ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 22.10.2021

Mali i Zi i ofron azil politik biznesmenit të kërkuar nga Rusia

Evropaelire.org 

Mali i Zi i ka ofruar azil politik biznesmenit azerbajxhanas, Telman Ismailov, ka konfirmuar avokati i tij, Milosh Vuksanoviq, për Radion Evropa e Lirë (RFE) të premten, më 22 tetor. "Ismailovit iu garantua azili politik në Mal të Zi nga organi kompetent në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe ai u lirua nga paraburgimi", tha Vuksanoviq. Ismailov u arrestua në Podgoricë pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest dhe kërkesë për ekstradim. Biznesmeni Ismailov po qëndronte në paraburgim... Читать дальше...

"Më është këputur zemra", thotë aktori Baldwin pas të shtënave fatale

Evropaelire.org 

Aktori, Alec Baldwin, ka shprehur tronditjen dhe trishtimin e tij pasi qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins gjatë xhirimit të një filmi në Nju Meksiko. Ai shkroi në Twitter se ishte në kontakt me burrin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje. “Zemra ime është e këputur për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka shkruar ai. Hutchins, 42 vjeç, u qëllua në xhirimet e filmit derisa punonte si drejtore e fotografisë. “Nuk ka fjalë... Читать дальше...

Haxhiu në Bosnje: Kosova, e përkushtuar në luftimin e radikalizmit

Evropaelire.org 

Kosova është e përkushtuar në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ka thënë ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu në konferencën rajonale “Parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgjet e Evropës Juglindore – sfidat dhe e ardhmja” që është mbajtur në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës. “Kosova si pjesë e agjendës globale në luftën kundër Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm ka vendosur në objektivat e saja masa të shumta institucionale për... Читать дальше...

Si e zgjeron Hezbollahu shtrirjen e Iranit në Lindje të Mesme?

Evropaelire.org 

Hezbollah, grup shiit i Libanit, ka punuar me Iranin në Lindje të Mesme, prej kur është themeluar më 1982. Kjo njëherësh konsiderohet një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në Lindje të Mesme, në ditët e sotme. Çfarë është Hezbollahu? Garda Revolucionare e Iranit, e ka themeluar këtë grup më 1982 për të përhapur Revolucionin Islamik dhe për të luftuar forcat izraelite, që kishin pushtuar Libanin po atë vit. Hezbollah përkrah ideologjinë islamike shiite të Teheranit, dhe e konsideron liderin suprem të Iranit... Читать дальше...

Izraeli i shpall terroriste gjashtë OJQ palestineze

Evropaelire.org 

Izraeli njoftoi të premten (22 tetor) se i ka shpallur si terroriste gjashtë organizata palestineze të shoqërisë civile duke i akuzuar ato se i kanë orientuar ndihmat e donatorëve në duart e militantëve. Masa autorizon autoritetet izraelite që të mbyllin zyrat e këtyre organizatave, të konfiskojnë asetet e tyre dhe të arrestojnë stafin e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar, u tha në një deklaratë të përbashkët të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch dhe Amnesty International. Читать дальше...

Prokuroria merr në pyetje djalin e presidentit Gjukanoviq

Evropaelire.org 

Prokuroria e Posaçme në Mal të Zi të premten (22 tetor) e ka marrë në pyetje Bllazho Gjukanoviqin, djalin e presidentit Millo Gjukanoviq, kanë konfirmuar burime jozyrtare për Radion Evropa e Lirë. Rasti ka të bëjë me publikimin e dokumenteve Letrat e Pandorës, një rrjedhje masive dokumentesh që zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë. Qendra hulumtuese malazeze Mans, e cila ka... Читать дальше...

Kosova i shpall "non grata" dy zyrtarë rusë

Evropaelire.org 

Kosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të premten (22 tetor) se dy diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë janë shpallur persona të padëshiruar (non grata) dhe janë urdhëruar të largohen nga vendi. Ajo tha se i ka kërkuar zëvendëskryeministres, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona të padëshiruar dy zyrtarët... Читать дальше...

Sabadus: Siguria energjetike e Ukrainës është siguri për Evropën Lindore

Evropaelire.org 

Pse rusët e kanë shfrytëzuar gazin nga rezervat e veta, ndërkohë që nuk e kanë kompensuar me asgjë, në vend se të përgatiten për sezonin e dimrit – kjo është pyetja që e parashtron në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, dr. Aura Sabadus, eksperte për tregun e energjetikës dhe hulumtuese në Qendrën evropiane për sigurinë energjetike dhe resurset (EUCERS). Ajo, gjithashtu, është gazetare në Agjencinë e pavarur për mbikëqyrjen e tregut. Situata me krizën energjetike, këtë vit ka treguar që pavarësisht se sa burime të ripërtërishme ekzistojnë... Читать дальше...



