ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 27.09.2021

Rama thotë se tani është edhe më i bindur për Ballkanin e Hapur

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish të hënën për rëndësinë që sipas tij do të ketë nisma Ballkani i Hapur (Open Balkan). Në një vizitë në Kosovë, Rama takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është shprehur kundër kësaj nisme. Iniciativa Ballkani i Hapur, i njohur më parë si Mini-Shengeni Ballkanik është krijuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ata besojnë se kjo iniciativë... Читать дальше...

Këtë javë mund të ketë takim në Bruksel në kuadër të dialogut

Evropaelire.org 

Nga burimet diplomatike në Bruksel, Radio Evropa e Lirë mëson se këtë javë, në Bruksel mund të zhvillohet një takim mes shefave të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përsëritur të dielën thirrjen drejt palëve që të punojnë në zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe është shprehur se, një hap i parë në këtë drejtim do të ishte shkuarja e kryenegociatorëve në Bruksel. Burimet diplomatike evropiane kanë thënë se palët... Читать дальше...

Talibanët paralajmërojnë berberët që të mos shkurtojnë mjekra

Evropaelire.org 

Talibanët ua kanë ndaluar berberëve në Provincën Helmand të Afganistanit, që t’ua rruajnë burrave kokën, apo t’ua shkurtojnë mjekrën, duke thënë se diçka e tillë është kundër interpretimit të tyre të ligjit islamik. Secili person që shkel vendimin do të ndëshkohet, ka thënë policia fetare e talibanëve. Disa berberë në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë thënë se kanë marrë urdhra të ngjashëm. “Askush nuk ka të drejtë të ankohet”, është thënë në njoftimin që është parë nga transmetuesi britanik, BBC. Читать дальше...

Rama: Kosova ka të drejtë për targat

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një vizite në Kosovë, e ka dënuar sjelljen e Serbisë karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet lidhur me targat për automjetet. Rama pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë karshi problemit në dy vendkalime kufitare Kosovë-Serbi. “Sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës. Ato manovrat nuk mbrojnë qytetarët serbë në veriun e Kosovës... Читать дальше...

Rama: Serbia duhet t'i ndalojë manovrat teatrale ushtarake

Evropaelire.org 

E hëna ka shënuar ditën e tetë qëkur rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë janë bllokuar. Rrugët drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar nga serbë lokalë me kamionë e mjete të tjera të rënda në shenjë proteste ndaj vendimit për reciprocitet lidhur me targat e automjeteve. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një vizitë në Kosovë të hënën e ka dënuar sjelljen e Serbisë karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet lidhur me targat. Читать дальше...

Në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Të hënën, më 27 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për luftimin e pandemisë së koronavirusit. Masat e reja të Qeverisë së Kosovës, në të shumtën e rasteve përfshijnë kërkesa për dëshminë e vaksinimit kundër këtij virusi. Nga data 27 shtator, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit ose testet negative për COVID-19, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në lokale. Po ashtu edhe në qendrat tregtare, klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë e cekura më lart. Читать дальше...

Nagavci uron nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor

Evropaelire.org 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë (MASHTI), Arbërie Nagavci, u ka uruar të hënën të gjithë nxënësve dhe mësuesve vitin e ri shkollor. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Nagavci ka thënë se autoritetet janë duke tentuar që të bëjnë më të mirën në këtë vit shkollor, kur njerëzimi ende po përballet me pandeminë e koronavirusit. “Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin... Читать дальше...

Kurti pret Ramën në Prishtinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me një ceremoni shtetërore në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Rama ka planifikuar të zhvillojë takime me një mori politikanësh, përfshirë kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, udhëheqësin e Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Читать дальше...

COVID-19 shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i publikuar në revistën shkencore, International Journal of Epidemiology. Të dhënat e siguruara nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin, kanë treguar se përparimi në jetëgjatësi është kthyer mbrapsht, si pasojë e pandemisë. “Fakti që të dhënat tona tregojnë për një ndikim të madh, të lidhur me pandeminë, tregon sa shkatërruese dhe shokuese ka qenë pandemia në shumë shtete”... Читать дальше...

Zvicra miraton martesat e gjinisë së njëjtë

Evropaelire.org 

Pothuajse dy të tretat e votuesve zviceranë, kanë përkrahur martesën mes gjinisë së njëjtë, në një referendum të mbajtur në fundjavë. Rreth 64 për qind e votuesve kanë përkrahur këtë propozim, duke e bërë kështu Zvicrën një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që legalizon martesën mes gjinisë së njëjtë. Pjesëtarë të fushatës për këto martesa kanë përshëndetur votimin, duke e konsideruar moment historik për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në këtë shtet. Читать дальше...

SPD mund partinë e Merkelit me rezultat të ngushtë

Evropaelire.org 

Partia Social-Demokrate (SPD) e qendrës së majtë, ka fituar zgjedhjet federale në Gjermani, duke mposhtur partinë e kancelares në shkuarje, Angela Merkel, sipas rezultateve preliminare. SPD ka siguruar 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator i Merkelit, Demokrisian/Kristian-Social (CDU/CSU), ka siguruar 24.1 për qind. Partia e Gjelbër ka shënuar rezultatin më të mirë në historinë e partisë, duke u renditur e treta me 14.8 për qind të votave. Një koalicion është i domosdoshëm për të krijuar qeverinë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Битые корты: Медведев и Александрова вышли в четвертьфинал Miami Open






Сервис GetPayAll обеспечил россиянам возможность продления подписки на сервис по генерации изображений Midjourney

Глава управления МЗ Отдельнова: в Подмосковье на 2,5% повысили выявляемость рака

Владимир Шемякин признан лучшим медиаменеджером в России по итогам премии «Золотое перо России»

Поезда задерживаются на Ярославском направлении МЖД из‑за остановки состава