ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 05.10.2021

Haugen: Facebook dëmton fëmijët dhe zbeh demokracinë

Evropaelire.org 

Frances Haugen, ish-punëtore e kompanisë, Facebook, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se aplikacionet e kësaj platforme “dëmtojnë fëmijët, krijojnë ndasi dhe zbehin demokracinë”. Haugen, 37-vjeçare, e cila ka punuar si menaxhere produktesh në Facebook, ka dëshmuar të martën gjatë një seance në Kongresin amerikan. Megjithatë Facebook ka thënë se Haugen ka folur për çështje në të cilat nuk ka njohuri. Dëshmia e sa vjen në kohën e rritjes së kritikave për këtë rrjet social dhe thirrjeve për rregullim të tij. Читать дальше...

Hovenier: Do ta inkurajoj Kosovën për konstruktivitet dhe fleksibilitet në dialog

Evropaelire.org 

Në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, të martën, më 5 tetor, është paraqitur Jeffrey Hovenier, i nominuar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për ambasador në Kosovë. Gjatë paraqitjes së tij, Hovenier ka thënë se ka qenë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për ta mbrojtur popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit në disa aspekte, por ka theksuar rolin që ka pasur si pjesëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara, të krijuar nga ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari... Читать дальше...

Telegram: 70 milionë përdorues të rinj u shtuan gjatë rënies së Facebook-ut

Evropaelire.org 

Aplikacioni për mesazhe, Telegram, ka fituar rreth 70 milionë përdorues të rinj gjatë periudhës sa ka qenë jashtë funksionit aplikacioni Facebook më 4 tetor, ka thënë themeluesi i tij Pavel Durov. Të hënën, miliona njerëz nuk kanë pasur qasje në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për gati gjashtë orë. Facebook ka thënë se disa ndryshime në konfigurim kanë qenë fajtore për këtë mosfunksionim. “Mesatarja ditore e rritjes në Telegram ka tejkaluar normën dhe ne kemi mirëpitur 70 milionë persona nga platformat tjera në një ditë”... Читать дальше...

Buxheti ngufatet nga skemat sociale

Evropaelire.org 

Mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës vetëm brenda tre muajve (prill, maj qershor), kanë marrë ndihmë nga shteti në formë të asistencës sociale apo pension. Për këta qytetarë nga buxheti i shtetit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë ndarë afër 130 milionë euro. Kjo ndihmë që u jepet këtyre personave, nga profesorë të shkencave sociale dhe ekonomistë, thuhet të jetë e pamjaftueshme për të zbutur varfërinë, por konsiderohet shumë e lartë për buxhetin e Kosovës. Buxheti për vitin 2021 ishte... Читать дальше...

Muhabeti në Twitter pas rënies së Facebook-ut

Evropaelire.org 

Pak minuta pas rënies së sistemeve të platformave Facebook, Messenger, WhatsApp dhe Instagram, muhabeti dhe shakatë për këtë gjë janë bartur në platformën tjetër Twitter, si asnjëherë më parë. Në këtë material i kemi përmbledhur disa prej tyre.

SHBA synon të luftojë kërcënimet për dhunë ndaj mësuesve

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke synuar që të luftojë “rritjen shqetësuese të ngacmimeve dhe kërcënimeve për dhunë” kundër mësuesve nëpër shkolla dhe anëtarëve të bordit nga disa prindër të zemëruar. Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do të diskutojë strategji për ta adresuar këtë problem. Sipas autoriteteve, së fundmi ka pasur reagime të ashpra nga disa prindër për teorinë e racës nëpër klasa. "Kërcënimet kundër nëpunësve publikë nuk janë vetëm të paligjshme... Читать дальше...

AI: Talibanët ekzekutuan 13 persona në Afganistan

Evropaelire.org 

Militantët talibanë kanë vrarë 13 persona të komunitetit etnik Hazara – duke përfshirë 11 ish-anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe dy civilë – në provincën Daikundi më 30 gusht, ka thënë Agjencia ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International të martën. Nëntë ish-pjesëtarët e sigurisë janë vrarë edhe pasi janë dorëzuar te talibanët në qarkun Khidir të provincës, ka thënë kjo organizatë. Sipas saj, dy civilët kanë tentuar të ikin nga zona. Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik në Afganistan... Читать дальше...

Letrat e Pandorës zbulojnë dëshmi për pasuri të fshehta të elitave post-sovjetike

Evropaelire.org 

Pas rrjedhjes së dokumenteve të emëruara si Letrat e Pandorës, një ekip i madh i gazetarëve hulumtues kanë njoftuar se kanë zbuluar sesi elitat në ish-republikat sovjetike, përfshirë presidentët aktualë të Ukrainës dhe Azerbajxhanit, janë të lidhur me kompani jashtë vendeve të tyre, ku kanë fshehur pasurinë. Ky hulumtim shfaq edhe pasuritë sekrete në Monako të presidentit rus, Vladimir Putin. Po ashtu, dokumentet tregojnë se “gruaja e tretë jozyrtare” e ish-presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev... Читать дальше...



