ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 19.10.2021

Britania regjistron numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 prej marsit

Evropaelire.org 

Numri i viktimave me koronavirus në Britani të Madhe është rritur në shkallën më të lartë prej muajit mars. Autoriteti i Statistikave në këtë shtet ka raportuar se 223 persona kanë vdekur brenda 28 ditëve të testimit pozitiv në COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Kjo ka qenë shifra më e lartë e viktimave brenda një dite, prej 9 marsit, kur janë regjistruar 231 viktima. Shifra totale e viktimave ka shkuar në 138,852. Të hënën janë regjistruar gati 50,000 raste të reja me koronavirus. Читать дальше...

Policia e Kosovës pengon një rast të kontrabandës me mallra në kufi me Serbinë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka thënë se të martën ka penguar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia në Kosovë. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se në fshatin Domorovc, të Komunës së Ranillugut, është futur një traktor, që dyshohej se kishte mallra kontrabandë. Zyrtarët policorë është thënë të kenë identifikuar lokacionin ku është ndalur traktori dhe në të kanë gjetur pako me ilaçe të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të instalimit elektrik. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan... Читать дальше...

Osmani: Kosova e ka prioritet anëtarësimin në BE

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se shteti që udhëheq ajo, e ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk mund të ndalë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për sundim të ligjit dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve. Ajo i ka bërë këto komente teksa ka pranuar Raportin e Progresit – të përpiluar nga Komisioni Evropian – për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Osmani e ka pranuar raportin në një takim që ka pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë... Читать дальше...

Kurti për Raportin e Progresit: Gjashtëmujorin e dytë kemi shënuar përparim

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar të martën Raportin e Progresit - të përpiluar nga Komisioni Evropian - për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Kurti ka pranuar raportin në një takim që ka pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Kryeministri Kurti ka konsideruar se në gjashtëmujorin e dytë, Kosova ka shënuar shumë përparim, periudhë kur ka nisur udhëheqjen Qeveria e tij. Ai ka përmendur dy proceset e fundit zgjedhore - në shkurt dhe tetor... Читать дальше...

Sa është i sigurt ushqimi në Kosovë?

Evropaelire.org 

Sallatë lakre e domatesh, mish i kuq e i bardhë ishin disa prej ushqimeve që dhjetëra persona në fshatin Trudë të Prishtinës kishin konsumuar në një mbledhi familjare. Pas konsumimit të ushqimit të porositur në një lokal në Prishtinë më 3 shtator 2021, shumë prej këtyre personave kishin kërkuar ndihmë mjekësore. Simptomat e të sëmurëve ishin kryesisht diarreja e të vjella. Pas testimeve ishte konstatuar se ky rast kishte të bënte me helmim nga ushqimi. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, Policia e... Читать дальше...

Zgjedhjet lokale sfidojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë maqedonase

Evropaelire.org 

Rezultatet preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e kanë nxjerrë fituese partinë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE në 22 komuna kundrejt Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë e cila drejtohet nga kryeministri, Zoran Zaev, që ka fituar nëntë komuna. Në raundin e parë të zgjedhjeve, që u mbajt më 17 tetor, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar tri komuna. Në raundin e parë, qytetarët kanë zgjedhur krerët e rinj të 32 komunave, ndërkaq, 42 komuna do të shkojnë në balotazh më 31 tetor... Читать дальше...

Ministri taliban lavdëron sulmuesit vetëvrasës, u premton toka familjarëve

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm të talibanëve, Sirajuddin Haqqani, terrorist i kërkuar në gjithë botën dhe një nga zyrtarët më të lartë të Afganistanit, ka lavdëruar sulmuesit vetëvrasës dhe u ka premtuar para dhe toka familjarëve të tyre. Haqqani, lider i rrjetit Haqqani dhe i konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara, me një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarëve për kokën e tij, është takuar me familjarët e disa “martirëve” më 18 tetor në një hotel në Kabul, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Saeed Khosty. Читать дальше...

FMN paralajmëron për ndikimin e krizës së refugjatëve në ekonominë e Afganistanit

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se ekonomia e Afganistanit mund të tkurret deri në 30 për qind këtë vit, duke kërcënuar që miliona afganë të përballen me varfëri dhe që ndikimi ekonomik dhe ai i sigurisë të përhapet edhe në Turqi dhe Evropë. Afganistani është përballur me tronditje të shumta prej kur talibanët janë kthyer në pushtet në mesin e muajit gusht, çka ka rezultuar me rënie të importeve, rritje të inflacionit, rënie të standardit të jetesës si dhe me shumë persona të zhvendosur brenda shtetit... Читать дальше...



