ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 08.10.2021

SHBA dhe Meksika synojnë të ripërtërijnë luftën kundër karteleve të drogës

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Meksika janë zotuar të premten për të ripërtërirë luftën e përbashkët kundër karteleve të drogës, gjatë një vizite të një delegacioni të lartë amerikan, pëfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Presidenti i Meksikës, Manuel Lopez Obrador, ka thënë se Meksika nuk dëshiron më helikopterë dhe armë tjera për luftim të trafikantëve të drogës, dhe u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të investojnë në zhvillimin ekonomik rajonal. Në vizitën e tij të parë në Meksikë si diplomat i lartë i SHBA-së... Читать дальше...

Rusia shpall më shumë gazetarë të REL-it si "agjentë të huaj"

Evropaelire.org 

Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar të premten më shumë gazetarë, përfshirë pesë gazetarë të Radios Evropa e Lirë, në listën e “agjentëve të huaj”. Legjislacioni rus për “agjentë të huaj” është miratuar më 2012 dhe është ndryshuar vazhdimisht. Ky legjislacion u kërkon organizatave joqeveritare që marrin ndihmë të huaj, apo atyre që Qeveria ruse beson se janë të përfshira në aktivitet politik, që të regjistrohen, të identifikohen si “agjente të huaja" dhe t'i dorëzojnë aplikacionet. Më vonë... Читать дальше...

Ulet mosha e grave të prekura nga kanceri në gji

Evropaelire.org 

Аrineta Abdushi, 37-vjeçare nga qyteti i Dibrës në Maqedoninë e Veriut, para dy vjetësh është diagnostikuar me kancer në gji. Fillimisht, thotë ajo, nuk ka dashur të besojë se kjo sëmundje është në trupin e saj, pasi siç thotë, është krijuar bindja se kanceri prek grup-moshat më të vjetra. “Por në momentin e parë është diçka e papritur. Sepse unë isha në një moshë të re kur e kam zbuluar kancerin në gji, isha 35-vjeçare para dy vjetësh. Në fillim ishte një luftë e paparë me veten time. Por edhe për familjarët ishte diçka e papritur... Читать дальше...

Kroacia e pranon se policia ktheu mbrapsht migrantët në kufi me Bosnjën

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, ka konfirmuar të premten se zyrtarët policorë kanë kthyer mbrapsht migrantët në kufi me Bosnje-Hercegovinën, disa orë pasi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq ka thënë se përdorimi i dhunës kundër migrantëve është gjë e “turpshme”. Agjencia shtetërore e lajmeve Hina, ka cituar ministrin Bozhinoviq të ketë thënë se ai pret më shumë hollësi në këtë çështje nga shefi i Policisë kroate, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Shefi i Policisë ka krijuar menjëherë një ekip ekspertësh... Читать дальше...

Papa Françesku nuk do të marrë pjesë në Samitin e liderëve botërorë për Klimën

Evropaelire.org 

Papa Françesku nuk do të udhëtojë në Skoci për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, ka njoftuar Vatikani. Kreu i Selisë së Shenjtë, ka thënë më parë se shpreson që do të marrë pjesë në organizimin në Glasgou muajin e ardhshëm, mirëpo gjithçka do të varet se si “ndihet atë kohë”. Ai i është nënshtruar së fundmi një operimi në zorrën e trashë, në Romë. Të premten, Vatikani ka thënë se delegacioni i tij do të jetë në Glasgou në vend të Papës. Samiti i radhës për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Читать дальше...

Ulen rastet, nuk respektohen masat

Evropaelire.org 

Sapo të ulet numri i rasteve me COVID-19, qytetarët në Kosovë ‘relaksohen’ dhe në të shumtën e rasteve nuk përfillin masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Shumë qytetarë në rrugët e Prishtinës shihen pa maska apo i mbajnë ato në mënyrë jo të duhur. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në Kosovë. Përjashtim bëhet gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, ngrënies apo pijes. Mosrespektimi... Читать дальше...

OKB shpall qasjen në ambient të hapur si të drejtë të njeriut

Evropaelire.org 

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut e ka njohur qasjen në ambient të pastër dhe të shëndetshëm si të drejtë themelore. Rezoluta, e diskutuar fillimisht më 1990, nuk është detyruese, mirëpo ka potencial që të rrisë standardet globale. Teksti që është propozuar nga Kosta Rika, Maldivet, Maroku, Sllovenia dhe Zvicra është miratuar me 43 vota, derisa katër vende kanë abstenuar: Rusia, Kina, India dhe Japonia. Britania, e cila ka qenë në mesin e vendeve kritike të dokumentit gjatë negociatave... Читать дальше...

