ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 06.10.2021

Britanikët nuk këshillohen më që të mos udhëtojnë në Kosovë

Evropaelire.org 

Qytetarët britanikë nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën, tha të mërkurën Zyra e Jashtme britanike. Më herët, ajo ka këshilluar kundër udhëtimit në 32 shtetet dhe rajonet në fjalë, për shkak të koronavirusit, edhe pse ato vende nuk kanë qenë në të ashtuquajturën listë të kuqe. Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason “përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe “zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë”. Në Kosovë... Читать дальше...

Kurti: Reciprociteti do të jetë parim i shtetit të Kosovës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se reciprociteti do të jetë parim, mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës. Kurti i bëri komentet në një takim me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, njoftoi zyra e tij. Takimi u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, në margjina të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Kurtit, Borrell tha se ka mirëpritur marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për targat... Читать дальше...

SHBA mirëpret deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit vlerësoi zotimin e Bashkimit Evropian për të mbajtur “derën hapur” për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne e mirëpresim deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësi i këtij institucioni, Ned Price, në një postim në Twitter. “Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reforma. Është e rëndësishme që dera e BE-së të mbahet hapur për ta”, tha Price.   Bashkimi... Читать дальше...

Arma e re për luftim të COVID-19

Evropaelire.org 

Ekziston një armë e re kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi dhe atë në formë pilule. Gazetarët e Zërit të Amerikës kanë biseduar me disa mjekë, të cilët flasin edhe për pilula tjera që kanë mbetur në hije për shkak të fondeve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)

Kancelari austriak nën hetime, dyshohet për korrupsion

Evropaelire.org 

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit, thanë prokurorët anti-korrupsion. Paraprakisht, autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij. Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe mbulimit të favorshëm për të. “Zyra e Prokurorëve... Читать дальше...

Pejanët riciklojnë rrobat për të ruajtur mjedisin

Evropaelire.org 

Materiale nga xhinset me ngjyra të ndryshme janë ekspozuar në një studio pune në Shkollën e Artit në Pejë “Odise Paskali”. Nxënës të gjeneratave të ndryshme në këtë shkollë po punojnë në një kreacion të fustaneve. Ky kreacion do të shfaqet në Natën e Modës në Prishtinë, që do të mbahet në nëntor të këtij viti. E veçanta e këtij koleksioni është që u prodhua nga rroba të përdorura që u mblodhën në Pejë. Dizejnatori që po udhëheq punën e nxënësve në shkollën e artit, Etnik Shala thotë për Radion... Читать дальше...

Dilema rreth lëshimeve të mundshme në spitalin e Tetovës

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës tha se po vazhdon të hetojë edhe për shkaktarë të tjerë të mundshëm të zjarrit në spitalin e Tetovës, ku vdiqën 14 persona. Një ditë më herët, kjo prokurori publikoi një raport ku thuhej që zjarri shpërtheu në spital më 8 shtator, u shkaktua nga një kabllo vazhduese, ku ishin vendosur defibrilatori (pajisje për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak), një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër. Por, Prokuroria Themelore ka thënë se pasi të... Читать дальше...

Tensionet më të këqija me Kinën në 40 vjet, thotë Tajvani

Evropaelire.org 

Tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vjetët e fundit, tha ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, duke paralajmëruar për rrezikun e një sulmi aksidental midis dy vendeve. Chiu Kuo-cheng i bëri komentet pasi Kina dërgoi një “numër rekord” të avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, për katër ditë rresht. Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh atë si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin. Читать дальше...



Modë e re nga rroba të vjetra

Evropaelire.org 

Mijëra kilogramë të rrobave të përdorura në Pejë janë vënë në përdorim të sërishëm, përmes një projekti që po synon të zvogëlojë mbeturinat e tekstilit. Nga ky projekt po përfitojnë edhe nxënësit kreatorë në Pejë, të cilët po punojnë me rrobat e mbledhura.

NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

Evropaelire.org 

NATO konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë. Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se aleanca “ka forcuar mbrojtjen, në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë”, por shtoi se është ende e gatshme të përfshihet në dialog. “Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin... Читать дальше...

Talibanët arrestojnë katër militantë të IS-it

Evropaelire.org 

Talibanët thanë se kanë arrestuar katër anëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS), në veri të Kabulit. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se ata u arrestuan gjatë një operacioni në rrethin Paghman, ku u konfiskuan edhe dokumente dhe armë. Mujahid nuk dha detaje të tjera. Dega lokale e Shtetit Islamik, Shteti Islamik-Provinca Khorasan (IS-K), nuk i ka komentuar këto pretendime. Qëkur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, militantët e IS-K kanë... Читать дальше...

Rusia me mbi 900 viktima nga koronavirusi për herë të parë

Evropaelire.org 

Rusia raportoi të mërkurën 929 viktima nga koronavirusi - shifra më e lartë ditore në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Në total, numri i viktimave nga koronavirusi në Rusi ka kaluar 212,000 dhe kjo është shifra më e lartë në Evropë. Rusia ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 7.6 milionë raste të të infektuarve. Numri i rasteve atje është në rritje qysh në muajin gusht, kryesisht për shkak të variantit Delta të koronavirusit, i cili është më ngjitës. Disa... Читать дальше...

Shtyhet dënimi me burg i Todosijeviqit

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është pranuar kërkesa e avokatit Nebojsha Vllajiq për të zgjatur afatin për mbajtjen e dënimit me burg për Ivan Todosijeviqin, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, me arsyetimin se “gjendet jashtë vendit”. Lista serbe është parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila është formuar në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Todosijeviq, përveçse është deputet në Kuvendin e Kosovës, kryen edhe funksionin... Читать дальше...

Një viktimë dhe 41 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Një viktimë dhe 41 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,777 mostrave, thuhet në raport. Po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, 198 pacientë u shëruan nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 1,737. Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit. Mbi 579,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza, ndërsa mbi 817,000 janë të vaksinuar me dozën e parë. Читать дальше...

Dy shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

Evropaelire.org 

Dy shkencëtarë u shpërblyen të mërkurën me Çmimin Nobel për Kimi, për punën e tyre në “zhvillimin e organo-katalizës asimetrike”. Në deklaratën e Komitetit të Nobelit thuhet se Benjamin List nga Gjermania dhe David MacMillan nga SHBA-ja fituan çmimin prestigjioz për zhvillimin e një “pajisjeje të re precize”, e cila përdoret për zbulimin e barnave të reja dhe krijimin e molekulave që mund të kapin dritën nga celulat diellore. Teknika, e quajtur organo-kataliza asimetrike, e ka bërë shumë më të... Читать дальше...

Tri sfidat ekonomike të Qeverisë së re gjermane

Evropaelire.org 

Kancelarja Angela Merkel e ka udhëhequr Gjermaninë nëpër shumë kriza gjatë 16 vjetëve të fundit, por ajo gjithashtu ka lënë pas një trashëgimi të përzier dhe nuk ka arritur të trajtojë disa probleme të thella strukturore në ekonominë më të madhe të Evropës. Pavarësisht një “dekade të artë” të rritjes së pandërprerë ekonomike dhe të tepricave buxhetore, shumica e ekonomistëve pajtohen se Gjermania ka lënë pas dore infrastrukturën e saj publike dhe ka investuar shumë pak në digjitalizim. Instituti... Читать дальше...

Në kërkim të letrave ngjitëse

Evropaelire.org 

Qytetarët në veri të Kosovës, e banuar me popullatë me shumicë serbe, janë hutuar të martën, më 5 tetor, për shkak se nuk kanë mundur të pajisen me letra ngjitëse në Qendrën e Regjistrimit në Mitrovicën e Veriut, për të ngjitur ato mbi simbolet shtetërore në targat e automjeteve të tyre të regjistruara në Serbi. Për mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa, ishte arritur pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 30 shtator. Në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zveçan... Читать дальше...

