ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 06.09.2021

Masa të reja për hyrjen në Shqipëri

Evropaelire.org 

Shqipëria, nga sot, aplikon masa të reja për qytetarët që do të hyjnë në këtë vend, në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të kenë pasaportën e vaksinimit të plotë, test negativ për koronavirusin ose dëshmi se e kanë kaluar infeksionin. Pasaporta e vaksinimit nuk duhet të jetë më e re se dy javë. Testi PCR vlen 72 orë, ai antigjen vlen 48 orë... Читать дальше...

Çekia i uli numrat me vaksinim

Evropaelire.org 

Çekia, vend me 10.6 milionë banorë, ka dhënë deri më tash mbi 11 milionë vaksina kundër koronavirusit. Mbi 5.7 milionë qytetarë kanë marrë nga dy doza. Sot, Republika Çeke regjistron mesatarisht 250 të infektuar në ditë. Në muajt mars dhe prill ka qenë në mesin e vendeve më të prekura në botë, me afro 20,000 të infektuar në ditë. Epidemiologu Petr Smejkal, nga Instituti i Mjekësisë Klinike dhe Eksperimentale në Çeki, ia atribuon qetësimin e situatës vaksinimit. Ai thotë se një lloj imuniteti... Читать дальше...

BE e shqetësuar për ngjarjet në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për situatën në Mal të Zi, pas trazirave që shpërthyen atje me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Në reagimin e BE-së kërkohet përmbajte dhe hetime për dhunën. “Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret pa paragjykuar shëndetin publik dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”... Читать дальше...

Rusia shënjestron ueb-faqet e mediave perëndimore

Evropaelire.org 

Ueb-faqet e disa mediave perëndimore kanë qenë në shënjestër të një operacioni pro-rus, që përdor seksionet për komente të ueb-faqeve për të shtrembëruar opinionin publik, tregon një hulumtim i kryer në Britani. Hulumtimi i Institutit të Kërkimeve të Krimit dhe Sigurisë në Universitetin Cardiff thotë se artikujt e mediave perëndimore kanë marrë shpesh komente në mbështetje të interesave ruse. Këto komente pastaj janë shpërndarë në mediat në gjuhën ruse dhe janë përdorur si bazë për artikujt,... Читать дальше...

Talibanët thonë se kanë marrë kontrollin e provincës Panjshir

Evropaelire.org 

Talibanët thanë se kanë marrë kontrollin e plotë të provincës Panjshir - zonës së fundit në Afganistan që kontrollohej nga forcat e rezistencës. Këto të fundit i hodhën poshtë pretendimet e grupit militant. Konfirmime të pavarura të ngjarjeve atje tash për tash është e pamundur të sigurohen, pasi talibanët kanë ndërprerë linjat e telefonit, internetin dhe energjinë elektrike. Talibanët kanë marrë kontrollin e shumicës së Afganistanit tri javë më parë. Ata kanë marrë pushtetin në Kabul më 15 gusht... Читать дальше...

Dozat përforcuese së shpejti edhe në SHBA

Evropaelire.org 

Eksperti kryesor i Qeverisë amerikane për sëmundjet infektive tha se rregullatorët amerikanë pritet që së shpejti të japin leje për dhënien e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit. Dr Anthony Fauci tha se shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj, ndërsa miratimi dhe shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Moderna mund të zgjasin pak më shumë. Fauci tha se të dy përforcuesit supozohet të jenë të sigurt, por shtoi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Шнайдер проиграла Бадосе на старте турнира WTA в Штутгарте






Трех соучастников подозреваемого в убийстве байкера в Люблине объявили в розыск

Московский зоопарк закрыли из-за погодных условий

Профессор Орехово-Зуевского вуза провел мастер-классы для тренеров по хоккею

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о догазификации СНТ