ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 25.10.2021

Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ring të boksit, jo në kufi

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit paraqet “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”. “Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, shkroi Kurti në Twitter. Reagimi vjen pasi autoritetet serbe nuk i lejuan boksierët kosovarë që të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore. Читать дальше...

Zbuten tensionet midis Turqisë dhe vendeve perëndimore

Evropaelire.org 

Tensionet midis Turqisë dhe dhjetë vendeve perëndimore u zbutën, pak ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërcënoi se do t’i dëbojë ambasadorët e tyre. Pas kryesimit të një mbledhjeje të kabinetit të hënën, Erdogan tha se të dërguarit perëndimorë, që janë kërcënuar me dëbim, e kanë mësuar mësimin e tyre dhe se “tani do të jenë më të kujdesshëm”. “Qëllimi ynë nuk është absolutisht të krijojmë krizë, por të mbrojmë nderin tonë, krenarinë tonë, të drejtat tona sovrane”, tha Erdogan.... Читать дальше...

Izraeli miraton planin e shpenzimeve për pakicën arabe

Evropaelire.org 

Qeveria e Izraelit miratoi planet për të shpenzuar miliarda dollarë për të përmirësuar kushtet për pakicën e saj arabe, e cila prej kohësh ankohet se ndjehet e margjinalizuar. Qeveria tha se do të ndajë fonde për të ndihmuar disa sektorë, përfshirë strehimin, arsimin dhe punësimin, gjatë pesë vjetëve të ardhshëm. Ministrat gjithashtu miratuan planin për të shpenzuar gati 1 miliard dollarë për trajtimin e normave të larta të krimit në zonat arabe të Izraelit. Arabët përbëjnë rreth një të pestën... Читать дальше...

A është varësia nga interneti problem në rritje?

Evropaelire.org 

Cam Adair e ka kuptuar se varësia e tij në lojërat kompjuterike ka dalë nga kontrolli, kur e ka shqyrtuar edhe mundësinë e vetëvrasjes. “Jam përballur me këtë problem për 10 vjet”, ka thënë ai. “Kam lënë shkollën e mesme, nuk kam shkuar kurrë në kolegj dhe kam pretenduar se kam punë, për të mashtruar familjen time”. “Kam shkruar edhe letër për ta lënë mbrapa meje pas vetëvrasjes, mirëpo atë natë e kam kuptuar se më duhet ndihmë. Tani janë bërë 3,860 ditë që jam liruar nga varësia e lojërave”. Читать дальше...

EMA mbështet dozën e tretë të vaksinës Moderna

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Barnave - EMA konstatoi të hënën se doza e tretë e vaksinës Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet njerëzve 18 vjeç e lart - së paku gjashtë muaj pasi ta kenë marrë dozën e dytë. Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian. “Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës [Moderna] - e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë - çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, tha EMA. Në fillim të këtij muaji, EMA... Читать дальше...

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi të hënën më shumë kufizime në jetën publike, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Sipas një dokumenti të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit, restorantet, baret dhe klubet duhet të mbyllen midis orës 23:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Putin po ashtu tha se punëtorët që vaksinohen, duhet të kenë dy ditë pushim nga puna. Ndërkohë, nga e hëna, gjashtë rajone të Rusisë nisën periudhën e mospunës, që do të zgjasë deri më 7 nëntor. Nga e shtuna... Читать дальше...

Drejtësia që zhgënjen gratë

Evropaelire.org 

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, vendimet e ulëta e qesharake nga ana e gjykatave, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë së Kosovës, janë disa nga faktorët që, sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Sipas të dhënave nga Kryeprokuroria e Shtetit, për nëntë muaj të vitit 2021, në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruara si dhunë në familje. Në 445 raste, siç thuhet... Читать дальше...

BE: Federata e Boksit e Kosovës të trajtohet njësoj si të tjerat

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Stano i bëri komentet për Radion Evropa e Lirë, pas vendimit të autoriteteve të Serbisë për t’iu ndaluar hyrjen në Serbi boksierëve nga Kosova. Boksierët kosovarë do të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boskit, që ka nisur në kryeqytetin serb. Serbia e pengoi shkuarjen e boksierëve kosovarë në fundjavë, për shkak të simboleve shtetërore. Читать дальше...



OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Evropaelire.org 

Agjencia e motit e Kombeve të Bashkuara tha se përqendrimet e gazrave serrë kanë shënuar rekord të ri vitin e kaluar, pavarësisht reduktimeve të përkohshme që janë bërë në fillim të pandemisë së koronavirusit. Në raportin e saj vjetor, të publikuar të hënën, Organizata Botërore Meteorologjike tha se niveli i gazrave në vitin 2020 është rritur me ritëm më të shpejtë se mesatarja vjetore në dekadën e fundit. Përqendrimet e dioksidit të karbonit, metanit dhe oksidit të azotit kanë qenë mbi nivelet... Читать дальше...

“Gratë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë si skllave”

Evropaelire.org 

Banorët lokalë thonë se protesta që u mbajt në Kabul më 21 tetor tregon rritjen e dëshpërimit të grave afgane, të drejtat e të cilave janë hequr që prej se talibanët, islamistët e linjës së ashpër, morën pushtetin më 15 gusht 2021. Fotografitë e bëra më 21 tetor nga disa agjenci të lajmeve shfaqin protestën në Kabul që përfundoi në dhunë teksa talibanët ndaluan gratë marshuese dhe sulmuan gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje. Një gazetare në Kabul, emri i së cilës nuk do të bëhet publik për shkaqe sigurie... Читать дальше...

Kosova paralajmëron ndalimin e aktiviteteve sportive serbe

Evropaelire.org 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe. Paralajmërimi vjen pasi Serbia i pengoi boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore. Çeku tha se rekomandimet, mbi bazën e të cilave autoritetet do të marrin masa, do të vendosen nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport.

Thirrje për vaksinim pavarësisht rënies në infektime

Evropaelire.org 

Javën e fundit është ulur numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë dhe në të njëjtën periudhë ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Profesionistët bëjnë thirrje për vaksinim, duke shtuar se ka mundësi që të ndryshojë situata pandemike. Ditëve të fundit, numri i vaksinave të administruara gjatë një dite ka shkuar deri në 7,000, derisa para një muaji ky numër shkonte në mbi 20,000. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë... Читать дальше...

Një viktimë dhe tre të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u raportua të hënën një viktimë nga koronavirusi. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për tre raste të reja të të infektuarve. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,298 mostrave. Në 24-orëshin paraprak, 20 pacientë u konfirmuan si të shëruar. Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 438. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në muajin mars. Deri të hënën janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina. Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht ka kaluar 703,000.

Gjykata Supreme anulon vendimin e PZAP-së për Hanin e Elezit

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Kosovës anuloi vendimin e Panelit Zgjedhor  për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke mos e çuar në rivotim Komunën e Hanit të Elezit. Javën e kaluar, PZAP-ja miratoi ankesën e kryetarit të deritashëm, Rufki Suma, dhe vendosi që kjo komunë të shkojë në rivotim. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, Mehmet Ballazhi, i cili i fitoi zgjedhjet, u ankua në Gjykatën Supreme. Nga Gjykata Supreme, çështja iu kthye PZAP-së në rivendosje. “Kolegji i Gjykatës Supreme... Читать дальше...

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Mynih të Gjermanisë e ka dënuar me 10 vjet burgim një gjermane e cila ishte konvertuar në myslimane dhe i ishte bashkuar grupit ekstremist të Shtetit Islamik në Irak. Ajo u dënua nën akuzat për krime lufte për vrasjen e një vajze të pakicës jazidi të cilën ajo dhe burri i saj e kishin mbajtur si skllave. Jennifer Wenisch u gjykua si bashkëpunëtore e një krimi lufte dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste. Gjykata tha se ajo ishte prezente kur burri i saj e la pesëvjeçaren të vdiste nga etja... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, luftimi i virusit të etheve tropikale në Pakistan dhe ballafaqimi me COVID-19 në Rusi janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri klikoni KËTU.

Ndryshimet kushtetuese si rrugë e vetme për vetting-un

Evropaelire.org 

Vetting-u në drejtësi në Kosovë nuk ka alternativë, por pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë proces të vetting-ut, vlerësojnë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”. Më 13 tetor, Qeveria e Kosovës e ka miratuar koncept-dokumentin për vetting-un në drejtësi, përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit. Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale... Читать дальше...