Kurti në Bërdo: Zgjerimi, projekti më i rëndësishëm për paqe

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para nisjes së samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, tha se blloku evropian duhet të zgjerohet “në mënyrë që të jetë Evropë”. Ai po ashtu foli edhe nëse është mundësi për Kosovën që të kthehet nga Kina dhe Rusia. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Vuçiq: Nuk mund të hyjmë në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën. “Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiq për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai, raporton Reuters. Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперты КА «Главный Советник» приняли участие в форуме «Тренды и антитренды корпоративного видео сегодня»


Kurti: BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën nga Sllovenia – ku do të mbahet samiti në mes të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor - se kanë kaluar më shumë se tre vjet që Komisioni Evropian ka rekomenduar për të dytën herë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. “Ka pasur padrejtësi të madhe dhe mungesë të drejtësisë ndaj qytetarëve të shtetit tonë, që kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnik esencës së tij, zgjerimit. Читать дальше...

Spanjës "i është garantuar" që Samiti i Bërdos do të jetë pa simbole shtetërore

Evropaelire.org 

E përditshmja spanjolle nga rajoni i Katalonjës, El Nacional, ka raportuar të mërkurën se presidenti i Qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez, është duke marrë pjesë në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, mirëpo këtij vendi i është garantuar që në takime nuk do të ketë simbole shtetërore, pasi Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave... Читать дальше...

Shefja e BE-së: Blloku evropian përfiton nga procesi i zgjerimit

Evropaelire.org 

Të mërkurën, më 6 tetor, zhvillohet samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë. Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Në prag të nisjes së samitit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se e konsideron të rëndësishme që BE-ja ta qartësojë për vendet e Ballkanit Perëndimor se sa... Читать дальше...

Turqia dhe Azerbajxhani kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Evropaelire.org 

Turqia dhe Azerbajxhani kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake, teksa të dyja kombet tentojnë të rrisin bashkëpunimin në mbrojtje, pas luftës së vitit të kaluar kundër forcave armene për shkak të rajonit të Nagorno-Karabakut. Stërvitjet e ashtuquajtura “Vllazëria e palëkundur” do të zhvillohen nga 5 deri më 8 tetor, në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Bakusë dhe Teheranit, meqë Irani është duke kryer lojëra të rralla luftarake në kufi me Azerbajxhanin në ditët e fundit. Azerbajxhani... Читать дальше...

Merck nënshkruan marrëveshje me Singaporin për pilulën kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania amerikane, Merck ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Singaporin për ta furnizuar me pilulën eksperimentale kundër koronavirusit. Molnupiravir mund të jetë pilula e parë që synon të luftojë COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Merck është duke kërkuar miratimin e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe për përdorimin e saj. Australia ka blerë po ashtu pilulën e Merck, derisa Tajlanda, Koreja Jugore, Tajvani dhe Malajzia janë duke negociuar blerjen. ... Читать дальше...

Misuri ekzekuton një burrë për vrasje të tre personave më 1994

Evropaelire.org 

Ernest Johnson nga Misuri, është ekzekutuar për kryerje të vrasjeve, pavarësisht thirrjeve për falje nga avokatët që kanë thënë se ai ka paaftësi intelektuale. Johnsonit i është injektuar substancë vdekjeprurëse, pasi Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar të shtyjë procesin. Kërkesa e 61-vjeçarit për mëshirë ka fituar mbështetje nga Papa Françesku dhe dy anëtarë të Kongresit. Ai ka vrarë tre punëtorë në një dyqan derisa ka qenë duke kryer një vjedhje më 1994. Avokatët e tij kanë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Россиянка покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






Автотуризм: что он даст гостиничной индустрии – и что для этого потребуется сделать

И на Бали растут томаты

#ЛюдиКакЛюди. В Москве пройдет восьмой инклюзивный фестиваль

Всё ближе к отметке в 2,5 млн рублей. Хитовый кроссовер Omoda C5 подешевеет в России в апреле