ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 14.10.2021

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të Bashkimit Evropian për, siç tha, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Blinken po ashtu theksoi nevojën për të çuar përpara bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai i bëri këto komente në një takim me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të enjten në Uashington. Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se dy zyrtarët biseduan edhe për një varg çështjesh të tjera... Читать дальше...

Së paku gjashtë veta të vrarë në protestat në Bejrut

Evropaelire.org 

Së paku gjashtë njerëz u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen të enjten në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Të shtënat nisën gjatë një proteste të grupeve myslimane shiite Hezbollah dhe Amal, kundër gjyqtarit Tarek Bitar, që po heton shpërthimin e vitit të kaluar në portin e qytetit. Ata thanë se snajperistët e krishterë qëlluan mbi turmën, për ta futur Libanin në trazira. Hezbollahu, grup i armatosur rëndë, i mbështetur nga Irani, kërkon largimin e Bitarit, duke e akuzuar atë për anshmëri... Читать дальше...

Hapet në Prishtinë festivali “Mirëdita, dobar dan”

Evropaelire.org 

Dokumentari i Danijella Shtajnfelldit “Zaceli me” (Më shëro), i cili flet për dhunën seksuale, hapi edicionin e tetë të Festivalit “Mirëdita, dobar dan”, të enjten mbrëma në Prishtinë. Dokumentari përmban histori intime, dëshmi të të mbijetuarve të përdhunimit, por edhe të autorëve të dhunës seksuale. Kjo është hera e parë që festivali “Mirëdita, dobar dan” mbahet me kapacitet të plotë në Prishtinë. Ai organizohet nga OJQ Integra, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Forumi ZFD, Festivali DAM dhe Iniciativat Qytetare... Читать дальше...

Premtime me bollëk

Evropaelire.org 

Investimet në infrastrukturë dhe në fushën e shëndetësisë, janë premtime që dominojnë gjatë fushatës zgjedhore të kandidatëve për kryetarë të komunave më të mëdha, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, vlerësojnë nga Instituti për hulumtime të avancuara, GAP. Por, përderisa premtimet për investime në infrastrukturë, mund të jenë të realizueshme, premtimet në fushën e shëndetësisë, e sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjen e luftës kundër pandemisë së koronavirusit, nuk janë në kompetencat e pushtetit lokal... Читать дальше...

Dodik sërish kërcënon me ndarjen e Republikës Sërpska

Evropaelire.org 

Nëse Bashkimi Evropian merr vendim për sanksione kundër Republikës Sërpska, ose për përjashtimin e saj nga programet që i ka këtu, le ta dijë se një gjë e tillë "do të ishte data e pavarësisë së Republikës Sërpska", tha të enjten anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik. Duke folur në një konferencë për media, të mbajtur pas takimit të autoriteteve të Republikës Sërpska dhe ambasadorëve të BE-së në Sarajevën Lindore, Dodik tha se paralajmërimi i tij nuk paraqet kërcënim... Читать дальше...

Trembëdhjetë viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 13 viktima nga koronavirusi, 421 të infektuar dhe 395 raste të të shëruarve. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,892 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur tashmë në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se Maqedonia e Veriut e ka kaluar “valën e fortë” të koranavirusit dhe se për momentin nuk pritet ndonjë valë e re. ... Читать дальше...

Kërkohet rishikimi i kushtetutshmërisë së vendimit për gjenocidin

Evropaelire.org 

Presidentja e Republika Sërpskës në Bosnje dhe Hercegovinë, Zheljka Cvijanoviq lëshoi një dekret ku tha se në këtë entitet janë të pavlefshme ndryshimet e bëra në Kodin Penal që kriminalizojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera. Këto ndryshime ishin miratuar nga ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko. Dekreti për dy ligje u bota në Gazetën Zyrtare të Republika Sërpskës. Ligji i parë i referohet moszbatimit të ligjit të miratuar nga Inzko në Republikën Sërpska... Читать дальше...

Sulmi në Norvegji duket se është "akt terrorizmi"

Evropaelire.org 

Sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, duket se ishte akt terrorizmi, tha Shërbimi i Sigurisë i Norvegjisë (PST). Sulmi ndodhi të mërkurën në një dyqan dhe lokacione të tjera të qytetit Kongsberg. Sulmuesi i dyshuar u identifikua si Espen Andersen Brathen, shtetas danez, 37 vjeç. Ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri, të moshës midis 50 dhe 70 vjeç. Policia tha se i dyshuari, i cili është konvertuar më herët në Islam, do të dalë para gjykatës të premten. Читать дальше...



