeveria e Kosovës të marrë masa të reja kufizuese; vrasja një 18-vjeçarjeje nga partneri i saj shtyri aktivistët për të drejtat e grave të mbajnë protesta; në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, familjarët e të zhdukurve në Kosovë bën thirrje që kjo çështje të mos politizohet dhe situata e tensionuar në aeroportin e Kabulit pas një sulmi vetëvrasës, ku u vranë rreth 270 persona. Këto janë disa prej temave... Читать дальше...

Macron: Franca dhe Britania do të propozojnë krijimin e një zone të sigurt në Kabul

Evropaelire.org 

Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbledhjes urgjente të Kombeve të Bashkuara, të hënën, duke propozuar krijimin e një zone të sigurt në Kabul, me qëllim që të mbrohen njerëzit që po tentojnë të largohen nga Afgansitani, tha presidenti francez, Emmanuel Macron. “Propozim-rezoluta jonë ka për qëllim që të definojë një zonë të sigurt në Kabul, nën kontrollin e OKB-së, që do të lejonte vazhdimin e operacioneve humanitare”, tha Macron në një intervistë për gazetën Le Journal du Dimanche, që u publikua të dielën. Читать дальше...

Kosovë: Mbi 1.100 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) tha më 29 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.237 pacientë, ku 1.139 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus. Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive. Читать дальше...

Rama: Shqipëria strehon 457 afganë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, kanë njoftuar se ka arritur në 457 numri i afganëve të strehuar në Shqipëri.  “Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mirëpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”, ka shkruar Rama. Të premten dhe të shtunën, në Shqipëri arritën tri grupe me 275 shtetas afganë. Autoritetet shqiptare kanë... Читать дальше...

Qasja e Serbisë ndaj krimeve të luftës

Evropaelire.org 

Qëndrimi i shtetit të Serbisë ndaj përgjegjësisë së vet gjatë konflikteve në vitet e 90-ta mund të shihet përmes deklaratave të zyrtarëve të lartë, proceseve gjyqësore në gjykatat vendore, por edhe përmes afirmimit të ish-pjesëtarëve të forcave të armatosura serbe, që janë dënuar për krime kundër joserbëve. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)

Prindërit, kundër digjitalizimit të librave dhe njësive të reja mësimore

Evropaelire.org 

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut është paraparë të nisë më 1 shtator me prani fizike të nxënësve në shkolla, por një grup i prindërve të nxënësve, që vepron në rrjetet sociale, ka kërcënuar me protesta dhe bojkot të procesit mësimor. Ata kundërshtojnë reformat lidhur me digjitalizimin e teksteve shkollore dhe përmbajtjen e tyre për klasat e para dhe të katërta në arsimin fillor. Nga nisma qytetare “Mësim dhe libra patjetër të ketë”, thonë se librat e shtypur nuk mund të zëvendësohen... Читать дальше...

Izraeli kryen sulme ajrore ndaj caqeve të Hamasit në Rripin e Gazës

Evropaelire.org 

Avionët izraelitë kanë goditur caqe të militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, në orët e hershme të së dielës. Këto sulme vijnë pas përleshjeve të ashpra në mes të protestuesve palestinezë dhe trupave izraelite përgjatë kufirit. Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se avionët kanë bombarduar një ndërtesë të Hamasit në Rripin e Gazës, si kundërpërgjigje pas hedhjes së balonave me flakë në jug të Izraelit dhe protestave të dhunshme që janë mbajtur për dy javë me radhë, raporton Associated Press. Читать дальше...

Biden: Ka gjasa të ndodhë një sulm i ri në aeroportin e Kabulit

Evropaelire.org 

Një sulm i ri në aeroportin e Kabulit ka shumë gjasa të ndodhë, paralajmëroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke thënë se komandantët i kanë thënë atij se ky sulm mund të ndodhë më së afërmi të dielën. Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të largohen nga zona afër aeroportit për shkak të “kërcënimit të besueshëm”. Më 26 gusht, një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivin e tij në afërsi të aeroportit të Kabulit duke vrarë rreth 170 persona. Читать дальше...

Vdiq ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha

Evropaelire.org 

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë të dielën në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmin për vdekjen e Berishës e bëri të ditur djali i tij, Visar Berisha. Sipas familjarëve, Kolë Berisha do të varroset të hënën, më 30 gusht në varrezat e Prishtinës, në praninë e rrethit të ngushtë familjarë. “Për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike dhe masave që prej sot janë në fuqi nuk do të mund të organizojmë të pame për babën”, ka shkruar Visar Berisha në llogarinë e tij në Facebook. Читать дальше...

Mijëra persona në Luiziana evakuohen si pasojë e uraganit Ida

Evropaelire.org 

Uragani Ida ka kaluar në Gjirin e Meksikës dhe është rrugës që potencialisht të godasë keq bregdetin e shtetit jugor amerikan të Luizianës më 29 gusht, teksa zyrtarët kanë filluar që të hapin strehimore për njerëzit që po largohen nga uragani. Sipas meteorologëve, uragani Ida mund të jetë “jashtëzakonisht i rrezikshëm”. Ata e kanë klasifikuar këtë uragan si uragan i kategorisë 4, që karakterizohet me erëra mbi 200 kilometra në orë. Dhjetëra-mijëra persona po largohen nga shtëpitë e tyre pasi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Озвучены шансы Елены Рыбакиной на победу над лучшей теннисисткой мира






Соревнования по дзюдо прошли в Воскресенске

Baza: пистолет нашли в машине вице-президента федерации бокса Ингушетии

И неработающим, и работающим: пенсионерам со стажем необходимо срочно оформить льготу

Как путешествовать с детьми: три лайфхака для комфортного отдыха