Koalicionet si pazar për fitore

Evropaelire.org 

Partitë politike në Kosovë nuk janë përcaktuar rreth koalicioneve të mundshme para rrethit të dytë të votimeve për kryetarë të komunave. Disa prej tyre i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 17 tetorit, për të nisur negociata për koalicionet e mundshme. Në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017, partitë politike në shumicën e komunave kishin bërë koalicione të cilat i kishin zyrtarizuar, e në disa raste kishin marrë mbështetje nga njëra apo tjetra parti. Читать дальше...

Facebook-ut i kërkohet të japë informacione për ndikimin e platformave të saj te fëmijët

Evropaelire.org 

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se kompania Facebook duhet të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijet. Ai u ka thënë të martën ligjvënësve se është “befasuar” kur ka mësuar se një studim i brendshëm i Facebook-ut ka gjetur se 17 për qind e vajzave adoleshente kanë thënë se platforma Instagram – në pronësi të Facebookut - u ka përkeqësuar çrregullimet në ushqim. Ai ka kritikuar këtë kompani pse nuk ka ndarë studimin me prindër, profesionistë të shëndetit publik dhe politikanë... Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe 17 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 17 raste me koronavirus, pas testimit të 2.355 mostrave. Në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 19 tetor, 86 persona janë shëruar derisa 562 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.... Читать дальше...

Turqisë i kërkohet ta ndryshojë ligjin për ofendim të presidentit

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, i ka bërë thirrje Turqisë që të ndryshojë ligjin për ofendim të presidentit, nën të cilin janë gjykuar mijëra persona. Sipas kësaj Gjykate, ndëshkimi nën këtë ligj përbën shkelje të së drejtës për liri të shprehjes. Vedat Sorli është dënuar me 11 muaj burgim më 2017, për shkak të një karikature të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilën e ka shpërndarë në Facebook, bashkë me komente tjera satirike dhe kritike. Gjykata ka thënë se nuk ka pasur... Читать дальше...

Shantazhi i sërishëm përmes Asociacionit 

Evropaelire.org 

Pas fitores në nëntë komunat me shumicë serbe dhe shkuarjes në balotazh në një komunë, Lista Serbe ka dërguar mesazhe se mund të tërhiqet nga institucionet e Kosovës.  Se mund të ndodhë një gjë e tillë, këtë e ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në rast se nuk do të ketë fillim të procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini, thotë se kërcënime dhe shantazhe nga Lista Serbe ndaj institucioneve politike të Kosovës... Читать дальше...

De-radikalizimi u hap rrugën e lirisë të burgosurve marokenë

Evropaelire.org 

Ka 19 vjet që Saleh po qëndron në një burg në Marok nën akuzat për terrorizëm, por ai shpreson se do të lirohet së shpejti falë një programi të de-radikalizimit. Saleh, një ish-islamist i vijës së ashpër, sot një i burgosur në të 50-tat, thotë se dikur kishte bindje që e arsyetonte dhunën. "Unë besoja se myslimanët kishin për detyrë të luftonin sundimtarët shtypës që nuk zbatojnë ligjin islamik dhe të sulmonin shtetet që luftojnë myslimanët", tha ai për AFP në bibliotekën e burgut Kenitra, pranë Rabatit në Marok. Читать дальше...

Sistemi i pagesës me fytyrë ngjall frikë për përgjime në Rusi

Evropaelire.org 

Metroja e Moskës e ka lavdëruar një sistem të ri pagese, përmes njohjes së fytyrës, si përdorimin e parë masiv të një teknologjie që do të sjellë lehtësi të madhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Por, aktivizimi i tij në Rusi ka ngjallur dyshime për keqpërdorimin e mundshëm të sistemit për qëllime përgjimi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Shefi i Pentagonit diskuton me Ukrainën bashkëpunimin në mbrojtje

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur në Ukrainë për të shprehur përkrahjen e Uashingtonit përballë "agresionit" të Rusisë. "Unë jam këtu për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin, integritetin territorial dhe aspiratat euro-atlantike të Ukrainës-dhe për të theksuar angazhimin tonë që Ukraina të zhvillojë kapacitete për të penguar agresionin e mëtejshëm rus", shkroi Austin në rrjetin social Twitter. Vizita në Ukrainë zhvillohet pas qëndrimit të tij në Gjeorgji. Читать дальше...

Misioni BE-së: Vlerësime pozitive për zgjedhjet, përjashtuar komunat serbe

Evropaelire.org 

Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka vlerësuar Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian. Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media, të martën (19 tetor) tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet... Читать дальше...