Së paku 46 veta të vdekur nga zjarri në Tajvan

Evropaelire.org 

Së paku 46 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë 13-katëshe në jug të Tajvanit, njoftuan të enjten zyrtarët e këtij vendi. Sipas tyre, dhjetëra të tjerë morën plagë të rënda. Departamenti lokal i zjarrit tha se ndërtesa e banimit dhe tregtare në qytetin Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. “Zjarri ishte jashtëzakonisht i egër dhe shkatërroi shumë kate”, thuhet në deklaratë. Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin. Shkaku... Читать дальше...

Kosova regjistron 31 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të enjten 31 raste me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,332 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndërsa u shëruan 150 pacientë. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 924. Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit. Читать дальше...

BE-ja kërkon koordinim për veprimet e policisë në veri

Evropaelire.org 

Përveç thirrjeve për uljen e tensioneve dhe shmangien e përshkallëzimit të situatës, reagimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, kanë pasur dallime. Përderisa Aleanca Veri-Atlantike tha se është në kontakt me autoritetet e Kosovës, Bashkimi Evropian tha se nuk ka pasur koordinim paraprak për aksionin kundër kontrabandës së mallrave, që u zhvillua në disa lokacione, përfshirë edhe veriun e vendit. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano konfirmoi se nuk... Читать дальше...

Vuçiq: Takimi i Këshillit të Sigurimit nuk zgjidh asgjë në Kosovë

Evropaelire.org 

Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk beson se ajo do të zgjidhë ndonjë gjë për Kosovën. “Nuk besoj se do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse çfarëdo që bëjnë shqiptarët, ata gjithmonë e kanë mbështetjen e ‘pesëshes së madhe’. Ne mund të presim mbështetje nga Rusia dhe Kina dhe disa vende më të vogla, por kjo nuk do t’i ndryshojë gjërat në terren”, tha Vuçiq. Me ‘pesëshen e madhe’, Vuçiq duket se iu referua... Читать дальше...

Bashkëjetesë me kutërbimin

Evropaelire.org 

Disa banorë në lagjen "Dardania", në Gjilan, jetojnë në një zonë me kutërbim të vazhdueshëm, nga përroska e përzier me ujëra të zeza. Ata thonë se po jetojnë me frikë nga përhapja e sëmundjeve dhe kontaminimi i kopshteve të mbjella.

Evropa të jetë unike karshi Kinës, thotë Merkel

Evropaelire.org 

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës. "Si e trajtojmë ngritjen e Kinës si një fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake varet shumë nga fakti nëse Evropa me të vërtetë flet me një zë", tha Merkel gjatë një vizite në Spanjë ku u nderua me çmimin Carlos V. "Fuqia e Evropës varet nga niveli i unitetit të saj", tha ajo. Një raport i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari ka thënë se investimet në rritje... Читать дальше...

Turqia pret një delegacion taliban

Evropaelire.org 

Ndihma humanitare, migracioni, transporti ajror dhe tregtia do të jenë tema të diskutimit të një delegacioni të talibanëve me zyrtarë të Turqisë. Ministri i Jashtëm në detyrë i qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, Amir Khan Muttaqi do të takojë më 14 tetor ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu në Ankara. Këtë javë talibanët mbajtën një sërë takimesh me Shtetet e Bashkuara, dhjetë vende evropiane dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian në Doha, kryeqytetin e Katarit. Gjatë një samiti të G20-ës... Читать дальше...

Veriu pas trazirave

Evropaelire.org 

Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Rudarë, një ditë pas protestave dhe barrikadave, situata është e qetë. Barrikadat janë tërhequr dhe qytetarët po mund të lëvizin lirshëm në rrugët e këtyre dy komunave të banuar me shumicë serbe. Megjithatë, shenjat e dhunës janë ende të dukshme në rrugë, pasi më 13 tetor, qytetarët protestuan kundër një aksionit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Në protestat që pasuan këtë aksion u lënduan dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë të kësaj komune kërkuan ndihmë mjekësore. Читать дальше...

Tajvani nuk do të fillojë luftë me Kinën, thotë ministri i Mbrojtjes

Evropaelire.org 

Tajvani nuk do të fillojë një luftë me Kinën, por do ta mbrojë veten "plotësisht", tha të enjten (14 tetor) ministri i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng. Ka kohë që Tajvani po ankohet se Kina është duke shkelur zonën e mbrojtjes ajrore duke dërguar aeroplanë ushtarakë. Tajvani ka thënë vazhdimisht se do të mbrojë veten nëse sulmohet, por se nuk do të nxitojë me veprime dhe se dëshiron të ruajë status-quon me Kinën. “Është mëse e qartë se Kina nuk do të fillojë luftë, por nëse do të ketë levizje ne do t’i përgjigjemi armikut plotësisht”... Читать дальше...