Klerikët francezë abuzuan 216,000 fëmijë qysh më 1950

Evropaelire.org 

Rreth 216,000 fëmijë, shumica djem, janë abuzuar seksualisht nga klerikët e Kishës Katolike Franceze qysh në vitin 1950, bëri të ditur një raport i ri hetues. Kreu i hetimeve tha se bëhet fjalë për së paku 2,900 deri në 3,200 abuzues, ndërsa akuzoi Kishën për “indiferencë mizore ndaj viktimave”. Hetimi i pavarur u porosit nga Kisha Katolike Franceze në vitin 2018. U deshën më shumë se dy vjet e gjysmë për të kontrolluar të dhënat e gjykatës, policisë dhe Kishës dhe për të folur me viktimat dhe dëshmitarët. Читать дальше...

Zuckerberg kërkon falje për ndërprerjen e Facebook-ut

Evropaelire.org 

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, kërkoi falje për ndërprerjen gati gjashtëorëshe të rrjetit të tij social. Një ditë më herët, bashkë me Facebook-un ranë edhe dy platformat e tij: Instagram dhe WhatsApp. Zuckerberg tha se kjo ka ndodhur si pasojë e një çështjeje të brendshme teknike. Facebook tha se nuk ka “asnjë provë që tregon se të dhënat e përdoruesve mund të jenë komprometuar”. Vetë Zuckerberg besohet se ka humbur rreth 6 miliardë dollarë nga pasuria e tij personale, pasi aksionet e Facebook-ut humbën në vlerë. Читать дальше...

Trajtimi i pabarabartë i qytetarëve të Kosovës në Serbi

Evropaelire.org 

Ajhane Fetahu (28) nga Bujanoci në jug të Serbisë, nuk mund të gjejë punë në profesionin e saj sepse autoritetet atje nuk ia njohin diplomën, të cilën e mori në vitin 2016 në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin për mami. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet në Serbi as nuk duan ta shikojnë diplomën e saj, aq më pak t'ia japin asaj mundësinë për ta nostrifikuar atë. Fetahu aktualisht është duke punuar si agjente shitjesh në Telekomin e Serbisë në Bujanoc (punë për të cilën kërkohet diploma e shkollës së mesme). Читать дальше...

Mbi 5 milionë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Evropaelire.org 

Vdekjet nga COVID-19 në mbarë botën kaluan mbi 5 milionë sipas një raporti të Reuters të publikuar më 1 tetor; në SHBA numri i të vdekurve kalojë mbi 700 mijë, derisa një pilulë antivirale e zhvilluar nga prodhuesi amerikan i barnave Merck & Co, mund të përgjysmojë shanset që grupet me rrezik të lartë të vdesin ose të hospitalizohen pas infektimit me COVID-19; Zelanda e Re ka braktisur strategjinë e saj për eliminimin e koronavirusit mes një shpërthimi të vazhdueshëm të variantit Delta; organizatorët... Читать дальше...

Parlamenti rumun rrëzon Qeverinë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit rumunë votuan të martën për rrëzimin e Qeverisë së pakicës, të udhëhequr nga kryeministri Florin Citu. Rënia e Qeverisë kërcënon të thellojë tutje krizën me të cilën po përballet Rumania, si pasojë e një vale të rëndë të koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Kriza në Qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”. Kjo ndodhi pasi kryeministri përjashtoi disa anëtarë të USR-së nga Qeveria e tij... Читать дальше...

Tungjatjeta, botë: Dubai hap panairin monumental "Expo 2020"

Evropaelire.org 

Më shumë se 190 vende të botës po paraqesin krijimet e tyre në panairin botëror "Expo 2020", të shtyrë nga koronavirusi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, me temën "Lidhja e mendjeve, krijimi i së ardhmes". (Përgatiti: Trim Haliti)

Dy viktima dhe 38 raste me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Dy viktima dhe 38 raste me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,285 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u shëruan 185 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 1,895. Deri të martën në Kosovë janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit. Mbi 573,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht. Aktualisht janë në fuqi masa që kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose teste negative... Читать дальше...

Masa për t'u mbrojtur nga rritja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, e karburanteve dhe produkteve ushqimore në nivel botëror, po reflektohet edhe në Maqedoninë e Veriut, kanë thënë drejtuesit e Odave Ekonomike, duke kërkuar nga qeveria masa për zbutjen e pasojave që do të kenë kompanitë, por edhe konsumatorët. “Çdo rritje e çmimit të energjetikëve ndikon negativisht në biznese pasi kjo nënkupton kosto shtesë të shërbimeve operative, dhe kjo ndikon edhe në rritjen e çmimeve operative të kompanive. Kjo do të reflektohet më pas në rritjen e çmimeve të produkteve të tyre... Читать дальше...

Kablloja e defibrilatorit, shkaktar i zjarrit në spitalin në Tetovë

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës publikoi të martën raportin për zjarrin që shpërtheu në spitalin e këtij qyteti, më 8 shtator. Katërmbëdhjetë persona humbën jetën në këtë incident. Sipas raportit, zjarri shpërtheu nga një kabllo vazhduese, ku ishte vendosur defibrilatori - pajisje për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak. “Mbinxehja e kabllos shkaktoi zjarrin në kutinë ku ishin të lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, thuhet në raportin e Prokurorisë. Читать дальше...