Pushteti dhe opozita përplasen për aksionet në veri

Evropaelire.org 

Në seancën e 19 tetorit të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për aksionet ne veri si dhe për çështjen e gazsjellësit.  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri.   Duke folur në Kuvend për dy aksionet e njësive speciale të Policisë së Kosovës lidhur me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe për luftimin e kontrabandës, Haradinaj ka thënë se Kosova pas këtyre dy aksioneve është më e dobët në këtë pjesë të vendit. Читать дальше...

OBSH-ja synon të blejë ilaçe kundër COVID-19 për vendet e varfra

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë po synon të ndihmojë vendet e varfra që të sigurojnë teste, vaksina dhe ilaçe antivirale për pacientët me simptoma të lehta të COVID-19, thuhet në një dokument të siguruar nga agjencia Reuters. Kjo pritet të bëhet përmes një programi të veçantë i cili është ende në formën e draftit. Dokumenti, i cili përshkruan qëllimet e programit të OBSH-së deri në shtator të vitit të ardhshëm, thotë se përmes tij do të dhurohen rreth 1 miliard teste ndaj COVID-19 për kombet... Читать дальше...

Новости России
Москва

Как поучаствовать в продаже иностранных ценных бумаг по указу №844


Kundërshtime mes BE-së dhe Polonisë në debatin mbi sundimin e ligjit

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Polonia janë përplasur mbi sundimin e ligjit pasi të dyja palët kanë mosmarrëveshje mbi një vendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë që sfidon epërsinë e ligjeve të BE -së. Zyrtarët evropianë kanë kritikuar vendimin. Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar në të gjithë Poloninë pasi janë të shqetësuar se vendimi mund të jetë hapi i parë drejt largimit të Polonisë nga blloku prej 27 anëtarësh. Qeveria e krahut të djathtë e mohon një gjë të tillë. Читать дальше...

Turqia thërret në bisedë disa ambasadorë të vendeve perëndimore

Evropaelire.org 

Turqia thirri në bisedë ambasadorët e 10 vendeve, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi ata kërkuan lirimin e një udhëheqësi të shoqërisë civile, tha të martën një burim diplomatik turk. "Nuk është e pranueshme që ambasadorët të bëjnë një rekomandim ose sugjerim gjyqësor për një çështje që është në proces",  tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu. Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, tha të hënën vonë se "asnjë ambasador nuk ka të drejtë të bëjë një rekomandim ose sugjerim për gjykatat tona". Читать дальше...

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike pranë Japonisë

Evropaelire.org 

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga nëndetësja në ujërat pran Japonisë. Shefat e Përgjithshëm të Shtabit në Seul thanë përmes një deklaratë se raketa u lëshua në det në lindje të Gadishullit Korean. Rojat bregdetare të Japonisë thanë gjithashtu se një predhë u lëshua nga Koreja e Veriut. Mediat e Koresë së Jugut raportuan se kjo raketë e veçantë besohet të ketë udhëtuar midis 430 dhe 450 kilometra. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se ishin lëshuar dy raketa balistike... Читать дальше...

AI dënon sulmin ndaj lirisë së shprehjes gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare Amnesty International (AI) thotë se gjatë pandemisë Kina, Rusia dhe shumë vende të tjera kanë vendosur "ligje shtypëse" që kanë kufizuar të drejtën e lirisë së shprehjes dhe kanë heshtur kritikët. Sulmet ndaj lirisë së shprehjes nga qeveritë kanë pasur “një ndikim shkatërrues në aftësinë e njerëzve që të sigurojnë informacion të saktë dhe në kohë gjë që do t’i ndihmonte ata të përballojnë krizën në rritje të shëndetit global”. Situata edhe më e rëndë është bërë duke marrë... Читать дальше...

Raporti i Progresit pritet të konstatojë ngecje në agjendën evropiane të Kosovës

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian të martën (19 tetor) prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.   Paketa e zgjerimit, që përfshinë edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, pritet të konstatojë vetëm një përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pritet të miratohen të martën nga Kolegji i Komisionerëve dhe të prezantohen para deputetëve të Parlamentit Evropian, nga Oliver Varhelyi, komisionari për zgjerim i BE-së. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Появилась реакция WTA на победу Рыбакиной с рекордом






Стала известна предполагаемая стоимость проезда на ВСМ Петербург-Москва

Самых инициативных старост деревень наградили в Чехове

Ульяновск оказался в лидерах по росту стоимости комнат в квартирах

Представители бизнеса обсудят смыслы и ценности устойчивого развития