"Të paktën eshtrat t’i gjejmë diku"

Evropaelire.org 

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, do të fillojnë gërmimet për varreza masive në disa lokacione të ndryshme në Kosovë. Gërmimet tashmë kanë filluar në fshatin Dreth (Dren) të Zubin Potokut, më 26 gusht, mirëpo ekipet ende nuk kanë gjetur asgjë. Po ashtu, gërmime në kërkim të varrezave masive pritet të fillojnë edhe në Koshare, në Prizren, Suharekë dhe në Podujevë. Sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, fillimin e gërmimeve në Koshare e ka kërkuar Serbia. Читать дальше...



Në Maqedoni të Veriut arrijnë edhe 149 afganë

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, të premten kanë arritur edhe 149 afganë, të cilët janë pjesë e kontingjentit prej 750 shtetasve nga Afganistani, të cilët Shkupi ka shprehur gatishmërinë t'i strehojë, pas marrjes së kontrollit nga talibanët. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se grupi përbëhet nga persona që kanë punuar për fondacionin “Shoqëria e Hapur”, si dhe për misione tjera ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre. Ata janë strehuar në... Читать дальше...

Një sulm në një xhami në Afganistan vret dhjetëra

Evropaelire.org 

Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një xhami në veri të Afganistanit të premten, i cili ka shënjestruar besimtarët myslimanë shiitë.

Kosovë: Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të premten është regjistruar një viktimë me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 25 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2.370 mostrave. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 8 tetor, 362 persona janë shëruar derisa mbi 1.335 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Читать дальше...

Dhjetëra persona të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Afganistan

Evropaelire.org 

Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një xhami në veri të Afganistanit të premten, i cili ka shënjestruar besimtarët myslimanë shiitë, ka thënë një zyrtar policor taliban, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press. Zyrtari Dost Mohammad Obaida, zëvendës-shef policor për provincën Kunduz, ka thënë se “shumica e tyre janë vrarë”. Edhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka përmendur shifrat e njëjta. “Incidenti i sotëm është pjesë e shenjave... Читать дальше...

Ç'thonë studiuesit për efektet afatgjata të COVID-19?

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë javë lëshoi një përkufizim për "COVID-in e zgjatur", një term i përdorur për të përshkruar problemet e vazhdueshme shëndetësore, që prekin disa të mbijetuar nga COVID-19. Shkencëtarët janë ende duke punuar për të kuptuar këtë sindromë, raporton Reuters. Më poshtë, renditen ato që dihen deri më tani. Si përcaktohet "COVID-i i zgjatur" OBSH-ja e përcakton se si një gjendje me të paktën një simptomë, që zakonisht fillon brenda tre muajsh që nga fillimi... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës vendos masa mbrojtëse ndaj disa produkteve serbe

Evropaelire.org 

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha se ka marrë vendim për masa mbrojtëse 'anti-damping' ndaj dy llojeve të produkteve të prodhuara në shtetin e Serbisë. Damping nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm në tregun e vendit eksportues. Anti-damping është masë mbrojtëse për importin e produkteve nën hetime, pas ankesave të kompanive prodhuese brenda shtetit. Me vendimin e qeverisë... Читать дальше...

Policia në veri ka filluar me shpërndarjen e letrave ngjitëse për targa

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka filluar të shpërndajë letra ngjitëse për automjetet nga Serbia, ngasësit e të cilave duhet të mbulojnë simbolet shtetërore në targa. Më 6 tetor, Jeta Tela, shefe e stafit dhe këshilltare e lartë e ministrit të Punëve të Brendshme, i tha Radios Evropa e Lirë se në përputhje me ligjin, të gjithë ata që nuk kanë letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat serbe do të ndëshkohen. Ajo tha se dënime do të ketë ndaj ngasësve të veturave të cilët refuzojnë... Читать дальше...

Varje në publik: A ndryshojnë dot talibanët?

Evropaelire.org 

Prejse kanë marrë kontrollin e Afganistanit në gjysmë të gushtit, talibanët kanë bërë përpjekje ta portretizojnë veten si më tolerantë ndaj të drejtave të njeriut. Por, raportet nga terreni flasin për varje në publik, rrahje dhe keqtrajtime të tjera. A mund të ndryshojë vërtet ky grup fundamentalist islamik?

Shqipëria shpall emergjencë të furnizimit me energji elektrike

Evropaelire.org 

Qeveria e Shqipërisë ka deklaruar emergjencë për furnizimin me energji elektrike, pas rritjes së çmimit të energjisë në javën e fundit. Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, tha se shpallja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike, i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumenta financiarë dhe administrativë. “Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë... Читать дальше...

Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Evropaelire.org 

Gazetarja filipino-amerikane, Maria Ressa dhe kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021. Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen. "Gazetarëve Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi", tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor. "Në të njëjtën kohë... Читать дальше...

Pilotët afganë të harruar në Taxhikistan

Evropaelire.org 

Në një zonë turistike jasht kryeqytetit të Taxhikistanit është një ndërtesë dykatëshe moderne e rrethuar me pemë të larta. Sanatoriumi shtetëror pranë kryeqytetit Dushanbe zakonisht është i rezervuar për zyrtarë të lartë të këtij vendi, të cilët shkojnë atje gjatë fundjavave ose për të kaluar pushime të shkurtra. Por, që nga 1 shtatori, në këtë objekt janë strehuar një numër i madh i personelit ushtarak afgan dhe familjet e tyre. Ata janë larguar nga Afganistani pasi talibanët morën pushtetin në muajin gusht. Читать дальше...

Новости России
Москва

Как поучаствовать в продаже иностранных ценных бумаг по указу №844


Ukraina konfirmon një rast të poliomielitit

Evropaelire.org 

Ukraina tha se ka konfirmuar një rast të poliomielitit në provincën e saj Rivne. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se bëhet fjalë për një foshnje 18-muajshe. Sipas ministrisë, foshnja është shtruar në spital me simptoma të paralizës. “Prindërit e refuzuan vaksinimin e saj për shkak të besimeve të tyre fetare”, thuhet në deklaratë. Poliomieliti është çrrënjosur nga Evropa qysh në vitin 2002. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se një poliovirus është identifikuar si shkak... Читать дальше...

Çekia nis votimet në zgjedhjet parlamentare

Evropaelire.org 

Çekët votojnë sot dhe nesër në zgjedhjet parlamentare. Sondazhet sugjerojnë se kryeministri aktual, Andrej Babis, dhe partia e tij ANO do të shënojnë fitore të ngushtë. Dy parti më të vogla që e mbështesin Qeverinë e tij - Socialdemokratët e majtë dhe Partia Komuniste - mund të mos fitojnë vende të mjaftueshme për të mbetur në Parlament. Kjo mund ta detyrojë ANO-n të kërkojë marrëveshje me nacionalistët e ekstremit të djathtë, për të mbajtur pushtetin. Një rezultat tjetër i mundshëm është... Читать дальше...

Biden: Vaksinimi është jetik për fundin e pandemisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje bizneseve amerikane  që t’i detyrojnë punëtorët e tyre të marrin vaksinën kundër koronavirusit. Biden tha se vaksinimi është një gjë jetike për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të ruajtur ekonominë. “Me vaksinim, ne do ta mposhtim këtë pandemi. Pa të, ne përballemi me muaj të pafund kaosi në spitalet tona, dëme në ekonominë tonë dhe ankth në shkollat tona”, tha Biden. Muajin e kaluar, Biden ka urdhëruar që të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët të vaksinohen... Читать дальше...

Senati amerikan voton për rritjen e tavanit të borxhit

Evropaelire.org 

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi për të zgjatur autoritetin e Qeverisë për huamarrje deri në dhjetor, duke shmangur kështu dështimin e saj për të paguar borxhet. Votimi me 50 vota për dhe 48 kundër e rrit tavanin e borxhit të Qeverisë amerikane për gati gjysmë trilioni dollarë. Masa pritet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe pse nuk është e qartë se kur do të zhvillohet votimi, ndërsa pastaj do t'i kalojë presidentit Joe Biden për nënshkrim. Ligjvënësit do të duhet t’i adresojnë dallimet e tyre deri më 3 dhjetor... Читать дальше...

Tensionet Tajvan-Kinë rrisin shqetësimet

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” për veprimet që minojnë paqen në Ngushticën e Tajvanit, tha këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan. Komentet e tij për BBC-në vijnë pasi Kina dërgoi një “numër rekord” avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, për katër ditë me radhë. Tajvani e konsideron veten si shtet sovran, por Kina e sheh atë si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Андреева победила Подороску на старте турнира WTA в Руане






В Мосгордуме поддержали идею ввести штрафы за управление электросамокатами в пьяном виде

Доля Дарькина в рыбном порту Владивостока оказалась под залогом у олигарха

Российская газета: Глава комитета ГД Сергей Гаврилов разъяснил, зачем нужно присваивать адрес участку

Квартал №1 Соцгород стал одной из главных загадок Магнитогорска