SHBA-ja shpreson të rifillojë bisedimet me Iranin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara shpresojnë që së shpejti të rinisin bisedimet bërthamore me Iranin, tha një zyrtar i lartë amerikan të hënën (5 tetor), transmeton agjencia AFP. Ky zyrtar megjithatë ka theksuar se Teherani po zhvillon kapacitetet bërthamore në nivele "alarmuese". "Ne shpresojmë se mund të kthehemi në Vjenë për bisedime në një periudhë mjaft të shkurtër kohore", u tha gazetarëve zyrtari i lartë i administratës amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti. SHBA-ja dhe Irani nuk zhvillojnë... Читать дальше...

Zgjerimi i kushtëzuar i BE-së

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e tij për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian, thuhet në deklaratën e Samitit të Bërdos në Slloveni. Por, sipas deklaratës, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, që pritet të miratohet në samitin që mbahet më 6 tetor ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, procesi i zgjerimit do të bazohet në reformat “kredibile nga partnerët, kushtëzim i drejt dhe rigoroz dhe bazuar në parimet e meritave individuale”. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


PE: Bashkëpunimi BE-SHBA mëse i nevojshëm në Ballkan

Evropaelire.org 

Në Parlamentin Evropian është diskutuar të martën (5 tetor) për raportin rreth marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara (SHBA). Edhe pse janë dëgjuar shumë thirrje që BE-ja të ndërtoj kapacitetet e veta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që të jetë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë është thënë se ka shumë fusha ku është i domosdoshëm bashkëpunimi. Këtu është përfshirë edhe nevoja për angazhim të përbashkët të rajonin e Ballkanit Perëndimor. Читать дальше...

Macron thotë se të drejtat e grave duhet të jenë kusht për talibanët

Evropaelire.org 

Franca thotë se grupi i vendeve që bëjnë pjesë në G20-ën duhet të vendosin kushte për njohjen e legjitimitetit të qeverisë së udhëhequr nga talibanët, duke përfshirë edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave. Talibanët kanë thënë se tani do të qeverisin në mënyrë më të moderuar sesa në vitet 1996-2001. Atëbotë ata patën kufizuar ashpër të drejtat dhe liritë e grave duke u ndaluar punën dhe daljen jashtë shtëpisë pa një shoqërues mashkull. Në muajin gusht talibanët rrëzuan... Читать дальше...

Mungesa e drejtorit bllokon Agjencinë Kundër Korrupsionit 

Evropaelire.org 

Dhjetëra lëndë të dyshuara për korrupsion nuk po mund të procedohen në prokurori për shkak të mungesës së drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), të cilit muajin e kaluar i ka skaduar mandati. Sipas ligjit në fuqi, asnjë lëndë nuk mund të procedohet në prokurori pa pasur autorizimin ose nënshkrimin e drejtorit të AKK-së. Zyrtarë në këtë institucion i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përveç mosprocedimit të lëndëve në prokuroritë përkatëse, në AKK janë bllokuar edhe shumë punë të tjera... Читать дальше...

Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë

Evropaelire.org 

Tre shkencëtarë e kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për 2021. Ata janë, Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi. Komiteti i Nobelit njoftoi të martën se shkencëtarëve u është ndarë çmimi për "kontributet e tyre në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike". Komiteti tha se shkencëtarët Manabe dhe Hasselmann "vendosën bazat e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të". Ndërsa puna studimore e shkenctarit Parisi bëri të mundur "kuptimin dhe përshkrimin... Читать дальше...

Pse ranë Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp?

Evropaelire.org 

Facebook dhe platformat e tij, Messenger, Instagram dhe WhatsApp, janë kthyer në funksion, pasi një rënie masive globale i zhyti në kaos për disa orë shërbimet, si dhe bizneset dhe njerëzit që mbështeten në to. Kompania ka kërkuar falje, dhe ka thënë se po punon për të kuptuar më shumë për shkakun e problemit, që ka filluar para orës 6 të mbrëmjes së të hënës së 4 tetorit. Facebook veçse po përballej me një krizë tjetër të madhe, pasi sinjalizuesja Frances Haugen, ish-menaxhere produktesh në Facebook... Читать дальше...

Goran Stanishiq dënohet me 20 vjet burgim për krime lufte

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim, Goran Stanishiqin, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës në Kosovë. Aktgjykimi ndaj tij u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Prokuroria Speciale e Kosovës në aktakuzën e saj pati theksuar se i akuzuari Goran Stanishiq, si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin prill të vitit 1999... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP






Избитой в Подмосковье глухонемой таксистке помогли отремонтировать машину

«Яндекс» продают за 475 млрд рублей

Мажор в Османской империи: в Турции переснимут российский фильм «Холоп»

Где на Руси жить хорошо. Рейтинг российских регионов по уровню благополучия