Kurti: Ne luftojmë me grupet kriminale multietnike

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, duke thënë institucionet luftojnë me grupet kriminale që janë multietnike. “Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnike, siç janë edhe shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim. Për shembull, dje në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut... Читать дальше...

Pesë të vrarë nga shigjetat në Norvegji

Evropaelire.org 

Një danez ka vrarë pesë persona në Norvegji gjatë një sulmi me hark dhe shigjeta. Sulmuesi i cili plagosi edhe dy policë u arrestua 34 minuta pasi bëri krimin.

Новости России
Москва

Зацепера, приехавшего на поезде из Москвы в Петербург, задержали на вокзале


Mehaj e Escobar bisedojnë për çështje të sigurisë

Evropaelire.org 

Partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është gjithnjë e më i fuqishëm pasi bazohet në vlerat e përbashkëta të të dyja vendeve, është thënë gjatë një takim që ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka pasur me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, thuhet se Mehaj dhe Escobar diskutuan edhe sfidat aktuale dhe ato të ardhshme potenciale të mjedisit të sigurisë... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Izraeli po shqyrtojnë një Plan B ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se janë duke shqyrtuar një Plan B për Iranin nëse ky vend nuk kthehet në negociatat që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, thanë se të dyja vendet tashmë kanë filluar diskutimet për "opsione tjera" nëse Irani refuzon ofertën për t’iu rikthyer zbatimit të plotë të marrëveshjes. Dy shefat e diplomacisë nuk shtjelluan më shumë se cilat mund të jenë opsionet tjera ndaj Iranit. Читать дальше...

OBSH: Grupi i ri, mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19. OBSH-ja ka emëruar 26 ekspertë që do t’i bashkohen Grupit Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (Sago). Pyetja se si u shfaq koronavirusi i ri ende mbetet pa përgjigje edhe më shumë se një vit e gjysmë që kur rastet e para u paraqitën në qytetin kinez të Vuhanit. Ekipi do të hulumtojë nëse virusi u bartë nga kafshët te njerëzit... Читать дальше...

Vendet e pasura kanë rritur emetimet e karbonit në vitin 2021

Evropaelire.org 

Nivelet e emetimit të karbonit po shënojnë rritje dhe kjo po ndodhë në 20 vendet më të pasura të botës, thuhet në një studim të ri. Raporti i Transparencës Klimatike thotë se këtë vit emetimi i karbonit do të shënojë rritje për 4% në të gjithë grupin e G20, pasi kishte rënë 6% më 2020 për shkak të pandemisë. Kina, India, Argjentina do të tejkalojnë nivelet e emetimeve të tyre të vitit 2019. Autorët thonë se përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve djegëse fosile po minon përpjekjet për të frenuar temperaturat globale. Читать дальше...

Pesë të vdekur nga sulmi në Norvegji

Evropaelire.org 

Policia e Norvegjisë tha se i dyshuari për vrasjen e pesë personave në një sulm me hark dhe shigjeta në qytetin Kongsberg është një shtetas danez 37-vjeçar. Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të hetojë nëse sulmi ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës. Gjatë sulmit u plagosën edhe dy pjesëtarë të policisë dhe një oficer që ishte jashtë detyrës. Incidenti ndodhi në vende të ndryshme të qytetit që gjendet 68 kilometra në jugperëndim të Oslos. Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit. Читать дальше...

Çka kontrabandohet më së shumti nga Serbia?  

Evropaelire.org 

Pije, produkte ushqimore, aksesorë të ndryshëm dhe herë pas here duhan, janë disa prej mallrave që së fundmi po hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, pohojnë nga Doganat e Kosovës. Kontrabandistët po shfrytëzojnë shtigje të ndryshme malore që t’i fusin ilegalisht në Kosovë këto mallra. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se kontrabandistët shfrytëzojnë automjete kryesisht të vogla, në mënyrë që të lëvizin më lehtë në rrugë malore. "Ka rrugë dytësore... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина поднялась в мировом рейтинге






Рафик Загрутдинов: Два корпуса жилого дома по реновации введут в эксплуатацию в 2025 году в Останкинском районе

Зампред Мособлдумы отметил, что незаконное размещение отходов в Химках нужно устранить

На ВДНХ начинается новый спортивный сезон

Марий Эл примет участие в акции «Библионочь» 20 апреля