Vuçiq bën thirrje për dialog serbo-boshnjak

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një dialog me liderët e Bosnje dhe Hercegovinës, disa ditë pas rritjes së mosmarrëveshjeve mes entiteteve të këtij vendi.   Vuçiq tha se e konsideronte "shumë të rëndësishme hapjen e një dialogu serbo-boshnjak, për të folur për njëri-tjetrin me më shumë respekt, për t'u kujdesur për njëri-tjetrin dhe për të parë se cilat janë interesat e ndërsjella". Ai tha se me 23 tetor do të takohet me anëtarin e presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës... Читать дальше...

Franca i thotë NATO-s të mos ketë frikë nga planet e mbrojtjes në BE

Evropaelire.org 

Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, u tha homologëve të saj të NATO -s që të mos kenë frikë nga planet e Bashkimit Evropian për zhvillim e projektit të mbrojtjes. Ajo tha se një projekt i tillë do ta forcojë aleancën e NATO-s dhe se nga ai do të përfitojnë edhe Shtetet e Bashkuara. Komentet e saj, të bëra gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, synojnë t’i japin fund pasigurisë brenda NATO-s. Ka pasur shqetësime se përpjekja e BE-së për të zhvilluar projektin e saj... Читать дальше...

Dekada e dialogut me Serbinë, s’ka shpresë për marrëveshje

Evropaelire.org 

Kosova, sipas ambasadorit të Zvicrës në Prishtinë, Thomas Kolly, duhet të kujdeset që në Ministrinë e Punëve të Jashtme të punojnë njerëzit më të mirë. Gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të premten, me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”, Kolly tha se politika e jashtme ka impakt te secili qytetar i Kosovës. Ai e sheh dialogu si një prej pjesëve më të rëndësishme të politikës së jashtme. “Nuk është ministri për energji... Читать дальше...

MSH: 16 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten (22 tetor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra ka dalë pas testimit të 2.115 mostrave. Autoritetet shëndetësore nuk kanë shënuar vdekje të reja nga sëmundja COVID-19.  Sipas njoftimit, 45 persona janë shëruar, derisa 481 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Читать дальше...

Vaksinimi bëhet edhe në shesh

Evropaelire.org 

Të premten në Prishtinë ekipet mobile kanë nisur vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19. Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Lindja e Mesme, në fokus të bisedimeve Izrael-Rusi

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë që nga zgjedhja e tij në këtë pozitë në muajin qershor të këtij viti. Bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, pritet të fokusohen në Lindjen e Mesme. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e fillimit të bisedimeve në qytetin turistik të Soçit në brigjet e Detit të Zi. Putin ka thënë se të dyja vendet kanë lidhje “unike” dhe që shpresonte në vazhdimin e raporteve të mirëbesimit që kishte me qeverinë e mëparshme... Читать дальше...

Rinis falja e Xhumasë në Teheran

Evropaelire.org 

Në Teheran rinisën të premten faljet masive të Xhumasë, pas një pauze prej njëzet muajsh, për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Sot është një ditë shumë e këndshme për ne. Falënderojmë të Plotfuqishmin që na ktheu namazin e Xhumasë pas një periudhe kufizimesh”, tha imami Mohammad Javad Haj Ali Akbari, i cili udhëhoqi lutjet në Universitetin e Teheranit. Falja e Xhumasë u bë edhe në disa qytete të tjera të Iranit. Besimtarët duhej të mbanin distancë fizike dhe maska. Autoritetet po ashtu... Читать дальше...

Në UP nuk përfillen masat kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Pa ndonjë pengesë, studentët në Fakultetin Juridik e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” hyjnë brenda objektit ku kanë nisur të mbahen ligjëratat. Edhe pse të gjitha fakultetet kanë autorizuar të paktën një person që të kontrollojë në hyrje të objekteve nëse po respektohen masat kundër koronavirusit, por të njëjtit, për një kohë të gjatë nuk janë parë në hyrje të fakulteteve. Mungesë e këtij kontrolli vërehet edhe në fakultetet e tjera, si ai i Arteve dhe ai i Edukatës Fizike. Читать дальше...

Rritje e numrit të rasteve me koronavirus gjetkë në Evropë

Evropaelire.org 

Letonia u fut në izolim njëmujor, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus shënoi rekord. Autoriteti shëndetësor i Letonisë raportoi gati 3,000 raste të reja pozitive, më 21 tetor. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se Letonia aktualisht ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë, në raport me popullsinë. “Do të kalojmë në një regjim më të rreptë për katër javë”, tha kryeministri letonez, Krisjanis Karins, duke bërë thirrje edhe për vaksinim më të madh. Читать дальше...

