ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 09.10.2021

Maqedonia e Veriut regjistron 18 të vdekur me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriut më 9 tetor njoftoi për 18 persona të vdekur me COVID-19, si dhe 386 të tjerë të infektuar. Sipas raportit, nëntë persona e kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa për nëntë të tjerë thuhet se ka vdekur më herët, por pa saktësuar datën e vdekjes. Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 11 janë nga Shkupi ndërsa të tjerët nga Tetova, Ohri, Prilepi, Shtipi dhe Kavadari. Numri i viktimave tani ka arritur në 6,817, shumica prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa... Читать дальше...

Partia e kryeministrit çek prin në zgjedhjet parlamentare

Evropaelire.org 

Partia populiste ANO e kryeministrit çek, Andrej Babis duket se po udhëheq në zgjedhjet parlamentare, por ende është e paqartë nëse lideri miliarder do të jetë në gjendje që të krijojë një koalicion qeveritar. Sipas projeksioneve të CNN Prima News, pas mbylljes së vendvotimeve më 9 tetor, ANO do të dalë si parti e parë me 27.8 për qind të votave, e pasuar nga dy koalicione opozitare: koalicioni i qendrës së djathtë “Së bashku” me 26.4 për qind të votave dhe i liberalëve Piratët/Grupi i kryetarëve të komunave me 15 për qind. Читать дальше...

Parkingu shihet si luks për banorët e Fushë Kosovës

Evropaelire.org 

Banorët që jetojnë në qytezën e Fushë Kosovës, thonë se ndërtimet e bëra pa standarde, e kanë shndërruar këtë komunë në një kaos urbanistik. Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Fushë Kosova është njëra nga komunat që karakterizohet me dendësinë më të madhe të popullatës për kilometër katror.

Vuçiq u bën thirrje serbëve që të bashkohen në zgjedhjet e 17 tetorit

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  tha më 9 tetor se mesazhi i tij drejtuar serbëve në Kosovë është që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ata të jenë të bashkuar. “Të luftojnë për veten e tyre, për të drejtat e tyre dhe për shtetin e tyre. Të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh dhe të përfaqësohen në institucione kudo që është e nevojshme, të mund të reagojnë brenda institucioneve në forma të ndryshme, por gjithmonë në mënyrë efektive dhe në të mirë të njerëzve të tyre”, tha Vuçiq. Më herët... Читать дальше...

Kosova regjistron 40 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 9 tetor se ka regjistruar 40 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 2,870 mostrave apo 1.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Në 24 orëshin paraprak nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.  Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake po ashtu janë shëruar 149 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,226. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 12,144 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Që prej fundit të marsit ... Читать дальше...

Rivarrosen shtatë viktimat e masakrës së Rezallës

Evropaelire.org 

Në Rezallë të Skenderajt, të shtunën më 9 tetor u rivarrosën mbetjet mortore të shtatë personave, që u vranë në luftën e fundit në Kosovë më 1998-99. Mbetjet mortore të këtyre shtatë viktimave u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. Disa mbetje mortore të dy viktimave ishin gjetur më herët në Rudnicë të Serbisë dhe iu bashkuan mbetjeve të tjera mortore që u gjetën në Kizhevak. Rivarrimi i shtatë viktimave u bë pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore bëri ekzaminimet e nevojshme. Ceremonia... Читать дальше...

Rusia shënon rekord të viktimave me COVID-19

Evropaelire.org 

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19, teksa për katër ditë me radhë ky shtet ka shënuar mbi 900 të vdekur nga koronavirusi. Task-forca kombëtare për koronavirus tha më 9 tetor se 968 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orësisht paraprak. Kjo shifër është më e lartë për 30 viktima sesa dita paraprake dhe mbi 100 viktima më shumë nëse krahasohet me të dhënat e muajit shtator. Task-forca tha po ashtu se janë regjistruar mbi 29,000 infektime të reja. Читать дальше...



Kujdesi që të shpëton 

Evropaelire.org 

Ishte muaji korrik i vitit 2018 kur Arnisa Osmani vërejti se trupi i saj nuk po funksiononte si më parë. Pas disa prekjeve që ajo u bëri pjesëve të gjoksit, vërejti se diçka nuk ishte në rregull. Ndërkaq, pas vizitave dhe analizave u konstatua se ajo ishte prekur nga kanceri në gji. Arnisa, mbi të dyzetat, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tregon sesi e ka kuptuar që është prekur nga kanceri. Ajo çdo pyetje i përgjigjet e vendosur dhe e patrembur për operacionin e radhës që thotë se së shpejti do t’i nënshtrohet. Читать дальше...

Vdiq ish-presidenti i Iranit, Abolhassan Banisadr  

Evropaelire.org 

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare, Abolhassan Banisadr, presidenti i parë i Iranit pas revolucionit të vitit 1979. Ai më pas ishte larguar nga vendi dhe ishte shndërruar në kundërshtar të qeverisë teokratike iraniane. Në një deklaratë e lëshuar nga familja thuhet se Banisadr vdiq më 9 tetor në një spital në Paris dhe prej një kohe po vuante nga sëmundje, por nuk janë dhënë më shumë detaje. Banisadr ishte president i Iranit gjatë krizës 444-ditore kur 52 amerikanë ishin mbajtur peng nga studentët radikalë. Читать дальше...

Cilat masa kufizuese do të zbatohen në ditën e zgjedhjeve?

Evropaelire.org 

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë. Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha... Читать дальше...

Propozohet shkurtimi i orarit të punës së administratës

Evropaelire.org 

Një draft-ligj i hartuar nga Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatike për shkurtimin e orarit të punës të punonjësve të administratës publike në Maqedoninë e Veriut për katër orë ditën e premte, ka nxitur reagime të shumta, në kohën kur administrata kritikohet për joefikasitet në punë. Nga kjo ministri, miratimin e një ligji të tillë e kanë arsyetuar me përvojat e disa vendeve evropiane për t’i dhënë më shumë kohë të lirë këtyre punëtorëve. Nga kjo ministri kanë sqaruar se nuk këtu nuk përfshihet e gjithë administratën... Читать дальше...

SHBA-ja do të takohet me përfaqësuesit e talibanëve

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë do të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit talibanë. Ky do të jetë takimi i parë që prej se SHBA-ja u tërhoq nga Afganistani dhe grupi islamik mori kontrollin e vendit në muajin gusht. Departamenti amerikan i Shtetit tha se delegacioni i SHBA-së do ta takohet më 9 dhe 10 tetor me përfaqësuesit e talibanëve në Doha të Katarit, ku zyrtarët amerikanë u takuan me negociatorët talibanë gjatë viteve të fundit, në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje të paqes. “Ne do të bëjmë... Читать дальше...

Presidenti kinez zotohet për “ribashkim” me Tajvanin

Evropaelire.org 

Presidenti i Kinës, Xi Jinping gjatë një fjalimi tha se “ribashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”. Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit. Në përgjigje, zyra presidenciale e Tajvanit tha se e ardhmja e këtij ishulli është në duart e popullit të tij, raporton BBC. Tajvani e konsideron veten shtet sovran. Kina, megjithatë, e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Бадоса из-за травмы снялась с матча против Соболенко и заплакала у сетки






Жена шоумена Дмитрия Диброва призналась, что ей стало плохо на отдыхе в Индии

Менделеевская олимпиада по химии открывается в Китае

Хватит это терпеть: россияне стали отказываться работать с токсичным начальством

Свыше 160 московских компаний поучаствовали в международной выставке «Нефтегаз»