Miliona afganë i kërcënon uria këtë dimër, thotë OKB

Evropaelire.org 

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së(WFP). Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata. “Tani, Afganistani shënon ndër krizat më të këqija humanitare në botë”, tha WFP, duke shtuar se katastrofa po troket. Читать дальше...

Për nëntë muaj, afër 1.400 raste të dhunës në familje në Kosovë

Evropaelire.org 

Gjatë nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruar si dhunë në familje. Në 445 raste ka pasur kërkesa për urdhër mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, kurse në 36 raste janë lëshuar urdhër-mbrojtje emergjente. Kështu njoftoi të hënën (25 tetor) kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, në konferencën e parë më titull “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.   Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha me këtë rast... Читать дальше...

Новости России
Москва

Я – фартовая! Слушательница ENERGY отправилась в Мексику на выступление Джареда Лето


Berlini shpreh shqetësim për raportet diplomatike me Ankaranë

Evropaelire.org 

Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara. "Jemi të shqetësuar dhe hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga pala turke. Ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët që janë prekur nga këto kërcënime", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë... Читать дальше...

Pritja e ekipit të Shqipërisë në Beograd

Evropaelire.org 

Ekipi i Shqipërisë është pritur me fishkëllima në Beograd, në Kampionatin Botëror të Boksit, që mbahet nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021. Nelson Hysa, kapiten i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, ka thënë se në një video që ka dërguar për Radion Evropa e Lirë dëgjohen fishkëllimat me të cilat është përcjellë ekipi.

Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd

Evropaelire.org 

Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd dhe ceremonia u përcoll me fishkëllima, me rastin e parakalimit të sportistëve nga Shqipëria. Sportistët nga Kosova nuk po marrin pjesë, duke qenë se autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar hyrjen e tyre me simbole shtetërore të Kosovës. Në fakt, Federata e Boksit të Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të tërhiqej nga gara për shkak të këtij vendimi të Serbisë, por kjo gjë nuk ka ndodhur, për shkak të, siç thuhet... Читать дальше...

Protesta pas raportimeve për grusht shteti në Sudan

Evropaelire.org 

Demonstruesit sudanezë kanë djegur goma automjetesh, duke bllokuar qarkullimin, teksa janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit, Kartum, të hënën e 25 tetorit, për të protestuar kundër arrestimit të pjesëtarëve civilë të këshillit qeverisës të Sudanit, si dhe të ministrave në qeverinë kalimtare të vendit.

Sulmet e IS-it ndaj shiitëve janë krime kundër njerëzimit, thotë HRW

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka paralajmëruar se sulmet kundër pakicës shiite të Afganistanit të kryera nga një degë e grupit ekstremist Shteti Islamik përbëjnë krime kundër njerëzimit. Shteti Islamik-Provinca Khorasan (IS-K), një degë e IS-it që vepron në Afganistan ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet më të rënda të kohëve të fundit në Afganistan, duke përfshirë sulme vetëvrasëse ndaj besimtarëve shiitë nga grupi i pakicës Hazara. Rreth... Читать дальше...

Pas grusht-shtetit, ushtria shpall gjendje emergjente në Sudan

Evropaelire.org 

Në Sudan raportohet për një grusht-shtet ushtarak pasi disa anëtarë të qeverisë kalimtare dhe udhëheqës tjerë civilë janë arrestuar. Raportohet se në mesin e zyrtarëve që janë vënë nën arrest shtëpiak është edhe kryeministri, Abdallah Hamdok. "Ata janë çuar në një vend të paidentifikuar", tha në një komunikatë Ministria e Informacionit. Grupet pro-demokracisë kanë bërë thirrje për protesta në rrugë. Ministria tha se kryeministri Hamdok është nën presion për të mbështetur një grusht-shteti,... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»






На выставке «Россия» прошли дни Виноградовского округа и Коряжмы

Вильфанд заявил об аномальном тепле в Москве в начале апреля

Синоптик Позднякова рассказала, когда в Москве начнет активно таять снег

«До конца жизни проведут в гробу»: Стало известно, в каких условиях будут жить террористы, осужденные за теракт в «Крокусе»