Polexit-i nuk është krejt jashtë lojës

Evropaelire.org 

Debati i 19 tetorit në Parlamentin Evropian mund të ketë bërë shumëkë të pyetet nëse i ashtuquajturi Polexit ka perspektivë reale. Polonia dhe Bashkimi Evropian janë përfshirë keq në një zënkë politike dhe ligjore. Rrugëdalja nuk është e qartë.

Nis vaksinimi me ekipe mobile në Prishtinë

Evropaelire.org 

Të premten në Prishtinë ekipet mobile kanë nisur vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ekipet mobile do të jenë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00 për t’iu mundësuar qytetarëve që të vaksinohen. Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u imunizuar kundër koronavirusit, si rruga më e sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19. Menaxheri i qendrës së vaksinimit në Prishtinë... Читать дальше...

Новости России
Москва

ДЭГ местного значения // Суд оставил в силе итоги электронного голосования на выборах президента


Rusia shqyrton heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska është duke shqyrtuar heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste. Rusia priti këtë javë një delegacion të lartë të talibanëve. Në bisedime morën pjesë edhe zyrtarë nga Kina, Pakistani dhe tetë vende të tjera. Në deklaratën e lëshuar pas takimit, u tha se në Afganistan “duhet të merret parasysh realiteti i ri, që është ardhja e talibanëve në pushtet”. Rusia, po ashtu, bëri thirrje për mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare për të mbështetur Afganistanin. Читать дальше...

Qeveria nuk ia mbyll derën UNMIK-ut

Evropaelire.org 

Roli i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK u zbeh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në vitin 2008. Por, që nga ajo kohë, UNMIK-u vazhdon të operojë në të gjithë territorin e Kosovës. Udhëheqësit e UNMIK-ut takuan e ritakuan kryeministra, si dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm të Kosovës. Dikur kundërshtar i madh i UNMIK-ut, kryeministri Albin Kurti më 11 tetor 2021 e priti në zyrën e tij shefin aktual të këtij misioni, Zahir Tanin. Читать дальше...

Dhjetëra vende i kërkojnë Kinës qasje në Ksinjiang

Evropaelire.org 

Dyzet e tre vende i bënë thirrje Kinës që t’i lejojë vëzhguesit e të drejtave të njeriut të hyjnë në rajonin autonom të Ksinjiangut, ku ujgurët dhe pakicat e tjera myslimane janë burgosur në kampe. Deklarata e nënshkruar nga 43 vendet i kërkon Kinës që të lejojë qasje “të menjëhershme dhe të papenguar” për vëzhguesit e pavarur, përfshirë komisionarin e lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut. Vendet thanë se janë të shqetësuara për situatën në Ksinjiang dhe cituan raporte që, sipas tyre, tregojnë... Читать дальше...

Aktori Alec Baldwin vret një grua gjatë xhirimeve të filmit

Evropaelire.org 

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori amerikan, Alec Baldwin, ka qëlluar me armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në Nju Meksiko. Policia në shtetin amerikan ka konfirmuar se Baldwin ka shkrepur armën, që përdoret në industrinë e filmit, gjatë xhirimeve. Halyna Hutchins, gruaja që është vrarë, ka qenë duke punuar si drejtore e fotografisë. Personi i plagosur është regjisori Joel Souza. Policia është ende duke hetuar incidentin dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë. Читать дальше...

Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Evropaelire.org 

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, paralajmëron komuniteti i inteligjencës amerikane. Sipas raportit të publikuar, vendet do të zihen për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur. Raporti vlerëson ndikimin e klimës në sigurinë kombëtare deri në vitin 2040. Ai thotë se vendet do të përpiqen t’i mbrojnë ekonomitë e tyre dhe të kërkojnë avantazhe në zhvillimin e teknologjive të reja. Читать дальше...

Mbretëresha Elizabeth II kaloi një natë në spital

Evropaelire.org 

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, kaloi një natë në spital për kontrolle mjekësore, njoftoi Pallati Bukinghem. Sipas deklaratës për media, mbretëresha tani është kthyer në rezidencën e saj dhe është me “disponim të mirë”. Në deklaratë thuhet se mbretëresha e kaloi natën e së mërkurës në spital dhe se ajo është këshilluar që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike. Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë, është anuluar. Mbretëresha Elizabeth II është 94 vjeçe. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Легенда тенниса рассказал, готов ли он опять стать тренером Джоковича






Адвокат Ахильгов: блогер Ивлеева обжалует решение по делу о дискредитации армии

Ограничения в движении транспорта введут в Москве из-за подготовки к Параду Победы

Золотые унитазы Киркорова: 200 млн рублей на ремонт. И ещё миллиард - экс-главе Киргизии - СМИ

Песков: выполнение контрактов, начатых при замглавы МО РФ Иванове, продолжится